Arberoret kryeministra te Greqise se RE
Kjo paraqitje biografike e kryeministrave te Greqise se re arberore ne kete dokument synon te ndricoje rolin historik qe luajten arberoret ne krijimin dhe qeverisjen e shtetit grek. Ka me shume kryeministra te Greqise ae ishin arberore por nuk ka te dhene te mmjaftueshme. Arberoret keta luftetetare trime dhe heronj te revolucionit te vitit 1821 jo vetem qe luftuan me arme ne dore per pavaresine e Greqise por ishin kryetaret e pare te shtetit te ri grek qe e cuann Greqine drejt ndertimit te jetes evropjane.
Ne vitin 1850 kur arberori Andoni Kryeziu ishte kryeminister e shpalli kishin Autoqefale greke duke e shkeputur ppergjithmmone nga vartesia e Fannarit te Stambollit.
Kur aberori Dimiter Vulgari ishte kryeminister i Greqise u be e mundur bashkimi i shtate ishujve me Greqine. Gjate kohes qe Tedor pangallo ishte President i Greqise me 1925 u arriten shume marreveshje ne fushen e politiikes dhe te kultures me Shqiperine.
Po ky President me 1926 do te deklaronte ne lidhjen e kombeve ne Gjeneve se Republika Greke njihte minorittetin shqipetar qe jetonte ne Greqi.
1-Gjergjio Kundrioti (1772-1858), lindi me 1772 ne ishullin e Hidres. I takon familjes se Kundrioteve qe dhane shume ne luften e 1821, Me vellain e tij Llazarin dhane 1.948.158 franga ari 4/5 pasurise se tyre per mbeshtetjen e Revolucionit. Kryetar Ekzekutivi nga 11/10/24 deri me 6/2/25 dhe kryetar i Komisionit drejtues me 1823, kryetar i mbledhjes se pare, se dyte dhe te trete se Pleqerise 1884-1847. Me 1844 kryeminister dhe minister i marines. Serish kryeminister me 1848 jep doreheqjen pas problemeve me mbretin Othon. Deputet i parlamentit dhe me pas kryetar i saj me 1856. Vdiq ne Hidra.
,
2-Andoni Kryeziu (1796-1865), Lindi ne Hider. Rrenjet e familjes Kryeziu gjenden ne fshatin arbersh Krieza te Eubese jugore. Qe ne fillim te luftes me 1821 duke luftura ne vije te pare dhe si dore e djathte e admiralit Miaulit.Me 1836 Minister i Marines dhe me vone kujdestar i obborrit te mbretit Othon dhe kryeminister nnga viti 1849-1854. Gjate kesaj kohe zgjidh problemin e madh kishtar te asaj kohe duke shpallur Kishen greke autoqefale me 1850. I pari nen/admiral i Marines u caktua me vone adjutant i mbretit Gjeorgji i Pare.
3-Dhimiter Vulgari (1801-1877), lind ne ishullin e Hidres, i biri i beut te Hidres Gjergjio Vulgarit. 17 vjec eshte anetar i Keshillit te Hidres me 1822 kryetar i perfaqesise se Hidres dhe drejtues i anijes luftarake ne ishull. Me 1826 eshte prokuror i Hidres dhe me 1848 minister i ekonomise. Ishte kryeminister nga viti 1855-1857, 1862-1864, 1868-1869, 1871-1872 dhe nga 1874-1875. Gjate kohes qe ishte kryeminister u be bashkimi i 7 ishujve me Greqine dhe mbbeshteti fuqishem kryengritjne e Kretes. Vdiq ne Athine.
4-Athanasio Miauli (1815-1867), lind ne Hidra me 1815 ishte djali i te lavdishmit Andrea Miauli. U rrit prane te jatit ne nje fregate lufte dhe mesoi shkrim e kendim nga Filip Joanu. Mbaroi fakultetin ushtarak te Mynihut ne Gjermani dhe sherbeu si oficer i Marines Greke. U be adjutant i mbretit Othon dhe minister i Marines me 1855. Kryeminister u zgjodh nga viti 1857-1867.
5-Dhimiter Qiriakos (1811-1869), lind ne ishullin e Specias. Familja Qiriako i dha shume revolucionit te 1821. Vellai i tij jani ishte admiral i flotes se ishullit te Specias dhe u vra ne luften e Misologjise. Beri studimet per drejtesi ne universitetin e Pisez dhe Parisit. 1835 Prokuror i gjygjit te shkalles se pare ne 1840 eshte i plotefuqishem i ishullit te Specias. Ishte redaktor kryesor i Kushtetutes se vitit 1843 dhe 1851 profesor i te Drejtes Kushtetuese. Ishte minister i fese dhe arsimit dhe nga 18/3/63-29/4/63 kryeminister. Ishte autor i shume librave historike me permbajtje juridike. Vdiq ne Itali.
6-Emanuil Repili ( 1863-1924), lindi ne Kranidhi stuudoi drejtesine dhe ishte gazetar. Dhe kryeredaktor i revistes Akropol. Minister i Jashtem me 1910 dhe 1913 ne krah te kryeministrit Venizeljos. Mori administrimin e pergjitheshem dhe organizimin e Greqise se Veriut. Me 1925 minister i ekonomise dhe 1916 minister i puneve te jashtme dhe n/kryetar i qeverise. Beri te mundur votimin e ligjit per Bashkite dhe Komunat qe paraqiste sistemin e drejtimit te bashkive dhe komunnave. Kryeminister per shate dite nga 21/8/1917 – 28/8/1917 dhe nga 19/10/17 – 3/1/18. Vdiq ne Kranidhi.
7-Pavlo Kundrioti (1855-1935), lindi ne Hidra, nipi i pavllo Kundriotit dhe ishte oficer karriere ne marine. Adjutant i mbretit Gjeorgjio te pare dhe me 1912 komandat i flotes se Egjeut dhe ne vazhdim nen/admiral. Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Sarnothraqis, Psara, Mitilini dhe mundi floten turke ne dhjetor te 1912. 1917 minister i marines.1920 eshte mekembes i mbretit dhe me 1923 President i Greqise deri me 1926. Me 1929 rizgjidhet president i Greqiese dhe ne fund te vitit 1929 shendeti e detyron te jape doreheqje.
8-Teodor Pangalo (1878-1952) lindi ne Salamine, mbaron shkollen e kadeteve dhe me pas akademine e luftes se Parisit. Me 1909 ne shtepine e tij mbahet mbledhja e oficereve jomadhore qe perbenin berthamen e “lidhjes se Ushtarakeve” qe kryen me vone revolucionin e 1909. Kryetar shtabi te pergjitheshem te ushtrise me 1922 ishte kryetar komisionim per katastrofen ne Azine e Vogel. “Megali cathastrapie” Minsiter i ushtarakeve ne qeveriine e Gonates dhe kryegjeneral i armates se Evros. Me 1925 me ushtrine e tijj permbysi qeverine dhe u be kryeminister pasi mori votbesim nga parlemmenti. 18/04/26 - 21/8/26 ishte President i Republikes greke. Vdiq ne Athine.
9-Aleksander Koriziu(1885-1941), lindi ne Poro, studoi drejtesine dhe me 1903 u emerua ne Banken Kombetare Greke. Drejtor i saj me 1921 deri me 1928. me 1929 krijoi banken buqesore duke qene drejtor i saj. Minister i Komunikacionit me 1936 dhe me 1939 drejtor i Bankes Kombetare. Pas vdekjes se kryeministrit Metaksa behet kryeminister me 19/1/1941 deri me 18/4/41, dhe mbas nje mbledhje te rende te keshillit te ministrave kthehet ne shtepi dhe vret veten.
10-Petro Vulgari (1884-1957), lind ne Hider ishte oficer i Marines Greke ne luftart ballkanike dhe mik i ngushte i Pavllo Kundriotit, Gjate viteve 1925-1926 kryemandant i pergjitheshem i aviacionit te marines, komandat i nendetesve dhe atashe ushtarak ne Turqi. Minister i avacionit ne Qeverine e Lindjes se Mesme dhe nga prilli i 45 deri me tetor te po ketij viti ishte kryeminister. Vdiq ne Athine ne 1957.
11-Aleksander Diomid Qiriako (1874-1951), lindi ne Athine. Ishte nipi i Diomond Qiriakos dhe im biri i Nikoll Qiriakos. Studjoi juriprudence dhe ekonomi ne Univesritetin e Vajmarit dhe te Parisit dhe pedagog ne universitet te Berlinit. Me 1905 rektor ne Univeristetin e Athines ne fushen e te drejtes publike. 1910 deputet i partise libarale te djathte ne ishullin e Specias dhe me 1912 minister i Ekonomise. Me 1923 u be drejtor i Bankes Kombetare, me 1949 dhe 1950 ishte kryeminister i aleances qeveritare. La nje krijmtari te bolleshme. Vdiq me Athine.
12-Kico Xhavella (18001-1855), nese s’eshte me i rendesishmi i fisit Suljot te Xhavellajve eshte ai me i rendesihmi qe mori pjese ne revolucionin 1821. U rrit ne Korfuz ku ishin shperngulur suljotet pas pushtimit te Sulit nga Ali Pasha, dhe pas vdekjes se tij turqit nuk i lane te kthehen ne Sul por i shperngulen serish ne Korfuz. Merr pjese ne te gjitha betejat e krahines edhe bashkohet me Marko Bocarin. 1835 Mbreti Othron e beri n/gjeneral dhe mbikqyres i pergjitheshem i ushtrise. Ishte prokuror, kryegjeneral minister i mbrojtjes me 1844. Gjate viteve 1847-1848 ishte kryeminister. Vidq ne Mesologji.
Krijoni Kontakt