(Nga Standard)

Tė regjistrosh njė biznes nė Shqipėri, sigurisht qė tani ėshtė mė e lehtė. Por nisja e njė aktiviteti biznesi nuk ėshtė krejt i lehtė nė gjithė qytetet. Por nė Vlorė, nėse vendos pėr tė nisur njė biznes, sigurisht qė do ta kesh mė tė lehtė. Ky pėrfundim ka dalė nga raporti i Bankės Botėrore, i cili ėshtė publikuar dje nė Bitola (Manastir) nė Maqedoni. Raporti i Bankės Botėrore “Tė bėsh biznes nė vendet e Evropės Juglindore 2008″ qė pėrfshin 22 qytete tė rajonit dhe pėrqendrohet nė katėr kritere: fillimi i njė biznesi, marrja e licencės, regjistrimi i pasurisė dhe zbatimi i kontratave.

Brenda kėtyre katėr kritereve njė ndėr qytetet kryesore nė Shqipėri, Vlora ėshtė renditur ndėr tė parat pėr sa i pėrket kriterit pėr lehtėsitė e fillimit tė njė biznesi. Sipas raportit tė BB-sė, lehtėsia e tė bėrit biznes ndryshon shumė midis qyteteve tė Evropės Juglindore. Raporti “Tė bėsh biznes nė Evropėn Juglindore 2008 mbulon 22 qytete nė shtatė ekonomi: Shqipėri, Bosnjė dhe Hercegovinė, Kroaci, Kosovė, Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, Mal tė Zi dhe Serbi. Pėr herė tė parė, “Tė bėsh biznes” kalon pėrtej qyteteve mė tė populluara pėr tė krahasuar qytetet brenda sė njėjtės ekonomi dhe qyteteve tė rajonit.

Raporti thekson se pėrderisa disa ekonomi kanė arritur njė progres tė dukshėm nė pėrmirėsimin e klimės sė biznesit nė nivel kombėtar, Kroacia dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė renditen ndėr 10 vendet e para pėr sa u pėrket reformave nė nivel global vitin e kaluar, ka ende hapėsira ku mund tė zgjerohen reformat nė nivel lokal. “Ky raport paraqet tė dhėna nė nivel qyteti, tė cilat mund tė frymėzojnė reforma nė nivel kombėtar dhe lokal dhe tė fuqizojė reformat nė rajon”, - shprehet Jane Armitage, drejtoreshė nė Bankėn Botėrore.

Bitola (Manastiri) nė Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė ėshtė nė krye tė renditjes sė qyteteve tė vlerėsuara nga ky raport. “Ne jemi tė kėnaqur qė ky qytet ėshtė zbatuesi mė i mirė”, - shprehet Patricia Rader, drejtoreshė e Misionit tė Agjencisė Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) nė Shkup. “Reformat e biznesit kanė shumė rėndėsi pėr zhvillimin. Investitorėt kanė nevojė pėr siguri, qeverisje tė mirė dhe ligj kontraktual dhe rajoni ka nevojė pėr investime, me qėllim stimulimin e zhvillimit dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės”.

Raporti identifikon reforma, tė cilat mund t’i bėjnė qytetet mė konkurruese, duke zvogėluar shpenzimet dhe risqet e tė bėrit biznes. Kėto pėrfshijnė konsolidimin e lėshimit tė licencave tė ndėrtimit nėpėrmjet ngritjes sė “one-stop shop”, prezantimit tė regjistrave elektronikė tė bizneseve dhe pėrmirėsimin e menaxhimit tė rasteve nė gjykata. Qytetet mund tė mėsojnė pėr zgjidhjen e reformave nga eksperienca e qyteteve tė tjera nė vendin e tyre ose nė rajon. Nėse njė qytet do tė adoptonte tė gjitha praktikat mė tė mira qė zbatohen nė Evropėn Juglindore, ai do tė renditej nė vendin e nėntė midis 178 ekonomive tė studiuara nga “Tė bėsh biznes”, i krahasueshėm me renditjen e Irlandės dhe Kanadasė. Kjo nėnkupton adaptimin e praktikave mė tė mira nga Vlora, Shqipėri (pėr tė filluar njė biznes); Osijeku, Kroaci (pėr tė marrė lejen e ndėrtimit); Pljevlja, Mal i Zi (pėr tė regjistruar pasurinė); dhe Zrenjanini, Serbi (pėr tė zbatuar kontratat).

Raporti ėshtė realizuar nėn drejtimin e FIAS, njė shėrbim kėshillimor pėr klimėn e investimeve tė grupit tė Bankės Botėrore. Ky raport ėshtė realizuar me mbėshtetjen financiare te IFC-sė (Korporata Financiare Ndėrkombėtare), Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, dhe Sekretariatit tė Shtetit pėr Ēėshtjet Ekonomike, Zvicėr (SECO). Ajo bazohet nė pėrpjekjet e mė shumė se 224 juristėve, kontabilistėve, kontraktuesve, inxhinierėve, specialistėve tė pasurisė dhe zyrtarėve tė pushtetit qendror dhe lokal. Pėr mė shumė informacion ose pėr tė shkarkuar raportin, mund tė vizitoni http://www.doingbusiness.org/SEE