Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 114
  1. #1
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Beselidhja Shqiptare 2002

    Jo aq per kete forum shqiptar,
    sa per ceshtjen e pergjithshme shqiptare!

    Le ta dije cdokush, se ne cdo mes shqiptar, ashtu sikurse edhe ne cdo forum shqiptar - gjinden atdhetaret e mirefillte, te cilet verejne fort mire secilen ecuri te dobishme e te demshme, qe ndihmon ne unitetin e kombt, apo anasjelltas - qe perpiqet per
    ofrimin e ngritjen e vetedijes kombetare aty ku mungon apo eshte zbehur, apo neglizhon nga obskurantizmi politik provincial!

    Presim mendimet serioze te pjesemarresve ne kete teme, te respektohet tema dhe mendimi i drejte i secilit qe ka aftesi ta shprehu, te mendoj e veproj secili per kombin tone, te flasim ne nivel kombetar, me qellim qe kjo teme te mbahet gjalle
    ne zemrat dhe mendjet e verteta shqiptare!

    Ata qe per shkaqe te ndryshme personale, a provinciale politike e grupive qe iu perkasin interesave te ngushta, per shkaqe politike, apo nga mosaftesia ne te shprehur te mirefillte ne nivel kombetar, apo nga miopia per ta shikuar te ardhmen tone drejte ne sy - qe nuk jane ne gjendje te japin nje vizion te kjarte (e mos e dhashte zoti te kete te atille, qe ta kene shpirtin e mendjen aq te varfer ne formimin e ndjenjes kombetare e pa vetedije kombetare) - ata mund te na lene te qete, te lexojne, te mesojne, te aftesohen ne formimin e botekuptimit te vetedijes kombetare - apo thjeshte, te rrine anash kesaj ceshtjeje hyjnore, respektivisht edhe ata - pocese nuk i takojne!

    Anipse, kishte disa kishin mendime pozitive ( qe jane te mirenjohur ne fillimin e kesaj inisiative) dhe filluan te shprehin aq sa munden mendimet e tyre, ne pyetjen, se cka ne mund te bejme edhe nga ky forum per nje ndihme ne kete perpjekje kombetare, duke ndihmuar nje akt te mundshem final per kombin tone qe pret nje unitet vertet kombetar - nje Beselidhje Kombetare Shqiptare, permes te ciles, do ta shpallim boterisht Bashkimin Kombetar - eshte e domosdosme dhe mund te provojme pervojat tona me shkembim reciprok ne kete inisiative! Te iu lehtesojme punen atyre qe ne aktin final do ta bejne nje komb - nje atdhe te bashkuar shqiptar!

    Jane te lutur te marrin pjese ne kete inisiative, ne vazhdim te kesaj teme, vetem ata qe shprehin mendime pozitive, me nje kritike konstrutive poqese eshte ne shenjester dhe te shihet konstruktiviteti ideator organizativ - me te vetmin qellim - te ndihmojme ne kryerjen e amanetit stergjyshor shqiptar shekullor,
    qe ishte shpresa dhe dashuria e eterve e nenave tona - ku ne cdo kohe na thrrasin zerat e tyre edhe nga varret e lavdishme - te prehen ne qetesi hyjnore me bashkimin shqiptar! Me sa shihet nga epigrami i ketij forumi (shqiptare te bashkuar - per nje Shqiperi te bashkuar) le te vertetohet ky epigram!

    Te gjitha mekanizmat kombetare shqiptare te mirefillta, jane ne veprim serioz si e drejte e patjetersuesme natyrale e shoqerore deri ne bashkimin shqiptar si proces i pashemangshem !

    Kjo teme kerkon idhujt e vet!

    (22.Qershor, 2002)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 22-06-2002 mė 20:29

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    Illyriani01,

    Nje nder menyrat me te pershtateshme per nje realizim te suksesshem te Beselidhjes eshte te shkohet hap mbas hapi. Ne te gjithe e dime qe kjo qe ne po mundohemi te bejme eshte nje gje qe shume Shqipetar te shquar jane munduar ta bejne ne keto 2000 vitet e fundit. Dhe disa nga ta kana pas suksese te madh, Aleksandri i madh, Skenderbeu etj.

    Nese per realizimin e Beslidhjen ekzistojne 100 hapa, cili eshte hapi i pare?

    Hapi i pare dhe me i veshtiri eshte mbledhja e njerezve. Cilat jane menyrat, anetarsimi, organizimi i tyre. Kete e them duke pas parasysh thenien e nje Shqipetari "Me lehte eshte ti mbledhesh nje these buberreca se sa dy Shqipetar.

    Mirepo kjo nuk eshte e pamundeshme. Koha qe ne jemi duke jetuar dhe situata ne te cilem jetojme na imponon nje Beslidhje, Bashkim, apo qfaredo forme tjeter qe qone rrethe ngritjes dhe perparimit te qeshtjes Shqipetare.

    Se paku per nje gje jam i lumture deri me tani. Beselidhja ende nuk ka permend kurfar mbledhje parash deri me tani. Kjo sipas mendimit tim eshte nje nder hapat e mevonshem. Sidomos duke pas parasysh vullnetin dhe kurreshtjen e anetareve te forumit shihet se kjo nuk eshte problem i madh.
    Dhe nje gje qe ne Kosovaret kemi nje pervoje te hidhure rreth qeshtjes se mbledhjeve te paras. Shume te rinje u bene Milionera mbrenda nates per hire te Kombit.

    Ne nuk guxojme te bejme kurfar gabimi. Per kete arsye DURIMI, URTESIA, MENQURIA jane veglat me te rendesishme per Realizimin.

    Nese ne deshtojme Populli deshtone.

    SUKSESE TE GJITHEVE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 23-06-2002 mė 07:06

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BESELIDHJA SHQIPTARE

    Mire Pelasgian,

    kjo inisiative ashtu eshte si thoni - sepse u bene perpjekje mijavjecare, qe i njohim ne histori, Leka i Madh arrijti dhe Skenderbeu i dyti, me nje beselidhje (1444) edhe se kush na del ndonje Leke i Ri, apo Skenderbe i Ri, mbetet te shihet, eshte Ai qe fute shpaten i mbrami ne kllef.
    Edhe kjo perpjekje jona, eshte me vend e me rend, si tingellime kohe ne ate veshin e madh te shurdher ende - duke pasur parasyshe se perpara na duhen njerezit e tevona parate (per te cilat le te mendoje tjeterkush ne kete organizim) dhe ne anen tjeter eshte e arsyeshme, te mendojme te gjithe bashke per nje forme organizimi te tille ne te gjitha meset shqiptare, t'i vjelim pervojat e hershme e te vona.

    Kur flitet per bashkimin, te gjithe jane per nje unitet kombetar, por kur fillon organizimi, sikur dicka mungon, sikur dicka shterzen,
    qe nuk iu zihet per te madhe atyre qe nuk munden e nuk dijne, por fajin e kane gjithmone neglizhentet, ajo heshtja utilitare. - Ky eshte brumi, e kjo eshte buka. - Kurse te diturit, qe i mendojme dhe i respektojme, per nje inisiative te tille, e kane obligim kryesor. Dihet se, nje nisme e tille, prek ne interesat e shumekujta te atyre qe mendojne se prore do te jene pushtetare mbi tokat e popullsite shqiptare ballkanike - qe e kane ende nen pushtimin e tyre edhe te drejten e bashkimit shqiptar dhe gjithmone popujt bene ate qe bene... Dikush pati fat te jete pjesetar i fisit etnogjenetik i nje populli te madh e te fuqishem dhe arrijti me e pa te drejte historike edhe te shtrihet si pushtues mbi tokat e huaja. Kjo padrejtesi, per te cilen folem e shkruam aq shume, iu be shqiptareve, duke formuar shtete e republika shtetesh te huaja mbi shqiptaret...Te gjithe e dijme edhe s'e dijme mire - historine reale, por, cdo kohe fillon me veprimin e gjenerates se vet, me ate cka mundet e din te realizoj aspiratat kombetare!

    Ne mund te bashkohemi me qindra e mijera neper tubime, por kur vie koha te merret aksioni, dalin veshtiresi organizative, te cilave iu prijne fatkeqesisht interesat grupive mbi interesin madhor kombetar. Nuk duhet lene faji edhe atyre interesave grupive tona: politike, partiake e fetare - sepse edhe ato e kane te veshtire formen e veprimit te tyre, nen pushtues shekullor. Dikush levrine te clirohet nga pushtuesit, dikush te fitoje pamvaresi, dikush levrine te clirohet nga format ekzistuese negative te demshme si kriminaliteti ekonomik, politik e social... Kjo shihet haptazi, sikur veprojne me shpirt nderdhemb, ne daljen nga krizat e kohes sone, si ne shtetin ame, poashtu edhe ne trevat shqiptare qe presin lirim...

    Te interesuar ka mjafte nga te gjitha trojet shqiptare, ata qe dine e duan veprojne brenda kushteve te tyre - bile edhe ketu kemi te tille (anipse ky forum shqiptar eshte perberje me shume nga rinia jone studentore e univrsitare), por qe mu edhe ketu, duhet te filloj forma organizative, me pertrij me energji te reja vepruese vet inisiativen, te shohim perpjekje vertet kombetare!

    Shpirti e veprimi juaj, dihet se eshte i paster dhe i drejte dhe per nje inisiative te tille, cdo inisiator duhet te ndjehet krenar, sepse po mundohet per nje perpjekje aq madhore dhe cdo deshtim (ashtu sikur thoni) i takon vet kombit ashtu si derisot. Por, nje gje duhet theksuar ketu: cdo perpjekje per realizimin e nje akti final - Beselidhjeje Kombetare, kurre nuk ka deshtuar, ka mbetur cdo nisme permendore e lirise e bashkimit pergjithmone. Anipse eshte shuar me gjak te ri nga pushtuesit e egjer e barbare - cdo nisme e bashkimit kombetar eshte Faqe Historie e ndaluar nga pushtuesit dhe ka mbete per nje vazhdimesi historike ne gjenerata!

    Populli eshte ajo turma e gjalle, qe vepron ne mekanizma te ndryshme vepruese, ne shoqata, organizma politik e apolitik, e fetar, secili ne formen e vet - por, nje tingelime per nje inisiative mbarekombetare eshte e nevojshme ne cdo kohe - t'i bie kudhres
    se hekurt fort e panderpremje, sepse edhe pika e ujit shpon gurin duke rrehur ne nje pike! Pika e shpon gurin...

    Kur dihet se njihet qellimi i mire i secilit organizimi kombetar - sukseset jane ne rrjedhe, por dihet se jovetem koha i ngadalson
    dhe shpejtimi pritet nga vet faktori shqiptar, sa eshte ne gjendje ta inicoj ne arenen rajonale e boterore..Ketu nuk ka aspak vend per kurrfare shqetesimi, sepse kjo nisme i takon kombit dhe ne si fije lidhjesh te mekanizmit kombetar - mund te bejme nje trokitje
    ne dyert universitare tonat, qe sot kemi disa soshe, per kompletim te hartuar te nje Platforme Kombetare Shqiptare, me te cilen te trokasim fort e me t drejte ne dyert e atyre 'koncerteve politike' europiane, qe dje na ndane - ato duhet edhe ta pranojne bashkimin shqiptar!

    ...Por, shtrohet pyetja: e pse atehere nuk e ndermarrin nje inisiative te tille ato uiversitete tona e akademite e shkencave? E verteta e hidhur eshte se, universitetet tona ende vuajne nga plaget e shkuara sistemore e politike dhe kuadrot e tyre, kane shume probleme jetike per nje pune normale universitare e shkencore. Ajo qe eshte me rendesi te ceket eshte se, jane universitete te ndara po neper ato shtete - prej te cilave edhe eshte okupuar e pushtuar padrejtesisht pjesa me vitale e atdheut tone...Akademia e shtetit Ame, vuan nga pasojat moniste ku duhet ribere gati gjithcka kulturore, historike e kombetare - qe ishte e politizuar, derisa te behet nje mbikthese
    kuadrovike vertet demokratike. Akademia e Kosoves eshte me pasoja te luftes clirimtare, poashtu me pasoja te centralizmit te sistemit te shkuar, me veshtiresi kuadrovike - si pa zjarrit te luftes me! Akademiket e Universitetit te Tetoves, mezi mbahen gjalle ekzistencialisht me perballje ne gjendje lufte ende me pushtetin e mbeturinave bullgare, akademiket nen Mal Te Zi, ende jane nen hije te politikes skllavruese malazeze...Kosova Lindore perseri per nje kohe e ndare nen serbine, Cameria - arbanitet, e shtypur mizorisht nga pushteti gjakpires grek, duke iu mohuar cdo te drejte te gjuhes, kultures e ndjenjes shqiptare...

    Kushtet e veprimit ne akademite tona jane shume te veshtira, sepse kur eshte je shtet - nje komb i bashkuar, akademite mund te luajne gjithfare rolesh edhe si drejtuese indirekte te pushtetit shtetror, por sot kur te gjitha vuajne pasojat e mekatet e tyre, e kane shume te veshtire te perballen me zbatimin e nje Platforme Kombetare Shqiptare.

    Ata qe duhet te bejne si forme organizative, kohet e fundit kane filluar seminare shkencore e baza kombetare, ndjeken ligjerata aty-ketu te disa akaemikeve (qe mbahen ne disa qendra tona), por per tu ndermarre nje aksion serioz organizativ real konkret - akademiket e shkenctaret tane, mund te japin veprimin e tyre ne nje platforme kombetare, te plotesuar me disa projekte (sepse politikajt kurre nuk kane formuar as hartuar paltforma kombetare, vetem ato politike te statuteve te tyre partiake). Me kete dua te them, se mungon lidhja koherente ndermjet akademive e politikes shqiptare.

    Por, anipse jane te ndara akedemite tona, neper pese shtete te ndryshme politike - perseri, akademiket mund te bejne ngritjen e zerit te bashkimit, permes disa projekteve shkencore - permes seciles forme organizaive, ku do te kene perkrahjen atdhetare edhe deri tek ky forum shqiptar!

    T'i rrime hale ne sy pushtuesve e forcave penguese qe injorojne, neglizhojne, instancave me te larta europiane, pushteteve pushtuese mbi tokat shqiptare qe pretendojne ta asgjasojne nje bashkim kombetar, e deri tek veglat e tyre, ne cfaredo forme veprimi neglizhent e qellimkeq, qofte nga padituria e tyre, qofte nga qellimi injorant, per tu bere pengese realizuese e secilit veprimi organizativ, qe tentojne dominim politik!

    Fitorja edhe deshtimi eshte i te gjithe shqiptareve, ashtu sikurse kemi pase deshtime grupive e politike me shume se sa fitore te perbashketa - poashtu edhe sot, nuk duhet te na demoralizoj, ndonje deshtim eventual organizativ - sepse dihet se eshte problem i pergjithshem kombetar!

    Zeri yne mbahet gjalle! Udha eshte e hapur per te gjithe ata qe mendojne se eshte e udhes te fillohet nje organizim i tille!...
    Ashtu sikurse Isa Boletini i tha botes ne parlament te ditur, se "erdha me ju thane se ka Shqipni" edhe na erdhem me ju thane te gjitheve, te gjitheve te gjitheve, se ka Kombetari!

    Forcat e reja intelektuale kane vendin e tyre per veprime, ne bashkepunim me te gjitha forcat me pervoja te mehershme...!

    flasim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 23-06-2002 mė 23:47

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    BESELIDHJA

    Ajo qe me pelqene per BESELIDHJA eshte menyra e saj e trajtimit te qeshtjes pa kurfar kufijsh.

    Une rrespektoj BASHKIMIN apo qfaredo ideologjie tjeter qe ka per qellim perparimin e populit tone.
    Une nuk do ta kritikoj BASHKIMIN per dobesite e saj per disa arsye.
    Une jam krijes, e jo kritikues.
    Nese dikush kritikon BASHKIMIN kjo mund te shkoj ne dobesimin e tije, pra ne dobesimin e qeshtjes Shqipetare.

    Qellimi yne eshte qe BESELIDHJA te paraqete menyren e vete. Per shume sende nuk do te pajtohemi me BASHKIMIN, dhe nuk ka kurfar demi ketu. Kjo eshte vetem nje teori e zhvillimit te drejteperdrejte te dialektikes se procesit. Nese per ndonje arsye njera apo tjetra ideologji deshtone se paku populli do te kete rast te mbeshtetet ne nje ideologji tjeter.

    Se shpejti duhet te paraqesim pikesynimet e Beselidhjes. Normal ne nuk kemi nevoje te ngutemi. Mirepo nuk duhet te ndalemi. Perparimi ne qdo aspekt eshte i domosdoshem.


    Se paku tani qe moderatoret, administratoret e ketij forumi e lejojne qe kjo ideologji te diskutohet ne menyre te barabarte.

    Vete fakti qe ata e kuptojne se duke e vene ne pranga nje ideologji tjeter ne perparesi te BASHKIMIT nuk mund te behet ndonje perparim konkret kombetar, tregon se me te vertete ia dojne te miren kombit.


    Me nderime,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 24-06-2002 mė 12:00

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    Illyrian,

    Keto dite ia bera vetes nje pyetje qe ma merre mendja shume veshtire eshte te gjindet pergjegja.

    Dhe propozje qe kjo te jete njera nga pikesynimet e planit me te shkurte.

    Disa thone se ne bote jane 17 milion Shqipetar. Kam degjuar edhe figura tjera. Pra duhet te fillojme me zhvillimin e krijimit te kontakteve ne te gjitha shtetet ku gjenden Shqipetaret. Ne kete rast ne sherbehemi vetem si iniciatore dhe suksesi do te varej prej punes dhe ndergjegjes se atyre te cilet do tu besohej kjo pune.

    Jam me optimist se sa tingelloj sepse edhe une jam gurbetegji. Koheve te fundit ndegjova kete: "Si duket ne qe jemi jashte po e ndijme veten me Shqipetar se sa ata ne Shqiperi, Kosove etj. E di qe jane disa arsye per kete. Ne vendlindje popullata jane te ballafaquar me qeshtjen me te rendesishme EKZISTENCEN. Ndersa ne qe jemi jashte se paku qeshtjen e ekzistences nuk e kemi aqe problematike dhe mund te gjejme kohe dhe mund per te investuar ne Shqipetarizem.


    IDEOLOGJIJA E BESELIDHJES KISHA PROPOZUAR TE ZHVILLOHET NE KETE ASPEKT. TE LIDHEMI ME NJE BESE TE TE GJITHA TROJEVE KU JETOJNE SHQIPETARET. NJE LIDHJE KJO SHPIRTERISHTE, ME KULTURE, ARSIM, ME AKTIVITETE TE NDRYSHME TE BASHKPUNIMIT, APO QFAREDO MENYRE TJETER QE LIDHE SHQIPETARET JO VETEM SHQIPERINE ME KOSOVEN , E MAQEDONIN, POR ME TE GJITHA VENDET TJERA, SI ITALIA, TURQIA, AMERIKE KUDO QE GJENDET SHQIPETARET.

    Deshire e qdo Shqipetari do te ishte bashkimi i trojeve Shqipetare qe na cunguan. Por realishte sa do te mundej te behej kjo. A do te mund ta benim kete edhe nese Amerika te na ndihmonte 100%. Mendimi im eshte shume veshtire. Propozimi im eshte qe:

    IDEOLOGJIA E BESELIDHJES TE KONCENTROHET NE SUAZA TE SE MUNDESHMES. JO ME PUSHKE, POR ME LAPS.


    Vazhdojme,

  6. #6
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BESELIDHJA SHQIPTARE

    po pra, pyetja eshte, a jane shqiptaret per nje Beselidhje per bashkimin e trojeve shqiptare ne Ballkan? Ky organizim eshte krejt apolitik - me ndergjegjen shqiptare ne bote te lidhur ne nje Beselidhje - DUAM BASHKIMIN SHQIPTAR NE BALLKAN!

    Nje ze shqiptar i organizuar!

    Kjo eshte krejt ceshtja per fillim.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Amblemi

    Illyrian,

    Vetem deshta te te pyes per nje lloj Amblemi qe mire eshte sikur ta kishte Beselidhja. Kjo si nje forme vizuele do te tregonte se kush eshte Beselidhja Shqipetare.

    Duke u nisur nga vete fjalet BESELIDHJA dhe SHQIPETARE. Pra nje form e cila tregon ne menyre figurative lidhjen e Beses dhe vete Shqipetaret.

    Une isha i mendimit qe ne paravije te shihen dy persona duke lidhe bese dhe ne prapavije Shqiponjen.
    Sidoqofte ky eshte vetem mendimi im i pare dhe duhet te hapet per diskutim.

    Ne postimet e ardheshme do te shkruaj per faqen e internetit per Beselidhjen Shqipetare,

    Me nderime,

  8. #8
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BESELIDHJA SHQIPTARE

    Beselidhja eshte akti final i Kuvendit Kombetar, qe vetem ne kete menyre aprovohen konkluzionet e Platformes Kombetare Shqiptare dhe shpallet Bashkimi Kombetar dhe secili shqiptar i beses ne Kuvend, e ka ne zemren e tij emblemen e shqiptarizmes!

    Pyetja eshte: sa jemi duke punuar per bashkimin kombetar dhe sa na jemi afer nje kuvendi kombetar?

    Kujt i pelqen e kujt nuk ia ka andja?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    Pajtohem me ty. Te Gjitha inisiativat me doemos do te PUNOJNE PER HIRE TE KOMBIT.

    Dhe kjo mund te kete vetem dy kahje. Kahje keto qe varen nga mbrendesia e Inisiatoreve, udheheqesve te saj, apo vete realizatoreve te punes.

    Nese inisiativa merre kahje te pakujdesshme per shkake se mbrendesia, ajo qe nuk shihet ne personat e lartepermendur, do te kishte efekt teper te keqe ne besimin e atyre qe jane ne gjendje te ndihmojne kete financiarishte.

    Ne te gjithe flasim mire e embel per Kombin. Por ne mbrendesin tone qka mshefet. Ku eshte qellimi kryesor prapa qdo aksioni per hir te popullit.

    Nuk kam ndermend te kritikoj aske ketu por kur jane ne pyetje 200 Milion dollar, kjo ndikon ne trurin e te gjitheve qe kane te bejne me kete, sidomos te realizatoreve. Me se paku ne duam te ndegjojme lajmin ne shtyp KU MBETEN MILIONAT.

    Pra keto jane aspekte te cilat duhet te studiohen para se te fillohet mbledhja e qfaredo ndihme financiare. Nga ndihma financiare varet suksesi qe te gjithe ne e duam.


    Me vone do te paraqese nje variant per kete.


    Vazhdojme,

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Gabro Gabi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    zagreb
    Postime
    21
    Ka shumė gjera te bukura ne kete teme deh plotesisht pajtohem me disa pergjejgje dhe propozime, por kisha deshir diqka te ceki
    1. Beslidhja shqipetare, ne jemi per bashkpunim por ju si organizator duhet te merrni hapa konkret.
    2. Me mirė tingellon RIBASHKIMI KOMPETAR
    3. Kerkoj nga ju qe nese vetem dy antar i keni apo tre- kater jo vetem te komuniojm permes kompjutereve por te takohemi te njohemi dhe te bejm nje takim dy apo tre ditor, dhe ketu eshte aj fryti jonė
    4. Prej sot edeh une jam antar i BESLIDHJES SHQIPETARE, nese ju pranoni. JU FALIMINDERIT
    nje popull nje qendrim

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •