Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Nje teori e gjithckaje?

    Disa fiziksante mendojne se teoria e fijes mund ti bashkoi forcat e natyres.

    Grimcat themelore te universit qe fizikantet i kane identifikuar--si elektrone, protone, kuarce e keshtu me rradhe-jane shkronja te lendes por ndryshe nga homologet e tyre ne linguistike, ato duket se nuk kane nje baze te brendshme...

    Teoria e Fijes thote ndryshe. Sipas kesaj teorie, nese do te ekzaminonim keto grimca me saktesi akoma me te madhe - saktesi shume here mbi kapacitetin teknologjik aktual - do te gjenim qe secila thermije nuk eshte vetem nje strukture pikesore por perbehet nga disa forma shume te vogla, nje-dimensionale. Si nje shirit pafundesisht i holle, cdo grimce permban filamente vibruese, lekundese qe fizikantet i kane quajtur fije.


    Ne figuren siper ilustrohet idea themelore e teorise se fijes duke filluar nga nje cope e zakonshme lende; nje molle, dhe duke e zmadhuar vazhdimisht strukturen e saj derisa te tregoje te gjithe perberesit e saj. Teoria e fijes i shton shtresen mikroskopike me fijet vibruese njesive te lendes te njohura deri tani si atomeve, protoneve, neutroneve, elektroneve dhe kuarceve.

    Megjithese eshte e qarte pa dyshim, zevendesimi i thjeshte i grimces pikesore me fije zgjidh papajtushmerine midis quantum mechanics (Mekanikes kuantike) dhe relativitetit te pergjithshem (qe sic eshte formuluar tashme, nuk mund te jene te dyja te sakta). Teoria e fijes ne kete menyre shthur teorine Gordiane te fizikes bashkekohore teorike. Kjo eshte nje arritje shume e madhe por eshte vetem nje pjese e vogel e arsyes pse teoria e fijes ka shkaktuar kaq shume interes.

    Fushat e endrres

    Ne kohet e Ainshtajnit, forcat e fuqishme dhe te dobeta nuk ishin zbuluar akoma, por ai gjeti ekzistencen e dy forcave te ndryshme - gravitetit dhe elektromagntizmit. Ainshtajni nuk e pranonte qe natyra bazohet ne nje dizenjo kaq ekstavagante. Ai lancoi udhetimin e tij 30-vjecar ne kerkim te te ashtuquajtures teori te fushes se bashkuar dhe ai shpresoi te provonte qe keto dy forca jane ne te vertete manifestime te te njejtit ligj. Ky kerkim donkishotesk e izoloi Ainshtajnin nga burimi kryesor i fizikes. Ai ishte me i interesuar te bente gjurmime ne sistemin e sapohasur te mekanikes kuantike. Ai i shkrojti nje mikut te tij ne 1940:" Une jam bere nje njeri plak dhe i vetmuar qe kryesisht njihet nga te tjeret sepse nuk vesh corape dhe qe trajtohet si nje objekt kurioz ne raste te vecanta."

    Ainshtajni thjesht, ishte para kohes se tij ne mendime. Me shume se gjysem shekulli me vone, endrra e tij e nje teorie te bashkuar u be Holy Grail (Greill i Shenjte) i fizikes moderne. Dhe nje pjese e konsiderueshme e komunitetit te matematikaneve dhe fizikanteve po behet gjithnje dhe me e bindur qe teoria e fijes mund te jape pergjigjen e gjitheckaje. Nga nje ligj - qe cdo gje ne nivelet me mikroskopike perbehet nga kombinime shtresash vibruese - teoria e fijes siguron nje sistem te vetem shpjegues te afte te mbylle te gjitha forcat dhe te gjitha lendet.

    Teoria e fijes deklaron keshtu qe karakteristikat e thermijave te vezhguara - qe do te thote - masat e ndryshme dhe karakteristikat e tjera te grimcave themelore dhe forcat e grimcave te lidhura me kater forcat e natyres (forcat e fuqishme dhe te dobeta nukleare, elektromagnetizmi, dhe graviteti) - jane nje pasqyrim i menyrave te ndryshme me te cilat mund te vibroje nje fije. Ashtu si telat ne violine ose ne piano kane frekuenca rezonance ne te cilat ato vibrojne - motivojne qe veshet tane ti ndiejne si nota muzikore te ndryshme te harmonikave te tyre - e njejte gje ndodh edhe me teorine e fijes. Por ne vend qe te prodhojne nota ato vetem vibrojne. Keshtu elektroni eshte nje fije qe vibron ne nje menyre, kuarku eshte nje fije qe vibron ne nje menyre tjeter dhe keshtu me rradhe.

    Karakteristikat e grimcave ne teorine e fijes jane manifestim i se njejtes vecori fizike: Mostra rezonante te vibracionit - muzika per shembull - dridhjeve themelore te fijes. E njejta ide aplikohet edhe ne forcat e natyres. Thermijat e forces gjithashtu te lidhura me karakteristika te vecanta te vibrimit te fijes dhe ne kete menyre cdo gje, e gjithe lenda dhe te gjitha forcat bashkohen nen te njejten rubrike te vibrimeve te fijeve mikroskopike - "notat" qe telat luajne.

    Nje teori qe t'iu jape fund te gjitha teorive

    Per here te pare ne historine e fizikes ne jemi ne gjendje te shpjegojme cdo karaktristike ose baze mbi te cilen eshte ndertuar universi. Per kete arsye tyeoria e fijes ndonjehere trajtohet si teoria e gjithckaje (T.O.E.) ose teoria e fundit, finale. Keto terma kaq te medha jane zgjedhur per te shpjeguar teorine me te thelle te fizikes--nje teori mbi te gjitha teorite e tjera, nje teori qe nuk ka nevoje ose nuk lejon ndonje shpjegim me te thelle.

    Ne praktike, shume teori te fijes marrin nje trajtim te dukshem toksor dhe mendojne qe T.O.E.eshte nje teori qe mund te shpjegoje karakteristikat e grimcave themelore dhe karakteristikat e forcave me te cilat ato nderhyjne ose influencojne njera-tjetren. Nje reduktues i patundur do te thoshte qe nuk ka fare kufizim dhe qe ne princip cdo gje, qe nga "big bang" ne enderrat me sy hapur, mund te pershkruhen me ane te proceseve mikroskopike fizike qe perfshijne perbereset themeluese te lendes. Nese ti kupton cdo gje nga ingredientet (perberesit), argumenton reduktuesi, ti kupton cdo gje.

    Filozofia e reduktuesit lehte ndez nje debat. Shume njerez e konsiderojne te trashe dhe naive te deklarosh qe mrekullite e jetes dhe te universit jane vetem ca pasqyrime te thjeshta te grimcave mikroskopike te perfshira ne nje valle te kote me koreografi nga ligjet e fizikes. Eshte njelloj sikur ndjenjat e gezimit, merzitjes, euforise te mos ishin asgje pervecse reaksione kimike ne tru --reaksione midis molekulave dhe atomeve qe, edhe ne menyren me te sofistikuar, jane reaksione midis disa grimcave themelore, qe mund te jene vetem disa fije vibruese?!

    Per t'iu pergjigjur ketyre kritikave, laureati nobel Steven Weinberg, paralajmeron ne lidhje me endrrat e nje teorie finale.

    Ne anen tjeter te spekrumit kemi kundeshtaret e reduktionizmit te cilet jane te frikesuar nga ajo qe ata mendojne se do te jete zymtesia e shkences moderne. Ata dhe bota e tyre mund te zvogelohen ne nje grup thermijash ose fushash me nderfutjet e tyre, ata ndihen te dobet nga ajo njohuri,... une nuk do tju pergjigjesha ketyre kritikeve me je fjalim te vrullshem per bukurite e shkences moderne. Pamja e botes e reduksionisteve eshte e fresket dhe impersonale. Ajo duhet pranuar sic eshte, jo sepse ne e pelqejme ate, por sepse ajo eshte menyra ne te cilen shkon bota.

    Disa jane dakord me kete mendim, disa jo.

    Disa jane munduar te argumentojne qe zhvillime te tilla si teoria e kaosit na tregon ne se lloje te reja ligjesh dalin kur niveli i kompleksitetit te nje sistemi rritet. Duke kuptuar sjelljen e nje elektroni ose kuarku si nje gje; dhe duke perdorur kete njohuri per te kupuar sjelljen e nje tornadoje eshte krejt nje gje tjeter. Ne kete pike, shumica bien dakord. Por opinionet divergjojne ne ceshtjen nese fenomenet e ndryshme dhe shpesh te paparashikuara qe ndodhin brenda nje sistemi me te nderlikuar grimcash perfaqesojne parime te reja te fizikes ne pune, ose nese parimet e perfshira jane te ardhura, te mbeshtetura ne parimet fizike qe drejtojne numrin teper te madh te perbereseve elementare.

    Mendimi im eshte qe ato nuk prfaqesojne ligje te reja dhe te pavarura te fizikes. Megjithese do te ishte e veshtire te shpjegoje karakteristikat e nje tornadoje ne lidhje me fiziken e elektroneve dhe kuarkeve, une e shoh kete si nje gjendje pa rrugedalje, jo nje tregues i nevojes per ligje te reja fizike. Por perseri ka disa qe nuk jane dakord me kete mendim.

    Nje fillim i ri per shkencen

    Ajo qe une kam pershkruar si me rendesi primare ne udhetimin ne librin tim "the elegant universe" nje njeriu qe pranon arsyetimin e nje reduktuesi eshte se teoria eshte nje gje dhe praktika eshte nje gje tjeter. Pothuajse te gjithe mendojne se po te gjejme T.O.E absolutisht nuk do te thote qe psikologjia, biologjia, gjeologjia, kimia apo edhe fizika te jene zgjidhur. Universi eshte nje vend aq mrekullisht i pasur dhe kompleks sa qe zbulimi i nje teorie finale sigurisht nuk do te ishte fundi i shkences.

    Pothuajse e kunderta: Zbulimi i T.O.E do te na jepte bazat ne te cilat eshte ndertuar bota. Zbulimi i saj do te na jepte nje fillim jo nje fund. Teoria perfundimtare e gjitheckaje mund te provoje nje shtylle te patundur te lidhjes llogjike te perjeteshme duke na siguruare ne, qe universi eshte nje vend i kuptueshem.


    Nga Brian Greene

    Perkthimi Agim Bacelli

  2. #62
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    Ne dekadat e fundi nuk eshte bere asnje zbulim i madhe ne fizik apo ne shkencat tjera.Bota po vuan nga mungesa e nje fizikanti ideal. Bota po vuan nga mungesa e nje zbulimi te madhe.
    Te gjithe po mendojne se fizikes i ka ardhur fundi. E njejta ngjarje ishte edhe ne shekullin e XX kur botes po i mungonte zhvillimi i fizikes. Mirpo jo, sepse erdhi Ajnshtajni si drite ne fund te humneres, dhe i dha nje fryme te re fizikes. Me dy teorite e tij ai la te kuptohet se ka ende per te diskutuar ne lidhje me hapesiren qe na rrethon.
    Tani bota ka nevoje per nje fizikant si Ajnshtani, Planku etj. Mirpo ja qe ai fizikant ende nuk eshte shfaqur.

    Teoria e Telave. Nje teori qe flet per gjera qe shkenca nuk mund t'i vertetoje, qe shkenca nuk mund te konkludoje asgje. Ndoshta edhe nje teori e financuar nga qeverite nderkombetare vetem e vetem qe fizikes t'i kthehet ai nami i vet. Mirpo keso lloj teorish mund te krijohen qdo dite te vitit. Vetem mjafton te kesh njohuri per shkencat natyrore dhe menjehere mund te formohet nje kesi teorie nga qdo njėri. Qdokush mund te formoje keso teorish sepse keto nuk mund te vertetohen ne kohen ku jemi ne. Ndoshta me kalimin e kohes do te vertetohen, por jo tani. Deri sa te vije qasti qe keto teori te bijne ne kundershtim me realen do te kalon nje kohe e gjate dhe, keto teori te trilluara do t'a mbulojne vakuumin qe po haset ne shkence.

    Pse ende ne keto vitet e fundit nuk eshte shfaqur ndonje teori qe mund te kete edhe zbatim praktik? Sepse shkenca ka nevoje te madhe per nje fizikant te madh por jo edhe per fizikant absolutisht teorik sepse nga kjo mund te konkludojme lirisht se fizika dhe shkencat tjera dalengadale po transformohen ne filozofi, gje qka eshte katastrofale sepse shkencat po e humbin ate bazen e tyre eksperimentale. Teoria e Telave,e fijes etj. te gjitha keto jane trillime te "fizikanteve", trillime te qeverive qe ne te besojme se ende ka "fakte" qe e bejne universin ku jetojme ne, nje univers madheshtor. Mirpo mashtrimeve i ka ardhur fundi. Keto teori me kalimin e kohes po behen te pluhurosura, te vyshkera dhe te harruara. Teoria e Ajnshtajnit sa do qe eshte e veshtire per tu kuptuar megjithate ka gjera qe mund te vertetohen, ka gjera per te cilat ia vlen te debatohet p.sh per dimensionin e katert-kohen, per zgjerimin e hapesires, per BH etj, mirpo a ia vlen te debatohet per nje bote 10D apo 26D? Kur shumica nga ne e kemi te veshtire apo nuk mund te perceptojme fare 4D-kohen si mund te perceptojme edhe 26D te tjera?!!!!!!!!!. Si mund te vertetojme edhe shume e shume gjera per teorine telave?!!! Ne asnje menyre. Nuk ka asnje menyre ne kohen kur jetojme ne per te vetetuar ate qka thote teoria e telave dhe keto teorite e fundit. Koha do t'a vertetoje me se miri se keto teori kane qene nje menyre e gabuar per t'a mbuluar vakuumin qe po haset ne shkencat tona, kane qene vetem nje eksperiment me njerezimin, nje eksperiment me ate se qka do te mendoje njerezimi per keto teori.

  3. #63
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Goldanitus deri tani na fole si Zeusi i shkencetareve,por nuk na the asgje..............po them vetem dy fjale shkurt,se nuk kam nge,ligjet per universin e madh(ligjet qe qeverisin planetet, yjet, galaktikat) nuk vlejne per ate te voglin(quantum).......ka nje konflikt..............string theory edhe pse eshte shume e veshtire per tu provuar me eksperiment,keto gjera kerkon te zgjidhe teorikisht,mos haro se edhe big bang ne fillim u hodh si teori,pastaj qe Hubble ai qe provoi
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #64
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    Citim Postuar mė parė nga billy the kid Lexo Postimin
    Goldanitus deri tani na fole si Zeusi i shkencetareve,por nuk na the asgje..............po them vetem dy fjale shkurt,se nuk kam nge,ligjet per universin e madh(ligjet qe qeverisin planetet, yjet, galaktikat) nuk vlejne per ate te voglin(quantum).......ka nje konflikt..............string theory edhe pse eshte shume e veshtire per tu provuar me eksperiment,keto gjera kerkon te zgjidhe teorikisht,mos haro se edhe big bang ne fillim u hodh si teori,pastaj qe Hubble ai qe provoi
    Une nuk jam Zeusi,ndoshta ti na qenke Zeusi. I dituri te diturin e njeh. Ashtu siq e njeh Zeusi Zeusin. Por ne kete rast une po deklaroj se nuk jam Zeusi i shkencetareve-pra po na mbetet vetem nje Zeus. Dhe Zeusi i shkencetareve po i bie se je ti.

    Megjithate ende ka teori qe e kundershtojne teorine e BIG Bang mirpo nuk mendej se eshte tema e duhur per te diskutuar per kete. Po si mund te vertetohen keto teori ne kohet ku jetojme. Le tia leme kohes te deshmoje se keto teori kane qene vetem nje zhbrasetire per te mbuluar vakuumin e madh qe po i ndodh fizikes. Po me te vertet eshte qudi te dihet se ne qfare menyre kane ardhur formuluesit e kesaj teorije deri te definicionet-konludimet e teorise se telave. Ne qfare menyre ata i perceptojne 10D kur pak njerez mund te perceptojne me shume se 3D. Pastaj nese di fizik bing bang ka te beje fjale per makroboten dhe jo per mikroboten-qka behet fjale ne teroine e telave. Perfundimet-definicionet apo ligjet per makroboten mund te nxirren shume me lehte se per mikroboten sepse mikrobota eshte shume me veshtire per tu studiuar se makrobota. Kjo per shkak se makrobota mund te shihet me sy dhe te studiohet, ndersa per mikroboten vetem mund te supozohet.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 476
    Postimi i Fundit: 23-01-2024, 07:38
  2. Serbėt e konsiderojnė 'rraciste' teorinė e vazhdimėsisė Iliro-Shqiptare
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 06-02-2007, 23:04
  3. Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-03-2004, 22:09
  4. Ndihme per disa test cases...
    Nga BeracakjaKeqe nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-02-2004, 01:07
  5. Mydoom - Virus i ri nė kutitė e e-mailit
    Nga edspace nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •