Nga Taraki tek Karzai. Kujtimet e njė ambasadori rus shumė afganas ...
Diktatorėt sovjetikė qė kanė shkatėrruar Afganistanin, ushtarėt sovjetikė me kokė tė prera gjatė pushtimit tė viteve tetėdhjetė, ikja e ngutshme nga Kabuli, takimet me Mullah Omarin, liderin me njė sy tė talebanėve, dhe lufta e fshehtė kundėr al Qaedas janė disa fragmente tė kujtimeve aventureske tė ambasadorit rus nė Kabul. Ish Leninist i bindur, specialist nė misione tė pamundura, Lawrence of Arabia i Moskės nė Afganistan nuk mund tė kish njė mbiemėr mė tė pėrshtatshėm: Kabulov. Me origjinė yzbeke, emri i tij ėshtė Zamir dhe prej njė ēerekshekulli merret vetėm me kėtė vend tė mallkuar nė udhėkryqin e Azisė. Nė Kabul ėshtė njė prej ambasadorėve mė ekspertė dhe u jep kėshilla tė gjithėve, sidomos kolegėve perėndimorė, gjithmonė me tė njėjtėn moto: "Disa gabime i kemi bėrė ne. E kotė t'i pėrsėrisim". Kostum blu, fizik prej aktori, buzėqeshjen gjithmonė gati, ambasadori na pret nė rezidencėn e tij tė ruajtur nga njėsi rambosh ruse, tė cilėt i kontrollojnė me mirėsjellje miqtė dhe u mbajnė celularėt nga frika se mos aktivizojnė ndonjė ngarkesė eksplozive tė radiokomanduar.
Pėrkthyesi i Brezhnjevit.
Sot pesėdhjetėvjeēar, Kabulov ka filluar tė punojė si pėrkthyes pėr Ministrinė e Jashtme tė Moskės nė vitet Shtatėdhjetė. Pagėzimi i tij me zjarrin nė Afganistan ka qenė grushti i shtetit komunist i vitit 1978. "Qenė kohėrat e Princit Mohammed Daud, i cili kish pėrmbysur monarkinė dhe synonte tė bėhej President i pėrjetshėm". Diplomati sjell ndėrmend misionin e tij tė parė nė Kabul. Prej disa muajsh komunistėt po pėrgatisnin grushtin e shtetit, tė ndihmuar nga Bashkimi Sovjetik. "Atė mėngjes kujtoj se kishim urdhėr tė ktheheshim nė Moskė dhe ambasadori ishte mjaft nervoz. Kėmbėnguli me pilotin, i cili duhej tė nxehte motorėt, nė mėnyrė qė tė nisej menjėherė. Kur u ngritėm, pamė nga dritarja e tij gjuajtėsit e parė afganas qė bombardonin aeroportin". Puēistėt sulmuan pallatin presidencial duke vrarė Daud dhe tė gjithė familjarėt e tij, pėrfshi gra e fėmijė. "Njė traditė e pėrgjakshme afganase: asnjėherė mos lėr armiq tė mundshėm prapa krahėve". Nė pushtet erdhi Mohammed Taraki, qė me tė hyrė nė pallatin e ish monarkut Zahir Shah, thirri: "Tani jam unė Mbreti". Kabulov i takoi detyra tė pėrkthente takimet midis Taraki e Leonid Brezhjnev, lider i Kremlinit. Pavarėsisht se sovjetikėt kishin stėrvitur me shpenzimet e tyre 15000 afganas, midis ushtarakėsh dhe civilėsh, situata nė kabul ishte e paqėndrueshme. Hafizullah Amin, rival i pėrjetshėm i Taraki, po pėrgatitej ta pėrmbyste. Amin mbante postin e Ministrit tė Jashtėm kur unė e takova pėr tė zgjidhur njė problem lidhur me kufijtė - kujton ambasadori - Amu Darya, lumi qė ndante Afganistanin nga ish Bashkimi Sovjetik, e ndryshonte shpesh rrjedhėn e tij pėr shkak tė prurjeve dhe, pėr pasojė, kufijtė mbesnin tė paqartė. Nė fund Amin u mėrzit dhe tha: "Le ta bėjmė si Stalini. Marrim njė kalem dhe heqim njė kufi nė hartė". Kabulov konfirmon se Brezhnjevi e informoi Tarakin pėr rrezikun e grushtit tė shtetit, por njeriu i Moskės u pėrgjigj: "Nuk mund tė jetė e vertetė, Amin ėshtė si djali im". Pak kohė mė pas, tre cuba tė policisė sekrete, nėn urdhėrat e Amin, e mbysin me njė jastėk Presidentin. "Hynė nė dhomėn e tij tė gjumit dhe Taraki, akoma i zgjuar, e kuptoi se nuk kish rrugėdalje. Pėrpara se tė vritej u dorėzoi masakruesve teserėn e partisė duke u kėrkuar qė t'i jepej Amin". Diktatori i ri i kuq, shumė mė mizor se paraardhėsi, donte ta ndryshonte me forcė strukurėn e shoqėrisė afganase. "Ishte njė lloj Pol Poti, por nuk pati kohė qė tė pėrgatiste genocidin e popullit tė tij siē ka ndodhur nė Kamboxhia". Ushtria e Kuqe pushtoi Afganistanin nė Krishtlindjen e vitit 1979, edhe pse qindra e ndoshta mijėra kėshilltarė dhe reparte speciale ndodheshin tashmė prej muajsh nė vend. "Vendimi u muar sepse Amin po masakronte vetė kuadrot e tij komunistė qė kishim pėrgatitur me aq mundim nė Bashkimin Sovjetik. Dosjet e shėrbimeve sekrete dhe tė ushtarakėve bindėn Brezhnjevin dhe Yuri Andropov (njeriu i fortė i Byrosė Politike, shėnimi im.), ndėrsa Andrei Gromiko (Ministėr i Jashtėm i Bashkimit Sovjetik, shėnimi im.) ishte mė dyshuesi". Pak pėrpara pushtimit, KGB-ja kėrkoi ta helmonte Amin nėpėrmjet kuzhinierit tė tij, por porcioni vdekjeprurės duhej ta dobėsonte dhe tė mos vepronte menjėherė, pėr tė shmangur qė tė dukej pastėr njė vrasje politike. "Vetė Amin nuk dyshonte aspak dhe kur filloi tė dridhej ishte i fortė dhe nuk vdiste. Nė fund ndėrhyri reparti Alpha (komandot sovjetikė nė shėrbim tė KGB-sė, shėnimi im.). Sulmuan pallatin presidencial dhe luftuan fuqishėm, duke humbur 11 vetė. Amin doli nga dhoma e gjumit me gjilpėrėn e serumit nė krah, duke qėlluar si i ēmendur me njė kallashnikov. U vra". Nė vitet e para tė pushtimit, Kabulov u dėrgua nė njė tjetėr front tė nxehtė, atė tė revolucionit khomeinist nė Iran. Nė vitin 1983 ajatollahėt e pėrzunė nga Teherani, sėbashku me diplomatė tė tjerė sovjetikė, si "person non grata". Nė Moskė u rilėshua nė dashurinė e parė dhe u ngarkua tė instruktojė Presidentin e ri afganas, Babrak Karmal, i sjellė nė Kabul nė bordin e njė avioni rus nė ditėt e para tė pushtimit. Nė kryeqytetin afganas mjekėt e kishin ndaluar tė pinte, por ambasadori afganas i mbante shishet e vodkės tė fshehura nė valixhen diplomatike. Kemi bėrė senca tė mėdha pijesh sėbashku". Kabulov ishte i gatshėm tė kthehej nė Afganistan dhe besonte vendosmėrisht tek socializmi: "Quamėni idealist, por mendoja se detyra ime ndoshta ishte tė vazhdoja misionin e nisur nga Lenini. Sllogani ishte se Afganistani do tė kalonte nga fedualizmi nė socializėm, duke e tejkaluar kapitalizmin. Nė ambasadė qemė tė bindur se do tė fitonim jo vetėm nė Kabul, por nė tė gjithė botėn". Nė tė vėrtetė nuk ndodhi kėshtu dhe nė harkun e njė viti Kabulov u ndesh me njė realitet tė tmerrshėm. "Humbjet tona qenė tė paktėn dyfishi i atyre tė pranuara zyrtarisht. Shumė ushtarėve sovjetikė u qe prerė koka nga muxhahedinėt, tė tjerėve u qe rrjepur lėkura, tė tjerė akoma pėrfundonin tė djegur tė gjallė. Kishte nga ata qė preferonin mė mirė njė plumb kokės nė vend qė tė bėheshin tė burgosur nga islamikėt". Ushtria e Kuqe ishte e demotivuar dhe e mbytur nga korrupsioni, qė arrinte t'ia sviste armėt e saj armikut. "Nė vitin 1984 filluam tė kuptojmė se duhej tė tėrhiqeshim, pėrpara se Afganistani tė bėhej Vietnami ynė". Erdhi Mikhail Gorbaciov, i cili i hapi rrugėn tėrheqjes, por qė plaku Andropov, pėrpara se tė vdiste, qė zgjodhi Mohammed Najibullah si President nė vend tė Karmal, i bindur se ishte personi i duhur pėr tė filluar largimin nga baltovina afganase. Najibullah ishte kreu i policisė sekrete, i mbiquajtur "kasapi" pėr metodat e tij gjatė pyetjeve, por bėhej fjalė edhe pėr njė politikan largpamės, respektivisht paraardhėsve tė vet. "Kam pėrkthyer takimin midis Eduard Shevardnadze, atėhere Ministėr i Jashtėm i Bashkimit Sovjetik, e Vladimir Kryuchkov, kreu i KGB-sė (i cili tentoi tė pėrmbysė Gorbacion pėrpara fundit tė Bashkimit Sovjetik, shėnimi im.) me Najibullah, kur i thanė nė mėnyrė tė qartė se Ushtria e Kuqe do tė tėrhiqej. Ai e priste dhe filloi tė ndryshonte tonet, duke kaluar nga nacionalizmi nė komunizėm, duke folur pėr pajtim kombėtar dhe duke kėrkuar tė synojė mbi Loya Jirga, asamblenė tradizionale afganase, pėr gjetjen e njė marrėveshjeje me opozitėn e armatosur". Sovjetikėt u tėrhoqėn nė vitin 1989 dhe Najibullah mbeti nė pushtet deri nė vitin 1992, kur gjeneralėt e tij e tradhėtuan duke ua hapur dyert e Kabulit muxhahedinėve. Kabulov ishte numri dy i ambasadės jo mė sovjetike, por ruse, kur ka parė tė vijė taborri yzbek i Rashid Dostum (njė prej gjeneralėve qė kish tradhėtuar Najibullah, shėnimi im.). Kam shpėtuar sepse flisja gjuhėn e tyre. Nuk duhet ta kenė kuptuar se kush isha". Rusėt qė punonin nė ambasadė, pėrfshi familjarėt e tyre, qenė njė komunitet prej 300 personash. Pavarėsisht sigurimeve tė muxhadeinėve, milicėt e Hezb i Islami e fajkoit Gulbuddin Hekmatyar lėshuan njė shi bombash mbi selinė diplomatike. Evakuimi qe i mahnitshėm. "Nga Moska u dėrguan tri aeroplanė, por sapo ata u ulėn, Hekmatyar filloi tė bombardojė aeroportin. Njė prej mjeteve tė fluturimit u godit dhe mori flakė. U strehuam tė gjithė nė bunkerin e tranzitit qė mbahej nga njerėzit e Dostum. Gjenerali po bėnte tė vinin pėrforcime me rrugė ajrore. Sapo zbarkuan, ushtarėt na ngarkuan ne rusėve dhe kėshtu shpėtuam". Pas evakuimit Kabulov dėrgohet nė Pakistan pėr tė ndjekur nė largėsi ēėshtjet afganase. Nė Kabul po lindnin talebanėt, qė mė pas pushtuan pjesėn mė tė madhe tė vendit me goditje urani dhe sopate. Moska e emėron Lawrence of Arabia tė saj si Kėshilltar Politik tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Afganistan dhe pėr veteranin e diplomacisė ruse fillojnė aventura tė tjera. Nė vitin 1995 talebanėt interceptojnė njė avion transportues plot me armė tė drejtuar pėr komandantin Ahmad Shah Massoud, armik i betuar i studentėve luftėtarė. Ekuipazhi, i pėrbėrė nga shtatė rusė, u detyrua tė ulej nė Kandahar. "Shkova nė Kandahar pėr tė takuar Mullah Omarin, liderin e talebanėve, dhe tė negocioja lirimin e bashkėqytetarėve tė mi. E kujtoj me njė pallto, ēallma klasike e kokės afganase, pa syrin e majtė dhe i ndrojtur. Fliste nėn zė dhe nė fund tha: "Inshallah (Dashtė Zoti, shėnimi im.) do t'i lirojmė shumė shpejt pilotėt tuaj". Askush nuk u lirua dhe rusėt shpikėn njė strategjemė si prej filmi. "Pilotėt e ndodhur nėn arrest i bindėn talebanėt se mund tė fitonin njė dorė me para duke u shitur aeroplanin. Por, pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, duhej tė provonin motorėt dhe tė ecnin pėrgjatė pistės. Fondamentalistėt pranuan, duke lėnė nė bord disa roje. Ekuipazhi fitoi kohė dhe kur rojet e tjerė u shpėrqėndruan, nė orėn e ēajit, filluan tė lėviznin avionin. Ju kėrcyen nė shpinė rojeve dhe u nisėn vetėtimė". Talebanėt e mbetur nė tokė nuk u besonin syve dhe qėlluan nė ajėr pa sukses. Avioni fluturoi shumė ulėt pėr tė shmangur radarėt, por talebanėt urdhėruan njė Mig qė tė ngrihej dhe ta qėllonte mjetin nė ikje. Gjuajtėsi, i fabrikimit sovjetik, u gjend me njė karrel tė dėmtuar, falė ndonjėrit nė borderonė e shėrbimeve sekrete ruse dhe kėshtu nuk mundi tė nisej menjėherė. Aeroplani nė ikje, me tė gjithė ekuipazhin e tij, mbėrriti si kokrra e mollės nė Iran.
Kampet e al Qaedas.
Neogicata e gjatė lidhur me pilotėt i mundėsoi Kabulov qė tė pėrballonte edhe tema politike, duke bėrė tė bien kėmbanat e para tė alarmit. "Mė thoshnin nė mėnyrė tė qartė se pėr momentin merreshin me Afganistanin, por mė pas do tė zgjeroheshin drejt Azisė Qėndrore. Kishin harta tė mbretėrisė islamike qė ėndėrronin, e cila fillonte nga Arabia Saudite dhe arrinte deri nė dyert e Moskės" mė pas Kabulov zbuloi se Usama bin Laden, me njė shpurė prej 136 personash, midis familjarėve dhe truprojeve, kish arritur nė Jalalabad. Nė vitin 1999, si pėrgjegjės i seksionit Afganistan i Minsitrisė sė Jashtme ruse, diplomati u ndodh pėrballė skenari shqetėues. "Bin Laden kontrollonte Mullah Omarin dhe kishim individualizuar tė paktėn 40 kampe stėrvitore pėr terroristėt islamike tė ardhur nga e gjithė bota. Pėrveē ēeēenėve nė provincėn e Uruzgan kishte bėrthama muxhahedinėsh tė ardhur nga Bullgaria dhe Republika Ēeke". Moska vendosi ta pėrballojė rrezikun talebanas dhe tė al Qaedas duke mbėshtetur Ahmad Shah Massoud, njė prej armiqve mė tė tmerrshėm nė kohėn e pushtimit sovjetik, qė nuk e pranzi asnjėherė zgjedhėn talebanase. "Qe i vetmi qė e kuptoi rrezikun e vėrtetė tė pėrfaqėsuar nga studentėt guerrilas. E kam takuar shumė herė Massoud, duke e konsideruar njė lloj Ho Chi Min afganas. Edhe pse kish qenė armiku ynė, nuk kemi pasur dyshime nė dėrgimin e 28 trenave tė ngarkuar me municione, mjete tė blinduara dhe pjesė artilierie, kur talebanėt ishin duke e vėnė pėrfund". Aspekti paradoksal ėshtė se studentėt guerrilas kėrkonin tė gjenin njė marrėveshje me Moskėn. "Nė vitin 2000 u ndodha nė njė seminar nė tashkent me Ministrin e Informacionit talebanas, Amir Khan Muttaqi. Mu afrua duke i propozuar Rusisė qė t'i bashkonte forcat kundėr Amerikės. Ju pėrgjigja me njė buzėqeshje dhe informava menjėherė Moskėn pėr idenė e ēmendur talebanase". Pas 11 shtatorit rusėt i ndihmuan nė mėnyrė secrete amerikanėt pėr tė bėrė tė binte regjimi i Mullah Omarit dhe tė zhdukeshin kampet e terrorit tė al Qaedas. Nė mars tė vitit 2004, Kabulov emėrohet ambasador rus nė Kabul: "Ka qenė sikur tė kthehem nė shtėpinė time tė vjetėr". Nga rezidenca - fortesė e tij nuk lodhet sė pėrsėrituri se "me afganasit duhet tė jeshė i kujdesshėm edhe pse tė buzėqeshin, por secreti i mbijejetesės nė kėtė vend ėshtė tė mbetesh gjithmonė i paanshėm nė xhunglėn e klaneve dhe etnie". Pasi ka jetuar njė ēerekshekulli grushtesh shteti, pushtimesh dhe konfliktesh civile, Kabulov ėshtė realist pėr tė ardhmen, por nuk e fsheh njė dell tė vogėl optimizmi: "Zgjedhjes sė tetorit tė Presidentit Hamid Karzai, do t'i pasojnė tė tjerta. E dimė se nuk janė tė pėrsosura, por ėshtė gjithmonė mė mirė njė votė jo e pėrsosur, sesa vėrshėllimat e plumbave".
Krijoni Kontakt