E kam deklaruar me kohe qe damken me te madhe ia bene Hasan Prishtines por edhe kombit shqiptar, kur ia botuan dhe ia propaganduan kujtimet me madheshti. Ndoshta vertet donin t'i vinin dy vetulla Hasanit, por nxorren dy sy te Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit duke na krijuar ne shekullin e ri nje tjetčr pčrēarje kombetare. Pčr mč tepčr zbulohet lehtazi qe ato kujtime subjektive (kinse dokument bazč qč provon veprimtarinč e tij "madheshtore") kanč shumč lajthitje qč bien ndesh me dokumenta dhe deponime dčshmitaresh okulare. E keqja e kesaj pune eshte qe ne vend te vleresohet Hasan Prishtina per meritat e tij tč padiskutueshme, mitizohet me sajesa dhe trillime qe ne fakt e perbaltin konform shprehjes "tahmaja e modhe t'le pa gjo".
Perveē kesaj jepet nje shembull i keq sesi shdčrrohet e včrteta historike nč legjendč dhe tallava me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise Kombetare.
Per te qene me konkret po shtroj disa pyetje:
Si e paraqitni rolin e Hasan Prishtines :
- nč marrčshčniet me Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Bajram Currin, Fan Nolin...
- nč "anullimin" e ngritjes se flamurit kombčtar ne Shkup pčrpara fillimit tč luftčs ballkanike
- nč qeverinč e Durrčsit (Esat Pashč Toptanit)
-ne Kongresin e Lushnjes dhe qeverite pas saj
- nč "puēin" e Tirančs
- nč marrčdhčniet me Musolinin dhe qarqet "mike" greko-maqedonase.
Nuk e kuptoj perse doni me doemos ta paraqesni Hasan Prishtinen "pa te meta" dhe "atdhetari me i madh i kombit shqiptar" kur veprimtaria e tij nuk u kurorezua me asnje rezultat te dukshem. (Te mos theksojme pastaj qe ai ndaloi shansin historik tč ngrinte flamurin kombetar ne Shkup si shpallje e pavaresise ne qendren e kater vilajeteve, por e ngriten "mekataret" (sipas tij) Ismail Qemali e Isa Boletini ne Shqiperi, ne kushte shume me te veshtira.
Keto "minuse" njerezore qe shpreha me siper, per hir te se vertetes, nuk e zbehin aspak nderimin ndaj vlerave te tij, me rezultante pozitive, dhe sakrificave te padiskutueshem nč tč mirč tč ēčshtjes kombetare.
Krijoni Kontakt