Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    prishtina
    Postime
    7
    Teme shum interesant.
    Unė mendoj se jo vetem qe jan prindrit tan e pa tjeter duhet me i dash po fakt eshte, se e kemi obligim me u kujdes edhe ashtu e kemi borgji.
    Po tani te kthehemi te ana tjeter,te prindrit e bashkshortit ose bashkshortes,a duhet respekteur po secil nga ne do te thoshte
    keshtu.Po a thua si, vjerrit si ju thom ne,nuk e done nusen e djalit sikur djalin as une nuk them njisoj por me jo urrejt pse nuk eshte e tyre e tani urrejta ku shkon. a vlen respekti.
    e nderuar

  2. #22
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    O Ihti, e kane mire punen djemte, se ua pastron mami rrobat e carcafet ... ua ndjejne mungesen prinderve kur ikin. Ne vajzat, sa bejme 12 vjec, na vejne te gatuajme/pastrojme vete. Per mua s'eshte shume ndo nje ndryshim i madh jetese te jetoj larg prinderve. Vete i laj rrobat, e per veten time gatuaj.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Ka lezet por ka dhe bezdi....sa jane prinderit e rinj e me mendje te shendoshe sigurisht qe ka lezet sepse te ndihmojne, por si i behet hallit kur plaken me shume e fillojne e rreshkasin nga trute? Aty eshte problemi. Po kur fillojne e fusin hundet ne cdo gje, dhe sado qe ti flasesh e ti keshillosh ata prape me ate te tyren. Ne kete pjese te jetes, e vlen te kujtosh shprehjen "plaku si femija", aty duhet te tregojme sa tolerante jemi, aty egoizmi duhet t'ia leje vendin tolerances.

  4. #24
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    pershendetje DI68 edhe une i bashkohem mendimit tende.
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e edi72
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane - Albania
    Postime
    190
    A di njeri se deri ne c'moshe duhet te vendosin prinderit per jeten e femijve te tyre?Me shume kete pyetje e bej per ato qe po te jetojne larg prinderve mendojne se do permbyset bota.
    Ka shume prinder qe edhe pse femija i tyre arrin ne nje moshe madhore mundohen me cdo kusht t'ju imponojne mendimet e tyre edhe pse jane gabim.
    mos bej ate qe nuk don te bejne te tjeret tek ty.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Brezi yne u rrit me situcione dhe ngjarje ne te cilat prinderit tane nuk mund te na ndihmojne.
    Prinderit e mij nuk e njohin mergimin dhe si konseguence nuk mund te me keshillojne,nuk kane pervoje ne keto gjera.
    Sillu mire,bej mire,mos u perzi me budalleqe etj. jane gjera qe pak a shume ēdo prind i keshillon femijes se vet.
    Qe ne moshen 16 vjeē jetoj vetem dhe nuk do ta nderroja kurre me asgje pavarsine time.Nje mirenjohje e thelle dhe e padiskutueshem per prinderit,por jeten dua ta bej simbas menyres time..i personit qe jam.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Une mendoj se per sa kohe prinderit jane ne gjendje te cojne jeten e tyre normalisht pra jane te forte fizikisht, menderisht dhe financiarisht e nuk varen ne dore te askujt, e mira eshte qe gjithesecili te jetoje ne vehte, mundesisht afer, jo keshtu si jemi katandisur ne, prinderit ne Shqiperi dhe kalamojte neper cepat e botes. Kjo eshte torture. Por kur prindi nuk eshte ne gjendje te coje nje jete normale duke qene ne vehte.....atehere vjen momenti i veshtire. Duhet t'i leme ata vetem sepse ata tani jane bere "te bezdisur" dhe nuk na lene te zhvillojme jeten tone ashtu sic na pelqen apo sic e conim me pare kur ata nuk ishin rrotull? Kjo nuk me duket e drejte, ata tani kane nevoje per ne, dhe kur them nevoje, nuk e kam fjalen per para...paraja eshte njera ane e medaljes, por kane nevoje shpirterore.
    E mira eshte qe mos te analizojme vetem situaten tone, por edhe gjendjen e tyre. I moshuari ka frike se nuk e do me njeri, i moshuari ka frike se nuk eshte me i nevojshem per te tjeret, i moshuari ka frike nga vetmia. Keto jane gjera qe do ti vrasin pak nga pak prinderit tane nese do te lihen te jetojne ne vetmi.

  8. #28
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Femijet e vegjel i duan prinderit
    kur rriten pak i kundershtojne
    kur prinderit plaken , fillojne e i gjykojne
    kur si kane me , si dreqi i kerkojne ......... por eshte teper vone !

    Ashtu sic ka thene dhe Di68 me lart , prinderit na lane prapanicen , na rriten e na edukuan , na terhoqen veshin kur gabuam por kurre nuk na larguan ....... perkundrazi. Deri dje isha adoleshent. Jam zene me plakun tim me fort se c'mund te jete zene njeri deri me sot. Kisha shpine per bukuri e shkoja fleja ne " Qytet Studenti " se ikja nga shpija sa here qe zihesha me te. E ndjeja veten i rritur pra dhe cdo gje qe une beja ishte e drejte. Ato kishin gabim dhe nuk merrshin vesh fare kurse une i mencuri kisha perhere te drejte.

    Pa me pyet pak sot se di tamam te pergjigjem !

    Vetem nje gje di te them o vellezer. Ajo shpulla qe me ka dhene im Ate dje .... me duket gjeja me e embel ne bote sot ! Vetem prindi nuk te meson te keqen kurre ( qofte edhe me katili ). Vetem prindi nuk te hedh tutje edhe sikur e gjithe bota te te shaje e largoje. Vetem prindi do ngelet miku dhe mbeshtetja jote deri ne momentin e fundit. E pra prinderit tane tani jane plakur dhe ne mendojme e gjykojme ..A eshte mire te jetojme me to apo jo ?! .... PO PO PO them une. Nese do kisha mundesine te sigroja nje shtepi ngjitas me to ose ne nje pallat , do ishte ide fantastike se te pakten eleminoja ato grindjet e nuses me vjerren ( megjithese per kete Zot te madh e hedh nga kati i 10-te nese nuk me respekton plaken e plakun ..... nuk me duhet cafka ne shtepi nese nuk e ben kaq gje. Nuk them ta doje por te pakten ta respektoje ). Tashi i kam jo shume te vjeter por edhe per dy tre vjet kapin 60-tat te mite dhe fillon koha qe kane nevoje per pak kujdesje. Ishalla e ben Zoti mbare dhe kushtet nuk na privojne per ti arritur keto qellime.

    Zoti i ka dhene mundesi njeriut ti provoje te gjitha . Dje ishte femije , neser do behesh prind vete. Si te sillesh me prinderit e tu , ashtu do sillen edhe femijet me ty.
    A ka gje me te tmerrshme per ju o vellezer qe , ti kesh bere hyzmet femijes tend tere jeten tende ( dhe e keni parasysh vete se mesa vuajtje na kane rritur prinderit neve ) dhe kur vjen puna qe ti ke nevoje per te ....te kthen krahet. Te vjen te hash dhe.

    Pershendetje !

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Deus....me pelqen entuziasmi yt ....po te shohim a do te flasesh me te njejten gjuhe pas disa vitesh martese, kur ajo qe do te kesh marre nuk do te te duket cafke, por shume e embel, do te jete dhe mamaja e femijeve te tu....po c'te besh ti kur jot eme e yt ate te behen zevzeke e t'i bien ne qafe nuses tende? Atehere do te duket zgjuarsia dhe pjekuria e djalit si rregullator ne familje.

  10. #30
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Di68 !

    Nuk e kam idene se cfare moshe ke ti grupo dhe sa experience ke ne kete drejtim por dua te them vetem kaq .... Po te me njohesh pak fare , nuk do mi thoje keto gjera .
    Sic e permenda edhe me lart , do kerkoja nga bashkshortja qe thjesht ti respektonte mire prinderit e mi ( dhe kur them mire , nenkuptoj tamam menyren sesi e gjykoj une te miren ) dhe jo ti donte si te sajat se atehere thjesht do genjeja veten, une edhe ajo lol.

    Prinderit kur plaken normalisht qe kane huqet e tyre , por ketu qendron e bukura e gjithckaje : A je ti e une burre ti durojme dhe ti anashkalojme huqet e tyre ne te njejten menyre si ato duruan shume prapesi qe ne beme kur ishim te vegjel ? Ketu qendron tere sekreti plako.
    Nejse se nuk dua te behem si ai llufi te filmi Cekes " Nje baba me teper " qe bonte gjoja qe i fuste gruas dy kembet me nje kepuce por ato qe kam thene me siper .... i mbaj tere jeten se ne ate menyre jam brumosur.

    E pranoj ate qe thua se e kuptoj fare mire se ku do te dalesh por sic e thashe me lart .... nuk me njeh !

    Pershendetje !

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prindėrit dhe Fėmijėt
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Kėshilla Pėr Prindėrit
    Nga shefqeti11 nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  4. A kanė autoritet prindėrit e sotėm?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 15:50
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •