Kjo teme esht e hapur.
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=26533
Kjo teme esht e hapur.
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=26533
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 06-04-2010 mė 11:09
Pėr hir tė sė vėrtetės historike po paraqesim pohime personalitetesh mbi
Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinėn:
Beqir Muharrem Gjylbegu:
''Isa Boletini pėr mendimin tim, ėshtė njė nga figurat mė tė ēquara , mė tė pastėrta tė luftės pėr ēlirimin kombėtar. Ai ka qenė jo vetėm bashkėluftėtar besnik i Ismail Qemalit, por dhe njė mbėshtetje e fortė fuqije ushtarake pėr tė.
Isa Boletini, gjatė gjithė jetės sė vet, ka qenė konsekuent pėr luftėn e armatosur, si mjet i vetėm pėr ēlirimin kombėtar, dhe kurrė ndonjėherė ai nuk ėshtė pajtuar me kompromiset dhe dallaveret diplomatike. Isa Boletini deri nė vdekje, ka luftuar pėr ēlirimin kombėtar duke urryer ēdo veprim proturk dhe antishqiptar.
Kur mora vesht se po del libri mbi jetėn dhe veprimtarinė e Isa Boletinit, u gėzova pa masė, sepse brezi jonė i ri do tė njohė mirė kėtė njeri tė thjeshtė, patriot dhe luftėtar tė madh qė gjithė jetėn e vet ja kushtoj luftės pėr ēlirimin kombėtar''
Avni Gjilani, ish -sekretari dhe pėrkthyesi i komisionit tė kryesuar nga marshalli Ibrahim Pasha, i shkruan Skėnder P.Luarasit:
''Zotni Skėnder Luarasi,
Pėrsa mė pyetni pėr Isa Boletinin: E njoha ma sė pari nė Prishtinė, kur erdhėn krenėt e Kryengritjevet tė piqen me komisionin e marrėveshjes. Kur hyni Isa Boletini, i veshun pastėr e bukur, mė bani pėrshtypjen e nji burri impozant, serioz, prudent dhe i pakė fjalėve.
Ibrahim Pasha ma shumė se kėdo begenisi Isa Boletinin. I tha: ''Zotnis suej, Isabeg, ju njohėn shpėrblimet e damet e bame. Na 1.000000 fr. qė kam nė dispozicion, ēerekun 12.000 lira e kam nda pėr ju.''
Isa Boletini iu pėrgjegj: ''Unė kam ngritė krye pėr hakin e Shipnisė. Nuk lypi shpėrblime pėr vehte. Unė jam mirė kur asht mirė Shqypnija''
Fjalėt se Isa Boletini mendonte pėr me pshtue Sulltan Hamidin janė shpifje t'armiqve tė Shqypnisė. Njė mendim i tillė ishte i Riza begut po kurrsesi jo i Isa Boletinit, i cili pėrpara komisionit u shpreh pėr autonominė e Shqypnisė nga Turqia.
Kėto i them nga dėshira pėr tė vėrtetėn.
Avni Gjilani
ish -sekretari dhe pėrkthyesi i komisionit tė kryesuem nga mareshalli
Ibrahim Pasha:
(Firma)
Tiranė, gusht 1967
Zekeria Rexha
Deklaratė
Mendime mbi krenėt e kryengritjes sė Kosovės 1912, Isa Boletinin dhe Riza beg Gjakovėn
Nji nga krerėt kryesorė tė kryengritjes sė madhe tė Kosovės, mė 1912, pa pjesėmarrrjen e tė cilit as nuk mund t'imagjoinohej njė kryengritje nė proporcione aq rė mėdha kundėr pushtuesve zhonturq, ka qenė edhe vetė Isa Boletini. Ky njihej atėherė si kundėrshtar i parė dhe i papajtueshėm i zhonturqve , tė cilėt i urrente po aq sa regjimentarėt e Sulltan Hamidit, pėr ēthronėzimin e tė cilit kishte nėnshkrue ultimatumin nė mbledhjen e madhe tė Ferizajt nė korrik 1908.
Akuzat qė i bahen nga patrioti Hasan Prishtina se ai ka qenė pėr kthimin e Sulltan Hamidit nė fron nuk kanė mbėshtetje nė dokumentat sekrete tė diplomacive tė huaja as edhe tek turqit vetė si bie fjala te historiani Sulejman Kulce i cili pėr Riza beg Gjakovėn thot haptas se ėshtė i lidhun me princin Sabahedin pėr tė rrėzue qeverinė e ''Itthihadve Tarakki''- nė dobi tė sulltanit. Akuzat e lartpėrmenduna besoj se janė shkaktue ma tepėr nga temperamenti i rrėmbyer i patriotit t'ekzaltuem Hasan Prishtina pėr ēashtje taktike dhe marrje vendimesh politike , qė ky nganjėherė merrte pėrsipėr vetėm pa u konsultue me bashkėpunėtorėt e tij. Kjo gja del edhe nė bashkėpunimin e Hasan Prishtinės me udhėheqjen e komitetit tė Kosovės gjatė periudhės 1918-1922, tė kryesuem nga Hoxha Kadri Prishtina, Hysni Curri dhe Bedri Pejani.
Jam i mendimit se mosshpallja e autonomisė shqiptare nė Shkup mė 1912 ka pėr shkak kryesisht, pėrsa u pėrket krenėve shqiptarė, qėndrimin intrasigjent dhe antikombėtar tė Riza beg Gjakovės dhe fanatikėve qė i shkonin mbrapa, me kėrkesat e tyne qė regjimi i sulltan Hamidit tė restaurohej…
( Deklaratat origjinale gjenden nė arkivin Skėnder P.Luarasi)
Skėnder P.Luarasi
Hasan Prishtina ose Hasan Ahmet Haxhi Ali Berisha
Hasan Ahmet Berishėn, i njohur pas shpalljes sė Hyrijetit me mbiemrin Prishtina, e njoha personalisht nė Vjenė, ku banoi si emigrant politik pas arratisjes sė tij nga Shqipėria pėrpara emigracionit tė demokratėve nė dhjetor 1924.
Hasani, qė njihet edhe me mbiemrin e fshatit tė tij Palanca, lindi mė 1873 si nip i njė malėsori tė varfėr, rroi e jetoi si bir i njė beu nga mė zengjinėt e perandorisė otomane dhe vdiq i vrarė nga njė trim i tij i pabesė, tė cilin Hasani e pati dėrguar nė Tiranė tė vriste Ahmet Zogun.
I ati, Ahmet Haxhi Ali Berisha, nė ortakėri me Ismail pashė Dibrėn duke kontraktuar ushqimin e ushtrisė otomane, grumbulloi pasuri tepėr tė madhe nė pak vjet. Xhaxhallarėt e tij arrinė shkallėn e pashait.
Hasani e kaloi rininė e tij larg Kosovės, nė shkollė e shoqėri turke, prandaj nuk mundi ta njohė mirė popullin shqiptar, edhe gjuhėn amtare e fliste me njė theks anadollaku.
''Kujtimet'' vetė i shkroi turqisht dhe ia pėrktheu shqip Bedri Peja. Karakterin e tij e njohim nga sa ka thėnė e shkruar ai vetė; nga sa kanė thėnė e shkruar ithtarėt dhe nga sa kanė thėnė e shkruar kundėrshtarėt e tij.
Sikundėr e thotė vetė nė ''Kujtimet'', Hasani, i cili qė prej zgjedhjes sė tij deputet nė parlamentin turk pas Hyrjetit, njihet me mbiemrin Prishtina, shprehu interesimin e tij pėr gjendjen eShqipėrisė tė parėn herė ''Kah fundi i vjetit 1911''. Nė lidhje me politikėn e qeverisė xhonturke mbi shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe: ''Shumica e deputetėve tė Shqypnisė mė patėn ngarkue me u ba ballė spiegimeve tė Vezirit turk, tue u mbėshtetė dokumentave qė kishim mbledhun pėrmbi kėto mizėrina…''kam me kenė njeni e ndoshta i pari i atyne qi kanė pėr tė ngrehė flamurin e kryengritjes.''
Hasan Prishtina thotė se Ismail Qemali e pėrgėzoi dhe se vendosėn ''me mbajtė nji kuvend tue pasė me vedi kėta zotėrinj: Myfid beg Libohovėn, Esad pashė Toptanin , Azis pashė Vrionin , Syrja beg Vlorėn.''
Pėr kėtė mbledhje , qė Hasan begu e pagėzoi ''Komploti i Taksimit'' nuk kemi asnjė dokument authentik. Ėshtė e pabesueshme qė Ismail Qemali tė tregohej aq mendjelehtė sa tė hynte nė bashkėpunim , ''nė komplot'', me kėta katėr armiqtė e tij mė tė kėqinj, sidomos me Syrja be Vlorėn, i cili pėrpara 1900, dy herė e pati kallėzuar Ismail Qemalin te Sulltan Hamidi si komplotist kundėr perandorisė dhe kėtė tė ashtuquajtur ''komplot tė Taksimit'' ta thurte nė shtėpi tė Syrja beg Vlorės! Po tė ish e vėrtetė, e para gjė qė do tė bėnte Syrja Vlora tė nesėrmen qė nė mėngjez qe ta denonconte te xhonturqit, qė ta dėnonin edhe kėta me vdekje pėr sė dyti. Dhe kėsaj radhe xhonturqit do ta varnin me siguri...Hasan Prishtinės nuk mund t'i besohet pėr gjithė ato qė thotė, po pėr ēka bėrė.
Mbledhja siē na e tregon Hasan Prishtina nja dhjetė vjet mė vonė nuk mund tė ketė patur vend:
1. Syrja Vlora qe armik i Ismail Qemalit dhe do tė kish lajmėruar Ministrinė e Brendėshme
2. Askush tjetėr nuk flet pėr kėtė mbledhje por edhe Hasan Prishtina vetė thotė se nuk u fol pėr gjėra administrative...
SKėnder P. Luarasi nė kujtimet e tij argumenton se e nderonte Hasan Prishtinėn pėr veprimtarinė patriotike. Por kjo s'do tė thotė qė tė mos e analizonte objektivisht veprimtarinė e tij me tėrė pasojat, tė mira e tė kėqia, qė i solli kombit shqiptar, tė mos kritikonte me argumenta ‘’Kujtimet’’ e tij atje ku ai e gjymtonte tė vėrtetėn. Por mė mirė le t'u referohemi shkrimeve tė tij, e jo opinionit tonė.
Skėnder P.Luarasi
Isa Boletini dhe Hasan Prishtina
Tė dy qenė tė tyret: familjet rridhnin nga njė krahinė dhe njiheshin qė nga prindėrit. Kur po kthehej Isai prej internimit nėudhėtim e sipėr nė Selanik, bujti nė pallatin e babait dhe nė Shkup nė shtėpi tė xhaxhait tė Hasan Prishtinės. Me tė kushėririn e Hasanit, Zenullahubn, ishin shokė lufte nga mė tė ngushtėt. Nė fushatėn elektorale pas Hyrjetit, Isa Boletini, me influencėn e tij tė madhe , ndihmoi shumė qė tė zgjidhej Hasan beu deputet nė Parlamentin e Stambollit.
Po tė mos e pėrfillte pėr mik tė besės, Hasan Prishtina nuk do tė vinte tek Isai t'I ēelte zemrėn pėr kryengritjen e pėrgjithshme nė Kosovė dhe nuk do t'I fliste komisionit tė marrėveshjes me aq zemėrim tė ndezur pėr sulmin eposhtėr qė I patėn bėrė Kullės sė Boletinit nė vjeshtė 1908, kur Hamidi qe nė fron akoma.
Po tė mos e pėrfillte pėr mik tė besės, Isa Boletini nuk do ta kish pritur Hasan begun aq pėrzemėrsisht nė takimin e Gojėbulės dhe nuk do tė kujdesej t'i shpėtonte jetėn pas takimit nė Bolancė; dhe ca mė pak tė dobėsonte frontin e Mitrovicės pėr tė ndihmuar e shpėtuar Hasan Prishtinėn nė rrethimin e Pejės.
Mė shumė se sa mik personal, Isai e ēmonte Hasan Prishtinėn si shqiptar patriot se kjo cilėsi i interesonte nė ēdo njeri kur do ta bėnte mik apo armik tė tijin. . Nuk ka asnjė dyshim qė tė dy, edhe Isa Boletini edhe Hasan Prishtina, e donin mėmėdhenė e tyre me gjithė mallin qė ka ēdo patriot i vėrtetė; dhe ia donin tė mbarėn. Hasan Prishtina, dallohet si Isa Boletini pėr shumė shėrbime tė vlefshėm qė i ka bėrė ēėshtjes shqiptare, pėr kėtė s'ka vend dyshimi dhe askush nuk do tė guxonte t'ia mohonte kėtė vlerė. Nė dėshirat pėr tė ndihmuar atdhenė ai qėndron krah pėr krah me Isa Boletinin, me Bajram Currin dhe me Ismail Qemalin, por nė mėnyrėn dhe nė mjetet qė zgjidhte pėr tė ndihmuar ēėshtjen kombėtare ndryshonte kryekėput nga tė tre kompatriotėt e naltpėrmendur.
Hasan Prishtina shumė i ri nga Isa Boletini dhe Bajram Curri dhe shumė mė i ri nga Ismail Qemali, besonte shpejt, ndizej shpejt, rrėmbehej shpejt prej simpatisė dhe antipatisė pėr tė tjerėt. Dhe qe kryelartė edhe nė mes tė shokėve ; dhe pėrpjekja qė t'u imponohej kėtyre, vend e pavend, e shtiri herė-herė nė kundėrshtime qė shkaktuan armiqėsira. Kjo pėrpjekje e tij e armiqėsoi me Ismail Qemalin nė mbledhjen e Fierit dhe kjo cilėsi karakteristike e tij e armiqėsoi me Bajram Currin dhe me Isa Boletinin nė mbledhjen e Prishtinės. Isai dhe Hasan begu hyjnė nė mbledhje si miq dhe duallėn si armiq. Ngase dhe pėrse?
Isa Boletini dhe Bajram Curri s'kanė lėnė asgjė tė shkruar dhe karakterin mund tua kuptojmė prej qėndrimit tė tyre nė momente tė vėshtira, nė udhėkryq tė jetės sė tyre. Hasan Prishtina na ka lėnė njė shkurtim kujtimesh tė botuar pesė vjet pas vdekjes sė Isa Boletinit. Pėr njohjen sa mė mirė tė karakterit tė tyre ndihmojnė edhe kujtimet e bashkėkohėsve tė tyre qė janė akoma gjallė… Autori i kėtyre radhėve s'ka patur mundėsinė as ta shohė Isa Boletinin por ka patur rastin e lumtur nė Vjenė tė njihej me Hasan Prishtinėn, tė cilin edhe e nderonte si njė nga bijtė mė tė vlefshėm tė Kosovės e tė Shqipėrisė
Mbledhja e Fierit
Ismail Qemali i cili qė nė djalėri ia kushtoi mundin e jetėn ēlirimit tė atdheut nga zgjedha turke dhe pėr ndihmės drejt kėtij qėllimi tė lartė diti tė zgjedhė shokė tė zotėt nė momentin suprem pėr Shqipėrinė, hyri nė marrėdhėnie tė pandėrprerė me Isa Boletinin qė pėrpara kuvendit tė Grecės. Nė prill tė motit 1912 ai thirri nė Korfuz disa krerė tė kryengritjes nė Shqipėrinė e jugės pėr tė bashkėrenditur veprimtarinė revolucionare me udhėheqėsit e veriut, veēanėrisht me Isa Boletinin.
Kėta krerė, tė bindur ndaj shefit tė tyre politik, qėndruan nė korespondencė me njėri-tjetrin. Nė njė letėr me datėn 20 qershor lexojmė: ''Urdhėri qė na vjen nga Ismail Qemali na thotė tė bėjmė durim sa tė lidhim fjalėn me Shqipėrinė e sipėrme dhe me Dibrėn''.
Pas mbledhjes sė fshehtė nė Korfuz dhe njė qarkoreje me udhėzime qė u dėrgoi qendrave kombėtare nė atdhe, Ismail Qemali u nis pėr nė Vjenė, sigurisht pėr tė fituar simpatinė e qeverisė austriake e cila pati qenė tok me qeverinė ruse kundėr lėvizjes revolucionare nė Shqipėri dhe pėr status kuonė nė Ballkan pėr sa kohė tė ishte nė interes tė saj. Dhe Vjena qe e bindur qė gjendjen aktuale mund ta ruante vetėm Turqia. Ambasadori i saj nė Stamboll, Pallaviēini, raportonte nga Stambolli mė 10 korrik 1911 qė ''Turqia ushtarakisht ėshtė tepėr e fortė''.
Ismail Qemali, njohėsi mė i mirė i politikės turke dhe njė nga mė tė mirėt njohės tė politikės sė fuqive qėndrore qe nė mendim tė kundėrt me Pallaviēin. Ai mendonte qė Turqia pas luftėrave me shqiptarėt qe nė shkatėrrim e sipėr dhe qė Shqipėria mund tė shpėtonte vetėm me njohjen e autonomisė sė saj mė parė se tė fillonin shtetet ballkanike luftėn kundėr Turqisė, tė cilėn luftė ai e parashikonte qartė.
Nga mezi i korrikut shqiptarėt qenė duke u bėrė zotėr tė situatės pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė.Organizimi qe i mirė dhe krerėt qenė nė harmoni tė plotė me njėri-tjetrin dhe gėzonin besimin e tė krishterėve dhe tė myslimanėve. Nė fillim tė gushtit Isa Boletini zotėronte vendin qė nga Sanxhaku gjer nė Prishtinė, Idriz Seferi komandonte Kumanovėn e Gjilanin, Bajram Curri Malėsinė e Gjakovės, nė Jugė Spiro Bellkameni kish mbėshtetje Korēėn, Gani Butka Kolonjėn e Dangėllinė, Muharrem Rushiti Camėrinė, Izet Zavalani Skraparin e kėshtu gjithė krahinat kishin nga njė kapedan me ēetėn e saj qė bėnte hyqim.
Mė 30 korrik mbledhja e Prishtinės i telegrafon Portės sė Naltė se ''po tė mos shpėrndahet parlamenti brenda 48 orėsh'' kryengritėsit do tė marshonin drejt Shkupit ''Ndė kjoftė se kėto pika nuk pėlqehen, na mund tė hecim kėshtu deri nė Stamboll e aty mund tė merremi vesh t me Turqinė. Besojmė se kėjo punė nuk asht aq e vėshtirė pėr ne,'' i tha Hasan begu Ibrahim Pashės. Dhe me tė vėrtetė qeveria u detyrua tė pranonte kėtė ultimatum tė shqiptarėve dhe parlamenti u shpėrnda mė 6 gusht me dekret perandorak. Qamil Pasha , qė dy vjet e gjysėm qe rrėzuar prej xhonturqve , u bė pėrsėri vezir i madh.
Kur nė gusht 1912 krerėt e Veriut po vazhdonin bisedat e tyre me komisionin e Ibrahim Pashės dhe prisnin plotėsimin e 12 nyjeve nė Prishtinė, Ismail Qemali ftoi komitetet dhe kryetarėt e ēetave tė Vlorės, Lushnjės, Beratit, Mallakastrės, Pėrmetit, Korēės, Elbasanit e tjerė viseve tė jugės nė njė mbledhje kombėtare nė Fier, pėr tė biseduar mbi disa ēėshtje tė rėndėsishme lidhur me kryengritjen e pėrgjithshme. Kėtu Plaku i Vlorės i bėri mbledhjes propozimin qė ajo tė zgjidhte shpejt pėr cilėndo krahinė nga dy-tre pėrfaqėsues dhe t'i niste pėr nė Shkup, ku bashkė me delegatėt e Kosovės tė shpallnin pavarėsinė nga Turqia.
Nė Fier nė mes tė kapedanėve tė ēetave shqiptare ndodheshin edhe oficerė qė kishin drejtuar ushtrinė turke, anėtarė tė partisė liberale, itilafiste, si pėr shembull Tajar Tetova dhe feudalė si Irfan Ohri, tė cilėt kur dėgjuan ato ditė se Qamil Pasha u bė kryeministėr i Turqisė, nuk e deshėn mė revolucionin dhe i telegrafuan Hasan Prishtinės qė ata e kishin zgjedhur atė ''Mėkėmbės'' pėr gjithė Toskėrinė. Ata i thanė Ismail Qemalit se puna e tij nuk qe nė Shqipėri por nė Europė. Pra kėta oficerė e feudalė e sabotuan punėn e Ismail Qemalit
Sipas kujtimeve tė Hasan Prishtinės: ''Mbledhja e Fierit tue kenė se mėkambėsinė ia pat lanė qysh mė parė Hasan beg Prishtinės, nuk e pėlqeu propozimin e kėshtu Ismail Qemali mbeti vetėm nė kėtė mendim''.
Ismail Qemali i dėshpėruar, shkoi nė Bari; sandejmi duke kaluar nėpėr Trieste , nė fillim tė shtatorit arriu nė Stamboll. Atje mė kot u shpjegoi qeveritarėve rrezikun qė u turrej Turqisė dhe Shqipėrisė. Ndėrkaq mbledhjes sė Fierit i erdhi nga Prishtina telegrami i Hasan beut: ''U morėm vesht mbi 14 pikat me Komisionin. Asht e udhėshme qė secili tė shkojė nė vend tė vet.''
Gazeta ”Liria e Shqipėrisė” 29 gusht 1912
Telegrami i Hasan Prishtinės, propaganda antishqiptare dhe rreziku i jashtėm i detyroi udhėheqėsit e kryengritjes qė tė pėrfundonin njė marrėveshje me kėrkesat e kufizuara.
Gazeta”Liria e Shqipėrisė”pėr kėtė akt tė krerėve shqiptar, tė pamenduar mirė, mė 29 gusht 1912 shkruante:”Dalja e shqiptarėve nga Shkupi me kondita dhe me premtime tė pasiguruara,vėrtet mund tė quhej nisja e fundit, meqė nga kjo dalje vareshin shumė gjėra me rėndėsi...”
Para se tė largoheshin,kryengritėsit shqiptarė miratuan edhe njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet: ”Neve ikim nga qyteti duke u zėnė besė fjalės sė qeverisė. Do tė presim gjer mė 5 tė shtatorit. Po tė mos i mbarojnė premtimet,ahere neve, sado qė s“lėmė as nonjė tė besuar nga ana jonė,do tė urdhėrojmė pėrsėri dhe do tė mos kėrkojmė premtime, po do tė ndahemi nga sundimi i Imperatorisė Otomane”. Kėtė deklaratė e nėnshkruan krerėt: Isa Boletini, Sadi Aga, Idriz Seferi, Bajram Curri, Riza Begu, Islam Spahija, Musa e Jahja Prizreni.
SKėnder P. Luarasi nė kujtimet e tij ndėr tė tjera shkruan:
" Nė libėrthin ''Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare tė vjetit 1912'', shkrue prej Hassan Prishtinės'', Shkodėr, 1921 Shtypshkronja franēiskane, shkruhet:
''Me botime e shėnime qė i pėrkasin historisė kombėtare duhet kujdes e paanėsi e madhe, e pėrveē kėsaj asht e nevojshme qi pėr nderin e tjervet duhet me pasun kujdes tė madh ndėr botime; pse sikur dihet, me marrė nėpėr kambė nderin e nji njeriu, ndonjė herė, asht ma rrezik se me luejtė me zjarm. ''
Dhe pikėrisht atje shkruhen gjithė ato tė zeza pėr Ismail Qemalin e Isa Boletinin...!
A do tė kish guxuar Hasan Prishtina t'i shkruante kujtimet para 1916-tės , kur rronte Isa Boletini, ose po tė rronte Isa Boletini a do t'i botonte mė 1921?
Hasan Prishtinės nuk mund t'i besohet pėr gjithė ato qė thotė, po pėr ēka bėrė...
Mė bėn pėrshtypje se pėrgjithėrisht ata qė mbivlerėsojnė Hasan Prishtinėn bazohen nė kujtimet e tij e nė nė gazetėn “Shkupi” (qė financohej tė botonte opinionet e tij) dhe kryesisht tė gazetės “Politika'' apo arkivat e Turqisė dhe pak nė shtypin apo arkivat e vendeve tė tilla si Austro-Hungaria, Italia apo shtypin shqiptar brenda e jashtė vendit. Mbi tė gjitha e bazojnė ''lartėsimin'' e tij me sulme ndaj Isa Boletinit, Bajram Currit e Ismail Qemalit duke synuar t'ua veshin atyre gabimet....
Teza tė Ajet Haxhiut si p.sh. “Pse nuk u shpall pavarėsia e Shqipėrisė etnike nė Shkup po nė Vlorė…Sepse i vetmi qė e mbajti fjalėn e dhėnė nė Stamboll , nė mbledhjen e Taksimit qe Hasan Prishtina tė tjerėt tradhėtuan …'' u pranuan nga disa historianė si tė mirėqėna dhe zunė rrėnjė nė histori.... "
(Ky fragment ėshtė shkėputur nga kujtimet e Skėnder Luarasit ku analizon veprimtarinė e Hasan Prishtinės, ‘’Kujtimet’’ e tij dhe librin e Ajet Haxhiut “Hasan Prishtina'' )
nje shkodran (fritz radovani) kto dite kishte shkruar mes tjerash.. per nje ndodhi vite me pare..
un po e tregoj me fjalet e mija cka thosh ky radovani e originallin e kini ne GSH..
kur po behej monumenti gjigant per pamvaresine..ai qe sot eshte ne vlore.. kishte vajtur ramizi i Enverit.. tek skulptoret.. e u kish bere pesh pesh ne vesh.. se.. nuku do jet mire ta vini dhe Gurakuqin aty o shokėni..se luigji ka qen mik i klerit katolik.. dhe kuptonet.. kristaqat e nexhit nuk e vune luigjin gurakuq ne ate palloshe kompleks skulpturor qe qendron dhe sot ne vlore ne mes te sheshit..
e dua te them o Petro se dhe ky Ajeti ishte nje kristaq aso kohe por jo i skulptuave por i historise..
keshtu ishte diktatura..
i caktonte ajo cdo thuhet sot e cdo thuhet neser per cdo ceshtje..
Kosova po bente perpara o petro aso kohe..
Kalaja e enverit kishte ngecur..
Frika se Kosova shkon perpara do ja nxirrte kallajin keq regjimit enverist..sepse do dilte sheshit se ..me shum buk e drite e libra po i jep marshall tita shqiptareve te kosoves se enveri shqiptaREVE TE SHQIPERISE..
e kjo do ishte fundi i atij regjimi te felliqur anti kombetar e anti njerzor..
prandaj u caktua shoki besnik i enverit.. ramizi qe tja fuse fitilat kosoves..
dhe ne kte kuader u mobilizuan.. armata e artisteve te te gjitha fushave qe ti paraprije nje revolucioni diversionist mjeshteror kunder kosoves por e maskuar si.. atdhetarizem..
dhe ajetat e ramizit e sulejmanet etjetj.. ja filluan me hasana e mica e teatro heroizma popllli yn ne shekuj.. e me ansamble .. idriz sefera e cti zinte dora e dera..lol..
dhe perfundimi dihet..
ki revolucion qe i sukseshem..
kosova ra nen zinxhiret e tankut serb.. e keshtu zhytja e kosoves.. nen roberi beri qe te dukej se kalaja enverit po ecen perpara..
ke ven re kur je ne tren e treni ka ndalur ne stacion e bri tij ecen nje tren tjeter e ty te duket sikur ecen treni yt..
i mjaftonte ki iluzion per popllin .. enver ramizit sa per ta hedhur lumin athere..
kjo ka qen krejt loja o petro..
pra mos prit histori te drejte nga ajo kohe..
vetem prof Skenderi nuk shkruajti kurre me porosi .. o petro.. por tha ato qe ishin te verteta edhe se ndoshta zeri i tij nuk kishte "altoparlanta" te degjohej larg..
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-04-2010 mė 17:24
O Brari .
Nė librin pėr Ismail Qemalin Skėnder Luarasi shkruante:
Tribut ndaj varrit tė dėshmorėve*
Ēėshtė e vėrtetė pėr Ismail Qemalin mund tė thuhet edhe pėr shokun e tij tė armėve Isa Boletinin, i cili bėri pėr atdhenė nė fushėn e betejės, atė qė bėri Ismail Qemali nė fushėn e politikės dhe tė diplomacisė. Sot jam i lumtur qė me kėto biografi pėr ta tė paguaj kėtė tribut tė vogėl tė detyrės qė i kemi varrit tė dėshmorėve.
Ndėrsa librin pėr Isa Boletinin ia dedikonte : Nanės Kosovė, qė e lindi, e rriti dhe e mban nė gji birin e saj besnik me zemėr qė rrahu gjer nė fund pėr Shqipėrinė”. Ndėrsa nė faqen tjetėr vendoseshin thėnia e Isait: Tokėn tone q’e thau osmanllia/ lotėt tanė nuk mundėn me e njomė/ e tash na kena me e vadit/ me gjak shqyptari”. Dhe nė libėr por edhe nė zemrėn e S.Luarasit buēista kėnga: Ēonju Shqypni , mos u baj horre/ Hajde nė Kosovė o me taborė/ Bini ju shqiptarė, ore/ E tanė Evropa tė na njohė. E nė njė koh kur tė tjerė historickamane pir…ne br. nga frika ta zinin me goje Kosoven.
Ndaj llafet e tepėrta janė fukarallėk.
Por nuk kuptoj se c’duan keta tipa te pashpirt ndaj martireve te kombit
Krijoni Kontakt