Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    "Romantiēki program" ka filluar tė japė TV , lately.

    Mbaj mend vargje tė tėra nė rusisht, qė i kam pas recituar e vogėl, pa ia ditur as autorin as kuptimin. E kur pyesja se ē'kuptim kishin ato fjalė , fillonin e mė tregonin pėrralla e tregime pa fund..... Eh, kohė te arta !

    Nė t'egrin veri

    Nė t'egrin veri po qėndron e veēuar,
    njė pishė mbi mal gollomesh.
    Dhe dirgjet dhe tundet dhe plot me dėborė,
    si rizė atje sipėr u vesh.

    Sheh n'ėndėrr gjith' ē'ka shkretėtin' e larguar
    nė vendin ku lind dielli i ri,
    Nė shkėmbin qė ndizet , rri vetė dh' e gjorė,
    njė palmė pėr mrekulli.


    Mė poshtė njė pikturė e Ivan Shishkin (1891), frymėzuar nga vargjet e Lermontovit .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    11
    Mi Corazon, ke pas recituar Pushkinin e jo Lermontovin.
    Kur tregon nje gje, tregoje tamam!
    E bukur eshte edhe nje Balade e Lermontovit qe flet per nje vajze e cila per hir te nje gjerdani, sakrifikon te dashurin e saj ne fund te detit. Po e mbajte mend Corazon, shkruaje edhe ate.
    Jeni shume te zellshem te gjithe. Pershendetje !

  3. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    LERMONTOV

    I skuchno i grustno

    I skuchno i grustno, i nekomu ruku podat'
    V minutu dushevnoj nevzgody...
    ZHelan'ya!.. chto pol'zy naprasno i vechno zhelat'?..
    A gody prohodyat - vse luchshie gody!

    Lyubit'... no kogo zhe?.. na vremya - ne stoit truda,
    A vechno lyubit' nevozmozhno.
    V sebya li zaglyanesh'? - tam proshlogo net i sleda:
    I radost', i muki, i vse tam nichtozhno...

    CHto strasti? - ved' rano il' pozdno ih sladkij nedug
    Ischeznet pri slove rassudka;
    I zhizn', kak posmotrish' s holodnym vniman'em vokrug,-
    Takaya pustaya i glupaya shutka...


    Dhe vetmi dhe dėshpėrim

    Vetmi dhe dėshpėrim, kur kush dorėn s'ta jep
    Nė ēastet kur shpirtit t'i bien fatkeqsira...
    Dėshirat!... qė sillen nė boshllėk dhe ti duash pėrjetė?...
    Vitet shkojnė - gjithė vitet mė tė mira!

    Dashuro ... por kė?.. pak kohė – s’ja vlen pėr mundimin,
    Por pėrjetė tė dashurosh pamundėsohet.
    Nė vete nėse shikon? - atje madje s'tė ndjekin:
    Gėzimi, suksesi, dhe gjithēka atje asgjesohet...

    Ē'ndjenja? - lėngata tė ėmbla qė arsyeja lehtė i kuron
    E shkojnė me gjykimin e fjalėve;
    Dhe jeta, tek vėshtron me vėmendje tė ftohtė ē'na rrethon,-
    Ėshtė e tillė shaka shkretane dhe budallaqe...

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2003
    Vendndodhja
    Vjene, Austri
    Postime
    18

    Demoni

    Demoni



    TAMARA

    O, cili je? Si qėnke futur?
    Parajs’ a ferr a kush tė ēoi?
    Ē’kėrkon prej meje?

    DEMONI

    Je e bukur.

    TAMARA

    Pra fol’, kush je, S’po tė kuptoj…

    DEMONI

    Jam unė ai qė t’u fanit
    Nė mes tė natės nė qeli,
    Ai mendim qė tė trondit,
    Ai trishtim qė tė venit,
    Ai qė pe nė ėndėrr ti,
    Ai qė s’do e qė s’e duan,
    Qė me vėshtrimin shpresat shuan,
    Kamxhiku, jam qė botėn rreh.
    Jam mbret I dijes dhe lirisė,
    Armik I qiellit, gjithėsisė,
    Po ja, pėr ty, mė gjunjė bie!
    Me gjithė shpirt tė dashurova
    Prandaj ta shfaq me pėrgjėrim
    Tė vetmen vojtje qė provova,
    Tė parin lot tė syrit tim.
    O! kij mėshirė - u pėrvėlova!
    Veē fjala jote mund t’u japė
    Qieve dhe mua mirėsi;
    Nė mė rrethofsh me dashuri
    Do dukem ėngjėll unė prapė
    Nė njė parajs’ e qiell tė ri.
    O, ndal, dėgjo, tė pėrgjėroj,
    Jam skllavi yt, tė dashuroj!
    Qysh atė ēast qė tė vėreva
    Me shpirt , pa masė e urreva
    Pavdekėsinė time moj.
    Zili ja pata kėsaj bote
    kėtė tė pakėt lumturi.
    Kur s’jam me ty mė mbytin lotė,
    Mė kap njė tmerr e llahtari.
    Nė zemrėn shterpė rrez’ e ndritur
    Sėrishmi plagėt m’i mais
    E ē’kish e ē’ish gjer dje dremitur,
    Si gjarpėr’ I zgjuar nis lėvis.
    Pa ty ē’mė ėshtė gjithėsia,
    Pushteti im, pavdekėsia?
    Fjalė tė thata qė s’m’I kėnda,
    Tempull vigan pa ėngjėll brėnda.


    TAMARA

    Largohu, lerm’, o shpirt dinak!
    Se s’tė besoj as sot as mot…
    O Zot, o Zot…! Nuk mundem dot
    Tė flas, tė falem… Njė farmak
    Ngadalė trurin po ma mpin!
    Dėgjomė, Ti mė torturon;
    Kjo fjala jote - prush, pelin…
    Tregomė, pse mė dashuron?


    DEMONI

    Pse? Bukuroshe - s’dij ē’tė them!
    Ti mė dhe jetėn qė s’e njihja,
    Mė bėn tė flak nga balli jem
    Kėtė kurorė mė dėllinja.
    Ēdo gjė qė shkoj e shkel kėtu:
    Parajs’ e ferr kam syt’ e tu.
    Qė sot tė dua kaqė fort,
    Sa s’mund tė duash kurrė ti,
    Me afshė zemre tė pamort,
    Me dehje ėndrrash pa kufi,
    kur bota leu, nė mes tė gjirit
    Fytyra jote m’u skalit,
    Mė prin nė rrugė e mė ndrit
    Nė shkretėtirat e ethirit.
    Nė vesh pa rreshtur, or’ e ēast,
    Njė emr’ i ėmbėl mė kumbonte.
    Kur qesh’ i lumtur nė parajs
    As gjė veē teje s’ mė mungonte.
    O! po tė mundje ta kuptosh
    Se ē’vojtje ėshtė, se ē’mjerim,
    Njė jetė, shekuj pambarim,
    Nė mes gėzimesh tė lėngosh,
    Lavd pėr keqbėrjet mos shpresosh,
    As pėr tė mirat njė shpėrblim…
    Nga vetja jote tė kesh ndoht,
    Me veten luftė bot e bot
    Pa njė triumf, pa njė pajtim.
    Tė vuash fort e tė mos duash,
    Tė dish, tė ndjesh e tė vėresh
    E tė mundohesh tė urresh
    Ēdo gje nė botė e ta shuash.
    Mallkim’ i rėnd i perėndisė
    Mė bje mbi kokė or’ e ēast
    Dhe gjir’ i ngroht’ i gjithėsisė,
    Si prehėr njerke, nuk mė gas.
    Shkėlqenin qiej e hapėsira,
    Vėshtroja rrobat plot stolira
    Qė yit’ e qeshur mbanin veshur…
    Ata vallzonin tė pandarė,
    Po ēfare? Ish vėllan’ e parė
    S’e njohėn kur e patėn ndeshur.
    Mė erdh’ tė qaj me vaj, prandaj
    Thėrrita shpirtrat anembanė,
    Por ata djaj turiēakaj
    S’i njoha dot kur m’erdhėn pranė.
    Dhe rraha krahėt i tmerruar
    E fluturoj - po ku? E pse?
    S’e di… Nga miqt’ u paē harruar,
    Njė botė e tėrė, qiell e dhe,
    Si shurdhmemece rri mė sheh?
    Kėshtu dhe vala nėpėr dete
    kaike - korbėn e mėrgon
    E kjo pa vela, pa timon,
    Lundron, lundron e s’di ku vete.
    Kėshtu qėllon ndaj tė aguar
    Njė copė re nga shqota dbuar,
    Lėvrin e nxin nė kaltėrsi
    Si mėrgimtar qė s’di ku rri.
    Fluturon pa gjumė kuturu
    Njė zot e di prej nga e ku.
    Dhe unė botėn e drejtova
    Nė llum mėkatash ku ka hyrė,
    Ēdo gjė fisnike turpėrova,
    Ēdo gjė tė pastėr pata ndyrė.
    Besim’ e flaktė kundrejt fesė
    U pata shuar dit’ pėr ditė…
    Po a ja vlen tė derdhėsh djersė
    Pėr budallenj e hipokritė?
    Ndaj shkrova malesh un’ i gjori
    E shkrepa shpesh si meteori
    Nė mes tė natės terr - mbuluar
    Edhe kalorsi i vetmuar
    Prej flakės sime i gėnjyer,
    Gremisej poshtė qafėthyer.
    Humbiste, shkiste, - kot thėrriste -
    Njė gjurmė mbetej tėrė gjak…
    Po kjo zbavitje qenėrishte
    Mė ėshtė zvjerdhur pak nga pak!
    Ciklone pluhuri ngre mbi dhe
    kur bje me shqotėn nė luftim.
    Ne mjegull veshur e rrufe
    Mbi re vėrvitem me rrėmbim
    Qė nė luftime e tėrbime
    Lėngimn’ e zemrės ta qetoj,
    Tė dboj me mijėra mendime,
    Tė paharrushmen ta harroj.
    E ē’ janė vojtjet mė tė kėqia
    Tė njerėzimit dhe mjerimet
    E gjithė brezave tė tia
    Para njė grime sa nje thrrime
    Nga kėto vuajtjen e mia?
    E ē’ janė njerzit? jeta, moti?
    Siē vijnė shkojnė kot sė koti,
    Po ka njė shpresė - gjyq’ I zotit!
    Gjykon, dėnon, por fal disa.
    Trishtimi im dhe pik’ e lotit
    Posi dhe unė fund nuk ka
    Dhe nuk ka varr qė ta mbullojė!
    Ja se si gjarpėr do kafshojė
    Ja se mė djeg si zjarr kėtu,
    Ja se godet si gur nė tru -
    ktė qimitir qė nbledh e ruan
    Pasionet, shpresat qė m’u shuan.

    ************************************************** ******

    Nga A. S. Pushkin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CountGrishnackh : 04-03-2004 mė 09:03
    Exstasy helped me find God on Friday 13th !!!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Me pelqeu shume kjo poezia sidomos keto vargje:

    A mund tė dua mė njė grua
    Kur sot njė ėngėll mė tradhėtoi?
    Pa ta kuptuar dot mashtrimin
    Ta fala shpirtin mbushur plot.
    Ia njohe kėtij shpirti ēmimin?
    Ia njohe – unė s’tė njoha dot!
    ka shprehur zhgenjimin me gjithe shpirt
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #16
    Eshte e mrekullueshme e gjitha por une do te vecoja kete pjese - sidomos dy vargjet e fundit (sepse shprehin cdo te thote te mundohesh te arrish fundin e dickaje te kulluar):

    Edhe kėshtu tek ti pandehja
    Tė gjeja shpirt e shok e short
    Dhe tėrė botėn e urreja
    Qė tė tė desha ty mė fort.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Uau Mr Big je futur tek dobesia ime , letersia ruse ose me mire te them poetet rus.

    Lermontov


    DASHURIA E VETME

    Mbi gjunje te tjerash, s'kam harruar
    ate veshtrim qe gjithnje me ndjek.
    te tjerat duke dashuruar,
    nga dashuria e saj vuaj e heq.

    Si nje demon i plotfuqishem
    te vjetren zgjoja me cdo gje.
    dhe perserisja dhe serishem:
    une dua vetem, - vetem nje!

    TE DESHA

    Ngaqe te desha aq, - ky shpirti mu be vrere.
    e di te rite e tu qe ndrit gjithe shendevere,
    nga pas me ndjek me qesendi te pameshirte
    cdo dite bardhesie e cast i lumturise
    e pac ti fatin tend me brenga e lot trazuar
    une jam pike e vrere...pse ti je e gezuar?

    ose

    Jam pikelluar se te dua kaq shume,
    edhe e di se c'flasin bota, c'bejne zhurme,
    rinine ta njollosin pa pike meshire
    per cdo gezim te ndritur, te emblen deshire.
    paguan ti me lot t'hidhur pikellimi.
    jam i trishtuar po ti pse po te mbyt gezimi?
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    * * *

    Dal ne rruge vete, i vetmuar,
    neper mjergull rrug' e shtruar hesht;
    flet me zotin heshja e harruar ,
    edhe ylli-yllit po i flet.

    Lart ne qiej shpalosur mrekullia!
    dheu fle mbeshtjell' me kaltersi....
    pse me vret keshtu ne gjoks vetmia?
    cfare pres a qaj une njeri?

    Nuk po pres asgje fare nga jeta, s'me vjen keq c'jetova e c'do le,
    dua vec i lire dhe i qete
    te harrohem fare dhe te fle!

    Jo nje gjume akull ere vdekje
    syt' e mi s'do desha kurre t'i mbyll,
    por ne gjoks te flinin hove jete,
    gjoksi im te merrte thelle fryme;

    Tere naten veshin te ma dhelte
    zer' i embel, zer' i dashurise,
    lis' i madh i mbushur plot me gjete
    permbi mua vec te shushurise.


    * * *


    Panik e frike s'do kem,
    kur te le jeten
    kete me bindje po ta them,
    si te verteten.
    Kam pare bukurira plot- pabukuri.
    Po mrekulli si ti ne bote,
    Jo' tjeter s'di.


    * * *

    S'me mbushin syte perendite
    gjithe shkelqim,
    Nga parajsa qe flasim per dite,
    s'ndjej gezim
    sot endrat perkedhel,
    krejt ne vetmi,
    kendoj si zogu ne zabel, qaj si femi

    JO , UNE ME AQ ZJARR TY, JO, NUK TE DUA.

    Jo, une me aq zjarr ty , jo,nuk te dua
    s'ma merr mendjan , jo , bukuria shkelqimtare
    te ti kerkoj vec brengen qe u shua
    edhe rinine qe m'iku per fare.

    Veshtimin une ta ngul ty nganjehere
    dhe zhytem thelle, thelle, ne syte e tu.
    E fshehurazi me ty sec bisedoj atehere
    po s'eshte zemra qe te flet keshtu.

    Tek ti kerkoj mikun e rinise,
    te pamja jote shoh tjeter fytyre,
    te buza jote at' heshtje te cuditshme.
    ne syte e tu shoh syte e saj ne pasqyre.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Era,

    Faleminderit per poezite qe postove

    Shume te bukura,

    Rexhina, Green,

    cdo varg esht i bukur, por besoj se te bukur i ben edhe Petraq Kolevica dhe pasuria e gjuhes sone Shqipe.

    Nje Falemnderim per Kolevicen.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mikhail Yurevich Lermontov

    Lermontov ishte i biri i Yury Petrovich Lermontov, ish-oficer, si dhe Mariya Mikhaylovna. E jema i vdiq kur ishte vetem tre vjec dhe si rrjedhoje prind ju be e gjyshja, Yelizaveta Alekseyevna Arsenyeva, e cila e rriti ne shtepine e saj ne nje province te Rusise te quajtur Penzenskaya. Duke qene se nuk gezonte shendet te mire, gjate femijerise shpenzoi kohe ne glinat e Kaukazit, ku dhe u njoh me natyren e bukur te vendit.

    Ne 1827 levizi me gjyshin dhe gjyshen ne Moske. Atje filloi te shkruante poezi dhe te studionte pikture ne nje shkolle per femije ne Universitetin e Moskes. Si gjithe poetet e rinj ruse te asaj kohe, Lermontov u influencua nga poeti anglez romantik Lord Byron. Ne vitin 1828 shkroi poemat Cherkesy (keshtu quhej popullata ne veri te Kaukazit) dhe Kavkazsky plennik (Te burgosurit e Kaucazit).

    Dy vjet me vone u botua poezia e tij e pare, Vesna (Pranvera). Po ate vit Lermontov filloi studimet ne Universitetin e Moskes. I influencuar nga studimet ne Universitetin e Moskes dhe diskutimet e studenteve mbi politiken dhe filozofine, ne vitin 1831 shkroi dramen Stranny chelovek (Nje njeri i cuditshem). Ne vitin 1832, pasi nje zenke me nje profesor reaksionar, u largua nga universiteti dhe shkoi ne St. Petersburg, ku vazhdoi shkollen per oficer. Diplomen e mori ne vitin 1834 dhe si rrjedhim u dergua me sherbim ne Tsarskoye Selo (Pushkin), afer me St. Petersburg. Si oficer, ai shpenzoi nje pjese te mire te kohes ne kryeqytet ku u njoh me jeten aristokrate si dhe formoi bazat per pjesen teatrale, Maskarad.

    Vdekja e Pushkinit ne nje duel ne Janar 1837 e tronditi shume shpirterisht. Per Pushkinin shkroi elegjine e cila shprehte dhimbjen e tij si dhe dashurine e kombit per poetin e vdekur. Ne elegji denonte jo vetem vrasesin por dhe aristokracine e asaj kohe, te cilen e shikonte si vrasese te lirise dhe fajtoren kryesore per kete tragjedi. Kur Nicholas I lexoi elegjine, e arrestoi dhe me pas e persekutoi ne Kaukaz. Ne persekutim u njoh me inteligjencen e Gjeorgjise si dhe me poetin Ilia Chavchavadze, e bija e te cilit ishte martuar me poetin, dramaturgun dhe diplomatin e njohur rus, Aleksander Sergeyevich Griboyedov -- gjithashtu u njoh dhe me poete te tjere Gjeorgjiane ne Tiflis (Tbilisi) te cilet i zgjeruan horizontet. Ne Kaukaz studioi gjuhen dhe folklorin vendas si dhe rrishkroi historine Azerbaixhane "Ashik Kerib."


    Me influence te gjyshes dhe poetit V.A. Zhukovsky, ne 1838 ju lejua te kthehej perseri ne kryeqytet. Shkrimet e tij filluan te behen te njohura dhe ate filluan ta quanin pasardhesi i Pushkinit. Ne kete kohe u be i njohur dhe ne rrethin e shkrimtareve te St. Petersburgut, tashme si pjestar i atij rrethi.


    Lermontov vdiq ne moshen 26 vjecare gjate nje dueli me oficerin N.S. Martynov.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pjese nga tragjedia "Hamleti" - Enip
    Nga shigjeta nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-03-2005, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •