Miratohet qeveria e re palestineze
12 nėntor 2003, 18:22 UTC
Ligjvėnėsit palestinezė miratuan njė qeveri tė re qė zyrtarėt shpresojnė se do tė gjallėrojė bisedimet e bllokuara tė paqes me Izraelin.
Kėshilli legjislativ Palestinez miratoi sot me 46 vota nė favor dhe 13 kundėr kabinetin e propozuar nga kryeministri Ahmed Kureia. Votimi pason disa javė pasigurie lidhur me pėrbėrjen e qeverisė sė re dhe luftėn pėr pushtet midis zotit Kureia dhe Presidentit Jaser Arafat. Kriza e krijuar kishte zbehur pėrpjekjet pėr tė rigjallėruar procesin e paqes.
Para votimit tė sotėm, zoti Kureia u tha ligjvėnėsve se ai ėshtė i vendosur tė ndalė dhunėn dhe bėri thirrje pėr njė armėpushim tė plotė me Izraelin.
Zoti Arafat tha nga ana e tij se izraelitėt kanė tė drejtė tė jetojnė tė sigurtė pėrkrah njė shteti tė ardhshėm palestinez. Ai bėri thirrje pėr ti dhėnė fund dhunės nė rajon.
Disa ligjvėnės palestinezė dhe izraelitė nuk janė tė kėnaqur me pėrbėrjen e qeverisė sė re pėr shkak se nė tė ka shumė anėtarė nga kabineti i mėparshėm dhe presidenti Arafat do tė vazhdojė tė ketė nėn kontroll forcat e sigurimit. Zoti Kureia kishte kėrkuar tė kishte kontroll mbi kėto forcat e sigurimit, por hoqi dorė nga kjo kėrkesė pėr ti dhėnė fund krizės politike.
Zyrtarėt izraelitė thanė se janė tė pakėnaqur nga fakti qė zoti Arafat vazhdon tė qendrojė nė pushtet, por janė tė gatshėm ti japin shansin qeverisė sė zotit Kureia.
Izraeli ka nė plan ti japė zotit Kureia njė periudhė kohore, gjatė sė cilit pritet qė ai tė ndalė sulmet nga grupet e armatosura palestineze. Gjatė kėsaj periudhe, Izraeli thotė se do ti pakėsojė operacionet ushtarake nė Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazės.
Krijoni Kontakt