Postuar më parë nga Zëri
1- A ESHTE EDUSHKA NIPI I SPIRO KOLEKES ?
Postuar më parë nga Zëri
1- A ESHTE EDUSHKA NIPI I SPIRO KOLEKES ?
... po të gërmojmë thellë thellë, ti na del stërnipi i Karaxhiçit or lum miku... bye K..!Postuar më parë nga AAAA
MOS U MUNDO TE ME SHESISH DAJKOT E TU, SHOKU SHU!Postuar më parë nga Humdinger
ok mor dobroVIÇ... Karaxhiç... bye K..!Postuar më parë nga AAAA
Postuar më parë nga Humdinger
ME NE FUNDE ! SPECJE E RRALL JENI SHOKU SHU!!!!
ska krize ne PS..
ajo eshte nje mashine e persosur e se keqes dhe edvinin e kan studiuar mire pa e vune aty.. shef te te gjitha gjirizeve sekrete e legale qe e perbejne kte perbindesh.. me nick "Parti socialiste"..
kriza eshte ne popull..
akoma ka shume shqiptare.. qe i japin vote kesaj monstre.. qe pjell tragjedi per shqiptaret tash 60 e kusur vjet..
3 korriku eshte dit historike sepse preu disa nga ganxhat e panumerta te kesaj monstre.. por kjo nuk mjafton..
frika nga nje 3 korrik i dyte i ka mobilizuar kanibalet..dhe kur ata mobilizohen.. shqiperise i vijne dit te zeza..
i lexova me kuriozitet pothuajse te gjitha shkrimet e kesaj teme.
shkrimet e lexueses i bien gozhdes ne koke (thone ketej nga jetoj une ......)
dhe hop ngrihen delet e buta dhe bejne gam gam per dicka qe eshte pothuajse e vertete ..........
qysh nga koha kur ata qe nuk njhinin bashkiakun e vertete brohorisnin dhe therrisnin ja kur erdhi njeri te na shpetoje nga kjo gjendje dhe deri tani ku zgjedhjet per bashkine e tiranes jane ne prag ka kaluar shume kohe...dhe ajo qe vura re, kur isha per here te fundit per pushime, ishte fakti se ky entuziasem ishte shuar ploteisht vetem zhgenjim dhe gjendje te pa shprese shihje kudo ne cdo cep te tiranes bile dhe ne ato lokale qe gjasme jane shume me te bukur se ne perendim........
tirana ne vere ishte plot me pluhur, plera dhe paturpesi..... duke filluar qysh nga lypsi i rruges e deri tek zyrtaret qe rrinin ne zyra shume me moderne dhe nuk benin asnje gje vecse shanin dhe ofendonin edhe tallleshin me thenie shume banale sidomos me "rrefugjatet" qe kishin halle dhe perpiqeshin te mbaronin pune me ato pak dite qe kishin ardhur per pushime
por ajo konstatova ishte e verteta mbi ramen te gjithi e dinin tashme se kush ishte kryebashiaku i tiranes ........jo vetem dalje ne televizore dhe cmimet e huaja po dhe zoti vete nuk fsheh dot kriebashkiakut tone fytyren e vertete ........
sa per lidhjet qe ai ka jane mese te verteta .....kete here ja hodhi ....se me leket e vjedhura qe kishte arriti te bleje postin e krietarit te ps ........dhe keshtu ka pak imunitet ....por vije koha kur ky do te ngelet i vetem ne mes te bajgajve qe ai i ka pergatitur vete
populli i thjeshte i tiranes nuk i harron ato qe ai ka ere ai me zagaret me kallaca duke i kercenuar deri me vdekje ...........
nuk do te me cudise aspak fakti se nje dite te bukur ta terin si jfk .....
Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 03-01-2007 më 10:15
Shekulli, 06-01-2007
Si e sheh një gazetë e njohur zvicerane Tiranën
Martin Woker, Tiranë
Neue Zürcher Zeitung": Reportazh nga Shqipëria: "Tirana përqafon Dajtin"
Si e sheh një gazetë e njohur zvicerane Tiranën
Dinamika e nisur pas ndërrimit të sistemit në Shqipëri është vështirë për t'u kontrolluar. Grindjet e vazhdueshme politike pengojnë integrimin në BE. Njëkohësisht në vend po krijohet një vetëdije demokratike dhe Tirana po lulëzon si metropol krenar.
Pa marrë parasysh sa i vogël është ai, një qytet i vërtetë e ka kodrën e vetë. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, nuk paraqet ndonjë përjashtim. Kodra quhet Dajti, është 1612 metra e lartë dhe kufizon horizontin lindor të metropolit që numëron rreth 800 mijë banorë. Pas ndërrimit të sistemit para 15 vitesh dhe rënies së përgjithshme të shkaktuar pastaj, kodra humb i rëndësinë si vend për shëtitje. Rruga që shpinte atje ishte me gropa, ndërsa sanatoriumet e ndërtuara në lartësi të freskët në malin e rrallë u shkatërruan dalëngadalë. Që nga viti i kaluar një teleferik modern, përmes plantacioneve me ullinj dhe shkëmbinjve të çarë të çon lart te Dajti. Tiranasit tani e kanë sërish kodrën e tyre, dhe qyteti është pasuruar me një atraksion më shumë.
Perceptimi i njëanshëmPër bashkëpasagjerët tanë në teleferikun me pamje panorame ky lloj transporti, me sa duket, është një risi. Por, duket që ata nuk kanë frikë. Të gjithë shëtitësit e tjerë në këtë ditë vjeshtore me diell sillen ashtu thua se udhëtimi me "Sky Train" për në Dajt është gjëja më normale në botë, një kënaqësi e rëndomtë, të cilën etërit e organizojnë për familjet e tyre të vogla gjatë fundjavës. Një demonstrim i tillë i vetëkuptueshëm i sjelljes së patrazuar në kohë të lirë, është irrituese në një vend, i cili gjatë viteve të kaluara ka qenë i parapaguar për tituj negativ. Kontrabandë me njerëz, tregti me drogë dhe gjakmarrje kanë karakterizuar perceptimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Ekzotikja nga cepi më i prapambetur i Evropës mund të shitej mirë nëpër redaksi. Material tjetër, mendohej gjithandej, Shqipëria nuk ofronte.
Sa lehtë është të kundërshtohen këto paragjykime. Vitin e kaluar Shqipëria për herë të parë regjistroi më shumë se gjysmë milioni turistë. Shumë prej tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët gjatë verës shkojnë në det. Por, edhe një numër në rritje i evropianëve të tjerë e ka zbuluar Shqipërinë si destinacion, i cili premton më tepër se sa pushime aventuriere. Në veriun kodrinor është duke u ndërtuar një infrastrukturë e përshtatshme për vendin për turizëm alpin, ndërkohë në të gjithë vendin po rregullohen për turizëm ndërtimet e klasit të parë nga koha greke, romake dhe osmane. Rrjeti dikur katastrofal i rrugëve është përmirësuar dukshëm, bujtina të mira gjenden pothuaj çdokund dhe me kuzhinë Shqipëria e mposht qullin e zakonshëm ballkanik me kilometra. Po si qëndron puna me të ashtuquajturin "mentalitet krejt tjetër" të banorëve? Ai është vërtet ndryshe. Shqipëria - këtë ndoshta nuk e di askush - ka shoqatën më aktive dhe me më së shumti anëtarë për bujqësi biologjike në mbarë Ballkanin. Po ashtu Shqipëria në krahasimin e përgjithshëm evropianolindor ka lëvizjen më me ndikim për të drejtat civile.
Lëvizje civile me ndikim? Quhet Mjaft! Dhe historisë së saj trevjeçare të ekzistimit ajo dukshëm ka ndikuar në politikën e brendshme të Shqipërisë. Mosha mesatare e shumicës së aktivistëve të lëvizjes Mjaft, të cilët rrjedhin nga rrethet studentore, është 26 vjeçare. "Ju keni thyer heshtjen dhe zërin e qytetarëve e keni bërë institucionin më të guximshëm të Shqipërisë", ka thënë kryetari Alfred Moisiu në pranverë për këtë lëvizje. Ndër përkrahësit më prominentë të Mjaft janë shkrimtari më i njohur i Shqipërisë Ismail Kadare dhe disa nga ambasadorët më me ndikim të akredituar në Tiranë. Mjaft e sheh veten në radhë të parë si organizatë kritike ndaj qeverisë.
Me Berishën sërish i ka marrë frerët në dorë një populist i shkollës së vjetër. Kundërshtarët e tij e shohin atë si stalinist me gëzof demokratik. Punë e tij nuk është aftësia për kompromis politik. A do të ec vendi përpara nën drejtimin e tij? Diplomatët e huaj gjykojnë se aktualisht mbretëron një situatë pritjeje. Pothuaj askush nuk dëshiron që premtimet e shumta të qeverisë t'i marrë si vlerë të plotë nominale. Sulme të ashpra të Berishës kundër drejtësisë në përgjithësi dhe prokurorit të përgjithshëm në veçanti dominuan debatin tashmë disa javë. Nuk mund të flitet për një "sjellje evropiane", siç kërkohet nga BE. Pse politikanët e Shqipërisë nuk janë në gjendje të tejkalojnë këtë jokulturë politike?
A kuptohet kjo kërkesë sa e drejtë aq edhe abstrakte 15 vjet pas shkatërrimit të regjimit rigid komunist nga popullsia? Vështirë. Është fuqia e faktike, e cila karakterizon sjelljen e shqiptarëve dhe ndikon në ndryshim pozitiv. Ndërhyrjet radikale dhe urbanistike të Edi Ramës për zbukurimin e pamjes së qytetit mes banorëve të Tiranës e kanë zgjuar krenarinë dhe kanë krijuar një ndjenjë deri më tani të panjohur të ndjeshmërisë qytetare. Pronarë privatë të shtëpive qëmoti kanë marrë përsipër ngjyrosjen artistike të ndërtesave, që ishte iniciuar nga autoritetet e qytetit, dhe e kanë shndërruar Tiranën në kryeqytetin më larmë në Ballkan; dhe ndër më të pastrit. Me sa duket individët po fillojnë të ndjehen përgjegjës për tërësinë. "Oënership" e quajnë politikanët në Ballkan këtë proces që shpesh çalon, i cili në Shqipëri ec më mirë se gjetiu dhe banorëve të Tiranës u ka ndihmuar ta kenë sërish kodrën e tyre.
*Artikulli botohet në Shekulli me shkurtime. Martin Ëoker është korrespondent për Evropën Juglindore i gazetës zvicerane "Neue Zürcher Zeitung"
Ed Rama tani ndodhet ne nje dileme te madhe:
te zyrtarizohem apo te mos zyrtarizohem shkerdhatarist
Ne se vendos ne mnyre pozitive, varet nga bashkekryeshkerdhatarista qe ta pranojne me cilesine e bashkekryshkerdhataristit, apo dicka me poshte.
Pastaj do te kujtohet edhe shtangisti, se edhe atij ka mundesi ti pelqeje posti i kryshkerdhatarit.
Ka kandidate per bashkekryshkerdhatare.
Do te krijohet, me sa duket, biroja politike e komitetit central te shkerdhatareve.
Presioni detyron kryetarin e PS të pranojë marrëveshjen për zgjedhjet dhe t'i japë fund bllokimit të procesit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u tërhoq dje nga kërkesat absurde që synonin pengimin e zgjedhësve në ushtrimin e të drejtës së tyre për votën, duke pranuar variantin e paraqitur nga ekspertët ndërkombëtarë për çështjen e çertifikatave. Kjo tërheqje e Ramës erdhi pas presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar dhe vetëm një ditë pas deklaratës së përbashkët që lëshuan kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryeministri Fatos Nano, përmes së cilës u angazhuan për amendimin e Kodit Zgjedhor, për mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve. Minuesi dhe bllokuesi i procesit, Edvin Rama, detyrohet të nënshkruajë, duke i dhënë kështu fund planeve të tij për të sabotuar procesin zgjedhor dhe për të mbajtur të gjithë vendin peng për shkak të frikës së tij nga humbja e pashmangshme në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Pas më shumë se 6 muaj zvarritjesh të procesit të reformës zgjedhore, i cili është konceptuar si një proces bipartizan ku të përfshihen të dy krahët e politikës, Rama u tërhoq vetëm nën presionin edhe të Grupit parlamentar të deputetëve socialistë, që i konsideruan si absurde pretekstet e Ramës për paraqitjen e dokumentave të noterizuar në vend të origjinaleve. Njeriu që shkeli dy marrëveshje politike të nënshkruara me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, pranoi të nënshkruajë marrëveshjen e mbrëmshme në rrethanat e imponuara nga lëvizjet edhe brenda PS-së dhe opozitës në përgjithësi. Duke konstatuar humbjen e plotë të mbështetjes në radhët e Grupit parlamentar të PS-së, Rama kuptoi se po i rrezikohej seriozisht posti i kryetarit të kësaj partie, post të cilin ai e fitoi me kosto të lartë financiare dhe politike. Deputetët socialistë e ndjenë veten të keqpërdorur, të shfrytëzuar për qëllimet personale të Ramës dhe ishin dëshmitarë të degradimit të përditshëm politik të PS-së, me kërkesat absurde dhe jashtë çdo logjike njerëzore që shpikte kryetari i tyre. Qëndrimet e Ramës, që ishin më të denja për fëmijët e kopshteve, e sfilitën jashtë mase Grupin parlamentar të PS-së, ndërkohë që zhvlerësuan maksimalisht dinjitetin e deputetëve socialistë në opinionin publik. Hipokrizia e Ramës kaloi çdo kufi të pranueshëm njerëzor, saqë në mëngjes ai shfaqej para ndërkombëtarëve si personazhi më bashkëpunues, ndërsa sapo kthente shpinën, bllokonte çdo lloj dialogu, duke parashtruar kërkesa të parealizueshme. Pjesa e përgjegjshme e deputetëve të opozitës i kuptoi dhe i lexoi me korrektësi mesazhet e vazhdueshme që vinin çdo ditë nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, që paralajmëronin se qëndrime të tilla të opozitës dëmtojnë procesin e integrimit të vendit. Kjo pjesë e opozitës u angazhua në përpjekje serioze për të bindur pjesën tjetër të opozitës, anarkiste, antiintegruese dhe që punonte vetëm për interesat personale, se qëndrime të tilla jo vetëm që nuk i shërbejnë vendit, por as vetë atyre autorëve të tyre. Në këto kushte, Ramës iu desh që t`i kërcënohej posti i kreut të PS-së, që t`u rikthehej qëndrimeve normale politike që duhet të mbajë një forcë politike në një shtet demokratik. Pavarësisht tolerancës, angazhimit dhe maturisë maksimale që demonstroi mazhoranca pas çdo hapi absurd që ndërmerrte Rama, duke filluar që nga bllokimi i Komisionit të Reformës, tek shtyrja e zgjedhjeve deri në një afat të papërcaktuar apo pas plotësimit të të gjitha kërkesave të logjikshme të opozitës, Rama nuk hoqi dorë nga qëndrimet e tij anarkiste, antiligjore dhe antikombëtare. Ndonëse u mundua të bindë veten dhe ndjekësit fanatikë përreth tij me sondazhe të trilluara se PS rezulton fituese nën drejtimin e tij, Rama është i vetëdijshëm se humbja e tij në Tiranë do të shënojë fundin e karrierës së tij politike, karrierë e ngritur jo mbi meritat apo sukseset e tij politike, por pazaret dhe abuzimet me sheshet e ndërtimit për blerjen e pozitave politike në partinë kryesore të opozitës. Duke qenë i paaftë për t'u ricikluar sërish dhe për të zënë pozicionin që ka aktualisht në politikë, Rama po kacavirret pas këtij posti që i kushtoi shtrenjtë rreth një vit më parë. Kjo ishte arsyeja që e shtyu kryetarin e PS-së që t'i përçudnojë në mënyrën më poshtëruese deputetët e Grupit të tij parlamentar dhe të shfaqet herë pas here me propozime sa absurde, aq edhe qesharake.
Krijoni Kontakt