Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Ikonografia shqiptare

    Ikonat jane piktura te bera ne dru, te perdorura ne kishat e Lindjes. Ato paraqesin figura shenjtoresh, si dhe skena me permbajtje mistike. Pervec vlerave fetare, ikonat kane dhe vlera artistike.
    Disa nga ikonat me te vjetra ne Shqiperi jane “Shen Meri Odigjitria” dhe “Dyert e bukura” nga kisha e shpelles se Bllashtojnes, mbi liqenin e Prespes. Keto i perkasin shek XII. Ato dallohen pervec te tjerave per stilin kaligrafik dhe ngjyrat e forta decorative. Ikonat e shek XIV japin pasqyrime te madherishme hieratike te figurave biblike sic eshte ikona “Shen Mehilli” nga kisha e Mborjes, Korce. Ne ikonat e shek XVI, kemi gjithashtu dhe paraqijten e skenave nga festat fetare. Pikturat ne to jane tregimtare, me efekte masive dhe me elemente te arkitektures dhe peisazhit.
    Qender e rendesishme e prodhimit te ikonave ne Shqiperi, ka qene qyteti i Beratit, ku pikturuan dhe Onufri dhe biri i tij, Nikolla. Punimet e tyre i perkasin stilit pas Bizantin. Gjate shek XVII- XVIII, qendra te njohura te prodhimit te ikonave, kane qene: Voskopoja, Vithkuqi, Elbasani dhe Korca.

    Nga kisha e Evangjelizmoit, Berat
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2

    ONUFRI

    Onufri, piktor i shquar i shek XVI, krijoi ne fushen e piktures murore dhe te ikones, ēoi me tej arritjet e artit paleolog. Ai i shtoi pikturave te shek te XIII dhe XV, elementin realist dhe etnografik. Onufri gjithashtu ka qene prift dhe kryeprift i Neokastes se Elbasanit. Ne artin e tij, ai beri nje nderthurje te temes kishtare me jeten reale. Nje element te tille, midis te tjerave, e shikojme ne veshjet qe i jep figurave te tij; disa jane te pikturuara me stoli e ar, ndersa disa te tjera jane me kemisha te gjata me menge karakteristike te Myzeqese dhe Shpatit.
    Pikturat e Onufrit gjenden ne Berat, Shpat te Elbasanit, Greqi e Maqedoni. Afresket, ikonat e permasave te medha si Pantokratori dhe Shen Meria, dhe ato ne miniature dallohen per depertimin ne boten e brendshme te figurave.
    Onufri eshte nje mjeshter i ngjyrave. Parapelqen kontrastin e forte te ngjyrave dhe gradacionin e bute, tonal; te kuqen e flakeruar (te vecante e te paimitueshme); vjollcen, te gjelbren, te arten, vezulluesen; parapelqen ornamentin bimor, por fut aty ketu dhe ate gjeometrik te lashte. Onufri ze nje vend te vecant ne kulturen shqiptare dhe ballkanike.

    Ikone ne Katedralen e Beratit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3

    DAVID SELENICA

    David Selenica, piktor dhe ikonograf. Me 1715 ka pikturuar afreske ne kishen e Virgjereshes, Kukuzelica (Manastiri I Laures se Madhe, Mali I Athos, Greqi). Tematika e tyre perfshin skena nga apokalipsi. Gjithashtu, motivet e valleve te vashave jane te hershme; te pikturuara me ngjyra te bukura dhe me veshje te kohes. Me 1726, se bashku me dy ndihmesit e tij, Konstandinin dhe Kriston, ka pikturuar me afreske kishen e Shen Kollit, Voskopoje. Me 1727, ka pikturuar ne kishen e Shen Prodhromit te Apozarise (afer Kosturit, Greqi). Atij i atribohen edhe disa piktura ne kishat e Voskopojes.
    Selenica perfaqson ne shek XVIII, shkelqimin e fundit te piktures pas-bizantine te Shqiperise dhe Ballkanit. Duke ndjekur ne permbajtje, traditen paleologe Selenica futi element te etnografise kombetare, ndersa ne forme ka ndikime te Barokut perendimor.

    Hedhesi i fares
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    shigjeta
    mund te lutem te me thuash nga ku e ke marr kte informacionin. kam nje klase te artit mesjetar dhe kur po diskutonim artin Bizantin te cilit i perkasin iconat desha te sjell ca shembuj te ikonografise shqiptare po nuk arrita te gjej informacion ne ate kohe. tani me ka rene ne dor nje liber ARNAVUD nga Shyqyri Nimani mbi artistat shqiptar ne perandorine osmane po pak ne mos hic info mbi artin bizantin shqiptar.
    pershendetje
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Katana,

    nuk di sa ke access ne Shqiperi apo Itali, por te rekomandoj qe nga Shqiperia te gjesh nje liber te Theofan Popas mbi Artin Mesjetar ne Shqiperi, liber i botuar mos gaboj nga Prof. Popa ne vitet '60. Plus kete vit ka dal nje version ne shqip/anglisht, i librit te botuar ne Itali mbi ikonat ("Percorsi del Sacro. Icone dai musei albanesi. XIV-XIX secolo", botuar nga Shtepia Botuese Electa). Libri ne fjale (versioni shqip/anglisht) eshte i botuar ne Greqi.

  6. #6

    KONSTANDIN SHPATARAKU

    Kostandin Shpataraku piktor kishtar i shek XVIII. Ne mbishkrimet e disa ikonave gjendet emri i tij dhe mbiemri Shpataraku. Mendohet te kete qene nga ndonje fshat i krahines se Shpatit te Elbasanit. Emri i tij, gjendet edhe ne nje kodik te kishes se Shen Kollit ne Elbasan me date 31 Maj 1759. Shpataraku ka bere afreske edhe ne kishen e Manastirit te Shen Marines, ne rrethin e Pogradecit.
    Ikonat e tij me te hereshme kane daten 1736. Ka bere shume ikona ne kishen e Manastirit te Ardenices (Fier), te Cikalleshit (afer Kavajes), te Shen Pjetrit (Vithkuq), te Shen Prokopit (Verdove, Pogradec). Nder me te njohurat eshte ikona me titull “Shen Gjon Vladimiri”. Figura qendrore e Vladimirit rrethohet me dymbedhjete skena, midis tyre paraqitet figura e Karl Topise, ne sfondin e kishes.

    Ikone ne kishen e Verdoves, Pogradec
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Po postoj disa ikona qe ndodhen ne Muzeun Mesjetar ne Korce dhe komentet qe munda te gjej per to.

    E para eshte "Ringjallja e Llazarit" e pikturuar nga Onufri (shek. XVI)

    Me vepren e tij ky artist i shekullit te 16-te sintetizon dhe bashkon bindje te ndryshme nen nje besim te vetem. Jo tipike per figuren e imazheve te shenjta, ai tenton te humanizoje personazhet duke sjelle midis te tjerash ndryshime ne perbejen tradicionale.
    Ne fakt nje Shen Meri ne nje pikture te tij e mban femijen ne krah te djathte kurse ne ikonografine tradicionale femija mbahet ne krah te majte.
    Ai i pikturon engjujt duke ecur e duke veshtruar drejt njerezve e jo drejt qiellit.
    Gra orientale kujdesen per Jezusin.
    Tavolina e Darkes se Fundit eshte e rrumbullaket, jo drejtkendeshe... etj.

    Dhe s'mund te mos permend nje nga karakteristikat e tij dalluese: ngjyra e kuqe e ikonave te tij qe eshte absolutisht origjinale, dhe njihet kudo si 'e kuqja e Onufrit'

    Mbaj mend pak vaket se edhe ne Greqi ka riprodhime te shumta te kesaj ikone te famshme te Onufrit, qe perfaqeson ringjalljen e Shen Llazarit me nderhyrjen e Krishtit para se ai te kryqezohej.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Shen Kostandini dhe Shen Elena

    Onufri, shek XVI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Re: KONSTANDIN SHPATARAKU

    Postuar mė parė nga shigjeta
    Kostandin Shpataraku piktor kishtar i shek XVIII. Ne mbishkrimet e disa ikonave gjendet emri i tij dhe mbiemri Shpataraku.

    .................................................. ..................................

    Nder me te njohurat eshte ikona me titull “Shen Gjon Vladimiri”. Figura qendrore e Vladimirit rrethohet me dymbedhjete skena, midis tyre paraqitet figura e Karl Topise, ne sfondin e kishes.
    Shigjeta, ja edhe ikona per te cilen ti po beje fjale :)

    Shen Gjon Vladimiri
    nga Kostandin Shpataraku, 1739
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Shen Johan Pagezori

    mjeshter Kostandini, shek. XVII
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •