Askush s'ka guximin te merret seriozisht me projektin e tregut shqiptar shtate milionesh, si mundesi e vetme e funksionimit dhe e ekzistimit normal te ekonomise, deri ne aderimin e shqiptareve ne BE. Te gjithe, Idene e Bashkimit e kane ose te imagjinuar ose e shumta te simbolizuar ne prognozen e motit neper televizionet e Prishtines, Shkupit dhe Tiranes
Tri televizionet kombetare ne Kosove dhe te gjitha gazetat ditore e kane nje hapesire te vogel ne ekran, respektivisht ne gazete, per motin sot dhe neser. Ne kete hapesire mund ta gjesh parashikimin e motit ne tri qytete: Tirane, Prishtine dhe Shkup. Ne pamje te pare, parashikimi i motit do te kishte domethenie te thjeshte - prognozimi i kushteve meteorologjike ne hapesirat ku shetisin shqiptaret. Por, e verteta e tregimit per motin ka nje domethenie tjeter. I perngjan asaj qe dikur e bente edhe Kroacia edhe Serbia gjate lufterave te viteve nentedhjete. Vizatimin e deshires dhe vullnetit politik permes rubrikes: Parashikimi i Motit.
Televizioni i Kroacise e tregonte motin per Bosnje-Hercegovinen, kurse Televizioni i Serbise e tregonte motin per Republika Srpska dhe per Republiken Autonome te Serbeve te Kroacise. Ne Shqiperi, asnje prej televizioneve nuk e perdore simboliken e Parashikimit te Motit per te ngashnjyer e cytur deshira e vullnete politike. Ne Prishtine e Shkup - po.
Ndoshta edhe ngjashmerite jane te rastesishme, por kjo tregon se ambiciet e popujve te Ballkanit jane te perqendruara ne ide te ngjashme. Pergjasimi i Prognozes se Motit mes Serbise, Kosoves dhe Kroacise jane te nje ekuivalence. Diferencat na paraqiten kur nisim te flasim per strategjite e sendertimit te ketyre vullneteve, duke na i prezantuar dallimet mes ketyre vendeve si esenciale.
Tregimi Prognozen e Motit eshte spjegimi me i mire se cfare ne te vertete kane per vullnet popujt e Ballkanit, por per dallim nga Serbia dhe Kroacia, Kosova dhe Shqiperia, asnjehere nuk e kane shqyrtuar seriozisht Idene e Bashkimit. Nuk kane pasur platforme politike dhe nuk kane pasur nje bosht, as politik, as kulturor dhe as ekonomik qe i bashkon.
Gjate gjithe periudhave te ndryshme, kur eshte permendur Bashkimi i Shqiptareve, organizimi politik ose ka pase, te shumten, formen somaleze te organizimit (organizim ne forme te feudeve politike), ose s'ka pase deshire politike per kete gje. Me e keqja eshte se vendet ballkanike dhe vendet e tjera ne bote, ne situata te ngjashme, e kane pasur nje autoritet fetar qe i ka bashkuar forcat politike ne nje qellim te tille. As sot e kesaj dite nuk kemi organizimin politik dhe nje autoritet fetar qe do t'i niste shqiptaret ne Procesin e Idene e Bashkimit.
Nje ide e perfolur shume, e bere ne vitet e nentedhjeta nga perfaqesuesit e Lidhjes Popullore te Kosoves, shpeshhere e vizatuar ne facoleta me kufij sipas deshires dhe momentit, me vone u shndrrua ne idene per lufte clirimtare dhe per bashkimin e te gjitha trojeve etnike. Ideja e bere ne vitet e nentedhjeta, u zbeh menjehere pas fillimit te luftes ne Kosove. Askush me nuk e permendi Bashkimin, sapo u ballafaqua me realitetet politike, diplomatike dhe ushtarake ne rajon, si dhe me pafuqine e shtetit shqiptar per t'i hyre nje ideje te tille. Keshtu qe, Ideja e Bashkimit mbeti ne ilegalitet. Dhe vazhdon te mbetet si e tille vetem ne nje kompjuter te Armates Kombetare Shqiptare, e cila paguan web-faqen e saj vjetore, ose ne nje oaz te Lugines se Presheves, e cila po ashtu eshte ilegale.
Reminishenca e emigracionit shqiptar
Reminishenca e emigracionit shqiptar, e paraqitur keto dite ne formen e nje Peticioni me nenshkrime te mbledhura, kater vjete pas luftes clirimtare, me shume eshte shpalosje e pafuqise se kesaj levizjeje, se sa nje ide qe realisht eshte funksionale. Me shume eshte shpalosje e te zhgenjyerve se sa e besimit ne nje ide te tille. Por, cka solli te re ky Peticion i Levizjes Popullore te Kosoves krahasuar me reminishencat e emigracionoit shqiptar. Dallimi qendron ne kulturen e te paraqiturit te idese, ne formen proceduriale te saj, dhe ne dlirjen dhe zhveshjen nga tere ajo ikonografi kuazinacionaliste e emigracionit. Mbi te gjitha, percaktimi per kete forme civilizuese sinjalizon dicka esenciale - heqje dore nga cfaredo dhune.
Le ta hedhim nje shikim te shkurter ne qendren tjeter gravitacionale te kesaj ceshtje - Shqiperi. Ne nje udhetim nga Prishtina per ne aeroport, me Fatos Lubonjen, Remzi Lanin dhe Blendi Fevziun, sec iu kujtua Fatosit ta hape idene per nje debat per Bashkimin e Shqiptareve. "Pse te mbetet tabu teme", thoshte Fatos Lubonja. Mbeti qe te niset nje debat ne Shqiperi, sa per shqyrtuar te gjitha dilemat rreth kesaj ideje. Por, nga Tirana s'u degjua gje. As menjehere, as me vone. Kjo ide mbeti e heshtur. Nuk e hapi askush, edhe pse Fatosi dukej i entuziazmuar.
Remzi Lani e perseriti ate qe dikur e kishte thene ne "New York Times" se "do te bashkohemi, nese nje force e trete na bene kete, psh Keshilli i Sigurimit. Nuk do te ishim kunder kesaj, ishte shprehur ai".
Dhjete vjete me vone, nje gazetar dhe ish-diplomat shqiptar, tashme analist ne BBC, Paulin Kola, e kishte marre nje burse per ta hulumtuar kete teme. Nje liber i botuar dite me pare ne Britani ka shpalosur idene e Shqiperise se Madhe si te paqendrueshme. Pas nje hulumtimi te gjate ai ka konstatuar se "idene e bashkimit nuk e gjeta as ne Tirane, as ne Prishtine dhe jam ne kerkim te saj edhe me tutje".
Pamvaresisht nga dimensionet politike te kesaj ideje, ajo qe mund t'i shtohet gjithe kesaj eshte se askush ne Kosove dhe Shqiperi s'ka guximin te merret seriozisht jo me projektin politik, por me projektimin ekonomik te kesaj ideje - Tregun Shqiptar 7 milionesh! Tregu i Perbashket Shqiptar do mund te ishte nje mundesi e funksionimit dhe e ekzistimit normal te ekonomise deri ne aderimin e shqiptareve ne BE.
Tashme kemi kontraten e 1 %-it per shkembim te mallrave ndermjet vendeve ballkanike. Ne kete kontrate rajonale hyne edhe Kosova dhe Shqiperia. Levizjet e mallrave ndermjet nesh ende jane me te ultat. Pse ndodh keshtu?
Sepse, te gjithe mbeten peng te nje iluzioni politik ose shprese se dicka e tille mund te na vije nga Keshilli i Sigurimit. Te gjithe Idene e Bashkimit e kane ose te imagjinuar ose e shumta te simbolizuar ne Prognozen e Motit neper televizionet e Prishtines, Shkupit dhe Tiranes.
Krijoni Kontakt