Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    "C'popullimi i shkollave, duhen 5 miliarde"

    Ndertimi dhe restaurimi i objekteve shkollore nga 1 janari kompetence e Bashkise. Kryetari i Bashkise Edi Rama publikon pranin e ndertimeve per tre vite. Shkollat me tre turne dhe arritja deri 50-60 nxenes ne nje klase kerkon urgjentisht ndertimin e shkollave te reja dhe restaurimin e te vjetrave. Do te ndertohen 80 objekte te reja arsimore, per te cilat duhen troje, shpronesime pronaresh dhe 4.97 miliarde leke

    Denisa Xhoga

    Kriza e pamjaftueshmerise se shkollave mund te zgjidhet vetem duke ndertuar shkolla te reja ne zonat, ku nuk ka dhe ne zonat e mbipopulluara. Dhe per kete duhen jo pak, por prej 4,97 miliarde leke te reja. Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama prezantoi dje, planin e veprimit afatmesem per vitet 2004-2006, per decentralizimin e sistemit arsimor parauniversitar. Nga data 1 janar planifikimi, ndertimi dhe restaurimi i kopeshteve dhe shkollave eshte kompetence e Bashkise, ndersa Ministria e Arsimit do te merret vetem me anen didaktike, arsimore. Gjate ketij prezantimi, kryebashkiaku Rama u shpreh: "Ju ftoj te konsideroni seriozisht kete ceshtje, pasi eshte nje ceshtje e cila lidhet jo thjesht dhe vetem me sfiden trevjecare te Bashkise, apo timen personale si kryetar i Bashkise, jo thjesht dhe vetem me nevojat e kryeqytetit te Shqiperise, por me te ardhmen e ketij vendi, te ardhmen e burimeve njerezore te ketij vendi, te ardhmen e rendit dhe qetesise, pasi atje ku mungon mundesia e shkollimit, mungon mundesia e shoqerizimit".

    Prognoza

    Bashkia ka analizuar dhe ka hartuar nje plan veprimi afatmesem per dy vitet ne vazhdim. Aktualisht ne shkolla 8-vjecare dhe te mesme punohet me dy dhe tre turna, ndersa klasat kane 50 deri 60 nxenes. Kjo eshte shkaktuar per shkak te rritjes demografike, shperndarjes territoriale te pabarabarte te kopshteve dhe shkollave ne raport me popullsine. "Ka njesi bashkiake ku ne territorin e tyre nuk ka asnje shkolle te mesme apo kopesht", tha Rama. Kjo pasi jane zhvilluar zona periferike informale si dhe eshte shtuar levizja e qytetareve nga rrethet e tjera ne Tirane. Sipas normave te arsimit duhet te jene 35 nxenes per klase, ne nje grup kopeshti, 25 femije si dhe numri i tyre duhet te jete ne raport me numrin e popullsise per cdo bllok banimi.

    Planet

    Per te zgjidhur krizen e "mbipopullimit' ne arsimin parashkollor duhen 50 kopshte te reja me rreth rreth 200 grupe femijesh. Kjo do te beje qe te rritet frekuentimi i numrit te femijeve nga 30 per qind ne 50 per qind. Per te arritur nje standart normal duhen 21 shkolla tetevjecare, me rreth 609 klasa mesimore si dhe 9 shkolla te mesme me 261 klasa mesimore. Nderkohe duhen rikonstruktuar 14 kopshte si dhe rikonstruksione te pjesshme per 12 kopshteve, duhen restauruar 7 shkolla 8-vjecare. Nderkohe shumica e shkollave te mesme po resturohen me mbeshtetjen e buxhetit te shtetit dhe donatoreve. Rreth 480 milione leke te reja, duhen per pajisjen e plote te shkollave qe do te rikonstruksiohen si dhe per ato te reja. Sipas Rames ky planifikim 3-vjecar eshte ndare ne fazen e emergjences gjate vitit 2004 dhe faza e nderhyrjes per normalizimin e situates gjate viteve 2005-2006. Buxheti i investimeve qe parashikohet per te gjithe kete plan veprimi afatmesem kap shumen prej 4,97 miliarde lekesh te reja, nga te cilat vetem per vitin 2004 shuma e investimeve eshte 1.62 miliarde leke te reja.

    Gjate vitit 2004

    Gjate vitit qe po vjen do te behet rikonstruksioni, zgjerimi i godinave ekzituese si dhe pajisja e tyre. Do te fillojne punimet per ndertimin e tre shkollave 8-vjecare dhe dy shkollave te mesme. Nderkohe do te pergatiten studime dhe projekte konkrete per investimet e fazes se dyte, 2005-2006, si dhe do te gjenden troje te lira per ndertimet e reja gjate tre viteve. Kjo do te shoqerohet me shpronesime direkte per interes publik.

    STRATEGJIA

    2004-2006

    a. 50 kopshte te reja duhen ndertuar ne qytet

    b. 21 shkolla tetevjecare

    c. 9 shkolla te mesme

    II. Rikonstruksione:

    a. Rrikonstruksione te plota te 14 kopshteve

    b. Rikonstruksione te pjesshme te 12 kopshteve.

    b. Rikonstrukisone te 7 shkollave 8-vjecare

    INVESTIMET

    Per paisjet didaktike duhen 480 milione leke te reja

    Buxheti i investimeve 2004-2996 kap shumen prej 4,97 miliarde lekesh te reja

    Per vitin 2004 shuma e investimeve eshte 1.62 miliarde leke te reja

    Si mund te zgjidhet:

    Jo vetem leje ndertimi, por dhe shkolla

    Prej disa vitesh Ministria e Arsimit ka kerkuar qe Bashkia te caktoj sheshe ndertimi per shkolla te reja. Por, pergjigja ka qene se troje te lira s'ka. Duket se pika kyce per ndertimin e shkollave e kopeshteve te reja nuk jane vetem leket, por dhe dhenia e nje leje ndertimi. Kryebashkiaku Rama tha se per te arritur deri te ngritja e shkollave duhet te gjendjen troje te lira dhe te behet shpronesimi i pronareve, aty ku ka pronare. Nderkohe urgjende eshte ngritja e shkollave ne rrethinat e Tiranes, per te cilat nuk ka patur dhe nuk ka ende plane urbanistike. Mungesa e planeve urbanistike ka bere qe disa zona te preferuara brenda unazes, te mbushen me ndertime te reja, rrjedhimisht dhe te mbipopullohen, por per shkollen e femijeve s'ka menduar kush. Por, edhe ne blloqet e reja te banimit, ku lejet e ndertimit jepen sipas nje plani urbanistik, si ne territorin e "fushes se aviacionit", ndertimi i shkollave te planifikuara nuk ka nisur. Nderkohe qe aty shumekateshet vazhdojne te shtohen, shkolla 8-vjecare dhe e mesme s'po duket ende.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Studentet e juridikut ne Universitetin "Ismail Qemali" te Vlores vazhduan diten e dyte te greves. Studentet dje paten mundesine e nje takimi me Ministrin e Pushtetiti Vendor dhe Decentralizmit, Ben Blushi dhe ministrin e Ekonomise dhe te Privatizimit Arben Malaj te ndodhur ne qytetin bregdetar te Vlores. Ministrat pohuan perpara turmes studentore te revoltuar se do te nderhyjne per te ripare kerkesat e tyre. Kjo greve vazhdoi me protesten dhe te shume studenteve te tjere te fakulteteve te ndryshme prane ketij Universiteti, te cilet kane dale ne perkrahje te 21 studenteve te juridikut te rregjistruar prane ketij fakulteti, por me nje diplome tjeter te patur me pare. Nderkohe qe ta konkurente qe u eshte mohuar e drejta jane ne pritje te crregjistrimit te tyre. Studentet "greviste" jane ne pritje te anullimit te vendimit nga Ministri i Arsimit Luan Memushaj dhe nga Drejtori iArsimit te Larte, Agim Mucaj. M.Merkuri

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Nis verifikimi per deftesa false
    Deftesat e studenteve, qe kane fituar konkursin po verifikohen, per te pare se mos eshte falsifikuar ndonje deftese. Afati i verifikimit eshte deri ne provimin e pare te sezonit. "Megjithate kemi sinjale se studentet qe kane falsifikuar notat nuk jane rregjistruar per te filluar shkollen, pasi jane trembur nga verifikimi", thote Agim Muca, Drejtori i Arsimit te Larte ne Ministri.

    Rektori- studenteve: Ja shpenzimet e Universitetit

    Autonomia financiare, implementimi i Deklarates se Bolonjes dhe ngritja e qeverive Studentore ne baze te ligjin te ri per arsimin e larte, ishin temat qe u diskutuan dje mes Rektorit te Universitetit te Tiranes Shezai Rrokaj dhe studenteve. Rrektori Rrokaj informoi studentet lidhur me punen qe po behet per hartimin e nje ligji qe te ardhurat e grumbulluara nga pagesat e studenteve per shkollen te shkojne per kete universitet dhe te mos quhen si fonde te djegura ne fund te vitit, duke i kaluar buxhetit te shtetit. Nderkohe studentet u informuan mbi shpenzimet e kryera nga fakulteti, mundesimi i biblotekave dhe sallave te internetit, stimulimi i studenteve te shkelqyer dhe stimulimi per pune per studentet me kohe te pjeseshme.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edi Rama, kryetari i Bandave lumpene nuk eshte kryetar i Tiranes sepse nje mal me dallavere eshte vertetuar ne procesin zgjedhor.

    Ky Plan per Rregullim Shkollash eshte nje tjeter Shpikje e Mimi Hajdutes dhe Mafies se Edi Rames per te filluar nje faze te re te Super vjedhjes.
    Nuk besoj se do realizohet kjo.
    Edi Rama do perfundoj ne burg brenda 3-4 muajsh.
    Ndryshe Shqiperia do perfundoj keq nga kjo band e tmerrshme.

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Nisen konkurset e sistemit me kohe te pjeseshme. Konkurente me mesatare te ulet per degen e veshtire biologji-kimi. Anila Skendaj tregon arsyet qe e cuan per te konkuruar per korespondence, "zhgenjimi i shtatorit" nga konkursi i ekonomikut, si ju ulen piket, tre dite rresht pas fillimit te rregjistrimeve per vendet e mbetura bosh. Ankesat pa pergjigje dhe deshira per te marre nje diplome


    Ethet e konkurseve per pranimet ne shkollat e larta kane rifilluar. Dje u zhvillua konkursi i pare per Universitetin part-time, me kohe te pjeseshme per degen biologji-kimi. Anila Skendaj, 18 vjece eshte nje prej konkurenteve me mesatare 8.7. Ky nuk eshte konkursi i pare per te. Ne shtator ajo konkuroi per sistemin me kohe te plote ne degen ekonomi dhe nuk fitoi. Per te mos mbetur pa shkolle ajo vendosi te konkuronte per bio-kimi me kohe te pjesheshme. "Testi nuk ishte i veshtire dhe une ne shkencat ekzakte kam qene nxenese e mire. Shpresoj vetem qe te mos behen abuzime edhe ne kete konkurs, si ne ate te ekonomikut, ku dola shume e zhgenjyer", thote Skendaj. Ajo tregon se ne konkursin e ekonomikut, kishte marre 125 pike nga testi special, por brenda tri diteve perfundoi me 25 pike, ne fund te listes. "Diten e pare, kur u shpallen vetem rezultatet, piket e fituara kisha 125 pike, sidoqofte isha prane vijes se fitueseve. Kur doli lista e fitueseve dhe nisen rregjistrimet, nje pjese e konkurenteve qe kishin fituar dhe ne nje dege tjeter nuk u rregjistruan dhe mbeten vendet bosh. Une rrija gjithe diten ne shkolle, per te pare se mos me vinte rradha. Por mengjesin e dites se pare qe ishin rregjistrimet per vendet bosh, ne listen e afishuar une kisha 78 pike. Po si une ndryshim pikesh kishin dhe shume te tjere. U ankuam, po s'na degjoi njeri. Mengjesin e dites tjeter piket m'u ulen perseri, kisha 25 pike", tregon Skendaj. Nderkohe nje pjese tjeter te konkurenteve ju shtuan piket. Keshtu u plotesua lista me 200 studentet, qe mbeten nga vendet bosh te fitueseve te ikur. "Shkuam dhe ne prokurori per t'u ankuar. Por, ne popullit te thjesht, nuk na pyet njeri", thote Skendaj. Megjithate ne listen e te rregjistruareve dallohen pak mesatare te konsiderueshme, mni 8-te dhe mbi 9-te. Shumica e konkurenteve jane me mesatare 6-te. Per 50 vende konkurojne 94 vete. Pra, raporti eshte gati dy konkurente per nje vend. Pergjigjet e konkursit do te dalin diten e hene. Nje dukuri tjeter eshte se shumica e konkurenteve jane nga Tirana, tek tuk nga Tepelena, Gramshi, apo Dibra. Kjo sepse keta studente nuk do te rrine ne konvikt, por tek te afermit e tyre. Sipas Ministrise se Arsimit, konkurentet duhet te rregjistrohen ne Universitetin me te afert. Nderkohe ne daten 12 nentor eshte konkursi tjeter i gjuhe-letersise, me date 13 i historise, me 14 nentor i gjeografise dhe me 16 nentor i ekonomikut.

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Konkursi eshte zhvilluar ne rregull, pas asnje problem. Por, ajo qe me shqeteson eshte se shumica e konkurenteve kane mesatare 6-te. Dhe biologji-kimia eshte dege e veshtire, i perket shkencave ekzakte dhe une nuk e di se keta nxenes me kete mesatare mund ta perballojne deri ne fund kete dege. Sa per menyren e funksionimit te kesaj shkolle, eshte thene qe studentet do te paraqiten te shtune, te diele. Por, nje pjese jane nga rrethet dhe nuk eshte cudi qe te perfundoj qe studentet t'a takojne pedagogun vetem per provim, si korrespondenca e viteve te meparshme. Ajo cfare e bene te domosdoshme ardhjen e ketyre studenteve te pakten nje here ne jave, jane laboratoret, te cilet duhet t'i bejne ne fakultet. Por, sidoqofte e kemi nje pervoje nga korespondenca e viteve me pare", thote Llukan Puka, Dekani i Fakultetit te Shkencave Natyrore.

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Studente pa konkurs, fitimet universitetit
    Genc Ruli, Artan Hoxha, Bardhyl Londo dhe Rektoret: Ja si do ta arrijme autonomine financiare. Buxheti do t'u jepet unviersiteteve ne forme granti te pakushtezuar. Rritja e te ardhurave te universiteteve do te thote me teper pedagoge, me teper auditore dhe me shume studente. Nderkohe duhet te ndryshoje dhe llogaritja e oreve shtese te pedagogeve, ne menyre qe te mos kthehen ne objekte perfitimi financiar ne kurriz te studenteve.

    Denisa Xhoga

    Autonomia financiare con ne heqien e konkurseve, hapjen e dyerve te universiteteve, pasi fakultetet do te kene me teper mundesi per te financuar ne shtimin e kapaciteteve, ne pedagoge, ambiente, specializime. Edhe ekspertet e politikave ekonomike dhe arsimore e pranojne kete fakt. Insituti i Studimeve Bashkohore dje organizoi nje diskutim mbi autonomine universitare. Diskutuan, Genc Ruli, Artan Hoxha, kryetari i Komisionit te Arsimit ne Parlament, Bardhyl Londo, rektoret e Universiteve te vendit dhe dekanet e Universitetit te Tiranes. Ekspertet po pergatisin nje projektligj mbi ndryshimin e nje neni. Konkretisht te ardhurat dytesore qe duan te manaxhojne universitetet jane leket e perfituara nga kuotat dytesore me pagese dhe leket e rregjistrimit te studenteve. Ligji per Arsimin e Larte, ku parashikohet dhe autonomia financiare, ka kater vite qe eshte miratuar, por duhet te shoqerohet me nene dhe rregullore, ne menyre qe ligji te behet i zbatueshem. Autonomia financiare, e universiteteve eshte sanksionuar edhe ne kushtetute. Sipas ligjit te Arsimit te Larte, vetem 10 per qind e fondeve te mbledhura kalon ne buxhet, pjesa tjeter duhet te perdoret nga vet institucioni. Por, nuk ndodh keshtu, ndersa shkollat punojne me vit akademik, shteti punon me vit kalendarik. Keshtu qe ne fund te vitit Ministria e Financave ju merr Universiteve te gjitha te ardhurat dytesore, duke shfrytezuar ligjin e buxhetit, sipas te cilit fondet qe nuk jane shfrytezuar deri ne fund te vitit, "digjen" kthehen ne buxhet. Dhe keshtu te ardhurat e universiteteve mbyllin "disa vrima" ne buxhetin e shtetit. "Nuk e kuptoj perse qeveria nuk na perkrah. Ata qeveritare kane dale nga ky Universitet, i mire, apo i keq, qofte. Perse pushtetit lokal ia japin autonomine financiare, ndersa universitetit, jo. Ne mesuesit e tyre nuk dime t'i perdorim keto leke?!", thote Shezai Rrokaj, Rektori i Universitetit te Tiranes.

    Sipas studimit te Insitutit te Studimeve bashkohore, efekti i decentralizimit te vendimarrjes ne arsimin e larte parashtron si kusht themelor autonomine financiare. Sipas Rulit autonomia fianciare do te perbehet nga financime te dhena ne forme grandi, fond i pakushtezuar nga buxheti i shtetit, te cilat ose mudnt e ndahen per cdo universitet, ose mudn te jepen ne shume totrale per te gjithe universitetet. Nderkohe eshte propozuar qe te ngrihet nje borg nderuniversitar. Granti i pakushtezuar do te mbuloje si shpenzimet operative ashtu dhe ato kapitale te universiteteve. Shperndarja e tij do te behet ne bazen e nje formule te njohur e te percaktuar qe me pare. Ndersa granti i buxhetit te shtetit do te jete baze per hapjen e degeve te reja, kualifikimin e personelit, investime ne rritjen e kapaciteteve per kerkime shkencore. Ndersa te ardhurat dytesore do te perdoren per per pagesat e oreve shtese te pedagogeve te brenshem, per pagesat e pedagogeve te jashtem, te cilet ne numer jane po aq sa te brendeshmit, mbi 1600 vete. Nderkohe keto fonde do te perdoren dhe per investimet ne ambiente, paisje didaktike, kualifikimin e pedagogeve, ruajtjen dhe shkembimin e marrdhenieve mes universiteve tona dhe ato evropiane.

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Shkrumbohet njė shkollė tetėvjeēare nė Shkodėr. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 22:00 tė mbrėmjes tė sė dielės. Burime nga policia e qytetit verior bėjnė tė ditur se brenda 15 minutave, flakėt e zjarrit kanė djegur shkollėn tetėvjeēare nė fshatin Shirq tė komunės sė Dajēit nė rrethin e Shkodrės. Tė alarmuar, banorėt e fshatit kanė lajmėruar zjarrfikėset, por ēdo gjė ka qenė e kotė, pasi zjarri ka qenė i menjėhershėm. E ndėrsa banka, dyer, dritare dhe pajisjet materiale janė shkrumbuar plotėsisht policia e prokuroria kanė nisur hetimet. Pas mbledhjes sė provave tė para materiale, ekspertėt sqarojnė se po hetojnė pėr gjetjen e motivit tė vėnies sė zjarrit shkollės nė fjalė. Sipas shefit tė zjarrfikėsve tė Shkodrės, Nobel Traboini, zjarri ėshtė vėnė qėllimisht. Ai ėshtė shkaktuar nga njė pėrzierje e njė saise lėnde plasėse me lėndė djegėse. Ndėrkohė Traboini e ka cilėsuar kėtė si akt terrorist dhe ka kėrkuar nga organi hetimor zbardhjen e ngjarjes. Momentalisht mbeten anonimė autorėt e krimit. Shkodra mbahet si zona e rėnies sė zjarreve. Me dhjetėra e dhjetėra shtėpi janė djegur nga energjia elektrike, por kėsaj here shkolla ku kanė mėsuar 250 nxėnės ėshtė djegur nga njė dorė anonime.

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Mesuesit e shkollave profesionale do te trajnohen rregullisht.U mblodh per here te pare, dje, Keshilli Kombetar i Arsimit dhe Formimit Profesional (KKAFP), forum i ngritur ne zbatim te ligjit "Per Arsimin dhe Formimin Profesional ne Republiken e Shqiperise". Keshilli u konstitua ne prani te Ministres se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Valentina Leskaj dhe Ministeri i Arsimit Luan Memushi. Ne kete keshill kombetar kane perfaqesusesit e tyre ministrite e Punes, te Arsimit, Pushtetit Lokal, Bujqesise, Shendetesise; sindikatat, perfaqesuses nga organizatat e punedhenesve dhe biznesit, organizatat joqeveritare. Keshilli do te drejtohet me rotacion nga minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe Minister i Arsimit dhe Shkences, perkatesisht Leskaj dhe Memushi. Ne mbledhjen e pare u be miratimi i rregullores se funksionimit te KKAFP, emerimi i sekretarit, etj. Komisioni Evropian ve ne dispozicion ne ketij sektori 3 milione Euro. Programi VET CARDS 2003 do te fokusohet ne reformen e sistemit kombetar te Arsimit dhe Formimit Profesional, krijimin e nje mekanizmi formal per akreditimin dhe shperndarjen e trainimit te mesuesve dhe instruktoreve te AFP-se.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Biberon per 10 vjecaret e shkollave
    Nga riu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-03-2008, 15:03
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkodra: oborret e shkollave ua fal banditve.
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 14:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •