VETMI
Prangim i jetes i cdo fati ,
vetmi qe s'ke me c'ka e mbush;
te ndajme qejfet jemi gati,
trishtimet s'del t'i ndaje kerkush.
Rri bej sehir si mbret i shkalur
me zemren pikur helm e kob,
dhe shoh ndaj fatit krye varur
si vitet rendin me galop.
Dhe kthejne prap' duke gulcuar
te vjetren enderr per te vrare.
po ja qe nje gropez e vetmuar
se s'shqyhet gazit : C'je i marre!
Se brenga tretet pas nje grime
dhe gjindja (as qe nuk dyshoj)
me fort se sa per lindjen time,
per vdekjen time do gezoje.
TE FALEMINDERIT!
Te faleminderit!.... Mbreme ti e prite
pa buzeqeshje vjershen qe te dhashe.
pasionet s'mi kuptove dot, o vashe,
po per vemendjen tende hipokrite
te faleminderit!
Dikur ne roberi me shtire ti.
Dy syte e tu e fjalet tere thumba,
i fsheh ne gji megjithese te humba,
po s'dua te me duash ti tashti:
te faleminderit!
Nuk do te hyj ne turmen adhuruese
qe e trishtuar te vardiset pas
se mos me thuash , mua, buzagaz
ne vend te fjaleve te reda qortuese
te faleminderit!
O, le te shohe syri yt i ftohte
le te me vrase shpres e enderrime
edhe gjitheshka qe leu ne zemren time
ky shpirti im perhere do t'te thote:
te faleminderit!
Krijoni Kontakt