Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Disa Poezi

  1. #1
    PoEti ReBeL
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    71

    Disa Poezi

    Pershendetje gjithe lexuesve te ketij kendi . Me poshte po ju paraqes disa poezi -


    "ABSTRAKT"
    Qesh , qaj , cuditem , habitem ,
    Uleras , bertas , zihem , shaj ,
    Godas , goditem , dashuroj
    Genjej , me genjejne
    Tradhetoj , me tradhetojne ,
    vuaj , ndoshta ... vuajne .
    Kjo na qenka jeta ?!?
    Sa kot ... Kot fare
    Gjithcka monotone
    Bote ferri
    Ku djajte mundohen te hyjne
    Ne shpirtrat e engjejve .


    "PA E DITUR"
    Te thashe te dua
    Pa e ditur
    Se c'ishte dashuria
    Te thashe jam i yti
    Pa e ditur se isha i dikujt tjeter
    Te thashe je e imja
    Pa e ditur
    Se ishe e dikujt tjeter
    Thame lamtumire
    Pa e ditur
    Se nje dite do takoheshim perseri
    U takuam perseri
    Pa e ditur
    Se kishim gabuar me pare .


    "PROSTITUTA"
    Mini , mini
    Vetem mini ka ne kryqezim
    Jeton ajo si qenie
    Shet kenaqesine .
    Kenaqesia e genjeshtert eshte jete
    Minuti - kulete
    Nuk can koken
    Per te bardhe a te zi
    Ndjenje e humbur ajo
    Shet dashuri .

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Te tuat jane ?! Me pelqyen...

    Miresevjen tek Letersia e Forumit Shqiptar.

  3. #3
    PoEti ReBeL
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    71
    Pershendetje Fiori . Ju falenderoj per mireseardhjen . Patjeter qe jane pozite e mija . Mund te them se i kam shkeputur nga vellimi i librit me poezi qe do botoj se shpejti ketu ne Vlore

  4. #4
    PoEti ReBeL
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    71

    Disa poezi te tjera ..!

    "BURG PRINDEROR"
    Mos !
    Aty s'ke pune !
    Andej mos veshtro !
    Ballkonit sodites i vihej dryni .
    As e mendonte shetitjen e buzembremjes
    Jo , kurre s'parashikonte eskursione
    Pra ...
    Ndodhej ne birucen e mallkuar
    Te nje burgu prinderor .


    "SYTE E VAJZES QE DASHUROJ"
    Kur gjykatesi me zerin e pajete
    ne banken e deshmitarit te me kerkoje
    te ngre doren drejt Zotit per te vertete
    thjesht do ti them : Betohem , per syte e vajzes qe dashuroj .
    Nese ndodh qe koha e pabese
    thelle honeve te saj te me rrezoje
    drejt jetes do te ngjitem me shprese
    duke kujtuar , syte e vajzes qe dashuroj .
    I lodhur nga vitet po isha ndonje dite
    e i padashur te nis te lotoj
    shpejt shpirtin e hallakatur do ta lidh
    duke u prehur , ne syte e vajzes qe dashuroj !

  5. #5
    Edhe mua me pelqyen poezite. Do vecoja nga keto krijime qe jane postuar me lart: "Pa e ditur" dhe "Syte e vajzes qe dashuroj". Ne pritje te postimeve te tjera
    Suksese me librin!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs up Pershendetje

    Auloni !Te lumte ,vertet shume te bukura , se kam dite se qenke dhe nje student poet . Urime dhe suksese . Presim te tjerat ti lexojm .

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    PoEti ReBeL
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    71
    Faleminderit Shigjeta dhe Alba per urimet qe me keni dhene dhe kurajon
    Shigjeta , "PA E DITUR" , eshte krijimi im me i fundit , e kam krijuar ne oren e mesimit para nje muaji

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    ajo pozia e dyte ka qene shqip fare
    urime
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e happyTR
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    aty ku ndihem mire
    Postime
    10
    Auloni urime per poezite. me pelqyen shume.
    The greatest thing you'll ever learn is just to love and be loved in return... (Moulin Rouge).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •