Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31

Tema: Paulo Coelho

  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Paulo Coelho

    Manual i Luftėtarit tė Dritės - Paulo Coelho

    Luftėtari i dritės nuk ka gjithnjė besim. Ka raste kur ai nuk beson hiē fare. Ai pyet zemrėn e tij: "Sa vlen tė bėsh njė pėrpjekje tė tillė". Por zemra e tij rri e heshtur. Dhe luftėtari duhet tė vendosė vetė. Atėherė ai kėrkon njė shembull. I kujtohet qė Jezuzi ka kaluar nėpėrmjet njė etape tė ngjashme, pėr tė mundur tė jetojė fatin njerėzor nė tėrėsinė e tij. "Largoje nga unė kėtė helm", ka thėnė Jezusi. Edhe ai e ka humbur forcėn dhe guximin, por asnjėherė nuk ėshtė ndalur. Luftėtari i dritės vazhdon rrugėn pa patur besim. Por ai nuk ndalet, dhe besimi mė nė fund rikthehet.
    * * *
    Luftėtari e di se aksh njeri nuk ėshtė njė ishull. Ai e di se nuk mund tė luftojė vetėm; kushdo qoftė projekti i tij, ai varet gjithmonė nga tė tjerė njerėz. Ka nevojė tė diskutojė pėr strategjinė e tij, tė kėrkojė ndihmė dhe nė momente pushimi, tė shkėmbejė me dikė historira lufte. Por ai nuk lejon qė njerėzit tė ngatėrrojnė shoqėrinė e tij me njė mungesė sigurie. Eshtė transparent nė veprimet e tij, por i fshehtė nė projekte. Njė luftėtar i dritės vallėzon me bashkėluftėtarėt e tij, por nuk ia lė askujt pėrgjegjėsinė pėr hapat e tij.
    * * *
    Pėr luftėrarin nuk ka dashur tė pamundur. Ai nuk lejon tė trembet nga heshtja, nga indiferenca ose nga mospranimi. Ai di se pas maskės sė akullt qė pėrdorin njerėzit, ndodhet njė zemėr e prushtė. Prandaj luftėtari i rrezikon mė shumė se tė tjerėt. Ai kėrkon papushim dashurinė e dikujt - edhe nėse kjo kėrkon tė dėgjojė fjalėn "jo", tė kthehet nė shtėpi I mundur, tė ndihet i flakur trup e shpirt. Njė luftėtar nuk ia lejon vetes tė tmerrohet, kur kėrkon atė pėr tė cilėn ka nevojė. Pa dashuri, ai ėshtė hiēgjė.
    * * *
    Luftėtari i dritės e njeh heshtjen qė paraprin njė betejė vendimtare. Dhe kjo qetėsi duket se thotė: "Gjėrat kanė ndaluar. Ia vlen mė mirė ta lėmė luftėn mėnjantė dhe tė argėtohemi pakėz". Luftėtarėt pa pėrvojė i hedhin armėt dhe ankohen nga mėrzia. Luftėtari, ai ėshtė i vėmendshėm ndaj heshtjes; diku, diēka po ndodh. E di se tėrmetet shkatėrruese shfaqen pa lajmėruar. Pėr tė kaluar pyjet natėn, ai e di se, kur kafshėt nuk bėjnė asnjė zhurmė, rreziku ėshtė afėr. Ndėrsa tė tjerėt bashkėbisedojnė, luftėtari pėrgatitet tė pėrdori shpatėn dhe shikon horizontin.
    * * *
    Luftėtari i dritės beson. Sepse ai beson nė mrekullira, mrekullirat fillojnė tė ndodhin. Sepse ka besim qė mendimi i tij t'ia ndryshojė atij jetėn, jeta e tij fillon tė ndyshojė. Sepse ėshtė I sigurt qė do tė gjejė dashurinė, kjo dashuri shfaqet papritur. Kohė pas kohe, ėshtė i zhgėnjyer. Ndonjėherė, ai plagoset. Atėherė ai dėgjon komentet: "Sa naiv qė ėshtė!" Por luftėtari e di se ky ėshtė ēmimi qė duhet paguar. Pėr ēdo disfatė ai ka dy fitore me tė cilat mund tė mburret. Tė gjithė ata qė besojnė e dine kėtė.
    * * *
    Luftėtari i dritės ka mėsuar se ėshtė mė mirė tė ndjekė dritėn. Ai ka tradhtuar, gėnjyer, ėshtė larguar nga rruga e tij, ka prishur armėpushimet. Dhe ēdo gjė e tij ka vazhduar tė ketė sukses - si tė mos kish ndodhur gjė. Megjithatė njė humnerė shfaqet befas. Mund tė bėjmė mijėra hapa me vendosmėri - thjesht njė hap mė tepėr mund tė jetė fundi I gjithēkaje. Atėherė luftėtari ndalon nė kohė. Ai ndalet sepse ka dėgjuar katėr komente: "Ti gjithnjė ke bėrė gabime. Je shumė i vjetėr pėr tė ndryshuar. Ti nuk je i mirė. Ti nuk e meriton kėtė". Atėherė ai ngre sytė drejt qiellit. Dhe njė zė thotė: "Ēdokush bėn gabime. Ti je i falur, por unė nuk mund tė tė fal, kundėr dėshirės sate. Vendos ti". Luftėtari i vėrtetė i dritės pranon faljen.
    * * *
    Luftėtari i dritės kėrkon gjithmonė tė pėrmirėsohet. Ēdo goditje e shpatės sė tij mbart nė vetvete shekuj tė tėrė urtėsie dhe mendimi. Ēdo goditje duhet tė ketė forcėn dhe shkathtėsinė e tė gjithė luftėtarėve tė sė kaluarės, qė sot akoma vazhdojnė tė bekojnė luftėn. Ēdo lėvizje nė betejė u bėn homazhe qėndrimeve qė brezat e mėparshėm kanė dashur tė transmetojnė nėpėrmjet Traditės. Luftėtari zhvillon bukurinė e goditjeve tė tij.
    * * *
    Njė luftėtar i dritės ėshtė njeri qė mund t'i besosh. Bėn disa gabime dhe shpesh I duket vetja mė i rėndėsishėm sesa ėshtė realisht. Por nuk gėnjen. Kur u afrohet shokėve rreth zjarrit bisedon me ta. E di se fjalėt qė dalin nga goja e tij ruhen nė memorjen e Universit si njė dėshmi e mendimit tė tij. Dhe luftėtari mendon mirė: "Pse po flas kaq shumė, kur nuk jam nė gjendje tė bėj gjithēka qė them unė? - Mendimet qė ti mbron publikisht, do tė duhet tė pėrpiqesh tė jetosh nė harmoni me to", I pėrgjigjet zemra e tij. Pikėrisht sepse mendon se ėshtė ēka thotė vetė, luftėtari pėrfundon duke u bėrė i tillė, ajo qė pohon se ėshtė.
    * * *
    Njė luftėtari e di se njė engjėll dhe njė djall zihen nė dorėn qė mban shpatėn. Djalli thotė: "Ti do tė dobėsohesh. Nuk do ta dish se cili ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm. Ti ke frikė". Engjėlli thotė: "Ti do dobėsohesh. Nuk do ta dish se cili ėshtė momenti mė I pėrshtatshėm. Ti ke frikė". Luftėtari habitet. Qė tė dy kanė thėnė tė njėjtėn gjė. Djalli vazhdon: "Mė ler mua tė tė ndihmoj'. Engjėlli thotė: "Unė tė ndihmoj". Luftėtari kupton atėherė ndryshimin. Fjalėt janė tė njėjta, por aleatėt tė ndryshėm. Dhe zgjedh dorėn e engjėllit tė tij.
    * * *
    Ka raste kur e keqja e ndjek luftėtarin. Atėherė qetė - qetė, ky e fton atė tė hyjė nė tendėn e vet. Luftėtari e pyet tė keqen: "A do tė mė plagosėsh mua, apo dėshiron tė plagosėsh dikė tjetėr perms meje?" E keqja hiqet se nuk e dėgjon. Pretendon se i njeh dobėsitė e shpirtit tė luftėtarit. Sulmon nė plagėt e pashėruara dhe kėrkon hakmarrje. Ia kujton se ėshtė i vetmi qė njeh kurthe dhe helmet e duhura qė do ta ndihmojnė luftėtarin t'I shkatėrrojė tėrė armiqtė e tij. Luftėtari i dritės dėgjon. Nėse e keqja hutohet pėr njė moment, luftėtari kėrkon qė tė vazhdojė bisedėn e tij dhe i kėrkon asaj detaje rreth projekteve tė tij. Pastaj, ngrihet dhe ia mbath. E keqja ka folur aq shumė, ai ėshtė aq i lodhur dhe aq i zbrazėt sa nuk arrin as ta ndjekė atė.
    * * *
    "Hitleri mund ta ketė humbur luftėn nė fushėbetejė, por nė fund tė fundit ka fituar diēka, thotė Marek Halter. Sepse njeriu I shekullit tė XX ka krijuar kampin e pėrqendrimit dhe ringjallur torturėn, dhe u ka mėsuar njerėzve se ėshtė e mundur t'i mbyllėsh sytė para fatkeqėsive tė tė tjerėve". Ndoshta ka tė drejtė: Ka fėmijė tė braktisur, civilė tė masakruar, tė pafajshėm qė janė burgosur, pleq tė vetmuar, pijanecė buzė kanalit budallenj nė pushtet. Por ndoshta nuk ka aspak tė drejtė: ka edhe luftėtarė tė dritės. E luftėtarėt e dritės nuk e pranojnė kurrė tė papranueshmen.
    * * *
    Njė luftėtar i dritės ėshtė gjithmonė vigjilent. Ai nuk i pyet tė tjerėt pėr tė vrigėlluar shpatėn. As nuk e humb kohėn duke shpjeguar gjestet e tij; besnik ndaj vendimeve tė Zotit, ai pėrgjigjet pėr gjithēka bėn. Ai vėshtron pėrbri tij dhe njeh miqtė. Vėshtron pas shpine dhe dallon armiqtė; ėshtė i pamėshirshėm ndaj tradhtisė, por nuk hakmerret; kėnaqet tek largon armiqtė nga jeta e tij, pa luftuar me ta mė gjatė se sa ėshtė nevoja. Njė luftėtar nuk tenton tė duket, ai ėshtė.
    * * *
    Luftėtari i dritės ka mėsuar se Zoti e pėrdor vetminė pėr t'u mėsuar njėrėzve harmoninė. E pėrdor zemėrimin pėr tė treguar vlerėn e pafund tė paqes. Shqetėsimin, pėr tė vėnė nė dukje rėndėsinė e aventurės dhe tė braktisjes. Zoti e pėrdor heshtjen pėr tė ngulitur nė mendjen e njerėzve pėrgjegjėsinė e fjalėve. Lodhjen qė tė njohim vlerėn e pushimit. Sėmundjen, pėr tė nxjerrė nė pah bekimin qė pėrfaqėson shėndeti. Zoti pėrdor zjarrin pėr tė mėsuar ne mbi ujin. Tokėn, qė ne tė kuptojmė vlerėn e ajrit. Ai e pėrdor vdekjen pėr tė nxjerrė nė pah rėndėsinė e jetės.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    E kam lexuar me shume kujdes dhe sa here qe e rilexoj e kuptoj ndryshe, ose me sakte e shikoj ne shume plane. Eshte nje pjese vertet e rralle dhe shume e veshtire njekohesisht, sepse merr persiper analize, perkufizim, klasifikim duke gershetuar nje filozofi te tere. Kush mund te quhet luftetar i drites? Ose me sakte cili eshte kuptimi alegorik i drites? Eshte nje perkufizim shume i veshtire dhe i gjere... Anyway, me pelqen ta lexoj kur jam ne dileme , me ndihmon te shoh ndonje gje atje ku eshte fshehur keq....Flmn per postimin.....Dikea

  3. #3

    Thumbs up

    Pjese SHUME E BUKUR. Ashtu sic thote dhe Dikea e lexon dhe e rilexon dhe cdo here gjen dicka me shume nga analiza qe autori ka bere. Mbi te gjitha me pelqen nje sense optimizmi qe theksohet gjate gjithe pjeses

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Narcisi... Paulo Coelho - nga Alkimisti

    Narcisi...


    Paulo Coelho - nga Alkimisti





    Kur vdiq Narcisi, erdhėn zanat e malit dhe e gjetėn liqenin, mė parė ujėmbėl, e tash tė shndėrruar nė govatė lotėsh tė njelmėta.
    - Pse qan? e pyetėn zanat e malit.
    - Qaj pėr Narcisin - tha liqeni.
    - Ah, nuk na ēudit aspak vaji yt pėr Narcisin - vazhduan ato. - Edhe pėrkundėr asaj qė ne gjithnjė ngarendnim pas tij nėpėr mal, ti ishe i vetmi qė e pate rastin nga afėr ta shikoje bukurinė e tij.
    - Pse, i bukur ishte Narcisi? - pyeti liqeni.
    - E kush pos teje mund ta dijė mė mirė? - u pėrgjigjėn tė befasuara zanat. - Nė fund tė fundit, ai ēdo ditė nga brigjet tuaja pėrkulej mbi ty.
    Liqeni pėr njė ēast heshti. Mė nė fund tha:
    - Unė qaj pėr Narcisin, por kurrė s'kam vėrejtur se ishte i bukur.
    "E vajtoj Narcisin pse, sa herė qė pėrkulej mbi mua, nė fundin e syve tė tij shihja reflektimin e bukurisė sime".

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Paulo Coelho

    Kam lexuar nga Coelho ne anglisht, po nuk me ka rene ne dore ndonje veper e tij ne shqip. Sot duke kerkuar ne internet gjeta pak informacion mbi librin e tij Alkimisti ne shqip.

    Fragment

    Alkimisti mori nje liber qe dikush nga karvani e kishte sjelle me vete. Libri ishte pa kapak, megjithate ai mundi ta njohe autorin e tij: ishte Oscar Wilde. Teksa shfletonte faqet, gjeti aty te shkruar historine e Narcisit. Alkimisti e njihte legjenden e atij djaloshi qe shkonte perdite te sodiste bukurine e fytyres ne ujerat e liqenit. Kaq i magjepsur ishte pas vetes, saqe nje dite i shkau kemba dhe u mbyt . Aty ku djaloshi u mbyt na mbiu nje lule, qe me vone e qyajten narcis. Oscar Wilde nuk e linte me kaq kete histori. Ai tregonte se kur narcissi vdiq, renden tek ai Oreadet-nimfat e pyllit-dhe vune re se liqeni ishte shnderruar nga nje hauz me ujera te embla ne nje poce me lot te hidhur.


    Pak mbi filmin e bazuar mbi kete veper, marre nga koha ne net :

    Nga botimi i parė i kėtij libri, mė 1998 ishin shitur vetėm 900 kopje, ndėrkohė qė botuesi vendosi t’i jap fund botimit me kaq. Por, dy vjet mė vonė, njė botues tjetėr mė i madh i bleu tė drejtat autoriale tė librit dhe, mė pas gjithēka ėshtė histori. Libri u shit, u stėrshit dhe Coelho shkroi dhe rishkroi deri nė kulmin e famės dhe tė popullaritetit. Shtėpia “Warner Bros Pictures” i bleu tė drejtat e librit pėr ekranizimin e kėtij romani qysh nė vitet e hershme tė nėntėdhjetave, por Coelho, tė cilit iu ishin dhėnė tė gjitha mundėsitė pėr zgjedhje kurrsesi nuk ia kishte dalur tė bie nė ujdi me filmaxhinj, deri mė tani. Mirėpo, pasi e kishte gjetur tė vėrtetin, nė kėtė rast Fishburnein, Coelho bėri tė ditur se ky film do tė paraqesė ekranizimin e parė dhe tė fundit tė njėrit prej cilido librave tė tij. Filmi “Alkimisti” do tė fillojė tė xhirohet nė fund tė kėtij viti, nė Jordani, ndėrsa nė kinema ėshtė planifikuar tė paraqitet gjatė vitit tė ardhshėm. Studioja “Warner Brothers” ka miratuar buxhetin pėr kėtė film qė ėshtė i barabartė me 80 milionė dollarė. Gjithashtu dihet se nė film, pėrveē Fishbournit, do tė luajnė edhe dy yje tė ekranit, aktori Jeremy Irons dhe popmbretėresha Madonna. Vitin e shkuar kritikėt e kishin quajtur Coelhon njė pseudofilozof pėr shkak tė sipėrfaqshmėrisė sė tij nė shkrime. Pėrballė kritikave tė kėtilla Coelho zakonisht i kishte rrudhur shpatullat dhe ishte mbrojtur duke deklaruar se kritikat e tilla janė vetėm nxitje pėr projekte tė tij tė mėtutjeshme.

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Nga Coelho, te cilin e kam lexuar ne gjermanisht, "Alkimisti" s'me ka pelqyer dhe aq shume. M'u duk se po shfletoja nje perralle.
    Ndersa libri i tij i fundit "11 Minuta" me ka pelqyer tej mase. Gjithesesi dhe ky ne fund perfundoi me nje happy-end!

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Coelho, eshte besimtar...po te mos themi se eshte i ndikuar (pervec realitetit te tij personal)nga besimi biblik. Ne roman ai e shpreh bukur kete besim duke krijuar ngjarje e personazhe si alkimisti.Pak a shume krejt romanet, dhe vete jeta jone (kjo e verteta) s'eshte tjeter vecse nje perralle.
    Un e kam pelqyer shume alkimstin, po keshtu edhe "djalli dhe zonjusha prym" "veronika vendosi te vdese"
    11 minutat nuk i paskam lexuar.
    (shtoj, se e kam lexuar ne shqip)

    Kur te kem kohe , po qe se do kem , do sjelle ndonje fragment nga veronika...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Ekranizimi i parė dhe i fundit, thotė Coelho

    Romani “Alkimisti” i Coelhos sė shpejti do tė bėhet film

    PRISHTINĖ, 13 TETOR - Autori mė i lexuar brazilian, Paulo Coelho, pas kėrkimit tė tij dhjetėvjeēar, mė nė fund ia doli ta gjejė formulėn pėrkatėse pėr ekranizimin e romanit tė tij mė tė popullarizuar “Alkimisti” (“The Alchemist”). Coelho ėshtė njėri ndėr autorėt mė tė lexuar dhe mė tė shitur tani nė botė. Romanet e tij (“Alkimisti”, “Veronika vendos tė vdes”, “Mali i pestė”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Manual pėr luftėtarin e dritės”, tė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, plus romani “Buzė lumit Pjedra rrija dhe qaja” dhe “Pelegrini”) janė tė pėrkthyer gjithsej nė 56 gjuhė tė ndryshme tė botės dhe tė shitura nė mė shumė se 40 milionė kopje. Mirėpo, Coelhos iu deshėn jo mė pak se dhjetė vjet kėrkime pėr ta gjetur skenarin mė tė pėrshtatshėm, tė adaptuar pėr film, nė temėn e Alkimistit. Pėr befasi tė tė gjithėve, regjisor i filmit do tė jetė aktori Laurence Fishburne. Fishburne, i cili luan njėrin ndėr rolet krysore nė filmin trilogjik “The Matrix (Matriksi), nė filmin e ardhshėm “Alkimisti” do tė ketė njė pėrgjegjėsi tė trefishtė, atė tė regjisorit, skenaristit dhe tė rolit kryesor. Libri “Alkimisti”, bėn fjalė pėr djaloshin, i cili gjatė kohės sė inkuzicionit katolik niset nga Andaluzia drejt vendit tė piramidave egjiptiane nė kėrkim tė thesarit tė madh. Ėshtė njė rrėfim pėr kėrkimin dhe gjetjen e vetvetes si dhe tė fatit, qė nganjėherė ėshtė mė afėr se sa mendohet. Ky rrėfim mistik ia doli ta robėrojė imagjinatėn e miliona lexuesve anembanė botės.

    Fishburne - aktor, skenarist dhe regjisor i “Alkimistit”

    Nga botimi i parė i kėtij libri, mė 1998 ishin shitur vetėm 900 kopje, ndėrkohė qė botuesi vendosi t’i jap fund botimit me kaq. Por, dy vjet mė vonė, njė botues tjetėr mė i madh i bleu tė drejtat autoriale tė librit dhe, mė pas gjithēka ėshtė histori. Libri u shit, u stėrshit dhe Coelho shkroi dhe rishkroi deri nė kulmin e famės dhe tė popullaritetit. Shtėpia “Warner Bros Pictures” i bleu tė drejtat e librit pėr ekranizimin e kėtij romani qysh nė vitet e hershme tė nėntėdhjetave, por Coelho, tė cilit iu ishin dhėnė tė gjitha mundėsitė pėr zgjedhje kurrsesi nuk ia kishte dalur tė bie nė ujdi me filmaxhinj, deri mė tani. Mirėpo, pasi e kishte gjetur tė vėrtetin, nė kėtė rast Fishburnein, Coelho bėri tė ditur se ky film do tė paraqesė ekranizimin e parė dhe tė fundit tė njėrit prej cilido librave tė tij. Filmi “Alkimisti” do tė fillojė tė xhirohet nė fund tė kėtij viti, nė Jordani, ndėrsa nė kinema ėshtė planifikuar tė paraqitet gjatė vitit tė ardhshėm. Studioja “Warner Brothers” ka miratuar buxhetin pėr kėtė film qė ėshtė i barabartė me 80 milionė dollarė. Gjithashtu dihet se nė film, pėrveē Fishbournit, do tė luajnė edhe dy yje tė ekranit, aktori Jeremy Irons dhe popmbretėresha Madonna. Vitin e shkuar kritikėt e kishin quajtur Coelhon njė pseudofilozof pėr shkak tė sipėrfaqshmėrisė sė tij nė shkrime. Pėrballė kritikave tė kėtilla Coelho zakonisht i kishte rrudhur shpatullat dhe ishte mbrojtur duke deklaruar se kritikat e tilla janė vetėm nxitje pėr projekte tė tij tė mėtutjeshme.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e gjongjini
    Anėtarėsuar
    08-06-2006
    Vendndodhja
    Mbrapa diellit.
    Postime
    15
    Une tani po lexoj ne shqip "manual i luftetarit te drites".
    Eshte me te vertete shume i bukur.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    une kam lexuar ne shqip librin e tij me titull"njembedhjetye minuta"
    i bukur
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 100 veprat me te pelqyera - Alkimisti i Coelho ne krye
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 13-09-2007, 05:30
  2. "Dyshimi i Madh" nga Oriana Fallaci
    Nga Brari nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 07-04-2003, 13:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •