Close
Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 218
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ...grindavecė politikanėt shqiptarė

    Shkruan : Ben Andoni

    Burgu i Burrelit. Tre tė burgosur japin e marrin me njėri-tjetrin. Janė tė veshur keq, shumė keq. Askush nuk u afrohet, ndėrsa janė duke ‘larė hesape’ mes veti. Sejfi Vllamasi, ish-mik i Zogut; Kristaq Qirko dhe Koēo Tasi; bisedojnė se pse u larguan nga Partia Popullore. Nė kohėn qė flasin, nuk ka mė as vlerė. Vetėm se, nė Burrel flitet pėr tė shkuarėn ende. Tė burgosurit politikė tė diktaturės komuniste e respektojnė njėri-tjetrin nga ofiqet e dikurshme. Ish-parlamentarėt, Qirko dhe Tasi, ia thonė troē se e bėnė ngaqė e urrenin Zogun. Nė fakt, nė kohėn kur ata janė larguar, Zogu kishte fare pak fuqi. Por, vetė Vllamasi, qė flet dhe bėn burrin e mirė, njėsoj, pak vite mė parė ėshtė nė dijeni tė atentatit, qė do i bėjnė mikut tė tij, Ahmet Zogut, nė Vjenė. Ēfarė miqsh?! Ishin tė gjithė politikanė, njėsoj si tė sotmit.
    http://www.google.se/url?sa=t&source...3Wk97RrrFHdQ1A



    Lajme nga Dosier

    Si u shpėtoi Zogu 15 plumbave tė atentatit nė Vjenė
    Dyshimet se sulmin e kishin organizuar jugosllavėt. Ngjarja qė tronditi “Operngasse”, rrugėn mė tė qetė tė kryeqytetit austriak. Pse Zogu doli nga Pallati i Operas 15 minuta pėrpara se tė pėrfundonte “Pagliaēi”

    Autori i Lajmit: Androkli Dralo
    Shėrbimi i jashtėm i “Uashington Post”

    Vjenė, 1 mars 1931 - Informacionet e mundėsive tė njė hakmarrjeje tė mundshme ndaj vdekjes sė majorit Topallaj, i cili u vra kėtu sė fundmi nė pėrpjekje tė mbrojtjes sė Mbretit Zog nga dy atentatorė, erdhėn ditėn e sotme nga kryeqyteti jugosllav, Beograd. Oficeri do tė varroset ose nė fshatin e tij malor tė Matit, ose nė Tiranė, ku ai jetonte sė bashku me gruan e tij. Trupi i tij mendohet tė mbėrrijė nė vendlindje nė datėn 5 nga qyteti i Durrėsit. Kur shpallet njė gjakmarrje ndaj vrasėsve, tė afėrmit zakonisht ndjekin ritin solemn tė betimit pėr tė marrė hakun ose nė varreza, ose pasi pėrcjellėsit e tė vdekurit tė kthehen nė shtėpinė e viktimės. Njoftimet e mėparshme nga Shqipėria kanė treguar se tė afėrmit e viktimės mund tė mblidhen sė bashku pėr t u betuar qė tė hakmerren kundėr vrasėsve tė Topallajt, i cili ishte adjutant i pėrkushtuar i Mbretit Zog, qė po kurohej kėtu nė kryeqytetin austriak pas problemeve me grykėt dhe stomakun. I njohur si njė nga njerėzit mė besnikė tė Mbretit tė Shqipėrisė. me gjersishte.ketu
    http://www.google.se/url?sa=t&source...agIDFCwcipofjg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-04-2010 mė 14:29

  2. #62
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Fegi. Ju shkruat qe Vllamasi akuzohet tė jetė pėrfshirė nė grupin e antizogistėve qė merrnin fonde nga qeveria e Beogradit, atėherė Jugosllavi.
    Une kete fjali e kuptova qe edhe ai merrte para nga Jugosllavet. Kjo eshte nje akuze qe me interesonte ta dija ku e faktoni, dhe jo se Sejfiu ishte ne dijeni te atentatit. Pershendetje

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    I nderuar Fegi. Ju shkruat qe Vllamasi akuzohet tė jetė pėrfshirė nė grupin e antizogistėve qė merrnin fonde nga qeveria e Beogradit, atėherė Jugosllavi.
    Une kete fjali e kuptova qe edhe ai merrte para nga Jugosllavet. Kjo eshte nje akuze qe me interesonte ta dija ku e faktoni, dhe jo se Sejfiu ishte ne dijeni te atentatit. Pershendetje
    "ShIK-u I Serbise dhe Shqiptaret Shkruan:Prof.dr.Sabri Rexha
    Ne nji liste te gjetur te Angjelin Suma rezultonte se legata jugosllave ne Vjene financonte 41 emigrante shqiptare me emer e mbiemer qe i shfrytezonte per interesa te veta.Mendimi im eshte "Gjde e vertet meret veshe her do kure"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-04-2010 mė 03:45

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet flet arresti i Hasan Prishtinės


    Fletė arresti pėr burgosjen e Hasan Prishtinės gjendet nė arkivat e Beogradit, ndėrkaq qė njė kopje e tillė gjendet edhe nė arkivin e Maqedonisė. Ndėrkaq, nė arkivin e shtetit shqiptar, dosja e Hasan Prishtinės nuk pėrmban asnjė dokument

    pasi regjimi komunist i Enver Hoxhės e ka anashkaluar kėtė figurė markante tė popullit shqiptar. Historiani Skėnder Hasani, qė ka rėnė nė gjurmėt e kėtij dokumenti, faksimilen e tė cilit po e botojmė nė “Lajm”, thotė se ky dokument ėshtė i dėrguar prej Shkupit nė Beograd disa ditė pas arrestimit tė Hasan Prishtinės.

    “Ky dokument pėrmban tė dhėna pėr burgosjen e Hasan Prishtinės, dhe Said efendi Hoxhėn ku thuhet se u burgosėn nacionalistėt mė tė mėdhenj shqiptar”, thotė Hasani, duke shtuar se Hasan Prishtina ėshtė burgosur para 14 tetorit tė vitit 1912, ku vendosej pėr fatin e shqiptarėve.

    Dihet mirė se Hasan Prishtina kishte legjitimitetin edhe tė Shqipėrisė sė Jugut, edhe atė tė Veriut, edhe atė tė vilajetit tė Kosovės pėr tė marrė hapat e mėtutjeshme pėr tė vendosur pėr fatin e kombit. Hasani sqaron se mė 14 tetor 1912 nė Shkup, nė shtėpinė e Sali Ēukės u vendos qė kėrkesa e deriatėhershme pėr autonomi tė shndėrrohet nė akt pėr pavarėsi.

    “Burgosja e Hasan Prishtinės ishte shkak pse pavarėsia nuk u shpall nė Shkup”, thekson ai. Hasan Prishtina bashkė me Said efendi Hoxhėn nga fshati Moranė i Shkupit, kryengritėsve nė Shkup, iu bashkėngjitet Hasan Prishtinės dhe prej asaj kohe deri nė vdekje i qėndron besnik nacionalizmit shqiptar cili u arrestuan nė fshatin Bllacė dhe u dėrguan nė burgun e Kalemegdanit nė Beograd.

    “Burimet e ndryshme kėrkimore na japin tė dhėna se nė Shkup do tė mbahej njė kongres i pėrgjithshėm i tė gjitha viseve etnike ku do tė vendosej pėr shpalljen e pavarėsisė. Burgosja e Hasan Prishtinės i ndryshon tė gjitha rrjedhat e ngjarjeve”, sqaron historiani Skėnder Hasani. Ndėrkaq, nė fillim tė vitit 1913, tre Qeveritė, ajo e Italisė , Anglisė dhe Austro -Hungarise me anė tė njė memorandumi kėrkuan nė mėnyrė ultimative lirimin e menjėhershėm tė Hasan Prishtinės nga burgu dhe ajo ndodhi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-04-2010 mė 03:53

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fillim tė "luftės sė Madhe" la tė hapur njė pyetje nė lidhje me shėnimin e saktė nė mes tė Serbisė dhe Shqipėrisė. Komisioni demarkacionin ndėrprerė punėn Ndėrkombėtare nė mes tė 1914, pra kufijve shtetėror nė zonat e konfliktit tė mbetur tė jetė fikse. Lufta e kapur i pamatur e-kufirit Serbo shqiptare. Austro-Hungaria, nuk e vėnė veshin pėr tė holla, tė pėrgatitur bastisje tė reja nė territorin serb. Pašię drejtė pritur qėllim-ofVien na e diplomacisė deri tė hapur, tė ndihmuar nga turqit e rinj, njė tjetėr para dhe serbe Toka ndodhet pranė: kishte frikė se udhėheqėsit shqiptarė tė financuar nga Vjenės-Hasan Prishtinės, Isa Boljetinac (Bollletini), Bajram pra (Curri) dhe Riza Bej Krieziu - do tė "sulm tė Serbisė, kur ata marrin urdhėrat nga Turqia apo Bullgaria dhe dobėsojnė veprimin ushtarak tė Serbisė nė anėn tjetėr". 1shqetėsuar me raportimeve rreth trazirave tė pandėrprerė nė brezin kufitar dhe pėrpiqet tė fomcnt njė kryengritje shqiptare nė Serbi, qarqet ushtarake nė Rajoni Re trupat nė Shkup propozuar veprimi ushtarak parandalue.http://translate.google.com/translat...%3Dsq%26sa%3DG
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-04-2010 mė 04:49

  6. #66
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Perseri nuk u saktesua ku del qe Vllamasi ka mare para nga jugosllavet! Kur ende nuk eshte saktesuar, pse thuhet kjo akuzė?
    Historia si shkencė bazohet nė ngjarje dhe data tė shoqėruara me dokumenta dhe jo supozime. Pėr fat tė keq disa pėr interesa tė caktuara nuk ndalen pėrpara “lojrave” me tė vėrtetat e njohura. Nė rastin e Hasan Prishtinės kjo ka ndodhur shpesh.
    (A mund tė merren kujtimet personale si dokument i patjetersueshem. Shkoni e shikoni si jane mbushur studimet per Hasan Prishtinen me referenca baze citimet nga kujtimet e tij.)
    Po marrim rastin e mėposhtėm:
    “Burimet e ndryshme kėrkimore na japin tė dhėna se nė Shkup do tė mbahej njė kongres i pėrgjithshėm i tė gjitha viseve etnike ku do tė vendosej pėr shpalljen e pavarėsisė. (Kjo fjali a ka ndonjė referencė dokumentare?)
    Burgosja e Hasan Prishtinės i ndryshon tė gjitha rrjedhat e ngjarjeve”, sqaron historiani Skėnder Hasani. (Tepėr subjektive!)
    Sa pėr ide analize: Kur do tė mbahej ky kongres?
    Ku del qė vetėm burgosja e Hasan Prishtinės i ndryshoi rrjedhat?
    Me kėtė pėrmbysen edhe vetė justifikimet e H.Prishtinės dhe pasuesve tė tij pse hoqen dore nga pavaresia? Madje edhe njė nga pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė H.Prishtinės, studjuesi G.Demiri, nė prezencė tė studjuesit Sherif Delvina lidhje me mosngritjen e flamurit shqiptar ne Shkup u justifikua se kishte dokument: ‘’Keshtu e urdheroi edhe Austro-Hungaria’’.
    Kur do tė bėhet historia shqiptare me referenca tė sakta e jo mbi opinione personale?
    Gjithsesi shpreh mirenjohje per kontribuesit ne histori.

  7. #67
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Gjithashtu mė siper eshte shkruar:
    “Ky dokument pėrmban tė dhėna pėr burgosjen e Hasan Prishtinės, dhe Said efendi Hoxhėn ku thuhet se u burgosėn nacionalistėt mė tė mėdhenj shqiptar”, thotė Hasani, duke shtuar se Hasan Prishtina ėshtė burgosur para 14 tetorit tė vitit 1912, ku vendosej pėr fatin e shqiptarėve.

    Dihet mirė se Hasan Prishtina kishte legjitimitetin edhe tė Shqipėrisė sė Jugut, edhe atė tė Veriut, edhe atė tė vilajetit tė Kosovės pėr tė marrė hapat e mėtutjeshme pėr tė vendosur pėr fatin e kombit. Hasani sqaron se mė 14 tetor 1912 nė Shkup, nė shtėpinė e Sali Ēukės u vendos qė kėrkesa e deriatėhershme pėr autonomi tė shndėrrohet nė akt pėr pavarėsi.

    Nga kjo rrjedh qe kur u vendos qė kėrkesa e deriatėhershme pėr autonomi tė shndėrrohet nė akt pėr pavarėsi Hasan Prishtina qe ne burg. Ku del ketu roli i Hasan Prishtines apo i dha direktivat nga burgu? etj, etj.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Por situatat kane precipituar shpejt. Pas luftrave ballkanike, plasi Lufta e Pare Boterore, nderkohe qe ne Shqiperi mberrin ne vitin 1914 per te qeverisur me vendim te fuqive te medha, princ Vidi. Hasan Prishtina zgjidhet ne qeverine jeteshkurter te Durresit si minister i Puneve Botrore. Gjate viteve te luftes, bashke me Bajram Currin punojne per shkollat shqipe ne Kosove. Veprimtaria diplomatike e tij ne vitet 1916-1918, eshte vleresuar edhe ne diplomacine austro-hungareze. Ne Luften I Boterore i ka kerkuar Vjenes, qe te formonte nje regjiment ushtarak shqiptar, i cili do te kujdesej per ardhmerine e Kosoves. Ne kete menyre synonte te pengonte dergimin e ushtareve shqiptare ne frontin e Galicise, kunder Rusise, sepse i donte ne momentin e duhur per te mbrojtur trojet shqiptare. Me 1918, ai dhe Bajram Curri emigrojne drejt Vjenes, ku ne dhjetor te atij viti, Hasan Prishtina zgjidhet nga Komiteti per Mbrojtjen e Kosoves, kryetar delegacioni per ne konferencen e Paqes ne Paris.

    Me 1921, dibranet e zgjodhen deputet te tyre ne parlamentin shqiptar. Kur u rrezua qeveria e Pandeli Evangjelit, Keshilli i Nalte i ngarkoi me 7 dhjetor Hasan Prishtines formimin e kabinetit te ri. Por ai ishte kryeminister vetem per tre dite. Kur Zogu rrethoi parlamentin me ushtri per te detyruar deputetet demokrate (grupi i Drinit), te japin doreheqjen, Hasan Prishtina deklaroi: “Shqiptareve kurre nuk kane mujtun me ia lidhun gojen, jo dyfeku, por, as topi”. Keto qene fjalet e fundit te tij ne parlament, dhe u hodh ne ilegalitet, ne malesite e Gjakoves. Pasi qeveria e Zogut dhe Xhaferr Ypit lidhi marredhenie diplomatike me mbreterine serbo-kroato-sllovene me 1922, Hasan Prishtines, Bajram Currit, Hoxhe Kadriut dhe eksponenteve te tjere kosovare iu hoq mandati i deputetit, madje qeveria e Tiranes la dore te lire qe ushtria serbe t’i ndiqte ata edhe brenda territorit shqiptar. Megjithate, ata gjate kesaj kohe punuan per rrezimin e Zogut, cka u realizua me ardhjen ne fuqi te qeverise se Fan Nolit. Me 26 shtator 1924, Noli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri e Bedri Pejani perbenin delegacionin shqiptar ne Lidhjen e peste te Kombeve ne Gjeneve. Pas rrezimit te Nolit dhe rikthimit te Zogut me ndihmen serbe, Hasan Prishtina do te largohej perfundimisht. Veprimtaria e tij do te endej pasketaj, mes Italise, Austrise, Greqise etj. Ne fakt ai pati kontakte te ngushta me diplomacine italiane edhe me pare, ku vecohet ne vitin 1923 rasti i takimit te tij dhe Dervish Mitrovices, me poetin e veprimtarin e madh italian Gabriele D’Anuncio, i cili perkrahte komitetet irredentiste shqiptare. Perkrahesit e D’Anuncios i derguan per mbrojtjen e Kosoves, mbi 25 mije pushke, por qeveria e Beogradit, nuk lejoi qe ato te zbarkonin.

    Ne vitet 1932-33, per veprimtarine e Hasan Prishtines u interesuan ne vecanti qarqet italiane, austriake e franceze. Ne Itali, njerez me influence si Auriti e Mazoti, por dhe Mapeti, kishin deshire aktivizimin e tij per clirimin kombetar te Kosoves. Ne arkivat italiane ekziston nje material i gjere i ketyre tentativave. Mirepo e vecante ka qene nderhyrja italiane per bashkepunimin e Hasan Prishtines, me eksponentin maqedonas Vance Mihajlov. Edhe pse u bene 2-3 vjet perpjekje qe komitetet e Mbrojtjes Kombetare te Kosoves dhe te maqedono-bullgareve, te akordonin punet e tyre kunder Jugosllavise, keto nuk u realizuan per faj te maqedonasve. Edhe ne sfondin politik e diplomatik, per bashkeveprimin e Hasan Prishtines me V.M.R.O-ne, ka nje aktivitet mjaft te gjere. Keshtu, ne takimin Prishtina-Mihajlov ne Gjeneve, u be marreveshje qe Komiteti i Kosoves, dhe Komiteti maqedono-bullgar te vepronin ne menyre te perbashket kunder jugosllaveve. Sipas promemorjes te dates 15 mars 1932, jepet e gjithe praktika e punes e komiteteve lokale, ne Tetove, Diber, Shkup, Prizren, Gjakove, Prishtine, Gostivar e ne Mitrovice, qe sipas diplomacise italiane, i perkrahte si nisma kombetare pa asnje rezerve. Kuptohet, se kjo perkrahje e diplomacise italiane behej per qellime politike te depertimit te saj ne Ballkan dhe per ta perdorur, si nje celes per shkaterrimin e mbreterise se Jugosllavise. Ketu, spikat, roli i zgjuar i politikanit Hasan Prishtina, i cili nuk u be vegel e nje shteti tjeter. Ai i ben apel ne vitin 1931, Sekretarit te Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve, Erik Drumond. Keto apele, promemorje, leterkembime, takime me funksionare, politikane e diplomate ne Itali, Paris, Vjene, bene mjaft jehone, dhe kudo kerkonte verifikimin nepermjet nje komisioni vrojtues, te kesaj gjendjeje skandaloze shqiptare ne Kosove. Diplomacia italiane, te gjithe kete aktivitet te Hasan Prishtines e ka ndjekur me nje vemendje te madhe dhe e ka shfrytezuar me nje interes te madh per interesat e saj ne Kosove e ne Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-04-2010 mė 06:00

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    JETA DHE VEPRA E HASAN PRISHTINĖS NGA LINDJA DERI MĖ 1912

    Punim hulumtues - pėrmbledhės (version i shkurtėr),
    Autor: Dar_di

    HYRJE

    Hasan Prishtina ka qenė njėri nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjes sė pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurinė e dha pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare.
    Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatitėn ngritjen e Flamurit nė Vlorė. Hasan Prishtina lindi nė vitin nė vitin 1873 nė Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicės, Polaci. Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha, por me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci.
    Mbas zgjedhjes sė tij deputet nė Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin pėrsėri, por kėsaj here nga Polaci nė Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu nė Stamboll. Shovinizmi i xhonturqve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė Shqipėri. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Evropė, pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina mori pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Bajram Currin dhe Isa Boletinin.
    Kjo kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 me shpalljen e Pavarsisė sė Shqipėrisė sė zvogėluar.


    FĖMIJĖRIA E HASAN PRISHTINĖS

    Drenica ėshtė njohur nė historinė e popullit shqiptar si vatėr heroike qė i ka dhėnė kombit tonė shumė heronj e dėshmorė pėr ēlirim, liri, pavarėsi e bashkim kombėtar. Njėri prej tyre, ėshtė edhe atdhetari mė i ndritur i popullit shqiptar, truri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Hasan Prishtina nga Polaci i Vushtrrisė.
    Kur, mė 1771, njė plak me emrin Ali, kapėrceu kodrat e Galicės dhe zbriti nė Vushtrri. Ishte ky Ali Berisha nga Polaci i Drenicės, i biri i Abdullah Aliut, njeriut tė fundit tė kėsaj familje qė vdiq dhe u varros nė Polac. Haxhi Ali Berisha kishte me vete edhe tė tre djemtė: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin. Mehmeti la pas vetes Sylejman agėn, i cili mė 1898 arriti tė fitojė titullin pashė. Mamuti la njė djalė, Zejnullah be Vuēitėrnėn. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin .
    Hasan Prishtina u lind nė Vushtrri, mė 27 shtator 1873 , vit ky i cili dominon nė shumicėn e dokumenteve dhe literaturės historiografike, por ka edhe mendime se ai ka lindur nė vitin 1878 . Deri nė vitin 1908 ėshtė quajtur Hasan Berisha – Polaci, gjegjėsisht Hasan Vuēitėrni, kurse nga ky vit, kur zgjedht deputet i Prishtinės nė parlamentin turk, nėnshkruhet Hasan Prishtina. Fėmijėria e tij dallonte nga ajo e fshatarėve tė vet. Ai ishte kureshtar dhe inteligjent. Mėsimet e para (mejtepin) dhe disa klasė tė progjimnazit (iptida) i mbaroi nė Vushtrri, me sukses tė shkėlqyeshėm. Qysh si nxėnės u tregua i vrullshėm dhe i guximshėm, duke kundėrshtuar disa herė hoxhėn. Ai pati fat qė mėsues letėrsie ta kishte profesorin nga Prekazi, Hafėz Arifin, nga i cili edhe u frymėzua me ide atdhedashurie .
    Meqė mėsonte mirė dhe kishte mundėsi materiale, ai do tė vazhdonte shkollimin ne gjimnazin grek tė Selanikut dhe nė Stamboll, ku u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė, pėrkatėsisht nė Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike. Gjatė shkollimit fitoi kulturė tė gjerė dhe u brumos me ide revolucionare e pėrparimtare evropiane, sidomos sa ishte nė Selanik. Ishte ithtar i ideve tė Revolucionit Francez (1789-1794). Tė gjitha kėto u gėrshetuan harmonishėm me edukatėn e tij tė lartė e tė thellė familjare, me shumė tipare atdhetare duke formuar kėshtu njė personalitet liridashės .
    Hasan Prishtina shumė shpejt u bė njė erudit dhe purist i madh. Ai njihte shumė gjuhė: anglishten, arabishten, ēerkezishten, frėngjishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten e turqishten. Brenda njė kohe tė shkurtėr zuri pozita tė rėndėsishme nė administratėn turke dhe arriti tė bėhet edhe kryekonsull nė shtetin e Turqisė .


    VEPRIMTARIA POLITIKE E HASAN PRISHTINĖS GJATĖ VITEVE 1908-1912

    Kjo periudhė e viteve, pėr atdhetarin e madh Hasan Prishtina, do tė jetė vendimtare nė kthesat historike kombėtare tė popullit shqiptar. Ai do tė bėhet njėri ndėr protagonistėt kryesor qė do tė godiste fuqishėm themelet e Perandorisė Osmane nė tokat shqiptare, por edhe ta largonte atė pėrfundimisht nga Shqipėria.
    Ky veprimtar i palodhur u bė edhe mė i njohur pas vitit 1908, kur u zgjodh deputet i Prishtinės nė parlamentin turk. Ai qė nga ky moment ndėrroi edhe mbiemrin dhe do tė quhet Hasan Prishtina. Njėkohėsisht, ai dha njė kontribut edhe nė Revolucionin Xhonturk. Dihet se trojet shqiptare ishin ndėr vatrat kryesore tė kėtij revolucioni, qė rezultoi me kthimin e Kushtetutės (Hyrietit) dhe me disa premtime boshe. Kjo lėvizje, e ndikuar nga revolucionet borgjeze evropiane, sidomos nga ai francez i vitit 1789, huazoi prej tyre devizėn e njohur: Liri, Barazi, Vėllazėri, e cila u pėrdor si mjet propagandistik pėr arritjen e qėllimeve politike .
    Nė kohėn kur u formua Klubi “Bashkimi” i Shkupit, Hasan Prishtina do tė ishte pjesė e kėtij klubi. Mirėpo, Turqit e Rinj penguan veprimtarinė e klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare. Edhe kėsaj radhe pėr shqiptarėt nuk pat asgjė tė re, pėrpos shtypjes dhe shkatėrrimeve. Kjo e mundonte shumė Hasan Prishtinėn. Sidomos, nė kohėn e ekspeditave tė Xhavit Pashės kundėr kryengritėsve shqiptarė, nė vitin 1909, e acaruan gjendjen edhe mė shumė .
    Situatė e tillė mbretėroi edhe nė pranverė tė vitit 1910. Vala kryengritėse shqiptare kundėr Turqve tė Rinj u shua me gjak. Deputetėt shqiptarė ngritėn zėrin kundėr kėtyre gjakderdhjeve e shkatėrrimeve barbare. Mė i zėshmi nė kėtė drejtim ishte Hasan Prishtina, i cili me diskutimet e tij tė zjarrta trazoi gjithė parlamentin. Kėshtu, ai vendin e deputetit e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare. Ai duke qenė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė pėrparuar dhe mė largpamės tė forcave atdhetare, qysh nė fillim, sė bashku me deputetėt shqiptarė si: Ismail Qemali, Shahin Kolonja etj., formojnė grupin opozitar .
    Hasan Prishtina ishte mjaft i arsyeshėm nė fjalimet e tij para deputetėve dhe godiste drejtpėrdrejt qeverinė e Tuqėve tė Rinj. “Nė radhė tė parė dua tė theksoj se nga kjo tribunė (...) do tė flas jo si mbrojtės dhe partizan i shqiptarėve, por si njeri qė mbron njė tė vėrtetė, madje njė tė vėrtetė nė kuptimin e saj shumė tė gjerė. Do tė flas, jo duke iu nėnshtruar ndjenjave tė mia, por asaj qė mė urdhėron ndėrgjegjja”, thoshte ai nė njė replikė qė zhvilloi me ministrin e Punėve tė Brendshme dhe me deputetė tė tjerė shovinistė .
    Nė kohėn kur kishte rėnė kabineti i Hilmi Pashės, e qė nė vend tė tij ishte formuar kabineti i ri i Haki Pashės, prapė edhe kjo qeveri ishte antishqiptare. Nė kohėn kur njė deputet turk kishte folur keq pėr historinė e shqiptarėve, Hasan Prishtina kishte reaguar duke i thėnė atij se “Nuk e njeh ti historinė e tij... dhe nuk zbres nga kjo tribunė pa e nxjerr gjithė mllefin e qenies kombėtare. Populli im, nė asnjė shekull nuk ka vuajtur, siē po vuan sot. Mbi trungun e tij tė hepuar derdhen stuhitė aziatike. Edhe rrahin ta shkulin me rrėnjė. I mohohet ta ketė dhe ta ruajė botėn e vet, e cila e ka zanafillėn prej atėherė, kur ju nuk ishit fare...” .
    Edhe qarqet politike e publicistike serbe ndihmonin politikėn antishqiptare tė Haki Pashės. Atyre, mė shumė se gjithė tė tjerėve u konvenonte pengimi i pėrparimit tė kombit shqiptar dhe shtypja mizore e kryengritėsve qė kishin kapluar vendin. Sigurisht, mirėpritnin ekspeditat e Xhavit Pashės kundėr shqiptarėve .
    Kryengritja e vilajetit tė Kosovės, qė shpėrtheu nė prill tė vitit 1910 u shua me gjak nga mbi 50 000 forca tė armatosura osmane. Kjo e kishte tmerruar Hasan Prishtinėn, i cili u ngrit nė seancėn parlamentare dhe kėrkoi qė tė shpėrndahej menjėherė kabineti i Haki Pashės, i cili mbante pėrgjegjėsinė pėr ngjarjet tragjike. Nga fjalėt e tij mbrojtėse pėr kryengritėsit u kuptua se ai ishte ideologu i tyre, prandaj gjyqėsia turke e dėnoi me vdekje. Mirėpo, sulltan Mehmet V Reshit, e amnistoi .
    Mė 3 mars tė vitit 1911, Hasan Prishtina duke pėrkrahur kryengritėsit shqiptarė, parashtroi edhe kėrkesat kombėtare tė tyre, tė cilat u refuzuan nga Turqit e Rinj. Kėto kėrkesa u pėrkrahėn edhe nga deputeti shqiptar nė Parlamentin turk, Ismail Qemali. Ministrat u zemėruan keq. Njė deputet, Dervish beu nga Serezi i Maqedonisė, e kishte goditur fizikisht Ismail Qemalin. Hasan Prishtinės i erdhi aq keq saqė i kėrkoi dyluftim deputetit. Mirėpo, ndėrhyri Ismail Qemali: “Biro! Ti i duhesh Shqipėrisė!”. Ai e ndėgjoi atė dhe iu drejtua masės nė parlament: “...ta dini se kjo ngjarje do tė sjell gjėra shumė tė liga!” .
    Edhe pse pas zgjedhjeve tė reja u zgjodhėn disa deputet shqiptar, Hasan Prishtina e vazhdoi veprimtarinė e tij pėr lirinė e kombit. Ai denoncoi paudhėsitė shoviniste tė xhonturqve ndaj shqiptarėve. Duke ditur karakterin e tij, qeveria xhonturke i ka ofruar Hasan Prishtinės 2000 lira vetėm tė mos bėhet deputet . Mirėpo, ai u bėnte thirrje shqiptarėve tė Prishtinės, tė Mitrovicės, tė Gjilanit, tė Preshevės e tė Novi – Pazarit tė zgjidhnin deputet Hasan Prishtinėn. Dhe, nė kėto zgjedhje, prapė u zgjodh Hasan Prishtina, madje me forcėn e popullit.
    Hasan Prishtina, njėri nga drejtuesit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė fillim tė janarit tė viti 1912 nė takimin qė pati me konsullin austro – hungarez nė Selanik deklaroi se pakėnaqėsia kundėr regjimit xhonturk manifestohej kudo nė Shqipėri. Meqenėse kėrkesa e deputetėve shqiptarė pėr zbatimin e reformave nuk u pranua nga qeveria xhonturke, Hasan Prishtina, i cili u shqua pėr guxim nga deputetėt e tjerė e shtroi pėrsėri kėtė ēėshtje nė seancėn e parlamentit turk mė 11 janar 1912. Ai dėnoi terrorin qė ishte ushtruar mbi popullin shqiptar gjatė kryengritjes sė Kosovės. Ai iu kėrcėnua qeverisė me kryengritje tė re, nėse nuk do tė zbatoheshin reformat nė Shqipėri .


    KONTRIBUTI I HASAN PRISHTINĖS NĖ ARSIMIN KOMBĖTAR

    Kontributi i Hasan Prishtinės nė zhvillimin e arsimit kombėtar ėshtė i madh dhe i pakrahasueshėm. Pėrpjekjet e tij pėr shkollėn shqipe pėrbėnin njė krah tė luftės sė pėrgjithshme pėr lirinė kombėtare shqiptare. Nė kėtė luftė ai mėtonte pėr literaturėn nė gjuhėn shqipe, pėr fitoren e alfabetit latin dhe pėr shkolla shqipe fillore, tė mesme e tė larta.
    Nė kohėn kur kishin filluar tė formoheshin klubet shqiptare, me shkollėn shqipe nė vilajetin e Kosovės u mor Klubi Shqiptar i Shkupit, i formuar nė gusht tė vitit 1908 me kėrkesėn e Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Nexhip Dragės, Bedri Pejanit etj . Ndėr aksionet e mėdha tė kėtij klubi ishte inicimi i Kongresit tė Alfabetit Kombėtar. Kėshtu, mė 14-22 nėntor 1908, nė Manastir, u mbajt Kongresi i Alfabetit. Mirėpo, me gjithė vėshtirėsitė qė hasi ky Kongres, veprimtaria pėr realizimin e synimeve kombėtare nuk u ndal .
    Nė Kongresin e Elbasanit, mė 2 – 8 shtator 1909, u vendos nė hapjen e njė shkolle normale tė mesme e kombėtare. Kėshtu, me hapjen e Normales sė Elbasanit, mė 1 dhjetor tė vitit 1909, Hasan Prishtina po pėrgatiste djem nga vilajeti i Kosovės qė ti dėrgonte atje pėr shkollim. Ja se ēka thotė gazeta “DIELLI” e Bostonit: “...lėvizja kombėtare ka nisė m`u ngjallė shumė nė Kosov... ndėr kėto ditė, me tė pėrpjekunat e Hasan Beut, deputetit Prishtinės, u hap njė mėsonjtore shqipe nė njė fshat afėr Vuēitėrnės... pritet pėr sė shpejti qi Hasan Beu tė ēelin edhe njė mėsonjėtore tjatėr (shqipe) brenda nė Vuēiternė, ku ka shpin`e vet. Prej kėti atdhetari tė nderēėm priten shumė punė tė dobishme pėr kombin, se asht tuj na dhanė provė pėr dit e ma tepėr qi asht njė atdhetar i flaktė e i vėrtetė, e qi pėrpiqet me mish e me shpirt pėr shndritjen e kombit tė vet” (26 nėntor 1909) . Nga kjo mėsojmė se shkollat shqipe kishin filluar tė hapeshin edhe para Normales sė Elbasanit.
    Hasan Prishtina, pėr hapjen dhe shkollimin e nxėnėsve nė Shqipėri, u zotua se do tė japė 5% nga tė gjitha tė ardhurat qė ka nė vit dhe kėrkoi qė shembullin e tij ta ndiqnin edhe atdhetarė tė tjerė shqiptarė qė kishin pasuri tė mjaftueshme. Sigurisht se kjo shumė qė caktoi Hasan Prishtina, nuk ishte e vogėl. Me kėto mjete ai mund tė mbante rreth dhjetė shkolla shqipe nė Kosovė dhe t`i shkollonte nė Normale tė Elbasanit mė shumė se 60 nxėnės nga vilajeti i Kosovės . Atė kohė, gazeta “DIELLI” e Bostonit shkruante: “Sido qė na mban njė frikė, se mbase disa prej syresh sillen rrotull vetėm pėr nonjė memurjetllėk, ose tė bėhen ministorė, po prap nuk munt tė mbetemi pa krisur duart, kur dėgjojmė burra me vleftė si Hasan be Prishtina, i cili tė lėēitnjė ēiltazi se << qė sot e tutje pesė pėr qint nga gjė e tij e pėrvitėshme, si dhe nga muaj qė merr e do tė marrė qeveria, do ta pėrdorjė vetėm pėr mėsimin e gjuhės shqip>>. I lumtė kėti zotnijė dhe shprehim qė dhe mjaft nga e ndermja parėsi do tė ecėjnė pas gjurmėvet pėr tė mirė tė kombit e tė vendit tonė” . Po me kėtė kontekst aludon edhe njė letėr tjetėr e nxjerrė nga Lidhja Orthodokse e Korēės, e cila kėrkon nga tė tjerėt qė tė ndjekin shembullin e Hasan Prishtinės. Aty, ndėr tė tjerash, thuhet: “Lini, pra, o vėllezėr tė dashur, tė gjitha armiqėsitė me njė anė, hapėni kuletat tuaja, dyke marrė pėr shėmbėll tė nder, deputet te Prishtinės z. Hasan bej, i cili pasjen e tij e pėrdor pėr lulėzim tė kombit, e kėshtu njė herė pas qė keni vdekur, emri i juaj do tė rojė i pavdekur, gjersa tė rojė Shqipėria” .
    Me nismėn e Hasan Prishtinės u hapėn shkolla edhe nė kazanė e Gjilanit, si nė Pozharan, nė Gjilan e Moravė . Pėrveē kėtyre, Hasan Prishtina kishte gjetur edhe 5 djem tė varfur nga kėto anė dhe do t`i dėrgonte nė Normalen e Elbasanit me financimin e tij. Hasan Prishtina kėrkonte 10 mėsonjės pėr mėsonjėtoret shqipe nė Koosvė, tė cilėt do t`i mbante vetė, me mjetet e tij. Nė njė fjalim qė ai mbajti nė Klubin Dituria tė Selanikut vuri nė pah dhe u betua se “Sado qė kundėrshtimet pėr shkronja tė shenjta janė shumė tė rrebta, dituria dhe e drejta e poshtėrojnė padijen dhe shtrembėrimin. Unė sa tė rrojė do tė pėrpiqem pėr diturinė edhe pėr atdheun e pėr mbrothėsinė e vendit tonė” .
    Nga mesi i shkurtit tė vitit 1910, Hasan Prishtina e njoftoi telegrafisht Shkollėn Normale tė Elbasanit se do tė niste 16 nxėnės nga vilajeti i Kosovės (Shkupi). <> (“BASHKIM`I KOMBIT”, Manastir, 25 shkurt 1910) . Pas arritjes sė kėtij grupi nxėnėsish, arriti nė Elbasan edhe grupi tjetėr prej 19 nxėnėsish nga Gjakova, Prishtina, Vuēitėrna, Mitrovica, Peja, Struga etj. Me kėtė rast, Luigj Gurakuqi, drejtor i kėsaj shkolle, do tė shprehej: “Nuk asht nevoja t`jua thom me gojė, pse as nuk mundem t`jua rrėfenj me fjalė haren e madhe qė na dėgjon zembėra nė ditė tė sotshme: ju vet mund ta kėndoni ma mirė ndė syt e fytyrat tona, munt ta kuptoni nga kjo shumicė njerėzish, prej ma tė parėvet e ma tė mirėvet tė Elbasanit qė ju kan dalė pėrpara me ju pritun! Rroftė atdhetari i shkėlqyer Hasan Prishtina. Po! Rroftė pėrjetė ky atdhetar i lartė, ky engjėll i Shqipnis sė mjerė”(<>, Elbasan, 31 mars 1910) .
    Pas Kongresit tė Dytė tė Manastirit (2-3 prill 1910), Hasan Prishtina i dėrgoi edhe 17 nxėnės tė tjerė nė Normalen e Elbasanit tė cilėt u pritėn nga Luigj Gurakuqi. Mirėpo, qeveria xhonturke nuk e shikonte me sy tė mirė pėrparimin e shqiptarėve dhe vendosi tė ndėrmerrte masa kundėr alfabetit, gjuhės, shkollave, klubeve e shoqėrive kombėtare shqiptare. Ajo vendosi se do tė hapeshin 200 shkolla tė reja, me ē`rast Hasan Prishtina kishte reaguar qė mėsues nė ato shkolla tė ishin njerėzit e zotė dhe qė do tė njihnin gjuhėn shqipe. Mirėpo, qeveria xhonturke shkoi edhe mė larg duke vendosur pėrfundimisht mbylljen e mėsonjėtoreve nė Shqipėri. Por, Hasan Prishtina nuk u ndal. Ai kėrkonte nė fund tė vitit 1911 qė tė hapej njė shkollė praktike bujqėsore nė Kosovė. Nė kohėn kur ai vazhdimisht po bėnte luftė diplomatike, nė mars 1912 rihapet Normalja e Elbasanit, pėr tė cilėn Hasan Prishtina kishte shkrirė pasurinė e tij pėr mbarėvajtjen e saj dhe shkollimin e nxėnėsve shqiptarė .


    NISMĖTAR I KRYENGRITJES SĖ PĖRGJITHSHME

    Hasan Prishtina pėr asnjė ēast nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen kombėtare. Tashmė, ai ishte truri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ai pranoi mė mirė tė vdes nėpėr malet e Kosovės, se sa kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar prej atdhetari.
    Kėrcėnimi i Hasan Prishtinės nė Parlamentin e Turqisė para mė se 200 deputetėve, mė 11 janar 1912, se “nė kjoftė se Qeveria nuk ndrron politikė dhe administrim nė Shqypni, nė kjoftė se shqiptarėt nuk i gėzojnė tė drejtat e tyne politike... vendi do tė hidhet nė kryengritje, do tė shpėrthejė revolucioni. Dhe njė ndėr tė paret qė do tė marrė nė dorė flamurin e revolucionit, ndofta i pari nder tė paret do tė jem unė” .
    Dhe siē tregon edhe vetė ai nė kujtimet e tij, nė mbledhjen qė u mbajt nė lagjen Taksim tė Stambollit me atdhetarė tė tjerė shqiptarė, ai mori pėrgjegjėsinė qė tė fillonte kryengritjen e pėrgjithshme nė Kosovė. Dhe ky ishte edhe qėllimi i kėsaj kryengritjeje, qė shqiptarėt tė realizonin tė drejtat e tyre . Kėshtu pas shpėrndarjes sė parlamentit turk nė janar tė vitit 1912, Hasan Prishtina u nis pėr nė Kosovė. Ai ishte takuar edhe me ish deputetin e Shkupit, Pavlov, pėr pėrkrahje tė kryengritjes edhe nga ana e maqedonėve, por nuk pati sukses. Nga ana tjetėr ai u takua edhe me konsullin e Anglisė ne Shkup dhe e njoftoi atė qė shqiptarėt do tė fillonin kryengritjen pėr ēlirim kombėtar dhe kishte kėrkuar ndihmėn e Anglisė . Kėtu Hasan Prishtina ka pėrmendur se do tė kėrkojė autonomi tė plotė pėr Shqipėrinė, por edhe deri nė pavarėsi, nėse kėrkesat e shqiptarėve nuk merren nė konsideratė nga ana e qeverisė xhonturke .
    Gjatė prillit tė vitit 1912, Hasan Prishtina, duke pėrdorur institucionin e besės shqiptare, kryesisht duke ndjekur edhe rrugėn e takimeve nė katėr sy u lidhė me shumė krerė tė popullit nga tė gjitha vilajetet e Shqipėrisė .


    ORGANIZATOR DHE DREJTUES I KUVENDIT TĖ JUNIKUT

    Pa dyshim se njėri nga organizatorėt kryesorė pėr nismėn e njė kuvendi ku do tė takoheshin gjithė krerėt shqiptarė pėr tė diskutuar rreth kėrkesave tė tyre dhe pėr tė vendosur nė pėrhapjen dhe fillimin e kryengritjes sė pėrgjithshme kundėr autoriteteve osmane nė vilajetet shqiptare, ishte Hasan Prishtina, i cili udhėhoqi kuvendin qė u mbajt nė Junik.
    Tubimi nė Kuvend tė Junikut, qė i zhvilloi punimet prej 21-25 maj 1912, e qė ndryshe njihet edhe si “Besa e Junikut”, ishte vendimtar pėr realizimin dhe fillimin e kryengritjes sė pėrgjithshme. Edhe ky Kuvend, nė sajė tė oratorisė sė shkėlqyer dhe menēurisė sė Hasan Prishtinės, arriti t`i kapėrcej pengesat dhe ngatėrresat qė u paraqitėn prej disa pėrkrahėsve tė Turqisė . Ndėr kėrkesat kryesore qė dolėn nga ky kuvend ishin:
    1. Tė shėnuemit e kufijve politik tė Shqypėnisė,
    2. Nė vend tė flamurit tė Turqisė tė jet flamuri i Shqypėnisė,
    3. T`emnohet nji sundimtar i pėrgjithshėm nė Shqypni, i cili tė jet nga shpijat e vjetra qi sunduen nji kohė nė Shqypni,
    4. Nė vend tė nėpunėsave tė huej nė Shqypni, tė vehen nėpunės shqiptarė,
    5. Tė pėrdoret shqypja si gjuhė zyrtare dhe
    6. Tė kryemit e kėtyre kėrkimeve tė jenė tė garantume nga pushtetet e mėdha .
    Duke parė qė ishte marrė ky vendim, kėrkesat e tė cilit pėrfaqėsonin tė gjithė tokat shqiptare (vilajetet shqiptare) filluan edhe masat kryengritėse dhe ēliroheshin qytetet nė vazhdimėsi. Me kėtė rast qeveria xhonturke u ngushtua qė tė hynte nė bisedime me pėrfaqėsuesit shqiptarė. Nė bisedimet qė u zhvilluan nė qytetin e Prishtinės mes shqiptarėve dhe Ibrahim Pashės (tė dėrguarit turk), kėrkesat qė iu parashtruan atij, ai i kishte gjykuar si shumė tė rėnda dhe kishte thėnė se shqiptarėve nuk u ka hije tė kėrkojnė kėso pika, sepse janė muhamedan. Hasan Prishtina ia kishte kthyer: “...feja nuk ka shka tė baj me komsi... nuk pranoj kurrfarė pėrgjegjėsie nė kjoftė se kėto pika nuk pėlqehen e na mund tė hecim kėshtu deri nė Stamboll e aty mund tė mirremi vesh me Turkin. Besojmė se kjo punė nuk asht aq e vėshtirė pėr ne” . Bisedimet nuk patėn sukses, ndėrsa kryengritėsit vazhduan drejt Ferizajt.


    HASAN PRISHTINA NĖ FERIZAJ DHE SHKUP (gusht-nėntor 1912)

    Meqė dėshtuan bisedimet shqiptaro-osmane nė Prishtinė, qė ishin rrjedhojė e mungesės sė jogatishmėrisė sė tė deleguarve qeveritarė pėr tė pranuar jo vetėm kėrkesat e karakterit autonomist tė drejtuesve tė kryengritjes sė pėrgjithshme, por edhe atė tė shpėrndarjes sė parlamentit. Prandaj kryengritėsit, nga Prishtina marshuan drejt Ferizajt.
    Nė njė intervistė qė Hasan Prishtina i kishte dhėnė gazetės sė Selanikut “Jeni Asar”, deklaronte se “qėllimi i kryengritjes ėshtė fitimi i autonomisė sė Shqipėrisė” . Meqė kryengritėsit kishin arritur nė Ferizaj (5 gusht 1912), nė po kėtė ditė kishte dalė edhe dekreti perandorak pėr shpėrndarjen e parlamentit, por njėkohėsisht nė Ferizaj u thirr njė kuvend me nismėn e Hasan Prishtinės . Ai i paraqiti kėtij Kuvendi 14 kėrkesa qė ndryshe njihen edhe si “14 pikat e Hasan Prishtinės”, e ato janė:
    1. Me perdorue nė Shqypni nėpunės tė praktikuem qi dijnė gjuhėn e zakonet e vendit;
    2. Me ba sherbimin ushtarak vetem nė Shqypni e Makedoni, per jashta kohės sė luftės;
    3. Me ba e me vu nė zbatim ligjė tue u bazue ne ligjen e maleve (xhibal) pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė xierret kurrnji fryt prej organizmit tė drejtsis;
    4. Me i dhanė shqyptarve armėt e nevojshme e moderne, mėnyra e tė damit tė cilavet do t'i perkitte Qeveris. (Do t'u bajshin nder vende tė randėsishem deposita armėsh, tė cilat, nė rasė tė nevojes, do tė mund t'i merrshin shqyptarėt).
    5. Me themelue e me hapė shkolla reale nė tė gjitha Prefekturat e qandrave tė Kosoves, tė Monastirit, tė Shkodrės e tė Janinės qi numrojnė ka nji popullsi ma se 300.000 frymesh; me hapė edhe shkolla bujqsije si tė Salonikut, mbassi vendi me krejt kuptimin asht nji vend bujqsije; si edhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhen e vendit.
    6. Me hapė shkolla theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja;
    7. Me kenė i lirėshėm nė Shqypni tė hapunit e tė themeluemit e shkollave private;
    8. Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjymnaze;
    9. Me i dhanė randsi tė posaēme tregtis, bujqsis e punve botore si edhe me plotsue e me perhapė udhėt e hekurit;
    10. Me vu nė veprim organizimin e krahinave;
    11. Me u kujdesue me ruejtė ma fort se perpara zakonet e tradicjonet komtare;
    12. Me ēpallė amnistin (faljen e pergjithshme), pa vėshtrue klasė e racė, per tė gjith othomanėt qi kanė marrė pjesė ne kryengritje, per komandantat, oficerat, nepunesit e ushtaret qi kanė lanė ushtrit e vendet e veta si edhe per tė liruemit e t'ikunit prej burgut ne kohen e kryengritjes;
    13. Me u dhanė ēdamim, mbas ēmimit tė vertetė, prej Qeveris Turke pėr tė gjitha ato shpija qi u prishen ma para e nuk u kje dhane tė zotve ēdamimi si edhe pėr ato qi u prishen e u rrenuen kėsaj here;
    14. Me i marrė nė gjyq tė naltė pjestarėt e kabinetvet tė Haki e tė Sait Pashes; .
    Meqė kėto kėrkesa nuk morėn pėrgjigje nė afatin e caktuar, atėherė kryengritėsit marshuan drejt Shkupit sė bashku me drejtuesit e tyre . Sipas dokumenteve ruse, nė Shkup kishin arritur deri nė 15 000 shqiptarė me Bajram Currin, Isa Boletinin e Riza Beun, ndėrsa pritej tė vinin Hasa Prishtina dhe Idriz Seferi (4/17 gusht 1912) . Pas udhėzimeve qė mori nga Stambolli, Komisioni qeveritar rifilloi bisedimet rreth kėrkesave tė parashtruara nga kryengritėsit nė 14 pikat e Hasan Prishtinės. Mė 18 gusht qeveria turke deklaroi se i pranonte ato, pėrveē kthimit tė armėve tė luftės dhe hedhjes nė gjyq tė pjesėtarėve tė kabineteve xhonturke tė Haki dhe Said Pashės. Udhėheqėsit e kryengritjes i pranuan kėto pika dhe Hasan Prishtina njoftonte me telegram kryengritėsit e Elbasanit se kėrkesat e tyre ishin pranuar dhe se do tė pėrfshijnė gjithė Shqipėrinė .
    Pas fillimit tė Luftės sė Parė Ballkanike (tetor 1912), Hasan Prishtina me disa atdhetarė tė tjerė ndodhej nė Shkup, ndėrsa mė 4 nėntor 1912, bashkė me disa atdhetarė tė tjerė shqiptarė, ishte zėnė dhe ishte burgosur nga forcat serbe nė Kalemegdan tė Beogradit, ndėrsa do tė lirohej mė 1 prill tė vitit 1913 .


    PĖRFUNDIME

    Hasan Prishtina veproi si ideolog, arsimdashės, shtetar, pėrgjithėsisht politikan, jurist, erudit, orator, liridashės, patriot e diplomat i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė kohėt mė tė vėshtira tė mbarė Shqipėrisė Etnike.
    Ai, e braktisi parlamentin turk, duke i refuzuar gradat, ofiqet e postet e ofruara turke, madje edhe postin e kryeministrit tė qeverisė turke, pėr t`u gjetur nė krye tė detyrave kombėtare. Kėshtu, me vendosmėri, ai zgjodhi rrugėn e luftės pėr liri, qoftė edhe me rreziqe, kryesoi zhvillimin e kryengritjes gjithėshqiptare mė 1912, organizoi dhe kryesoi Kuvendin e Junikut e atė tė Ferizajt, qė shėrbyen si bazament i pėrgatitjes sė Kuvendit vendimtar tė Vlorės pėr shpalljes e mėvetėsisė sė Shqipėrisė.
    Bashkė me shokėt e luftės sė shumanshme pėr liri, si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, etj., pėrgatiti dhe jetėsoi rrugėn e pavarėsisė. Me karakterin dhe pjekurinė e tij si njė burrė i formuar ai dha kontribut tė gjithanshėm pėr emancipimin kombėtar e liri politike tė shqiptarėve. Shkriu pasurinė e tij pėr arsimimin e fėmijėve, hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe e mbarėvajtjen e tyre. Ai ishte ndėr deputetėt mė tė zėshėm nė parlamentin turk qė mbronte tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve.
    Pa dyshim, Hasan Prishtina do tė mbetet njė prej atdhetarėve mė tė ndershėm tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe ndėr nismėtarėt e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.


    LITERATURA

    Abdyli, Prof. Dr. Ramiz & Prof. Abdurrahman Zulfiu. FJALOR HISTORIK (Ngjarje, personalitete dhe shprehje). Shkup-Preshevė, 2009.

    Abdyli, Prof. Dr. Ramiz, Lėvizja Kombėtare Shqiptare 1908-1910, Libri 1, Instituti i Historisė, Prishtinė, 2004.

    Abdyli, Prof. Dr. Ramiz, Lėvizja Kombėtare Shqiptare 1911-1912, Libri 2, Instituti i Historisė, Prishtinė, 2004.

    Abdyli, Dr. Tahir, HASAN PRISHTINA nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, GME, Prishtinė, 2003.

    Akademia e Skencave e Shqipėrisė (Instituti i Historisė), HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR II (RILINDJA KOMBĖTARE, VITET 30 TĖ SHEK. XIX-1912), TOENA, Tiranė, 2002.

    Bajrami, Dr. Hakif, Pse Hasan Prishtina mė 28 Nėntor 1912 nuk ishte nė Kuvendin e Vlorės, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003.

    Bartl, Peter, Myslimanėt shqiptarė nė lėvizjen pėr pavarėsi kombėtare (1878-1912), DITURIA, Tiranė, 2006. fq. 223-224.

    Cana, Zekeria, Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė Kosovė 1908 – 1912, Rilindja, Prishtinė, 1979.

    Cana, Zekeria, Politika e Serbisė kundrejt ēėshtjes shqiptare 1903-1913, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 2006.

    Clayer, Nathalie, Nė fillimet e nacionalizmit shqiptar, Pėrktheu nga origjinali: Artan Puto, Pėrpjekja, Tiranė, 2009.

    Dokumente Ruse pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare mė 1912, Pėrgatitur nga Prof. Dr. Muhamet Shatri dhe Prof. Dr. Ramiz Abdyli, Instituti i Historisė, Prishtinė, 2006.

    Malcolm, Noel, Kosova – Njė histori e shkurtėr, KOHA, Prishtinė, 2001.

    Mendimi politik e shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare (Pėrmbledhje artikujsh nga shtypi), Vėllimi II 1908 – 1910, Tiranė, 1976.

    Myzyri, Prof. Dr. Hysni, Arsimi Kombėtar Shqiptar (1908-1912), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore i Kosovės, Prishtinė, 1996.

    Pėrmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), Pėrgatitur nga Nevila Nika, Instituti i Historisė, Prishtinė, 2003. fq.

    Prishtina, Hasan, Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912, Prishtinė, 2009.

    Rahimi, Dr. Shukri, Lufta e shqiptarėve pėr autonomi (1897 – 1912), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore i KSA tė Kosovės, Prishtinė, 1978.

    Selmani, Mr. Aliriza, Gjilani me rrethinė 1908 – 1912, Lidhja e Historianėve Shqiptar “Ali Hadri”, Prishtinė, 1998.

    Tahiri, Bedri, HASAN PRISHTINA Truri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Drenusha, Prishtinė, 2008.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Hasan Prishtina - Deri nė vdekje

    Dokumentar





    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Mr. Hamdi Tahir Thaēi (1933-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2010, 18:20
  3. Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 05:17
  4. Adem Jashari dhe Hasan Prishtina sė shpejti nė Vushtrri
    Nga Vicianum nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:53
  5. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •