Vendosa ta hap kete teme mbi memorien sepse eshte shume interesante. Por nga ana tjeter, eshte pak si shume e nderlikuar. Megjithate, do mundohem te fokusohem ne anen klinike sepse mua me pelqejne me shume gjerat konkrete dhe shembujt te cilet mund ti lidh me jeten e perditeshme.
LLOJET E MEMORIES:
Retrograde Memory-->Memorje e vjeter
Anterograde Memor-->Memorje e re
Immediate Memory-->Memorie e menjehereshme. Zgjat vec 10 minuta. Psh, para se te futesh ne provim, lexon dicka dhe keshtu arrin te zgjidhesh nje pyetje qe te bien. Por me vone e harron informacionin.
Short Term Memory-->Memorje e shkurter. Zgjat 1 ore.
Long Term Memory-->Mund te zgjase pergjithmone. Eshte e depozituar ne te gjithe korteksin e trurit.
Procedural Memory-->Memorja qe merret me aftesine (skills)
Declarative Memory-->Eshte memoria qe merret me faktet dhe ngjarjet. Nuk egziston kur te dy Mammillary Bodies (pjese e hypothalamus) shkaterrohen.
Kjo quhet Anterograde Amnesia. Pacienti nuk mund te krijoje memorje te reja (Anterograde Memory) me fakte apo ngjarje nga jeta e perditeshme. Por, memorja e se kaluares (Retrograde Memory) eshte ok.
Rasti klasik eshte ky: I jep pacientit nje nga ato jig puzzles(se di ne shqip fjalen) dhe pacienti te betohet qe se ka pare kurre me pare kete loje. E le pak te loze me te dhe arrin ta zgjidhe. Diten tjeter, ia tregon te njejten loje dhe prape te betohet se nuk e ka pare kurre me pare. Pas pak kohe, arrin ta zgjidhe perseri. E gjithmone ka te njejtin muhabet sa here vjen tek ti.
Anterograde Amnesia shfaqet ne ata paciente qe kane mungese ne thyamine, nje nga aminoacided me te rendesishem per trupin e njeriut. Ky aminoacid mungon dhe ne PIJANECET sepse ata e konsumojne thiaminen per formimin e energjise (ATPse.) Pra, ata qe pijne shume, kane shkaterrim te mammillary bodies dhe hemorragji ne kete zone. Ketyre pacienteve u shkaktohet semundja e Wernecke-Korsakoff. Ata qe jane me pak te avancuar kane vec Wernecke (ecin me kembe hapur, kane levizje te pakontrolluar te syve); kurse ata qe jane me te avancuar kane dhe Korsakoff (confabulation=dmth, ngaqe nuk formojne dot njohuri te reja dhe u vjen zor per kete, genjejne se ku kane qene; se sa ore kane punuar etj .dmth, krijojne histori kot per ngjarje te koheve te fundit. Por ama inteligjencen e kane top
PAK ANATOMI para se te flas per depozitimin e memories:
Njeri nga sistemet me te rendesishem te trurit eshte Limbic System. Them se eshte I rendesishem sepse garanton vazhdimin e species sone (nepermjet maredhenieve seksuale) dhe egzistencen e njeriut (nepermjet violences). Me nje fjale, limbic system eshte I pergjegjshem per SEX, VIOLENCE, MEMORJE. E keqja e ketij sistemi (lol) eshte se ka shume pak kontroll nga qendrat me te larta te trurit (neocortex). Dmth, ben si tI thote koka dhe spyet per asnje lloj presidentiSic thote nje shprehje amerikane The neocortex sits astride the limbic system like a rider on a horse without reins. Neocortex qendron mbi sistemin limbic si nje kalores pa kapistren e kalit.
E faktikisht, te gjithe e kemi provuar sa e veshtire eshte ti kontrollojme ndjenjat pamvaresisht nga deshira jone per ti frenuar apo dhe mbytur ato .e sidomos kur bie ne dashuri. Po te pakten ia veme fajin ketij sistemit limbic.
Sistemi limbic ka forme C-je dhe shtrihet si shirit poshte corpus callosum dhe arrin deri ne temporal lobe (lobin temporal pjesa anesh kokes) dhe ketu njihet si parahippocampus. Hippocampus, ku ndodh konsolidimi i memories se gjate eshte pjese e parahippocampus.
Sistemi limbic ka 2 subsisteme kryesore:
1) Hippocampus per memorjen
2) Amygdala per emocionet (sex drive, violence etj)
MEMORIA dhe DEPOZITIMI i SAJ:
E zeme se mesojme nje mesim te ri. Ky informacion ne fillim depozitohet si Memorie e shkurter (Short term memory) perkohesisht ne Prefrontal Cortex (ne korteksin prefrontal i cili ndodhet ne pjesen e perpareshme te trurit.) Me pas, do te na duhet ta perserisim prape kete mesim ne menyre qe ta depozitojme pergjithmone. Gjate ketij procesi (Memorie e shkurter-->Memorie e gjate), informacioni duhet te shkoje patjeter nepermjet Papez Circuit (Qarku i Papezit). Dmth. informacioni kalon neper keto qendra te trurit:
Papez Circuit: Parahippocampus-->Hippocampus (te dyja pjese te temporal lobe)-->Mammillary bodies (pjese e hypothalamus)ąThalamus-->Internal Capsule-->Cingulate gyrus-->Parahippocampus.
Sic e shikoni, rrethi fillon ne parahippocampus dhe aty mbaron! Pra, per te depozituar njohurite dhe per ta therritur kete informacion kur te nevojitet, hippocampusi dhe keto strukturat e tjera jane shume te rendesishme. Nese dicka nuk shkon mire me te, atehere informacionin qe truri ka grumbulluar se perdor dot. Eshte si puna e nje thesari qe eshte ne nje ishull te izoluar dhe ti smund ta marresh kete pasuri sepse ske varke te shkosh atje.
Memoria e gjate eshte shume e nderlikuar. Ajo depozitohet ne te githe corteksin (ishullin ne shembullin e mesiperm) dhe mund te jete memorie fotografike, e degjuar (auditory), ka te beje me nje ere te caktuar (psh era e nje parfumi te se dashures) etj.
Kjo gje eshte e rendesishme per egzistencen tone sepse memoria e gjate na ben qe te jemi off guard ne ambjente te njohura dhe te jemi ne gatishmeri ne ambjente qe si njohim. Por si e shpjegoni ndjenjen e Déją Vu??? Hmm, ska pergjigje.
Shenim Klinik: SA I RENDESISHEM ESHTE HIPPOCAMPUS ????
Thame qe eshte i domosdoshem per formimin e memorjes se gjate (merr pjese ne Qarkun e Papezit). Keshtu qe shkaterrimi i nje nga 3 shtresave te tij, e me saktesisht, ajo shtrese qe permban neuronet CA 1, rezulton ne humbje te memories dhe ulje te intelektit te individit. Prandaj pacientet qe vuajne nga Alzheimers kane probleme serioze te memorjes dhe kane intelekt te ulet sepse ne keta paciente numri i neuroneve CA 1 eshte shume i ulet. Ndryshimet ne personalitet ndodhin pas humbjes se memories!!!
Gjithashtu keto neurone jane shume sensitive dhe shkaterrohen kur njeriu eshte i stresuar; dmth kur nivelet e hormonit ACTH jane shume te larta. Dhe kjo per shume nga ne studentet ndodh para nje provimi per te cilin skemi mesuar. Ne stresohemi sepse mundohemi qe te lexojme materialin e nje muaji per 2-3 dite. Po me stresin rritet ACTH dhe kjo shkaterron neuronet CA 1. Keshtu qe ne nuk mesojme zilch. Ndoshta per momentin; por sa te mbarojme provimin, shumicen e informacionit e flush down the toilet. Pra, sa me te stresuar, aq me shume i shkaterrojme keto neurone, dhe aq me pak mbajme mend.
Gjithashtu, neuronet CA 1 jane pjesa me sensitive ne tru ndaj mungeses se oksigjenit.
Ju ka ndodhur ndonjehere qe te keni kaluar nje ngjarje te hidheruar ne jeten tuaj dhe tani nuk e mbani me mend? Cdo gje me trurin ok; por ne vete i supresojme mendimet tona dhe s'duam ti kujtojme sepse po t'i kujtojme do lendohemi shume. Ky s'eshte problem pathologjik por problem i sjelljes sone dhe quhet Repression. Thjesht, ti harron se ke harruar!
RENDESIA E GJUMIT NE DEPOZITIMIN E MEMORIES:
Nje shoqja ime me thoshte qe kishte gjetur nje menyre fantastike per te mesuar dhe se kishte rezultate shume te mira. Ajo studionte 3-4 ore dhe flinte. Dhe kete gje e bente vazhdimisht gjate te gjithe kohes.
Kjo me te vertete e ka pasur mire sepse gjumi REM (rapid eye movements=truri eshte i zgjuar por trupi eshte i paralizuar), ndihmon ne konsolidimin e memories se sapoformuar. Ne gjumin REM nivelet e Serotonin jane te larta.
Gjumi REM ta pastron trurin dhe e shkarkon gjendjen e ankthit.
Per kuriozitet, gjate gjumit REM ndodhin keto gjera:
1) enderrat e bukura/makthet
2) Nje ngritjen per deshire seksuale (njeriu zakonisht kur zgjohet ne mengjes, sapo ka dale nga faza e REM)
3) Levizje te syve
Kurse kercitja e dhembeve, urinimi, somnambulism, dhe zgjimi me tmerr nga gjumi ndodhin ne NREM.
Ok pra, mjaft me tani se kam shkruar me shume se nje carcaf![]()
Krijoni Kontakt