Do të doja te dija si e komentoni këtë lajm, prej të cilit gazetat greke sot “morrën flakë”..
Lajme të reja përsa u përket shqiptarëve “fanatikë” dhe lëvizjes së armatosur nga gazeta gjermane “Der Spiegel” së ditës së djeshme.. Skenarë që nuk do të kishin asnjë interes të vecantë, nëse nuk do të ishin te lidhur me qëllimin e “Shqipërise së Madhe” si dhe Lojrave Olympike të 2004 në Athinë.
Publikimi i gazetës në fjalë nxjerr të dhëna te reja të lëvizjes së shqiptarëve që jetojnë në pjesën veriore të Greqisë sipas së cilës në Qershorin e kaluar është bërë marveshje me Kroacinë për blerjen e rreth 2000 kallashnikovëve, si dhe armatimeve të tjera. Organizator i planit shfaqet të jetë “Ushtria “Kombetare” ??? Shqiptare e kryesuar nga udheheqësi i saj Idajet Beqiri që është njëkohësisht edhe mik i ngushte i Fatos Nanos.
Sipas artikullit në fjalë, organizata pretendon se do të ketë mbështetjen e Washingtonit, nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale konkurenti Wesley Klark.
Ministri i mbrojtjes greke Jiannos Papantoniou, në takimin urgjent që zhvilloi me përfaqsues të Shqipërise dhe Maqedonise, pohoi se forcat e sigurimit grek gjenden në gadishmëri të plotë për përballimin e cdo lloj sulmi të mundshëm nga veriu. Zëdhendësi i shtypit vecse përgënjeshtroi vertetësinë e lajmit, duke pohuar se “të tilla përshtypje, nuk mund të lidhen aspak me realitetin”
Si të pasuksesshëm dhe të pabazë e konsideron gazeta maqedonase “Utrinski Vesnik” lajmin e revistës gjermane. Gjithashtu gazeta deklaron se është tepër e veshtirë që të realizohet skenari i publikuar.
flash.gr
krejt miqesisht,
huggos
Krijoni Kontakt