Presidente e re e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Teuta Ibrahimaj
TIRANE- Presidentja e re e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës u zgjodh dje Teuta Ibrahimaj. 200 përfaqësues të biznesit kanë zhvilluar dje paradite votimin për zgjedhjen e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës. Sipas Sekretarit të përgjithshëm të kësaj Dhome, Edmond Karaxho në këto zgjedhje ka kandiduar për President Asambleje vetëm Administratorja e shoqërisë aksionere të karburanteve Alb.P.I. sh.a, Teuta Ibrahimaj. Ndërsa, Presidentja aktuale Diana Gambeta nuk ka kandiduar, pasi nuk është zgjedhur as ndër 200 përfaqësuesit e Asamblesë. Ndërsa, zgjedhjet për Kryetarin e Dhomës do të mbahen brenda 10 ditëve, datë kjo që do të vendoset nga Presidenti i ri i zgjedhur i Asamblesë. Burimet zyrtare të Dhomës së Tiranës theksojnë se këto zgjedhje duhet të ishin zhvilluar më datën 31 Tetor, por Komisioni zgjedhor i Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, vendosi t'i shtynte ato në ditën e sotme 10 Nëntor 2003, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të antarëve. Zgjedhjet e Dhomës së Tiranës u zhvilluan në rang sektorial nga të cilat, dolën rreth 200 përfaqësues nga sektorët e prodhimit, tregtisë, shërbimeve, etj.
Krijoni Kontakt