"Alkimisti" dhe "Veronika vendos te vdese" me kane pelqyer,megjithese tek "Veronika" funin e mora pek me mend.Kurse "Djalli dhe zonjusha Prym" me eshte dukur nje liber kot me kot qe me ka hmbur kohen.Nuk me la me asgje.Ky filmi kur do te dale?
"Alkimisti" dhe "Veronika vendos te vdese" me kane pelqyer,megjithese tek "Veronika" funin e mora pek me mend.Kurse "Djalli dhe zonjusha Prym" me eshte dukur nje liber kot me kot qe me ka hmbur kohen.Nuk me la me asgje.Ky filmi kur do te dale?
Nje dite sinjor kapiteni ciganen ne rruge e takoi
Mund te them qe "Alkimisti" me ka pelqyer vertet, megjithate kam pothuajse 10vjet qe e kam lexuar, kur sapo kishte dale, keshtu qe per nje opinion me te pjekur ndoshta duhet ta lexoj prape. Me ka pelqyer edhe "11 minuta", edhe pse deri diku i lehte, pamvaresisht nga menyra se si eshte trajtuar historia. Me teper Koelho me ka pelqyer me "Zahiri", aty pervec historise ai ka shpalosur nje stil te vetin, komplet te vecante, dhe kur e lexon te duket njekohesisht sa fragmentar, aq edhe i thelle.
Eshte nje tregim, qe P, Coelo nuk e ka botuar ne "MAnuali I luftetarit te drites", qe mu ka duk shume i bukur, po e them, me fjale te thjeshta, ngase tregimin, nuk munda ta gjej:
perafersisht eshte keshtu:
Ne nje dite me diell, nxenesi e pyet mesuesin:
-Si mund ta gjej perndritjen?
Mesuesi e shikon disa caste, nxenesin dhe i thot, shikoje diellin disa caste!
Kur nxenesi pastaj, ul' koken nga shikimi i diellit, mesuesi i drejtohet:
a je duke pare mire tani...?
Nxenesi ia kthen, jo m'i ka verbuar dielli syte, nuk shohe mire?!
Atehere mesuesi i thot, nese pretendon, qe shpejt ta gjesh perndritjen, do te verbohesh.
Ky eshte mesazhi i Coelos, pak a shume.
Me falni qe nuke gjeta tregimin origjinal te tij...
por e kam lexuar ka afer 15 vite dhe nuk e kam harruar...
Manuali , eshte cool!!
Paolo Coello eshte nje autor i famshem, s"ka diskutim...
Burimet e tija jane teper mistke sa i perkete frymzimit me ngjarje te ndryshme, sa kalon nga nje kontinent ne tjetrin, nga nje regjion ne tjetrin per nje brezilien kjo eshte e pa zbuluar njehere mirepo nje dite do dali ne sheshe edhe menyra se si eshte prokuruar ky autor nga rrefimet e te tjerve...
Shkrimtaret si ky kendej ne perendim kan pas vetes shume antena, kan njerez qe punojne e veprojne per te, me ne fund nje nenshkrim i tije mjafton, veprim i nje lloje organizate botrore sektare.
Kjo organizat nentokesore quhet Shkrimtari, kurresesi njė shkrimtar !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 17-11-2007 mė 17:58
me kapet.po lexoj librin magjistarja e portobelos.sa mbarova zahir.keto i bleva bashke.
Paolo Coelho eshte fantastik , kam lexuar Alkimistin , Zahiri dhe Mali i peste . me pelqeu shume.
Muzika qė vinte nga shtėpia - Paulo Coelho
Nė mbrėmjen e krishėlindjeve, mbreti ftoi kryeministrin e tij pėr shėtitjen e tyre tė zakonshme. Ai kėnaqeshte duke shikuar dekorimet e rrugėve, por meqė nuk dėshironte tė bisedonte pėr harxhimet qė ishin bėrė pėr kėnaqėsine e tij, ata tė dy gjithnjė fshiheshin nga njėri tjetri si tregėtarėt e vendeve tė largėrta.
Ata shėtitėn nėpėr qendrėn e qytetit duke admiruar dritat, pemėt e krishėlindjeve, qirijtė qė digjeshin nėpėr shkallėt e shtėpive. Tezgat qė shitnin dhurata, dhe gra, burra, fėmijė qė vraponin tė festonin natėn e krishėlindjeve nė tryezat e tyre familjare tė mbushura pėrplot me ushqime.
Duke u kthyer, ata kaluan nėpėr pjesėn e varfėr tė qytetit, ku atmosfera ishte krejtėsisht ndryshe. Aty nuk kishte as drita, nuk kishte as qirinjė, nuk kishte as aromė tė shijshme ushqimesh qė do tė servoheshin enkas. Nuk kishte as edhe njė shpirt tė gjallė nėpėr rrugė, dhe siē bėnte pėr ēdo vit, mbreti edhe kėsaj rradhe i bėri vėrejte kryeministrit, se ai duhej mė shumė tju pėrkushtojej tė varfėrve tė mbretėrisė sė tij. Kryeminsti miratoi me kokė, duke e ditur se ēėshtja do tė harrohej pėrsėri, do tė varrosej ditė pėr ditė nga miratimi i burokracisė sė buxhetit dhe bisedimeve me tė huajt madhėshtor.
Papritmas, ato dėgjuan disa tinguj muzike qė vinin nga njėra nga shtėpitė mė tė varfėra. Kasollja ishte shumė e shkatėruar dhe trau i drunjtė ishte i kalbur e i plasaritur sa qė mezi u afruan dhe shikuan se ēka po ndodhte aty. Atė qė panė ato ishte krejtėsisht absurde: Njė plak nė karrocė, qė mesa dukej qante, njė grua re e kokė-qethur duke vallėzuar dhe njė burr i ri me sy tė pikėlluar duke e dridhur defin e duke kėnduar njė kėngė popullore.
Do tė hy tė shoh se ēpo bėjnė ato, tha mbreti.
Ai trokiti. Muzika u ndal, dhe burri i ri erdhi dhe hapi derėn.
Ne jemi tregėtar, dhe po kėrkojmė vend pėr tė kaluar natėn. Dėgjuam muzikėn, pamė qė ishit akoma tė zgjuar, dhe menduam se ndoshta mund tė kalojmė natėn kėtu.
Mund tė gjeni strehim nė hotelet e qytetit. Ne mjerisht nuk mund tė ju ndihmojmė. Pavarėsisht nga muzika, kjo shtėpi ėshtė pėrplot pikėllim dhe vuajtje.
A mund tė di se pse?
Pėr shkakun tim. Ishte zėri i plakut nė karrocė. Kalova tėrė jetėn time duke e mesuar djalin tim bukurshkrim, qė tė mundej njė ditė tė gjej njė punė si sekretar nė pallat. Por vitet kaluan dhe njė punė e tillė nuk u hap kurrė. Pastaj, mbrėmė pashė njė ėndėrr budallaqe: Njė engjull mė tha tė blej njė kupė tė argjendtė, sepse do tė na vinte mbreti pėr vizitė. Ai do tė pinte nga kupa dhe do tė punėsonte birin tim.
Engjulli ishte shumė bindės, sa qė unė vendosa tė veproj ashtu siē mė tha ai. Pasi qė ne nuk kishim para, nusja ime shiti flokėt e saj, qė tė blejė gotėn. Ato tė dy, po mundohen tė mė japėn frymė krishlindjesh, por pa sukses.
Mbreti pa kupėn e argjendtė, ju kėrkoi qė ti jepshin njė gotė uj, pėr tė shuar etjen dhe pėrpara se tė nisej ju tha:
E dini qė sot, ne ishim duke biseduar me kryeministrin dhe na tregoi se ai do tė hap vende tė reja pune pėr sekretar javėn e ardhėshme
Plaku e miratoi me kokė, por nuk besoi nė atė qė dėgjoi dhe ju tha lamtumirė tė huajve. Megjithatė, tė nesėrmen njė lajm mbretėror u lexua nėpėr rrugėt e qytetit, njė sekretar i ri kėrkohej pėr nė pallatin mbetėror. Nė ditėn e caktuar dhoma e pranimeve ishte mbushur pėrplot me njerėz tė cilėt do tė konkurronin pėr atė vend pune. Kryeministi hyri dhe ju kėrkoi tė gjithėvė tė pėrgatisin fletėt dhe lapsat e tyre. Kjo ėshtė tema e hartimit tuaj: Pse njė plak qan, njė grua kokė-qethur vallėzon dhe njė burrė i ri kėndon?.
Njė shushėrimė mosbesimi kaloi nėpėr dhomė. Askush nuk dinte tė tregojė njė ngjarje tė tillė, pėrveē djaloshit tė leckosur qė ishte ulur nė skaj dhe duke qeshur filloi tė shkruaj.Bazuar nga njė ngjarje indiane.
- The rest is silence.
Coelho ėshtė shkrimtar i madh latinoamerikan. Pas Borhesit, Sabatos, Markezit, Lasos ėshtė latinoamerikani mė i madh qė qarkullon me veprėn e tij gjithkah. I pėrkthyer nė dhjetėra gjuhė nė Evropė Amerikė e gjetiu.
Tek ne, nė Shqipri dhe Kosovė prej vitesh qarkullojnė njė mori veprash tė koelho-s si:
Alkimisti (kryevepėr e autorit)
Veronika vendos tė vdes
Manuali i luftėtarit tė dritės
Zonja Prym dhe djalli
Mali i pestė
11 minuta
Zahiri
Nė gjithė veprėn e tij kemi ngjyrimet narrative shumėshtresore qė shtrihen nė linjat e metafizikės, mistikės, religjionit, filozofisė e mitit.
Nga e gjithė krijimtaria e tij, dallohet Alkimisti pėr mėnyrėn e rrėfimit, pėr stilin dhe magjinė e artit tė madh. Nė asnjė vepėr tjetėr nuk ndoqi linjat qė u shfaqen nė romanin Alkimisti, i cili edhe e bėri tė famshėm.
Mbase rezultati i papėrsėritshėm i Akimistit ėshtė rrjedhojė e asaj se Paulo Coelho pėr shumė vite ishte marr me alkiminė.
Rezultatet nė fushėn e hulumtimit tė alkimisė qenė zero, por nė romanin Alkimisti tė papėrsėritshme brenda opusit krijues tė Coelhos.
Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!
marre nga libri '' JAM SI LUMI QE VERSHON''
Manuel eshte burre i rendesishem dhe i domosdoshem
Manuel ka nevoje te jete gjithmone i zene me pune.perndryshe do te gjendet duke menduar qe jeta e tij nuk ka kuptim, qe po humbet kohe, qe shoqeria nuk ka nevoje per te dhe qe asnjeri e do..
dhe keshtu, sapo zgjohet, ka shume gjera per te bere: te shohe lajmet ne televizor(mbase dicka ka ndodhur gjate nates), lexon gazeten (mbse nuk ka leuar ndonje ngjarje te rendesishme te dites se meparshme), i thote gruas te pergadise femite qe te mos arrijne vone ne shkolle,te hype ne makine, taksi , autobuz ne nje vagon te metropolitanes....gjithmone ekstremisht i koncentruar, fikson boshllekun pastaj oren, here pas here duke bere ndonje telefonate me celular- gjithmone ne levizje ne menyre qe te gjithe te shohin qe ai eshte i rendesishem, i dobishem per njerezine.
Manuel arrin ne vendin e punes dhe kushton vemendjen e tij praktikave qe e presin mbi tryeze. Nese eshte nenpunes, ben te pamunduren qe shefi te shohe saktesine dhe pergjegjesine e tij. Nese eshte drejtues, urdheron te gjithe ti kushtojne vemendje punes.
Nese nuk ka ndonje pune te rendesishme per te bere, Manuel sforcohet te gjeje dicka per te bere: fillon te organizoje programe pune , vendos linja te reja aksioni.
Manuel nuk shkon te haje dreke kurre vetem. Nese eshte drejtues, ulet gjithmone me miqte, diskuton gjithmone strategji te reja, flet keq per konkurrencen, le te kuptoje qe ka gjithmone nje strategji si rezerve, ankohet- me krenari- per ngarkesen e madhe te punes qe ka.
Edhe nese eshte nenpunes ulet te haje dreke me miqte: ankohet per shefin dhe per orarin jashte punes qe eshte i detyruar te beje, afermon pak si i shqetesuar- por me krenari- qe ne pune shume gjera varen nga ai..
Drejtues apo nenpunes,Manuel punon gjithe mbasditen.Here pas here shikon oren; afrohet momenti per tu kthyer ne shtepi, po ka akoma nje detaj per te zgjidhur ketu, nje dokument per tu firmosur.... Eshte njeri i ndershem e me ndershmeri fiton dhe rrogen, eshte pikerisht cfare te tjeret presin nga ai, eshte realizimi i endrrave te prinderve te tij, qe kane bere shume sakrifica ne menyre qe ai te kishte nje arsim te mire.
Ne fund kthehet ne shtepi.Ben nje dush te nxehte, vesh rroba ma te rehatshme, dhe ha darke me familjen. interesohet per detyrat e femive, per aktivitetet e gruas. Nganjehere flet per punen e tij, por vetem ne menyre qe te merret si shembull nga femite- sigurisht qe nuk ka zakon te sjelle shqetesimet e punes ne shtepi. Ne fund te darkes, femite- qe nuk duan tja dine per shembuj , detyra o gjera te tilla- ngrihen shpejt nga tavolina dhe shkojne te ulen perpara pc-se.Edhe Manuel ngrihet nga tavolina per tu ulur perpara nje aparati te vjeter qe i kujton femijerineelevizori. Shikon serish lajmet (mbase ka ndodhur dicka ne mbasdite, vone).
vete ne krevat, dhe aty e pret si gjithmone nje liber teknik mbi komodine: si drejtues apo nenpunes, e di qe konkurrenca eshte e eger dhe nje njeri qe nuk eshte i azhornuar rrezikon humbjen e vendit te punes e duhet te perballoje diaventuren me te keqe- papunesine.
SHkemben disa fjale me gruan- ne fund te fundit eshte burre xhentil, punetor, i dashur, qe kujdeset per familjen e tijdhe eshte i gatshem ta mbroje ne cdo rrethane.
Ne fund e mund gjumi: e di qe te nesermen do te jete shume i zene me pune, per kete ka nevoje te rifitoje energjite e humbura.
Gjate nates Manuel enderron.
Nje engjell e pyet:''Perse e ben?''
dhe ai i pergjigjet:''Sepse jam nje njeri i ndergjigjshem.''
Engjelli vazhdon ta pyes:'' je ne gjendje te ndalohesh per 15 min ne dite? per te veshturar boten, te shokosh vetveten o me thjeshte per te mos bere asgje.''
Manuel pergjigjet qe do ti pelqente por nuk ka kohe..
''Po me mashtron,'' thote engjulli. ''Te gjithe e kane aq kohe: por eshte kurajoja qe mungon.Puna eshte bekim, kur na ndihmon te mendojme per ate qe po bejme. por behet mallkim ne momentin qe behet e dobishme vetem per te na penguar te mendojme per sensin e jetes tone.''
Manuel zgjohet ne mes te nates. eshte i mbuluar nga djeret e ftohta.Kurajo? Si mundet nje njeri qe sakrifikohet per familjen te mos kete kohe per te mos u ndaluar per 15 minuta?
Eshte me mire ta zere gjumi serish. Sigurisht , qe keto pyetje nuk te cojne gjekundi- dhe neser ai do te jete shume i zene
NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)
Manuel eshte njeri i lire
Manuel punon per 30 vjet, edukon femite, u jep atyre shembullin e mire. I dedikon trupin dhe shpirtin profesionit dhe nuk pyet kurre veten:'' A ka kuptim kjo qe po bej?'' I vetmi mendim qe ai ka eshte te mendoje qe sa me shume do te jete i zene me pune, aq me teper do te duket i rendesishem ne syte e te tjereve.
Femijet rriten e largohen nga shtepia: ai merr nje cmim ne pune.Ne diten qe i dhurojnenje ore dhe nje stilolaps si falenderim per te gjitha vitet e besnikerise ndaj punes se tij, koleget me te ngushte derdhin ndonje pike loti.. pastaj arrin momenti i shumepritur: eshte ne pension, i lire te beje cfare te doje!
Ne muajt e pare, here pas here kthehet ne zyren qe ka punuar per shume vite e shkemben ndonje fjale me ish koleget. Tani i lejon vetes kenaqesine te beje ate qe ka deshiruar gjithmone: te zgjohej vone. Del shetitje ne ane te detit e neper bulevardet e qytetit; ka nje shtepi ne fshat, te blere me shume sakrifica: aty zbulon qe i pelqen te kujdeset per kopshtin e, dale nga dale, fillon te njohe misterin e luleve e te bimeve.
Tani Manuel ka gjithe kohen qe deshiron- gjithe kohen e kesaj bote.Harxhon nje pjese te mire te lekeve qe ka kursyer gjate jetes ne udhetime: viziton muzenj te ndryshem - ne dy ore meson ate qe piktoret dhe skulptoret e epokave te ndryshme u jane dashur vite e vite me radhe per ta zhvilluar: te pakten ka iden qe po zhvillon akoma me shume kulturen e tij.Ben m qindra fotografi, dhe ua dergon te gjithe miqeve te tij: ne fun te fundit duhet ta dine qe ai eshte i lumtur!
Kalojne muaj te tjere .Manuel fillon te kuptoje qe kopeshti nuk ndjek te njejtat rregulla qe ndjek njeriu ne jete- bimeve u duhet nje kohe e caktuar per tu rritur, eshte pothuajse e kote te shkoje te shohe se trendafilat kane celur ginxhet e para.
Ne nje moment refleksioni te sinqerte, kupton qe ne udhetimet e tija ka pare vetem paezazhe nga dritarja e autobuzit turistik, nje seri monumentesh te fiksuara na fotografi 6x9.
Ne te vertete,nuk ka mundur kurre te provoje ndonje emocion te vecante:ishte gjithmone i interesuar te bente fotografi apo te memorizonte momente per tua treguar miqeve te tij, ne vend qe te jetonte eksperiencen magjike te faktit qe ndodhej ne nje vend te huaj.
Vazhdon te ndjeke lajmet ne tv, lexon akoma me shume gazeta ( ka me shume kohe te lire tani), e mban veten per nje njeri jashtzakonisht te informuar, ne gjendje te diskutoje per argumente qe me pare nuk kishte kohe te thellesonte..
Do ti pelqente te kishte dike me te cilin mund te ndante opinionet e tij - por te gjithe, jane te zhytur ne lumin e jetes, punojne, kane me mijera probleme, kane zili Manuel per lirine e tij por, ne te njejten kohe, jane te lumtur qe jane te dobishem per shoqerine, dhe qe kane '' pune '' te rendesishme.
Manuel kerkon ngushellim tek femite, te cilet e trajtojne gjithmone me shume respekt dhe dashuri- ka qene nje baba i shkelqyer, nje shembull ndershmerie e dedikimi- edhe pse hanno gjera te tjera per te bere; sigurisht, te marrin pjese ne dreken e te djeles eshte e domosdoshme, nje detyre qe nuk mund ta mungojne.
Dakort, Manuel eshte nje njeri i lire ; shume i informuar, me nje situate ekonomike normale, me nje te shkur perfekte- po tani?? Cfare te beje me gjithe kete liri qe mek sakrifica fitoi? Te gjithe e pershendesin, e lavderojne, por me sa duket askush nuk ka pak kohe per ti dedikuar. Dale nga dale, Manuel fillon te ndjeje trishtimin, eshte e kote- pamvarsisht nga gjithe keto vite te kaluara duke sherbyer familjen dhe shoqerine.
Nje nate nje engjell i del ne enderr. I thote:'' cfare u be me jeten tende?u mundove ta jetoje ne baze te deshirave dhe endrrave te tua?''
Manuel zgjohet: eshte i mbuluar nga djerse te ftohta. Cilat endrra? endrra e tije ishte te merrte diplomen, te kishte femije, ti edukonte,te dilte ne pension, te udhetonte. Perse engjulli ei bene pyetje qe nuk kane kuptim?
Fillon nje dite e re-e gjate. Gazetat.Lajmet ne tv. Kopeshti.Dreka.Pushimi.I dedikohet gjerave qe preferon.
Por ne ate moment, e kupton qe nuk ka deshire per te bere asgje. Manuel eshte nje njeri i lire por i trishtuar, nje hap larg depresionit: me pare, nderkohe qe vitet kalonin, ishte shume i zene per te menduar per kuptimin e jetes. I vine ne mendje ca rrjeshta te nje poeti:
''Kaloi ne jete por nuk jetoi.''
Dhe meqe tashme eshte teper vone per te pranuar dicka te tille, eshte me mire te ndryshoje argument. Liria a fituar me kaq veshtiresi eshte thjesht nje kurbet i maskeruar
NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)
Krijoni Kontakt