Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Dhurimi i vezeve!

    Para disa kohesh u be nje mbledhje me ne studentet femra nga nje organizate shendetesore qe te shisnim vezet tona
    po te donim kundrejt nje shume rreth 7.000$ per nje muaj..
    Reagimet ishin nga me te ndryshmet dhe opinionet po ashtu.
    Une kisha deshire ta dija cfare mendojne shqiptaret per dicka te tille, dmth po e shpjegoj me mire....
    Femra prodhon veze cdo muaj te cilat sperma mund ti fertilizoje dhe te kthehet ne bebe, gra nena qe smunden te kene femi te vendosin vezet tona dhe te krijojne femi brenda tyre
    me vezet tona...
    A do tju dukej ju sikur do tju mbetej peng per gjithe jeten, apo do e kalonit me ate shumen e te hollave qe do tju bente te ndiheshit mire..??
    Kam degjuar se edhe per meshkujt e shendetshem ka ofrime te tilla, po meshkujt do e benin dicka te tille???
    Une per vete jam kundra, pa pasur asnje femi sdo e beja kurre dicka te tille sepse ndoshta ne jete sdo mund te kem me femi dhe mendja do me rrije aty gjithe jeten....
    Ne shkollen time jane pak qe kundershtuan dhe une u bera nje shembull tek ato me reagimin tim kundra kesaj gjeje...
    Gjithsesi cili eshte mendimi juaj ne lidhje me kete teme..??

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Per veten time s'besoj se do ta beja ndonjehere... vetem ideja qe diku ne bote do kesh nje femije dhe s'e njeh... e tmerrshme!

    Por qe te arrije deri atje sa te behet e paligjshme nuk e di. Perderisa ekzistojne bankat e spermave ku femrat mund te blejne sperme me karakteristika te parapelqyera dhe te behen mama singell, atehere eshte e logjikshme qe te ekzistojne edhe dhurueset e vezeve.

    Duhet pranuar qe ne kete rastin e dyte eshte puna me me rrezik pasi femrat mund te ndihen me te lidhura me krijesen e tyre sesa meshkujt, dhe diku ne ndonje faze te jetes mund te kerkojne prape femijen e tyre qe do te kishte shume kokecarje si me ligjin ashtu edhe jeten emocionale te familjes adoptuese per vezen. Kurse donatoret e spermave zakonisht s'e cajne shume koken per keto gjera dhe s'kane zakonisht probleme te tilla.

    Keshtu une pra them qe duhet te lejohet me ligj, edhe pse procedurat dhe provat qe dikush duhet te kaloje per t'u pranuar si dhuruese duhet te jene shume te rrepta, edhe pse per vete nuk do ta beja se eshte kunder principeve time personale.

    Megjithate, nese nuk dalin klecka rruges, kjo eshte nje metode shume e mire dhe e kenaqshme per te gjithe ciftet pa femije ne bote.

    Nga ana tjeter duhet konsideruar edhe adoptimi, pasi shume femije jetime kane nevoje per prinder, e edhe pse s'jane te lidhur gjenetikisht, dhenia e tyre ndaj cifteve pa femije do te ishte nje benefit per te dyja palet, edhe per femijet jetime, edhe per ciftet pa femije.

    Pra per mendimin tim, procesi qe dikush duhet te kaloje per te dhuruar ose per t'u lejuar te bleje veze duhet te jete shume i rregulluar dhe te perdoret vetem atehere kur nuk jane te mundura metodat e tjera, si adoptimi per shembull (ose kur ky proces merr me shume se 8-10 vjet ta zeme.)

    Fundja blerja e vezeve rezulton ne femije qe do te kene nje familje tradicionale me dy prinder, kurse blerja e spermes zakonisht rezulton ne familje me mama singell, keshtu qe ne kete aspekt blerja e vezeve duhet te jete me e pranueshme nga opinioni publik sesa bankat e spermave (banka te cilat tashme jane te stabilizuara ne shume shtete ne SH.B.A.).

    E keqja e vetme e dhurimit te vezeve eshte kur mamaja biologjike do me te vertete te njohe dhe te lidhet me femijen e saj ne ndonje moment ne jete. Vetem ketu duhet pasur kujdes!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. problem Matematike
    Nga Isomer937 nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 08:25
  2. Dhuroni gjak ju lutem!
    Nga Kuntakinta nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 13-06-2008, 05:56
  3. Dhurimi I Organeve te Njeriut
    Nga fatijonuk nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 00:58
  4. Dhurimi i organeve
    Nga fioreal nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-01-2004, 01:44
  5. Prodhimtaria e vezeve ne Shqiperi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •