Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1

    Mikhail Lermontov

    Mikhail Yurevich Lermontov ėshtė njė nga shkrimtarėt rus qė mbetet i pavdekshėm nė historinė e letėrsisė ruse dhe atė botėrore. Lindi nė Moskė nė 1814 nė njė familje fisnike. Nė krijmtarinė e tij, ai pati shumė ndikim nga vepra e Pushkinit dhe Bajronit, sidomos nė fushėn e poezisė. Ashtu si dhe Pushkini, Lermontovi ra viktime e nje dueli te provokuar me qellim. Keshtu, ne 1841, ne moshen 27 vjec, u nderprene jeta dhe krijimtaria e nje artisti tė madh.
    Ndėrmjet veprave tė tij tė pėrkthyera nė shqip janė romani "Njė hero i kohės sonė" si dhe poema "Demoni". Pėr kėtė poemė ai punoi 12 vjet. E filloi qė kur ishte nė kolegj dhe e ripunoi deri pak pėrpara se tė vritej. Nė fillim ai mendoi ta shkruajė poemėn mbi Demonin, i cili dashurohet pas murgeshės sė bukur dhe "ajo mė nė fund e dashuron". Demoni e vret atė, nga cmira dhe nga urrejtja pėr ėngjellin e saj. Ne versionin pėrfundimtar, murgesha imagjinare u kthye nė bukuroshen Tamara - bijėn e princit plak Gudal. U ndėrrua subjekti i poemės, rivali i Demonit u bė i fejuari i Tamarės - "Sunduesi i Sinodalit". Ai e mbaroi poemen ne 8 Shtator 1838. Por poema pa dritėn e publikimit vetėm pas vdekjes sė autorit dhe u publikua nė vitin 1856.
    Megjithėse nuk jetoi gjatė, Lermontov la mbrapa krijime qe frymėzuan dhe artistė tė tjerė. Ne poemėn e tij "Demoni" u mbeshtet Rubinshtejni, i cili krijoi operen me te njejtin titull. Vrubel i misheroi vargjet e Lermontovit ne nje nga pikturat e tij, ku ne sfondin e horizonteve te kuqerremte del fytyra e stermadhe e Demonit. Tolstoi e quante "faren" e vepres se tij "Lufta dhe paqja".
    Pėrmbledhja e pjeses me pak fjalė ėshtė qė Demoni pa njė vajzė tė bukur (Tamarėn) dhe pėr herė tė parė ra nė dashuri. Ditėn e dasmės sė Tamarės me princin, ky i fundit ra nė pritė dhe vritet. Nga mėrzitja Tamara vendos tė futet murgeshė, por pėrsėri ajo nuk gjen qetėsi dhe herė pas here i shfaqet imazhi i princit. Nė njė nga kėto netė asaj i shfaqet Demoni qė i shpreh ndjenjat e tij. (pjesė nga e cila po vendos mė poshtė)



    Demoni

    Jam un'ai qė t'u fanit
    Nė mes tė natės nė qeli
    Ai mendim qė tė trondit
    Ai trishtim qė tė venit
    Ai qė pe nė ėndėrr ti
    Ai qė s'do e qė s'e duan
    Qė me vėshtrimin shpresat shuan
    Kamxhiku, jam qė botėn rreh
    Jam mbret i dijes dhe lirisė
    Armik i qiellit, gjithėsisė
    Po ja, per ty mė gjunjė bie!
    Me gjithė shpirt te dashurova
    Prandaj ta ēfaq me pėrgjėrim
    Tė vetmen vojtje qė provova
    Tė parin lot tė syrit tim
    O! Kij mėshirė - u pėrvėlova!
    Vec' fjala jote mund t'u japė
    Qiejve dhe mua mirėsi
    Nė mė rrethofsh me dashuri
    Do dukem ėngjėll unė prapė
    Nė njė parajs' e qiell tė ri
    O, ndal, dėgjo, tė pėrgjėroj
    Jam skllavi yt, tė dashuroj!
    Qė atė ēast qė tė vėreva
    Me shpirt, pa masė e urreva
    Pavdekėsnė time, moj
    Zili ja pata kėsaj bote
    Kėtė tė pakėt lumturi
    Kur s'jam me ty mė mbytin lotė
    Mė kap njė tmerr e llahtari
    Nė zemrėn shterpė rrez' e ndritur
    Sėrishmi plagėt m'i mais
    E ē'kish e ē'ish gjer dje dremitur
    Si gjarpr' i zgjuar nis lėviz
    Pa ty ē'mė ėshtė gjithėsia
    Pushteti im, pavdekėsia?
    Fjalė tė thata qė s'm'i ka ėnda
    Tempull vigan pa ėngjėll brėnda

    perkthyer nga Petraq Kolevica

  2. #2
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Te falenderoj "shigjeta" per shkrimin tend. Poema ne fjale, (pra DEMONI) eshte nje nga me te fuqishmet ne llojin e saj. Praqitet ne menyren teper artistike lufta midis vesit dhe virtytit. Ngjyrat qe i ka dhene autori te bejne te ndjesh nje lloj shtrengimi ne shpirt gjate gjithe kohes qe e lexon. Nuk e percakton dot pozicionin tend, aq mjeshteror dhe i vertete eshte pershkrimi dhe nderthurja. Nuk arrin as qe ta urresh Demonin dhe as qe ta falesh Tamaren.
    Ne fund te poemes, pasi e ke mbaruar, mbyll kapakun e librit dhe qendron e cuditur, pa fjale. I gjithe konfliti brenda faqeve te poemes, ka kaluar tashme ne shpirtin tend dhe do qendroje aty per nje fare kohe edhe pse ti ndoshta nuk e ve re.
    Ka kohe qe e kam lexuar, por shija qe me ka lene ne shpirt kjo poeme eshte dhe do mbetet po aq e fresket sa dhe e pashlyeshme.
    Po shkruaj me poshte disa vargje, ku pershkruhet bukuria e Tamares, te cilat i mbaj mend permendesh dhe ju lutem te me falni per ndonje pasaktesi qe mund te kene.

    Bej be per yjet e gjithesise,
    Per kete diell qe me ngroh
    Se jo as shahu i Persise,
    As mbret ne kulmin e lavdise
    S'ka puthur sycka si keto
    S'ka shtervan Haremi i tere
    Qe te kete lare ne behar
    Te tille trup e gji e llere
    Jo kurre dora njerezore
    Qe bredh mbi faqet virgjerore
    Te tille fytyre s'vizatoi
    Qe kur u ngjiz kjo bote boshe
    Bej be, e tille bukuroshe
    Mbi kete toke, nuk lulezoi.
    Ji Vetvetja!

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Gjithmone e kam pasur nje admirim te vecante per poezine ruse; eshte kaq e gjalle, e fuqishme...elegante. Nuk e di por, sec ka nje ekspresivitet te mahnitshem qe rralle e gjen ne gjuhe te tjera.
    Kur e kam lexuar Demonin per here te pare, (s'mbahet mend qyshkur!) kam perjetuar pak a shume te njejtin emocion--te duket sikur ti je vete heroina, dhe gjithe ajo lufte emocionesh zhvillohet ne shpirtin tend.

    Ju falenderoj qe me dhate edhe nje here kenaqesine te humbas per pak caste ne keto vargje. Tingellon kaq bukur ne shqip!
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    I burgosuri
    Pėrktheu Lasgush Poradeci



    Hapmani burgun-katua,
    Nėm-ni ditėn plot ndriēim,
    Vashėn sy-zezė qė dua,
    Kalin, kresht-ziun t’im!
    Unė nusezėn e mirė
    Do ta puth me ėmbėlsirė,
    Do marr kalin e do shkoj
    Stepave tė fluturoj.


    Po dritarja ėsht’ e lartė,
    Porta me njė kyē mizor;
    Dhe sy-zeza ndodhet largė,
    Nė hajatin madhėshtor;
    Mbi blerime kal’ i mirė,
    Pa fre, vetė, me dėshirė,
    Rend gazmor e lot sa mund,
    Bishtin nėpėr erė e tund…


    Jam i vetėm, s’kam gėzime:
    Vetėm muret rrethpėrqark,
    Njė kandil bėn pak ndriēime
    Me atė zjarr qė vdes nga pak;
    Veē se prapa aty nė derė
    Hap i regullt bje pėrherė;
    Natėn ec nė qetėsi
    Roja pa pėrgjegjėsi.




    E shkėputur...

    Njė valė rrėshqet vetmitare
    Nė mjergull tej atje nė det
    N'kėrkon ajo nė vis tė laget
    E ē'po braktis atdheun e vet?
    Lot era valėt e direkun
    Pėrulet e kėrcet ēdo ēas'
    As shkon ajo drejt lumturisė
    As lumturi ajo lė pas.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    i kujt eshte perkthimi i " e shkeputur" ? I cuditshem...
    nuk eshte nje vale, eshte nje vel-anije,barke- ( bjeljejet parus odinokij...),
    etj.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e kam idene pelin, e gjeta ne internet, ndaj thashe dhe e shkeputur....

  7. #7
    Per mua ishte hera e pare qe lexoja "Demonin" dhe me pelqeu pa mase. Eshte vertet nje poem e fuqishme. Ndersa po mendoja te shkruaja fragmente ne forum, e kisha te veshtire te zgjidhja, pasi e gjitha eshte shume e bukur. Nga Lermontovi kisha lexuar "Nje hero i kohes sone" qe te krijon po te njejten nderthurje ndjenjash me Pecorinin, personazhin kryesor.

    Pershendetje

    Demoni

    Njė turm shpirtrash tė stuhishėm
    Do t'i bėj zap, e tė t'i jap
    Veē shėrbėtore tė magjishme
    Do t'tė shėrbejnė nė ēdo ēap
    Pėr ty nga yjet do tė vjedh
    Atė kurorėn e praruar
    Nga lulet vesėn do tė mbledh
    Pėr ta stolisur e mbuluar
    Me rreze purpur perėndimi
    Do ngjyej vellon qė do hedhėsh
    Do mbyt n'aroma kundėrmimi
    ēdo vend e kėnd ku do tė bredhėsh
    Ku do tė jesh, do ndjesh ne vesh
    Mė tė mahnitshmet melodira
    Pallatin tėnd do tė ta mvesh
    Me qehlibar e xhevahira
    Nė fund tė detit do tė bie
    Mbi re tė shpie edhe kudo
    Tė fal sa njeh e sheh mbi dhe
    Mė dashuro!...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Me 29 janar 1837 vdiq poeti Pushkin, i vrare ne nje duel. Permes shqetesimit e tronditjes se te gjitheve, ne ato dite, dore me dore qarkullonte poezia "Vdiq poeti" shkruar nga Lermontovi 23 vjecar, pa ditur se 4 vjet me vone do te pesonte te njetin fat. Me ate poezi ku lartesonte poetin e vrare dhe denonte oborrtaret qe e nxiten ate duel, Lermontovi si nje ushtar ne lufte, rrembeu flamurin e poezise ruse te mbetur tashme jetim dhe e ēoi me tej.
    Fondi i poezise ruse do te ishte i varfer pa lirikat e Lermontovit, pa poezite si "Borodino" te cilen vet Tolstoi e pati quajtur faren e vepres se vet madhore "Lufta dhe paqja" Ai fond do te ishte i varfer mbi te gjitha pa poemen "Demoni". Gjithashtu proza ruse do te ishte e manget pa romanin e tij"Nje hero i kohes sone".E te mendosh se te gjitha keto u shkruajten ne nje kohe as 10-vjecare e me nje sherbim te rende ushtarak!
    Lermontovi terhoqi vemndjen e te gjitheve qe me krijimet e para. Ate e vleresoi shpejt kritiku i njohur Bjelinski, i cili pati shkruar: "Nuk eshte e larget koha kur emri i tij ne letersi do te behet emer popullor". Kurse Ēehovi, per nje nga tregimet e tij, pati shkruar :
    "Une nuk di gjuhe me te mire se ajo e Lermontovit"

    Marre nga libri "Kam njohur sy, o, ata sy"! , qe eshte nje permbledhje e poezive ruse te perkthyera nga Petraq Kolevica

    Ja dhe nje pjese qe kam shkeputur nga Demoni e cila me pelqen

    Me gjith' se jeta qesh perreth
    Tamares zemra gjak i rrjedh,
    Sikur kjo bote u permbys,
    Sikur u vesh me nape zie;
    Ē'do gje trishtim ne shpirt i shtie
    Dhe dit' e qart' dhe nata pus.
    Madje qellon qe naten vone,
    Kur fryn i fresket fllad behari
    Me lot ne sy si gjithmone
    Pa ndjenja plaset ne altari.
    E qan e qan me logori
    E zeri saj ne qetesi,
    I ngjethėn mishrat udhetarit,
    E thot' ai "diku e fshehur
    ndonje fantazme po lengon"
    E zemergur e veshengrehur
    Me force kalin fshikullon.
    Fytyre hequr, tretur fare
    Tamara, ulur ne dritare
    Diku pertej veshtrimin tret,
    E qan e fshan e pret e pret.
    E dit' e net s'nguron te rrije....
    Dikush i flet - Ai do vije!
    Se koti, jo s'pat enderruar
    S'iu shfaq se koti ne qeli
    Me ata sy te trishtuar
    Edhe fjalemebel per ēudi.
    E s'di as vete se per ē'gje
    Fillon te falet para kores.
    Por zemra lutet per "ate"
    Nga luft e brendeshme e drobitur;
    Ne shtrat te flere, bje e shkreta
    Jasteku lagur djeg... duke u ngritur
    E tera dridhet si purteka;
    Ka prush ne gjoks, ka zjarr ne goje
    S'merr fryme dot, mezi shikon
    Po pret ate te perqafoje
    E buza puthje i kerkon....

    Perkthyer nga P. Kolevica

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar heret a vone pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Me pelqejne te gjitha poezite e tij, ashtu sikurse me pelqen e gjithe poezia ruse e atyre viteve..
    Faleminderit Shigjeta qe e solle poetin e madh mes nesh

    PER......

    Nuk te perulem, ka mbaruar,
    Asnje premtim i yti s'hyn dot
    Ne shpirtin tim per ta sunduar,
    Jemi te huaj, sot edhe mot.
    Ti ke harruar qe lirine
    S'ia fal mashtrimit kurresesi
    Por dhe keshtu, vite qe s'vijne
    Per syte e tu u bera fli.
    Edhe keshtu tek ti pandehja
    te gjeja shpirt e shok e short
    Dhe tere boten e urreja
    Qe te te desha ty me fort.
    Gjithato ēaste te qendrimit
    Tek kembet tende, e beson?
    Ia kam rrembyer frymezimit
    Me se po mi zevendeson?
    Nga ndonje ēast mendimbegate
    Dhe forc'e shpirtit s'ish ēudi
    T'i jepje botes nje dhurate
    Dhe te me jepte pavdekesi.
    Pse doje pra te me nderroje
    ate kurore lavdiplot?
    Pse s'qe athere kur premtoje
    E tille sic je bere sot?
    Krenar jam, falme eshte e kote
    Kerko nje tjeter dashuri
    per asnje gje ne kete bote
    Nuk mund te rri ne skllaveri.
    Nen qiell te jugut, ne vend tjeter
    Do te largohem, ndoshta shpejt.
    Po jemi njohur pak si teper
    Per t'u harruar ashtu krejt.
    Qe sot do te ze te argetohem
    Dhe te betohem pasketaj,
    Vetem do qesh e do gezohem
    Dhe per asgje nuk do te qaj.
    Do rrej si djalli sa te dua
    Si desha, me s'do dashuroj
    A mund te dua me nje grua
    Kur sot nje engjell me tradhetoi?
    Te vdisja desha dhe te vuaj,
    me boten desha te luftoj
    Qe fort te voglen doren tuaj
    I ēmendur, te mundja ta shtrengoj.
    Pa te kuptuar dot mashtrimin
    Ta fala shpirtin mbushur plot
    Ia njohe ketij shpirti ēmimin?
    Ia njohe, une s'te njoha dot!

    Ja dhe nje pa titull

    Ne u takuam perseri,
    Por qe te dy kishim nderruar!...
    Gjithato vite me shpejtesi
    Na kane shkuar pa kuptuar.
    Kerkova zjarr ne syt e tu
    Edhe ne shpirtin tim te thare
    Ah, posi mua edhe ty
    Kjo jet' e ndyre na ka vrare....

    Perkthyer nga P. Kolevica

  11. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ytėc

    Ночевала тучка золотая
    На груди утёса-великана,
    Утром в путь она умчалась рано,
    По лазури весело играя;

    Но остался влажный след в морщине
    Старого утёса. Одиноко
    Он стоит, задумался глубоко,
    И тихонько плачет он в пустыне.


    The Cliff (pėrkthyer nga Irina Zheleznova)

    By a cliff a golden cloud once lingered;
    On his breast it slept, but, riseing early,
    Off it gently rushed across the pearly
    Blue of sky, a tiny thing and winged.

    Still, a trace it left upon the stony
    Giant's heart, and plunged in thought and weeping
    Slow and tortured tears, he stands there, keeping
    Vigil o'er the gloomy waste and lonely.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pjese nga tragjedia "Hamleti" - Enip
    Nga shigjeta nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-03-2005, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •