Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Betimi i Hipokratit, mund te duket si dicka simbolike qe cdo absolvent i nje fakulteti mjekesor duhet ta beje para se te filloje te praktikoje mjekesine, por esenca e ketij betimi fshihet mbrapa pergjegjesise ligjore qe merr mbi shpatulla mjeku. Vertet mua mund te mos me kercase shume per betimin qe do te bej ne emer te perendive greke, por perseri nuk mund ta shkel kete betim dhe te demtoj nje pacient qofte qellimisht qofte nga pazotesia ime, pasi per kete gje nuk me dergon rrufe nga qielli Asklepiosi por do me dergoje mbrapa hekurave ndonje avokat
    Prandaj ky betim eshte njelloj si firmosja e nje kontrate para nje noteri, qe me tregon detyrimet dhe pergjegjesite.

    Pershendetje, SS.

  2. #12
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Rregullat dhe pergjegjesite jane ne kodin e moralit (code of ethics). Cdo profesion, cdo spital, cdo shkolle mjekesie, cdo zyre e ka nje te tille por pa iu betuar Hipokratit.

    Une nuk do ta demtoja pacientin jo se kam frike burgun por sepse ashtu jam gatuar (mendoj sikur te jem une ne vendin e pacientit apo dhe ndonje nga anetaret e familjes sime) por gjithashtu kam frike Zotin. Cdo gje qe ky shpirt e ben me dashje do e paguaje nje dite (what goes around comes around).

    Nese dicka e bej nga pazotesia ose pandergjegje, lol!!! Me thuaj ti ne cfare profesioni ke njerez perfekte qe te pretendosh qe doktoret duhet te jene perfekte? Ne nga natyra, si njerez, nuk jemi perfekte sepse po te ishim do quheshim engjej dhe vendi yne s'do ishte ne toke

    perzemersisht,
    Miss Congeniality
    p.s. Ja nje kuriozitet dhe fakt per ty....Ne cilet muaj eshte numri me i madh i vdekjeve ne spitale ne USA? Korrik, Gusht, Shtator. Pse? Sepse ne qershor fillojne punen mjeket e sapodale nga bankat e shkolles. E kjo do te thote "Practice Makes Perfect."
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  3. #13
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Ok! Jam dakord me ty qe nuk ka njeri perfekt dhe natyrisht qe dhe mjeku nuk ka si te jete i tille. Por kur vjen puna per dicka te cilen e ke studiuar 6 vjet, per te cilen ke dhene prova qe e zoteron dhe kur vjen puna nuk e ke idene se si te veprosh kur te vjen rasti per ta vene ne praktike, kjo nuk eshte jopersosmeri, kjo eshte pazotesi. Dhe pazotesia me mjekesi ka cmim te shtrenjte si per pacientin ashtu eshe per mjekun. Me rrofte pastaj besimi tek zoti, etika apo ndergjegjja. Mjekesia nuk eshte agronomi qe ec mor varja se nje lule na u tha nuk behet nami, apo elektronike, emo varja ta shkaterrova televizorin do te paguaj demet dhe jemi ne rregull. Per sa kohe qe nuk mund ta ringjallim te vdekurin dhe te ribejme te gjitha demet qe mund te shkaktojme nga pakujdesia apo "jopersosmeria", eshte detyra e mjekut qe t'i parandaloje keto gjera.
    Besoj se e di qe ne US per nje diagnoze pneumonie te vertisin ne 1000 laboratore dhe doktore nga frika e nje diagnoze te gabuar. Nuk them se doktoret jane te pazote, por mundohen t'i shmangen komplikacioneve qe mund t'iu sjelle nje firme e hedhur aty ku nuk duhet. Nje te njohurin tim e vertiten 9 muaj per t'i thene ke kancer pankreasi, dhe edhe pasi e thane, diagnoza u shenua vetem ne certifikaten e vdekjes. Imagjino se cfare ideje krijoi familja per mjeket te cilet kane frike te te thone te verteten nga frika se mos gabojne dhe bredhin gjyqeve duke shkateruar reputacionin dhe karieren. Kjo eshte mjekesia komenciale por jo mjekesia e vertete qe ka si qellim permiresimin e gjendjes te pacientit.

    Pershendetje, SS.

  4. #14
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    S.S.
    Tani e kuptoj reagimin tend dhe s'te ve faj po nga ana tjeter, le te mos i ngaterrojme ca ceshtje:

    1) Te mos perziejme Zotin me pazoterine ne profesion. Une thjesht thashe qe besimi ne Zot eshte nje gje pozitive sepse e shtyn mjekun qe te beje ate qe eshte e drejte me pacientin (sigurisht, per ata qe besojne.)
    Pastaj, nje njeri qe eshte i pa-afte dhe rrezikon jeten e te tjereve, ate as Zoti nuk e pelqen. E po te kishte pak seder dhe ndergjegje ky njeri, ai do hiqte dore nga profesioni i tij sepse do e kuptonte qe ishte kthyer ne kriminel.

    2) Kur thua 6 vjet shkolle e bejne njeriun adapt, ke te drejte dhe s'ke.
    Ke te drejte nese eshte nje gabim trashanik qe nje njeri ne nivelin e tij s'duhet ta bente. Prandaj kur te mendosh qe do shkosh per medicine, ose te behesh i hajrit ose hic fare.

    Nuk ke te drejte sepse jeta e librave eshte krejt ndryshe nga jeta praktike. Shume gjera qe librat s'ti kane mesuar kurre, ti meson jeta. Dhe njeriu meson me shume nga gabimet fatkeqesisht. Po per mjekun ku do behen keto gabime? Tek pacienti. Kjo eshte aresyeja qe pasi graduohesh ne USA, duhet te besh 3,4,5, ose 6 vjet praktike nen mbikeqyrjen e doktoreve te vjeter para se te hapesh kliniken tende.

    Gjithashtu mos harro, nje student mund te jete i shkelqyer me mesime, po kur vjen puna ne praktike, s'di te lidhe dy fjale e aq me teper te diagnostikoje dicka. Keta doktore jane te mire per te dhene lektura ne shkolla mjekesie sepse jane mjeshter te librave. Dhe ndodh dhe e kunderta...ka nxenes qe s'jane mire me mesime, po ne praktike ndrisin

    Tani, ne lidhje me kushon tend....e para me vjen keq per kete fatkeqesi por desha te te them ca gjera ne lidhje me kete kancerin e tij.
    Nuk e di si ka qene situata sepse ti s'kishe dhene shume detaje, por ky kancer zakonisht eshte perhapur ne momentin e diagnostikimit. Dmth. zakonisht pacienti s'ka simptoma megjithese e ka kancerin dhe me pas kur i fillojne simptomat (ulje ne peshe, humbje oreksi, dhimbje stomaku qe i shkon ne kurriz, shpretka behet e madhe etj) atehere diagnostikohet....por ne kete faze eshte perhapur dhe s'behet dot gje. Prandaj s'i vihet shume faj mjekut.
    Por nese ka qene ankuar dhe e kane lene te bredhe posht e lart pa i bere as dhe nje test per enzimat e melcise, atehere me te vertete eshte neglizhence shabllone.

    Keta paciente e kane jeten shume te shkurter.....6-9 muaj nga shfaqja e kancerit. Vetem 10% arrijne te jetojne deri ne 5 vjet....por shummmmmeeeeeee rrallllllleeeeeeee mund te jetojne me shume. Prandaj shyqyr qe nuk vuajti gjate.
    Sherim nuk ka; e vetmja gje qe mund te besh po te kapet heret eshte terapi kimike qe ta zvogelosh kancerin se po s'u zvogelu s'ben dot operacion dhe pastaj mund ta heqesh pjesen e ndikuar te pankreasit. Po suksesi eshte i vogel.

    S'e di ne cfare shteti ishte ky kushoja yt, po mjeku gjithmone duhet t'i thote te verteten pacientit dhe pse kjo mund te jete e hidhur. Ketu po nuk ia the diagnozen dhe prognozen te hedhin ne gjygj. Pastaj, pse duhet t'ia fshihte mjeku diagnozen?

    Shendet,
    miss congeniality
    p.s. nese nje doktor te ben 100 teste per te te diagnostikuar, atehere dije se nuk e ka idene se cfare po ben dhe kjo quhet SHOTGUNNING
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  5. #15
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Te jap te drejte qe librat nuk te bejne mjek te vertete pasi ne praktike mund te jesh panxhar fare megjithese ne fjale mund te flasesh me ore te tera. Nje profesor i imi thote: Mjekesia nuk eshte si inxhinjeria, dua te behem inxhinjer dhe studioj matematike, fizike etj, dhe ne rregull. Mjeku eshte si puna e priftit, duhet te kete vokacion (thirrje) per te qene mjek. Jo cdo njeri mund te behet mjek sado vullnet te kete, ne rast se nuk eshte "i lindur" per te qene i tille. Intuita e mjekut nuk fitohet, ajo eshte e lindur. Pikerisht per kete arsye mjekut nuk i lejohen gabimet.

    Per mendimin tim mjekesia eshte si nje mur, kur mbaron shkollen, ne mur mungojne shume tulla qe gjate praktikes si mjek duhet ti plotesosh nje nga nje. Te rralle jane ata qe ndertojne nje mur te plote, por qellimi eshte te te mungojne sa me pak tulla


    Ndersa per muhabetin e atij te njohurit tim, nuk iu ve faj mjekeve qe nuk e shpetuan pasi kancerit, dhe aq me teper te pankreasit nuk ka cfare i ben mjeku, por e kam fjalen ne pazotesine per ta diagnostikuar pavaresisht se nuk do te kishte ndonje perfundim tjeter nga ai qe pati.

    Pershendetje, SS.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •