Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    Shkenca dhe feja ,a pajtohen me njëra- tjetrën?

    Ndonjehere mendohet se feja dhe shkenca jane armike te betuara te njera-tjetres. Per disa ato jane vetem ne nje lufte te vazhdueshme,lufte kjo e permasave te tilla ku duket se njera do te triumfoje kur te vdese tjetra.

    Ne njeren ane qendrojne disa shkencetare,si kimisti Piter Atkins, te cilet mendojne se pajtimi i fese me shkencen eshte i pamundur. Atkinsi thote se te besosh ''qe Perendia eshte shpjegimi per ekzistencen (e dickaje ,aq me pak te gjithckaje)eshte e perbuzshme nga ana intelektuale''.

    Ne anen tjeter qendrojne njerezit fetare qe fajesojne shkencen per rrenimin e besimit te feja.Keta individe besojne se shkenca, me menyren se si zbatohet sot, eshte nje mashtrim;faktet e saj mund te jene te verteta,por keqinterpretimi i ketyre fakteve i minon bindjet e besimtareve.Per shembull ,biologu William Provain thote se darvinizmi nuk nenkupton ''themelin baze te etikes;as se cila eshte ne thelb domethenia e jetes''.

    Megjthate ,deri ne nje fare mase konflikti eshte zhvilluar per shkak te pohimeve te rreme ose te pavertetuara te bera nga te dyja palet.Udheheqesit fetare kane mesuar per shekuj me radhe legjenda te trilluara dhe dogma te gabuara, qe bien ndesh me zbulimet shkencore te kohes se sotme dhe qe nuk bazohen te shkrimet e frymezuara. Per shembull, kisha katolike e Romes e denoi Galileon per shkak te perfundimit te sakte qe nxorri se toka rrotullohet rreth diellit.Pikepamja e Galileos nuk ishte aspak kunder Bibles , por ishte kunder asaj qe mesonte kisha ne ate kohe.
    Nga ana tjeter , shkencetaret ngarkohen me faj kur e mesojne si FAKT teorine e pavertetuar se jeta eoluoi nga materia e pajete, pa nderhyrjen e Perendise.Ata tallen me besimin fetar duke e quajtur joshkencor.

    Pra , a mund te pajtohet shkenca me fene?.
    Pergjigja eshte PO, ne fakt ,shkenca e vertetuar dhe feja e vertete e plotesojne dhe nuk e kundershtojne njera-tjetren.

    awake! June 2002



    ''Shkenca pa fene eshte e gjymtuar,feja pa shkencen eshte e verber''
    -Albert Ajnshtajn.

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Shkenca eshte embrioni i predikimit fetar.
    Feja eshte fanatike ndaj te rejave te shkences. Kjo eshte e vetmja pike konfliktuale midis tyre. P.sh. feja nuk pajtohet me inseminimin artificial, ndonse eshte rezultativ. Feja nuk lejon t`i behet sfide deshirave te Perendise.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    shkenca me fene bashkohen aty ku bashkohet nje shkencetar me nje besimtar.
    A bashkohen keto dy te fundit?
    une them se po!
    Bashkohen!
    Duket se nuk eshtee nevojshme te dihet se ku pikerisht bashkohen. Per mua bashkohen. Dhe mjafton.Nuk mund te jesh as shkencetar po nuk e njohe se paku fene dhe qellimin e saj, te cilin edhe do ta kundershtosh me shkencen qe e njeh dhe me ate shtese te shkences tende qe i shton asaj te arrires. Ndersa nje besimtar ka menyrat e tij per ta mbrojtur fene edhe duke e vleresuar shkencen. PO qe se do ti quaja armiq te betuar do te thoja se shkenca dhe feja jane armiqt me te persosur, pra mendoj se e njohin krejt shume njera tjetren(...edhe feja ne kontekstin e detajuar mund te jete nje lloji shkence)
    Nese nje shkencetar ka 100% te sigurt nje bashkim me fetarin, besimaterin atehere edhe termat ne shkence -fe, mund te kene perqindje bashkimi .
    Kam shume mendime per kete teme, por ndjej se i kam te pasistemuara, ndoshta nga mungesa e akumulimit te domosdoshem. keshtu qe ne pergjithesimet e mija te rremujshme une besoj se ka nje pike takimi edhe per keto dy terma (fe dhe shkence) te shpallura si kundershtare.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    shtoj,
    kur kam thene me lart se feja eshtenje shkence ne vete, nukkisha parasysh besimtaret e thjeshte qe shkojne ne kishe dhe ke prifti, e kam patur ne nje kuptim me te thelle. Ne ate te marrurit me studime serioze mbi fene.
    shpresoj te mos ngjallen keqkuptime nga perpjekja ime per te dhene nje mendim.
    macia krejt miqesore me te dyja palet(te gjitha palet)!
    ppershendetje.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Shkenca eshte fakti......feja jo!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-05-2003
    Vendndodhja
    atje ku thirret ezani
    Postime
    1
    Une mendoj se shkenca eshte thjesht nje rryme e fese. Allahu(SWA) me meshiren dhe dashurine i dhuroi njeriut llogjiken e intelektin per te kerkuar me shume ne jete. Ne te njejten kohe nepermjet profeteve Allahu (SWA) ka dhene shume argumente e fakte per ti bindur krijesat e Tij qe shkenca eshte pjese e Fese. Fakte te tilla gjenden ne te disa libra hyjnore qe ende ekzistojne sic jane Torah. Bibla dhe Qu'ran.
    Ka 2 aspekte ne kete drejtim. I pari eshte se jo c'do njeri eshte ne gjendje ti kuptoj ato qe lexon dhe e dyta eshte se ne ato kohe qe Profetet (paqja e Allahut qofte mbi ta) ua kane percjelle mesazhin njerezve, njohurite ne shkence kane qene te kufizuara dhe nese atyre do u flitej ne detaje, nuk do te ishte e mundur per njerezit ti kuptonin ato. Si Myslyman une di qe ne Qu'ran ka me qindra fakte shkencore, madje edhe gjera qe shkencetaret i kane zbuluar vetem para pak kohesh dhe mundesite qe keto fakte jane prezantuar ne librat e tjere te Allahut ekzistojne.
    Se fundi do te thoja qe gjeja me e paqme per nje njeri eshte te njoh edhe shkencen edhe fene sepse sipas nje hadithi profeti Muhammad (SAS) ke thene:
    Njohuria e pajis mbajtesin e saj me aftesine per te dalluar te drejten nga gabimi, dhe ndricon rrugen per ne parajse.
    there is only in the remembrance of Allah where heart finds rest.

  7. #7
    i shplodhur
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Postuar më parë nga Shën Albani
    Shkenca eshte fakti......feja jo!

    Feja eshte fakti......shkenca jo!

    Shkenca nuk eshte fakti, ajo merret me faktet dhe perpiqet te zbuloje, klasifikoje, parashikoje dhe te "manipuloje" me faktet.
    Fakti eshte objekti ne vetevete ose lidhja, nderveprimi mes tyre, dukuria. Fakti eshte qenia (me qene) ndersa shkenca eshte perpjekja njerezore per te manipuluar kete qenie.


    Feja eshte fakti. Per aq sa feja burimin e ka tek Krijuesi qe eshte burimi i gjitckaje, burimi i qenies, atehere te dhenat qe na jep feja jane faktet e verteta, pjese te qenies.

    e gjitha nese flasim per fene ideale dhe shkencen ideale.

  8. #8
    Kureshtar Maska e DiamondRing
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Around the world
    Postime
    42
    E pse duhet te pajtohen dy rryma te ndryshme..Feja eshte hyjnore Shkenca eshte njerezore.
    Nese per te jetuar te duhet te zvarritesh atehere ngrihu dhe vdis...
    VOX POPULI VOX DEUS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22
    Thelbi i ndryshimit midis fese dhe shkences eshte nje dhe i vetem: Feja te meson si te jetosh dhe mbrosh jeten tende. Shkenca te meson se si eshte ndertuar bota perreth. Dhurata e fese per njeriun eshte paqia shpirterore dhe jeta e ameshuar, dhurata e shkences eshte dituria.

    Midis shkences dhe fese, qendron filozofia ne kerkim te identitetit te saj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Feja shpjegon domthenien frymore te gjerave qe na rrethojne..
    Shkenca shpjegon perberjen materiale te tyre..
    Te dyja bashke.. e te kombinuara drejt.. formojne kuptimin shpirteror te egzistences sone..
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Mrekullitë në Kuran!
    Nga Immaculate në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •