Shqiptar
Registered User
(7/26/00 9:40:55 pm)
--------------------------------------------------------------------------------
Shkeputur nga gazeta Republika e dates 26 korrik 2000
--------------------------------------------------------------------------------
Gjuha shqipe ka aftėsinė tė pėrkthejė ēdo fjalė tė huaj, pavarėsisht se mbetet vetėm e
shkruar dhe nuk pėrdoret nė gjuhėn e folur, por gjuha e shkruar ėshtė ajo qė pasuron
gjuhėn e njė kombi. Pasurimi i gjuhės mund tė bėhet edhe nėpėrmejt pėrkthimeve
Mediat dhe deputetėt pėrdorin fjalė qė nuk ua dinė kuptimin
Shteti injoron librin
Nė kryeqytet mbyllet libraria mė e vjetėr, shtohet njė ditė zie pėr librin
Nė kėtė verė tė nxehtė, nė njė kohė kur njerėzit vrapojnė drejt brigjeve tė deteve, liqeneve, apo dhe thjesht vendeve tė freskėta, ėshtė e vėshtirė tė gjesh apo tė mund tė marrėsh prononcime pėr probleme tė kulturės. Por edhe pse vapė, dhe nė njė kohė kur probleme zbulohen dhe vėrtetohen ngado, ka ende nga ato figura tė rėndėsishme kombėtare qė pranojnė tė flasin dhe pse jo, tė japin zgjidhjet qė mendojnė ata. Gazeta "Republika" ka kohė qė boton probleme tė ndryshme tė kulturės shqiptare, tė cilat sikur vijnė dhe shtohen. Janė kėto probleme qė kanė tė bėjnė me traditėn, historinė dhe krenarinė kombėtare qė ne brezat e rinj, ndoshta pėr modernizėm apo dhe thjesht nga padituria, nuk i vlerėsojmė apo dhe thjesht i anashkalojmė. Dhe pėr ēudi tė njėjtit qendrim mban edhe shteti, i cili ėshtė akoma mė indiferent ndaj problemeve tė kulturės shqiptare, pėr turpin e vet. Kėshtu, gazeta jonė ka denoncuar dhe do tė denocojė problemet e dėmtimit mjaft tė rėndė tė monumenteve tė kulturės, problemet e fjalorit tė rėnduar nga fjalėt e huaja, (nga fjalori i pėrdorur nė rrugė, i njohur ndryshe si zhargon), nė tė gjitha mediat shqiptare, elektronike apo tė shkruara. Apo siē janė dhe problemet e pėrkthimeve dhe rėnies sė cilėsisė sė tyre nė kėtė dekadėn e fundit, pavarėsisht se vendi ynė ka njė numėr tė konsiderueshėm pėrkthyesish tė vjetėr me pėrvojė dhe tė vlerėsuar mjaft edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Por ėshtė edhe problemi i librave dhe botimeve shqip. Dikur njerėzit "zinin mik" pėr tė blerė njė libėr tė ri, qoftė ky i Kadaresė, apo i ndonjė emri qė i kishte shpėtuar "gėrshėrėve tė diktaturės". Ishte koha kur njerėzit ishin tė etur pėr njė libėr, pėr sa mė shumė art, argėtim dhe kulturė. Sot ka aq shumė libra dhe shtėpi botuese, sa njerėzit nuk arrijnė tė marrin vesh titujt e rinj
tė librave dhe jo mė t'i blejnė ata. Aq mė tepėr kur ēmimet e librave tė konsideruar si "tė mirė" janė mbi 500 lekė tė reja,
gjė qė do tė thotė njė luks pėr shqiptarėt. tem
Robert Shvarc pėrkthyes
Ka njė pėrmbytje tė fjalorit me fjalė tė huaja dhe e keqja ėshtė se kėtė gjuhė nuk e merr vesh njeri. Tė paktėn njerėzit e thjeshtė nuk kuptojnė asgjė nga ato qė dėgjojnė nė edicionet e lajmeve apo lexojnė nėpėr gazeta. Unė, pėr shembull, nuk e kuptoj pse pėrdoret aq shumė fjala "luk" dhe jo ndryshoj pamje. Nuk e di pse, por ka plot njerėz qė shqetėsohen nga pėrdorime fjalėsh tė huaja vend e pa vend. Pėrsa i pėrket pėrkthimit, ka njė brez tė ri qė pėrkthen shumė mirė. Del shpesh njė revistė "Alef", e cila ėshtė shumė e mirė dhe botohen pėrkthime po aq tė mira. Po ashtu dhe "Mehr liht", ėshtė njė revistė shumė e mirė qė boton pėrkthime nga autorė tė huaj. "Sorosi" dhe sidomos Pirro Misha bėnė njė gjė shumė tė
mirė me njė seminar tė organizuar para pak ditėsh nė Hotel Tirana International. Ndėrkaq, gjuhėtarėt shqiptarė duhet tė prononcohen pėr kėtė problem shumė tė rėndėsishėm. Unė asnjėherė nuk kam parė ndonjė kritikė pėr botimet e huaja nė shqip dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur keq. Estetika hesht dhe unė nuk e di pse. Mirė qė nuk kemi ndonjė letersi tė madhe, por tė paktėn duhet t'i kemi kujdes pėrkthimet e autorėve tė mėdhenj apo librave tė mirė, pasi ato janė vepra qė nuk mund tė botohen pėrditė.
Nasi Lera shkrimtar, pėrkthyes
Problemi i vetėm i botimeve ėshtė dėshira e lexuesve pėr t'i blerė dhe futur nė bibliotekėn personale dhe pamundėsia pėr ta bėrė kėtė pėr shkak tė ēmimeve mjaft tė larta tė kėtyre librave dhe kėtu duhet tė ndėrhyjė shteti. Shteti duhet tė heqė dorė nga tatimi i shtėpive botuese pėr tė mos ua marrė kėtyre enteve, mundėsinė pėr tė botuar njė titull tjetėr. Pavarėsia qė ky shtet ju ka "dhėnė" shtėpive botuese tė librit mė pėlqen, por shteti duhet tė jetė rregullator i kulturės mbarėkombėtare, por ai mendon se nuk ka tė bėjė me librin, sepse edhe kur merret me tė i duket se ky ėshtė si ēdo privat tjetėr. Kjo psikologji e ka goditur shtetin, i cili e mendon edhe librin si biznes. Fitimet e (pakėta) qė merr shteti me anė tė TVSH-sė nga kėto shtėpi botuese e fyejnė mė tepėr shtetin se sa vetė shtėpitė botuese. Ndėrkaq, niveli i pėrkthimeve
mbetet njė problem shumė i rėndėsishėm pėr shtėpitė botuese, dhe pėr kėtė e kanė vetė fajin botuesit. Janė vetė botuesit qė duhet tė jenė tė interesuar pėr cilėsinė e pėrkthimeve, megjithėse rėndėsi ka edhe vetėdija e pėrkthyesit. Ky problem ėshtė marrė pak si lehtė, pasi pėrkthyesit mund ta dinė shumė mirė gjuhėn e huaj, por nuk e njohin gjuhėn shqipe, jo se nuk dinė tė flasin shqip, por nuk njohin nuancat e gjuhės shqipe. Eshtė mungesa e intuitės sė pėrkthyesit dhe kjo nuk mund tė mėsohet nė shkollė, sepse ėshtė si puna e shkrimtarit, nuk bėhesh por lind, pavarėsisht se dituria mund tė tė ndihmojė. Por ka edhe fjalė tė huaja qė pėrkthyesi duke mos e vrarė mendjen, i le siē janė. Gjuha shqipe ka aftėsinė tė pėrkthejė ēdo fjalė tė huaj, pavarėsisht se mbetet vetėm e shkruar dhe nuk pėrdoret nė gjuhėn e folur, por gjuha e shkruar ėshtė ajo qė pasuron gjuhėn e njė kombi. Pasurimi i gjuhės mund tė bėhet edhe nėpėrmejt pėrkthimeve. Sa pėr median,
ajo tė mbyt nga pėrdorimi i fjalėve tė huaja. Kam parė p.sh. nėpėr gazeta, kur flitet pėr ndonjė film i cili ėshtė amerikan, ndėrsa titulli i jepet nė italisht, sepse prej andej ndoshta e ka marrė gazetari. Jo ēdo lexues i njeh gjuhėt, dhe ndoshta do tė ishte mė mirė qė titulli tė jepej nė origjinal dhe nė shqip. Unė them se kjo vjen edhe nga dembelizmi. Ndėrsa shumė fjalė tė huaja pėrdor jo vetėm shtypi, por edhe deputetėt, tė cilėt pėrdorin aq shumė fjalė tė huaja, qė ndoshta as vetė ata nuk ua dinė kuptimin.
Xhevahir Spahiu poet
Shtėpitė e reja botuese janė vėrtet njė nga risitė mė tė prekshme tė jetės letrare shqiptare 1990-2000. Ato u rritėn nė sytė tanė me pėrpjekje, me kėmbėngulje tė ēuditshme. Gjendjen e botimeve mund ta quajmė me plot gojėn shpėrthyese. Por aty, nė shpėrthim siē ka gjėra me vlerė me ndikim estetik e shoqėror ka edhe kotėsira, kaos, mediokritet vulgar. Pranė vlerės, "krenohet" antivlera. Kėshtu tė vjen keq qė ndėrsa diku rritet cilėsia e pėrzgjedhjes dhe paraqitja teknike bashkėkohore, rritet ndėrkohė dhe etja pėr fitim (disa herė e papėrmbajtur) e botuesve, e kjo nė kurriz tė idealizmit fillestar tė tyre. "Gjella me kripė e kripa me karar". Eshtė shumė e rėndėsishme qė tė ketė njė harmoni tė logjikshme tė punės krijuese me punėn botuese. Por a ndodh kjo nė tė vėrtetė? Dėshira e autorit ėshtė e kthjellėt: libri tė mbėrrijė mirė e bukur nė duart e artdashėsit tė vėrtetė, nė tavolinėn e punės tė atyre qė e duan librin dhe e lexojnė atė. Pėr fat tė keq, libri
mbetet nė mes tė udhės, "makinės" shpėrndarėse i ēpohen gomat dhe i mbaron benzina. Kush pėrgjigjet? Dhe kush pėrgjigjet mbi tė gjitha pėr shtėpinė e librit, librarinė? Nėse nė kryeqytet u mbyll libraria mė e vjetėr dhe mė e madhe, atėherė mund tė themi se pėrkrah ditėve tė festės kemi edhe njė ditė zie tė librit. Tė gjithė sė bashku le t'ia lehtėsojmė punėn njėri-tjetrit, t'i shtojmė librit miqtė, dhe miqtė librit.
Xhevahir Lleshi drejtues i shtėpisė botuese "Uegen"
Sot tė gjithė janė tė dėshiruar tė vrapojnė pas fjalėve kritike. Ky popull ėshtė i vogėl, kėta njerėz nuk lexojnė, shteti na mbyti me taksa. Kjo politikė ėshtė e gabuar, sepse qė tė gjitha shtėpitė botuese pavarėsisht nga kjo vazhdojnė tė botojnė. Ne jemi munduar qė tė gjejmė veten me botimet qė bėjmė. Nxjerrim tė ardhurat e shpenzuara pėr to dhe vazhdojmė mė tej. As unė nuk mund ta shmang politikėn e gabuar me librin. Ministria e Kulturės meqė ka krijuar njė drejtori libri e quan tė zgjidhur kėtė problem. Ndėrsa drejtoria e librit e quan tė zgjidhur problemin e librit duke folur nė telefon vetėm me Fatmir Toēin apo Petrit Ymerin apo edhe drejtues tė njė shtypshkronje tė dėgjuar si "Ilar". Por ka edhe rreth 100 botues
tė tjerė. Njė problem tjetėr ėshtė se mjaft plane individuale tė botuesve nuk mund t'i diskutosh dot nė shoqatė, sepse p.sh nėse unė them se do tė botoj njė x shkrimtar, ekziston frika se kolegu im qė e ka tė gatshėm nga e dikurshmja e boton para meje. Kjo e keqe vjen sepse nuk ka lista botimesh qė do tė shmangnin kėtė pėrplasje dhe kėshtu diskutimi i problemeve shfrytėzohet keq dhe ėshtė i kotė. Shumė herė problemet zgjidhen nga njohjet. Shfrytėzohen miqėsitė e vjetra. Dhe pėr atė qė nuk njeh shumė, nuk ka sponsorizime tė mėdha dhe fonde pėr botime. Unė tė gjitha librat (rreth 30 nė vit), i botoj me djersėn time, pa asnjė ndihmė. Punojmė shumė pėr tė arritur diēka.
Krijoni Kontakt