Hasan Prishtinės
Ėshtė ribotuar nė Prishtinė libri me kujtime tė Hasan Prishtinės mbi kryengritjen shqiptare tė vitit 1912. Tė gjitha tė ardhurat nga shitja e librit do tu jepen fėmijėve jetimė, mu ashtu siē ka thėnė vetė autori Hasan Prishtina.
Nga Alfred Beka mė 17.11.2009 nė ora 10:44
Tue lanė botimin e nji libri ma tė plotė pėr atė herė kur kam me pasė nė dorė dokumentat qi pėrkasin kryengritjes shqiptare tė vjetit 1912, tė cilat mė gjinden nė Stambollė e Kosovė; tash pėr tash, po e shoh tė nevojshme vetėm me qitė kėt broshurė me qėllim pėr me ndritsue pjesėrisht mendimin e pėrgjithshėm e me forcue pa vjeftsin e disa ēpifjeve pa-logjikė qi pėrfliten pėr punė tė kėsaj kryengritje, kėshtu shkruan nė parathėnie tė librit tė tij Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912 autori i tij Hasan Prishtina.
Ky libėr sapo ėshtė ribotuar nė Prishtinė nga Shtėpia Botuese Rrokullia dhe tė gjitha tė ardhurat nga shitja e tij do ti dedikohen arsimimit tė fėmijėve jetimė, mu ashtu siē e ka lėnė amanet vet autori. Fitimin qi ka me u nxjerrė prej kėsaj broshure, kam me kushtue pėr sigurim tarėsimit tė fėmivet jetima tė Kosovės, Dibrės e tė Ēamėris qi gjinden nė Shqypni, ka shkruar ai nė parathėnie tė librit.
Nė kėtė libėr, ndėr tė tjera, mund tė njiheni me shkaqet e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912; reagimin e mė se 200 deputetėve tė Parlamentit Osman kur Hasan Prishtina thotė: nėse vazhdon kjo politikė mizore, kam me kenė njeni e ndoshta i pari i atyne, qi kam pėr ta ngrehė flamurin e kryengritjes; ku dhe si merren vesh Hasan Prishtina e Ismail Qemali pėr fillimin e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912?; Pse Ismail Qemali nuk e pėrmbush detyrėn qė merr pėrsipėr pėr sigurimin e 15 mijė pushkėve mauzer dhe 10 mijė napolonave tė arit pėr fillimin e kryengritjes?; pse Hasan Prishtina e shet pasurinė e vet dhe me shumėn e tubuar e nis kryengritjen?; Pėr se bisedon Hasan Prishtina me ambasadorėt e Bullgarisė dhe tė Britanisė sė Madhe nė Shkup para se ta nisė kryengritjen?; ēka shkruajnė pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 gazetat e huaja si Times, Neu Freu Presse, Novoje Vremja?; ēthotė Hasan Prishtina nė intervistat e dhėna pėr kėto gazeta?; pse sipas Hasan Prishtinės, Isa Boletini e Riza Gjakova jo qė nuk mendonin pėr pavarėsi, por as pėr autonomi? e po ashtu mund tė lexoni edhe shumė gjėra tė tjera.
Shkėlzen Gashi, nga shtėpia botuese Rrokullia ėshtė shprehur pėr Express se janė disa motive tė forta pėr tė ribotuar kujtimet e Hasan Prishtinės. Motivi i parė ėshtė se vdekja fizike e Hasan Prishtinės nuk do tė duhej tė nėnkuptojė edhe shuarjen e njohurisė tek breznitė e reja mbi nismėtarėt e luftės pėr pavarėsi, ka thėnė ai. Po ashtu, sipas tij, tė rinjtė duhet tė njihen me sakrificat e kėtij patrioti vetėmohues dhe, siē u shpreh ai, ti bėjė tė kuptojnė se kombi shqiptar ka ditė me pasė edhe udhėheqės politikė qė vendin e vet jo veē nuk e kanė vjedhė, po madje pėr tė e kanė shkri edhe pasurinė vetjake.
Gashi tregoi se promovimi i librit do tė mbahet mė 28 nėntor. Ka mundėsi qė pėr shkak tė simbolikės promovimi tė mbahet nė shkollėn fillore Hasan Prishtina, por ende nuk ėshtė bėrė i ditur vendi ku do tė mbahet promovimi.
Kėto kujtime janė shkruar pėr herė tė parė nė gjuhėn frėnge nė vitin 1921, tė cilat nė shqip i ka pėrkthyer Bedri Pejani dhe kur janė botuar, ai ka thėnė se paratė e shitjes do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė, pastaj janė botuar edhe njėherė nė vitin 1925 nė Napoli tė Italisė. Gashi tha se edhe nė vitin 1983 ėshtė botuar njė libėr Dokumente Hasan Prishtina me fjalime tė tij, letra e tij qė ia ka dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, letra qė ia ka dėrguar Presidentit amerikan Woodrow Wilson kur ėshtė mbajtur Konferenca e Versajės, ka punime tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me Hasan Prishtinėn dhe nė mesin e tyre janė edhe kėto kujtime tė tij, por tė cilat janė tė censuruara. Kritikat qė ia jep Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit janė tė hequra. Nė Kosovė kėto kujtime nuk janė botuar asnjėherė, tani po botohen pėr herė tė parė dhe po botohen tė pacensuruara dhe paratė prej shitjes prapė do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė, tregoi Gashi. Ky libėr i ka veē 50 faqe dhe mund tė lexohet pėr njė orė, ndėrsa ēmimi ėshtė tri euro.
Duke e ndjekė shembullin e vėnė prej vet Hasan Prishtinės, Shtėpia Botuese Rrokullia ka vendosė qė fitimet prej kėtij botimi ti dhurojė pėr arsimimin e fėmijėve jetimė.
Hasan Prishtina meriton lavdata nge mė tė ndritshmet.
Shumė mirė qė sjelle kėtė material fegi!
Kili
SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
BAC, U KRYMB!
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Ballina e Librit:
![]()
Life's too short to remove USB safely.
Ribotohen kujtimet e Hasan Prishtinės
» Dėrguar mė: 19/11/2009 - 13:00
Nga Alfred Beka
Tue lanė botimin e nji libri ma tė plotė pėr atė herė kur kam me pasė nė dorė dokumentat q'i pėrkasin kryengritjes shqiptare tė vjetit 1912, tė cilat mė gjinden nė Stambollė e Kosovė; tash pėr tash, po e shoh tė nevojshme vetėm me qitė kėt broshurė me qėllim pėr me ndritsue pjesėrisht mendimin e pėrgjithshėm e me forcue pa vjeftsin e disa ēpifjeve pa-logjikė qi pėrfliten pėr punė tė kėsaj kryengritje", kėshtu shkruan nė parathėnie tė librit tė tij 'Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912' autori i tij Hasan Prishtina. Ky libėr sapo ėshtė ribotuar nė Prishtinė nga Shtėpia Botuese 'Rrokullia' dhe tė gjitha tė ardhurat nga shitja e tij do t'i dedikohen arsimimit tė fėmijėve jetimė, ashtu siē e ka lėnė amanet vetė autori. "Fitimin qi ka me u nxjerrė prej kėsaj broshure, kam m'e kushtue pėr sigurim t'arėsimit tė fėmivet jetima tė Kosovės, Dibrės e tė Ēamėris qi gjinden nė Shqypni", ka shkruar ai nė parathėnie tė librit.
Nė kėtė libėr, ndėr tė tjera, mund tė njiheni me shkaqet e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912; reagimin e mė se 200 deputetėve tė Parlamentit Osman kur Hasan Prishtina thotė: 'nėse vazhdon kjo politikė mizore, kam me kenė njeni e ndoshta i pari i atyne, qi kam pėr t'a ngrehė flamurin e kryengritjes'; ku dhe si merren vesh Hasan Prishtina e Ismail Qemali pėr fillimin e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912?; Pse Ismail Qemali nuk e pėrmbush detyrėn qė merr pėrsipėr pėr sigurimin e 15 mijė pushkėve 'mauzer' dhe 10 mijė napolonave tė arit pėr fillimin e kryengritjes?; pse Hasan Prishtina e shet pasurinė e vet dhe me shumėn e tubuar e nis kryengritjen?; Pėr se bisedon Hasan Prishtina me ambasadorėt e Bullgarisė dhe tė Britanisė sė Madhe nė Shkup para se ta nisė kryengritjen?; ēka shkruajnė pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 gazetat e huaja si 'Times', 'Neu Freu Presse', 'Novoje Vremja'?; ē'thotė Hasan Prishtina nė intervistat e dhėna pėr kėto gazeta?; pse sipas Hasan Prishtinės, Isa Boletini e Riza Gjakova jo qė nuk mendonin pėr pavarėsi, por as pėr autonomi? E po ashtu, mund tė lexoni edhe shumė gjėra tė tjera.
Botimi
Shkėlzen Gashi nga shtėpia botuese 'Rrokullia', ėshtė shprehur se janė disa motive tė forta pėr tė ribotuar kujtimet e Hasan Prishtinės. "Motivi i parė ėshtė se vdekja fizike e Hasan Prishtinės nuk do tė duhej tė nėnkuptojė edhe shuarjen e njohurisė tek breznitė e reja mbi nismėtarėt e luftės pėr pavarėsi", - ka thėnė ai. Po ashtu, sipas tij, tė rinjtė duhet tė njihen me sakrificat e kėtij patrioti vetėmohues, dhe siē u shpreh ai, t'i bėjė tė kuptojnė se kombi shqiptar ka ditur tė ketė edhe udhėheqės politikė qė vendin e vet jo vetėm nuk e kanė vjedhur, por madje pėr tė kanė shkrirė edhe pasurinė vetjake. Gashi tregoi se promovimi i librit do tė mbahet mė 28 nėntor. Ka mundėsi qė pėr shkak tė simbolikės, promovimi tė mbahet nė shkollėn fillore 'Hasan Prishtina', por ende nuk ėshtė bėrė i ditur vendi ku do tė mbahet promovimi.
Kujtimet
Kėto kujtime janė shkruar pėr herė tė parė nė gjuhėn frėnge nė vitin 1921, tė cilat janė pėrkthyer nė shqip nga Bedri Pejani dhe kur janė botuar, ai ka thėnė se paratė e shitjes do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė, pastaj janė botuar edhe njėherė nė vitin 1925, nė Napoli tė Italisė. Gashi tha se edhe nė vitin 1983 ėshtė botuar njė libėr 'Dokumente - Hasan Prishtina' me fjalime tė tij, letrat qė Prishtina i ka dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, letrat qė ia ka dėrguar Presidentit amerikan, Woodrow Wilson kur ėshtė mbajtur Konferenca e Versajės, ka punime tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me Hasan Prishtinėn dhe nė mesin e tyre janė edhe kėto kujtime tė tij, por tė cilat janė tė censuruara. "Kritikat qė ia jep Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit janė tė hequra. Nė Kosovė kėto kujtime nuk janė botuar asnjėherė, tani po botohen pėr herė tė parė dhe po botohen tė pacensuruara dhe paratė prej shitjes prapė do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė", - tregoi Gashi. Ky libėr ka vetėm 50 faqe dhe mund tė lexohet pėr njė orė, ndėrsa ēmimi ėshtė tre euro. Duke ndjekur shembullin e vėnė prej vet Hasan Prishtinės, shtėpia botuese "Rrokullia" ka vendosur qė fitimet prej kėtij botimi t'i dhurojė pėr arsimimin e fėmijėve jetimė.
Autori
Hasan Prishtina, patriot e demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e atdheut. Lindi nė Vushtrri, nė njė familje patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė deputet nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me Ismail Qemalin ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė armatosur nė Shqipėri, ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės", u zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi. Mori pjesė aktive nė pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės, 1920 dhe nė prill tė vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921 kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje xhonturqit. Mė 14 gusht 1933 u vra nė Selanik. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg artikujsh si edhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912, qė kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri.
gsh
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1259160903
Albert Kotini:Njė vrasje nė Selanik.
E hanė, 20 Prill 2009 11:42 20.04.2009-Gara me Ahmet Zogun, kush do ta vriste me pare tjetrin. Nje aktivitet i shtrire ne tre dekadat qe i dhane forme ceshtjes shqiptare. Dyzimi i regjimit komunist me qendrimin ndaj tij, dhe nje emer qe sot i ngre ne kembe shqiptaret e Kosoves.
Ne luften e Koplikut kunder malazezeve ne Shkoder, ne 1921, ishin bashke Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Galica, Luigj Gurakuqi dhe Ahmet Zogu Mirepo, Hasan Prishtina kishte dyshime se kete lufte e kishte organizuar Zogu me serbet. Keshtu, qe i bindur per kete akt te Zogut, Hasan Prishtina krijoi mundesine per ti bere atentat atij ne momentin kur Zogu po pinte kafe me dy klerike te krishtere, ne vendin e quajtur Kafe e Madhe ne Shkoder. Kur e moren vesh bashkeluftetaret e tij, Bajram Curri e Luigj Gurakuqi, e ndaluan te vepronte per te mos ngjallur trazira te reja ne Shqiperi. Eshte percjelle gojarisht reagimi i Hasan Prishtines ndaj miqve te tij: Degjo, Bajram Curr! I pari qe do te vrase Zogu je ti, pastaj, Gurakuqin, dhe mua te fundit, sepse ia di hilet.
Episodi i mesiperm eshte shkeputur nga libri i autorit Gani Demiri (Radkoceri), emigrant kosovar i ardhur ne Shqiperi ne vitin 1951, ne librin e tij Kryengritja shqiptare e vitit 1912. Nese kjo ngjarje eshte zhvilluar vertet keshtu, parashikimi i Hasan Prishtines ka qene profetik. Ne fakt behet fjale per nje marredhenie te veshtire mes dy personazheve kyce te historise se re shqiptare, qe nuk rreshten se planifikuari atentate ndaj njeri-tjetrit. Por nese qendrimi i regjimit komunist ndaj figures se mbretit Zog ishte i kuptueshem, duhet thene se duke u ushqyer nga dokumente jugosllave e ruse per shume vite, edhe ndaj Hasan Prishtines eshte hedhur balte me bollek, derisa kembengulja e shume intelektualeve e studiuesve kosovare beri qe ne vitin 1962 Tirana te kthente pllaken.
Nje vile e madhe anes detit ne Selanik, ne rrugen Vasilisis Olga, edhe sot e kesaj dite qe sherben si qender per invalidet, njihet si vila e Hasan Prishtines. Ai lindi ne Vushtri ne vitin 1873, ne nje familje qe vuri pasuri te konsiderueshme me tregti; i ati kishte siguruar kontrata te rendesishme per furnizimin me ushqime te ushtrise turke. Ne fillim fisi kishte mbiemrin Berisha (gjyshi i tij, Haxhi Ali Berisha), pastaj Polanca. Por pasi studioi per shkenca politiko-juridike ne Stamboll dhe vendosi ti hynte politikes, nen ndikimin e kusheririt te pare Zejnulla Beu, duke u bere deputet i Prishtines ne parlamentin turk, emri i tij mbeti ne histori si Hasan Prishtina. I zgjedhur tre here ne periudhen 1908-12, ai u ndodh ne brendesi te politikes turke pikerisht ne fazen e triumfit te levizjes xhonturke, e cila ne fakt vetem premtoi, por ndoqi te njejtin revansh dhe represion ndaj ceshtjes shqiptare. Pas nje diskutimi plot zjarr ne parlament me 11 janar 1912, ne lagjen Taksim te Stambollit deputetet shqiptare u mblodhen me iniciativen e Hasan Prishtines dhe Ismail Qemalit, per te shtruar rrugen e kryengritjes se armatosur ne Shqiperi.
Krijimi i komiteteve zonale e me pas shperthimi ne pranvere 1912 i kryengritjes se armatosur ne te gjitha trevat shqiptare, kulmoi me tubimin e Junikut, ku paria e Kosoves thirri nen arme 30 mije shqiptare. Kryengritesit cliruan Rrafshin e Dukagjinit, pastaj hyne ne Prishtine. Qeveria turke e kryesuar nga Seit Pasha dha doreheqjen dhe qeveria e re, nisi menjehere nje delegacion per tu marre vesh me udheheqesit e kryengritjes. Kur kryengritja grumbulloi rreth vetes 60 mije luftetare, hyn ne Shkup. Ne balle te luftes ishte Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Hasan Prishtina nuk mundi te marre pjese ne shpalljen e pavaresise kombetare, por dergoi 48 delegate nga Kosova ne Vlore, per cdo rreth nga dy perfaqesues. Mbas disa ditesh, ai mberrin ne Vlore, ku Ismail Qemali e emeroi minister te Bujqesise ne qeverine e sapoformuar.
Por situatat kane precipituar shpejt. Pas luftrave ballkanike, plasi Lufta e Pare Boterore, nderkohe qe ne Shqiperi mberrin ne vitin 1914 per te qeverisur me vendim te fuqive te medha, princ Vidi. Hasan Prishtina zgjidhet ne qeverine jeteshkurter te Durresit si minister i Puneve Botore. Gjate viteve te luftes, bashke me Bajram Currin punojne per shkollat shqipe ne Kosove. Veprimtaria diplomatike e tij ne vitet 1916-1918, eshte vleresuar edhe ne diplomacine austro-hungareze. Ne Luften I Boterore i ka kerkuar Vjenes, qe te formonte nje regjiment ushtarak shqiptar, i cili do te kujdesej per ardhmerine e Kosoves. Ne kete menyre synonte te pengonte dergimin e ushtareve shqiptare ne frontin e Galicise, kunder Rusise, sepse i donte ne momentin e duhur per te mbrojtur trojet shqiptare. Me 1918, ai dhe Bajram Curri emigrojne drejt Vjenes, ku ne dhjetor te atij viti, Hasan Prishtina zgjidhet nga Komiteti per Mbrojtjen e Kosoves, kryetar delegacioni per ne konferencen e Paqes ne Paris.
Me 1921, dibranet e zgjodhen deputet te tyre ne parlamentin shqiptar. Kur u rrezua qeveria e Pandeli Evangjelit, Keshilli i Nalte i ngarkoi me 7 dhjetor Hasan Prishtines formimin e kabinetit te ri. Por ai ishte kryeminister vetem per tre dite. Kur Zogu rrethoi parlamentin me ushtri per te detyruar deputetet demokrate (grupi i Drinit), te japin doreheqjen, Hasan Prishtina deklaroi: Shqiptareve kurre nuk kane mujtun me ia lidhun gojen, jo dyfeku, por, as topi. Keto qene fjalet e fundit te tij ne parlament, dhe u hodh ne ilegalitet, ne malesite e Gjakoves. Pasi qeveria e Zogut dhe Xhaferr Ypit lidhi marredhenie diplomatike me mbreterine serbo-kroato-sllovene me 1922, Hasan Prishtines, Bajram Currit, Hoxhe Kadriut dhe eksponenteve te tjere kosovare iu hoq mandati i deputetit, madje qeveria e Tiranes la dore te lire qe ushtria serbe ti ndiqte ata edhe brenda territorit shqiptar. Megjithate, ata gjate kesaj kohe punuan per rrezimin e Zogut, cka u realizua me ardhjen ne fuqi te qeverise se Fan Nolit. Me 26 shtator 1924, Noli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri e Bedri Pejani perbenin delegacionin shqiptar ne Lidhjen e peste te Kombeve ne Gjeneve. Pas rrezimit te Nolit dhe rikthimit te Zogut me ndihmen serbe, Hasan Prishtina do te largohej perfundimisht. Veprimtaria e tij do te endej pasketaj, mes Italise, Austrise, Greqise etj. Ne fakt ai pati kontakte te ngushta me diplomacine italiane edhe me pare, ku vecohet ne vitin 1923 rasti i takimit te tij dhe Dervish Mitrovices, me poetin e veprimtarin e madh italian Gabriele DAnuncio, i cili perkrahte komitetet irredentiste shqiptare. Perkrahesit e DAnuncios i derguan per mbrojtjen e Kosoves, mbi 25 mije pushke, por qeveria e Beogradit, nuk lejoi qe ato te zbarkonin.
Ne vitet 1932-33, per veprimtarine e Hasan Prishtines u interesuan ne vecanti qarqet italiane, austriake e franceze. Ne Itali, njerez me influence si Auriti e Mazoti, por dhe Mapeti, kishin deshire aktivizimin e tij per clirimin kombetar te Kosoves. Ne arkivat italiane ekziston nje material i gjere i ketyre tentativave. Mirepo e vecante ka qene nderhyrja italiane per bashkepunimin e Hasan Prishtines, me eksponentin maqedonas Vance Mihajlov. Edhe pse u bene 2-3 vjet perpjekje qe komitetet e Mbrojtjes Kombetare te Kosoves dhe te maqedono-bullgareve, te akordonin punet e tyre kunder Jugosllavise, keto nuk u realizuan per faj te maqedonasve. Edhe ne sfondin politik e diplomatik, per bashkeveprimin e Hasan Prishtines me V.M.R.O-ne, ka nje aktivitet mjaft te gjere. Keshtu, ne takimin Prishtina-Mihajlov ne Gjeneve, u be marreveshje qe Komiteti i Kosoves, dhe Komiteti maqedono-bullgar te vepronin ne menyre te perbashket kunder jugosllaveve. Sipas promemorjes te dates 15 mars 1932, jepet e gjithe praktika e punes e komiteteve lokale, ne Tetove, Diber, Shkup, Prizren, Gjakove, Prishtine, Gostivar e ne Mitrovice, qe sipas diplomacise italiane, i perkrahte si nisma kombetare pa asnje rezerve. Kuptohet, se kjo perkrahje e diplomacise italiane behej per qellime politike te depertimit te saj ne Ballkan dhe per ta perdorur, si nje celes per shkaterrimin e mbreterise se Jugosllavise. Ketu, spikat, roli i zgjuar i politikanit Hasan Prishtina, i cili nuk u be vegel e nje shteti tjeter. Ai i ben apel ne vitin 1931, Sekretarit te Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve, Erik Drumond. Keto apele, promemorje, leterkembime, takime me funksionare, politikane e diplomate ne Itali, Paris, Vjene, bene mjaft jehone, dhe kudo kerkonte verifikimin nepermjet nje komisioni vrojtues, te kesaj gjendjeje skandaloze shqiptare ne Kosove. Diplomacia italiane, te gjithe kete aktivitet te Hasan Prishtines e ka ndjekur me nje vemendje te madhe dhe e ka shfrytezuar me nje interes te madh per interesat e saj ne Kosove e ne Shqiperi.
Ne arkivin e ministrise se Puneve te Jashtme Italiane (kutite nr.10, 11, 22, 39) pervec aktivitetit te Hasan Prishtines ne Komitetin e Bashkimit dhe Komitetin e Kosoves, ka material te vecante per te gjithe emigrantet politike kosovare ne Itali. Atentati kunder Zogut ne Vjene, ne gusht 1931, sipas disa diplomateve italiane, u organizua me urdhrat e Hasan Prishtines. Atij i atribuohet edhe atentati i deshtuar dhjete viteve me pare ne Durres, ku dy bullgaret dhe nje shqiptar atentator, u kapen dhe u varen. Historia deshmon sot se garen e eliminimit te njeri-tjetrit, e fitoi Ahmet Zogu.
Sipas gazetes greke Maqedonia e Re te Selanikut, te dates 14 gusht 1933: Nje tjeter vrasje qe u be ne rrugen Ciminski, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra perpara bakallhanes Ivi. Shqiptari Ibrahim Celo, 28 vjecar, i papune, qelloi pese here ish-kryeministrin shqiptar. Vrasja u krye ne oren 2 mbasdite me date 13 gusht 1933. Ne rrugen Ciminski u pa nje zoteri i moshuar, i mbajtur mire dhe me tipare simpatike, te ecte perkrah e te fjaloste me nje person te veshur mire, i gjalle, sa e tradhtonte dhe toni i zerit Njeriu me pamje te zymte nxori rrufeshem revolverin e markes Smith dhe shtiu kundrejt bashkebiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qe ra ne trotuar. Kalimtaret e mbledhur nga te dy te shtenat, pane vrasesin te turret me mizori te parrefyer mbi viktimen dhe ti zbraze edhe tre plumba te tjere, dy ne kraharor dhe te treten ne koke, si e shtene vdekjeprurese, per te qene i sigurt per perfundimin e aktit te vrasjes
Ibrahim Celo, tregtar frutash qe jetonte ne Nice te Frances, qe martuar me nje spanjolle, me te cilen kishte dhe femije. Ai deklaroi se shtiu kunder Prishtines si tradhtar i vendit te tij, qe i kish propozuar te bashkepunonte kunder mbretit Zog. Por te merguarit e tjera antizogiste e dinin shume mire se si ishte puna. Arkivat italiane te kohes pohojne se edhe mes emigranteve te tjere kishte hyre paniku se kush mund te kishte rradhen, madje flitej se Zogu po pergatitej te hiqte qafe Mustafa Krujen.
Gjithsesi, parashikimi i Hasan Prishtines ne sy te Barjam Currit dhe Gurakuqit, doli i vertete. I martuar me nje cerkeze, ky protagonist i rilindjes se dyte kombetare 1912-1924 nuk la pas femije. Megjithe dritehijet e shume figurave te asaj kohe, mes atij dhe Zogut mund te behet qofte dhe ky dallim: Hasan Prishtina shkriu pasurine per ceshtjen kombetare, ndersa mbreti Zog vuri pasuri me kete ceshtje. Jo me kot, kryeministri jugosllav Nikolla Pashic, u shkruante kete porosi konsullatave te veta: Hiqni dore nga perpjekjet per ta bere per vete Hasan Prishtinen. Ate nuk e thyen, as ari i botes. Drejtohuni nga te tjeret, e atje do te keni sukses.
Aktiviteti shqiptaro-maqedonas
Diplomacia italiane kerkonte nje veprimtari te perbashket te shqiptareve ne Kosove dhe ne Maqedoni kunder Jugosllavise. Ne kete kohe Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Hoxha Kadriu e mirepriten nje bashkepunim te tille. Kontaktet e ketyre dy komiteteve pas Luftes se Pare, me 1920, 1932 e me tej, u shtuan. Por ne kete bashkepunim kishte edhe mjaft dyshime, sepse secila pale mbronte interesat e veta. Me V.M.R.O-ne, (Komiteti bullgaro-maqedonas), u tentua per formimin e nje shteti federativ maqedono-shqiptar. Ne nentor te vitit 1920, ne Tirane u arrit te nenshkruhej edhe nje protokoll ne mes te maqedonasve dhe te shqiptareve ne pranine e ministrit te autorizuar te Italise, Kastoldi, dhe kryetarit te keshillit shqiptar Vangjeli, me kater pika:
-Palet e shohin te drejte qe te luftojne per clirimin e Maqedonise ne kufinjte etnografike e gjeografike dhe per clirimin e shqiptareve te Kosoves e te Camerise.
-Kufijte mes Shqiperise e Maqedonise do te jene ne Kaniari, kuota 500, qe kalon neper Sharre (mal) dhe arrin ne kufirin aktual serbo-shqiptar 1920.
-Qytetet Oher, Struge e Resnie, te pastra bullgare, do te mbeten ne kufirin e Maqedonise bullgare.
-Qyteti Diber do te mbetet ekskluziv i njerit nga dy shtetet, pas plebishtit.
Ne emer te maqedonasve nenshkruan Protogerov e Atanasov, ndersa ne emer te shqiptareve, Hasan bej Prishtina, Hoxha Kadriu, Bedri Pejani dhe Sejfi Vllamasi. Mbeshtetur ne kete protokoll konstatohet, se bashkepunimi i ketyre komuniteteve shqiptare dhe maqedonase kishin me perpara, se cdo gje ceshtjet kontestuese kufitare. Te vetedijshem, se tere Maqedonia perendimore ishte e populluar me mbi 80% shqiptare, perfaqesuesit e komiteteve maqedonase deshironin te siguroheshin, se ata nuk do te kerkonin te drejten e tyre natyrore. Si duket, perfaqesuesit shqiptare te shtyre nga rrethanat u detyruan te nenshkruanin protokollin sipas te cilit Ohri, Struga e Resnja, ishin qytete te pastra bullgare, ndersa Dibra me shumice absolute shqiptare kontestohej me plebisht. Mirepo, vec luftes se ashper te Beogradit, pikerisht per shkak te kontestimeve territoriale, nuk pati asnje realizim real te marreveshjes.
Fegi,
Edhe unė u bashkangjitėn urimeve, pėr materialin qė sjellė pėr Hasan Prishtinėn, Njeriun qė dha ēdo gjė pėr Atdheun e tij.
Tek Hasan Prishtina mė sė miri u vu nė jetė parolla e Rilindasve:
" Mos prishni Shqipėri - pėr tė bėrė pasuri
Por prishni pasurin pėr ta bėrė Shqiperinė!"
Vetėm desha tė bėjė njė pėrmirsim nė tekstin e mė lartėm ku shkruhet qė Hasan Prishtina ishte kryeministėr pėr tre ditė " e qė nuk qėndron por me sa e di unė Ay ishte Kryeminsitėr i Shqiperis pėr plot tre javė!
Biografin e parė pėr Hasan Prishtinėn e kam lexuar nga Ajet haxhiu, njė kosovar qė kishte ikur nga okupimi Jugosllavi trojeve shqiptare dhe kishte krijuar dhe jetuar nė Shqiperin Londineze! Hasan Prishtina ishte i martuar me Igballe Prishtinėn, njė grua pėr tė cilėn thonė qė, atė qė e bėnte Shota me mauzer ajo e bėnte me urtin e saj dhe mbėshtetjen qė i bėnte tė shoqit!
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!
http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1269439047
EKSKLUZIVE - Kėrkesa e Hasan Prishtinės para 100 viteve pėr paralele shqipe nė Shkup
:
Pėrpjekja pėr tė hapur shkolla shqipe nė Shkup ka ekzistuar qė para 100 viteve. Gazeta Lajm ka siguruar dokumentin ku shihet qartė se si Hasan Prishtina nė mars tė vitit 1910 kishte kėrkuar qė nė shkollėn profesionale Idadija nė Shkup tė hapet njė paralele nė gjuhėn shqipe. Kėto tė dhėna duken nė dokumentin qė ishte dėrguar te konsulli anglez nė Shkup dhe raporti i konsullit serbė dėrguar ministrisė sė punėve tė jashtme nė Beograd. Historiani Skender Asani, i cili e ka gjetur dokumentin nė arkivin shtetėror tė Maqedonisė dhe qė ėshtė i shkruar nė gjuhėn serbe tregon se klasa pėrbėnte 24 nxėnės dhe duhej tė ishte pjesė e shkollės profesionale Idadija qė gjendej nė parkun e sotėm tė qytetit tė Shkupit. Pėr hapjen e kėsaj paralele dhe futjen e gjuhės shqipe kontribut tė jashtėzakonshėm ka dhėnė edhe esnafi i Ēarshisė, i cili e mbėshteti nė mėnyrė tė parezervė Hasan bej Prishtinėn, qė tė jetėsohet formimi i kėsaj paralele nė gjuhėn shqipe nė kėtė shkollė, tha Asani.
Sipas tij, autoritetet e atėhershme fillimisht ishin mė liberal pėr tė hapur kėtė paralele, por mė vonė ndėrruan mendimin dhe kjo iniciativė ishte parė si rrezik pėr emancipimin dhe vetėdijesimit tė shqiptarėve.
Autoritet e atėhershme lejuan qė tė formohej kjo paralele, por me njė kusht qė tė jetė e pėrzier etnikisht dhe gjuha shqipe mos tė pėrdorej zi zyrtare gjatė vijimit tė mėsimit. Me kėtė rast nxėnėsit shqiptarė u hedhėn nė grevė dhe parashtruan kėrkesėn e vetme qė tė mėsojnė vetėm nė shqip, tha Asani.
Sipas kėtij dokumenti kėrkesa ishte qė nxėnėsit tė mėsojnė vetėm nė shqip. Pasi kėrkesa nuk u realizua, Hasan Prishtina me vet financim, duke i shitur magazat qė kishte nė Shkup financoi shkollimin e kėtyre nxėnėsve nė normalen e Elbasanit, tha Asani.
Pėr kėtė vepėr madhore tė Hasan Prishtinės tregojnė dokumentet angleze, serbe dhe austriake tė cilat e pėrshkruajnė shkuarjen e nxėnėsve shqiptarė nė Elbasan. Gjatė arritjes nė Elbasan, mijėra qytetarė kishin pritur Hasan Prishtinėn dhe 24 nxėnėsit shqiptarė nga Shkupi duke brohoritin rroftė Hasan Prishtina, rrofshin trimat e Kosovės dhe rroftė Shqipėria, tregon shkrimet e atėhershme historiani Asani.
Ky dokument ka qenė hapi i parė pėr hapjen e parė tė shkollave shqipe nė Shkup, qė ishte kundėrshtuar edhe nga disa shqiptarė tė kohės sė atėhershme.
Angazhimi i shqiptarėve pėr ēlirim nė Shkup kishte vazhduar me veprimtari tė tjera. Njė vit mė vonė, mė 1911 u hap gazeta kombėtare shqipe, Shkupi, kurse mė 12 gusht 1912 u ēlirua Shkupi nga kryengritėsit shqiptarė. Mė 14 tetor 1912 nė Shkup u vendos qė kėrkesa e deriatėhershme pėr autonomi tė zėvendėsohej me shpalljen e pavarėsisė nė Shkup, e cila rezultoi mė vonė me ngritjen e flamurit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 nga Ismail Qemali. /BEKRI AJDINI/
Kohėt e fundit u ribotuan nė Kosovė ''Kujtimet'' e Hasan Prishtinės ku ai pėrgojon Isa Boletinin (tė masakruar pėrpara 5 vjetėsh) e Ismail Qemalit, heroin e pavarėsisė pėr tė larė veten nga mėkati i madh qė nuk lejoi tė ngrihet flamuri shqiptar nė Shkup e tė shpallej pavarėsia e mbarė trojeve kombėtare. Kjo ėshtė e vėrteta dhe jo pėrrallat e stisura me sulltanė. Ėshtė ndėr rastet e rralla kur mėkati kurorėzohet me lavdi mbi bazėn e kujtimeve personale e artikuj gazetash tė paguar nga xhonturqit. Por e vėrteta vonon por nuk harron.
Krijoni Kontakt