Ndahet nga jeta aktori korçar Minella Borova. Ai ndërroi jetë në Buenos Ajres, Argjentinë, ku edhe jetoi per disa vjet.

Minella Borova lindi në vitin më 22 shkurt 1947 në Korçë.

Emri:  69891.jpg

Shikime: 203

Madhësia:  24.4 KB

Kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Punoi ne teatrin “A.Z Cajupi” të Korçës, më pas si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Institutin e Lartë të Arteve dhe si specialist i teatrit në Ministrinë e Kulturës.

Në vitin 1993 emigroi per gati 15 vjet në Argjentinë, për t’u rikthyer serish ne vitin 2006, ku edhe nisi punë si specialist i teatrit në Qendrën Ndërkombetare e Kulturës “Pjeter Arbnori”.

Minella Borova u shqua me fort si aktor i planit satirik, por herë-herë edhe lirik e romantik. Në lojën e tij spikat një humor i çlirët, shije e hollë, një sjellje e shpenguar, njëherazi edhe elegante, ku ndihet synimi për të skicuar tipa e karaktere të ndryshëm.

Roli i parë është ai i Lirimit në dramën “Njollat e murrme” (1969) te Minush Jeros me regji te Mihal Luarasit, me të cilin fitoi edhe çmim si “Aktor i ri”. Ndër rolet më të realizuar të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, Martini te “Mosha e bardhë” e Dritero Agolli, Stenli Kor tek “Engjëjt e sketerrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahes, etj. Në vitin 2007 pas një ndërprejeje rreth 15 vjeçare, luajti rolin e protagonistit në dramën “Duke pritur Hënën” e Karlos Maria Alsina.

Minella Borova fitoi emër më fort si aktor i filmit, ku ka realizuar nje spektër të gjerë figurash të ndryshme si tek “Udhëtim në pranverë”, "Rrugë të bardha", “I treti”, “Pylli i lirisë”, “Rrethimi i vogël” dhe veçanërisht me rolin e oficerit fashist në filmin “Në fillim të verës".

Ai ka shkruar edhe mjaft artikuj kritikë per teatrin, sidomos në vitet 1980-1990.

(a.jole/BalkanWeb)