Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 218 prej 218
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Vargut tė kullave nė Drenicė i shtohet edhe ajo e Hasan Prishtinės

    Vargut tė kullave qė dėshmojnė historinė e popullit tė Drenicės nė luftėn pėr ēlirim, si dhe tė figurave tė shquara tė kombit qė lanė gjurmė tė pashlyer nė historinė e popullit shqiptar, tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, siē janė Shaban Polluzha, Ahmet Delija, Azem Bejta, Tahir Meha, Shaban, Hamzė e Adem Jashari, Ilaz Kodra, tani i shtohet edhe kulla e Hasan Prishtinės, njė prej personaliteteve dhe figurave mė tė shquara tė Lėvizjes Kombėtare.

    Ky ideolog i shquar dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjes sė pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurinė e dha pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht tė vitit 1912 e pėrgatiten ngritjen e Flamurit nė Vlorė.

    Tani, nė truallin ku kanė jetuar dhe ku ndodhej shtėpia e gjyshit dhe babait tė tij, Ali dhe Ahmet Berisha, banorėt e Polacit, para sė gjithash ata tė lagjes “Veliqi”, ku nė fakt ėshtė trungu i familjes sė Hasan Prishtinės, do tė ngrihet njė kullė. Banorėt tė lagjes “Veliqi”, nė njė manifestim tė organizuar e ku merrte pjesė edhe pinjolli i vetėm i familjes sė Hasan Prishtinės, Hakan Berisha, tani 80-vjeē, ėshtė zbuluar pllaka pėrkujtimore nė njė mur, ngjitas me truallin e tė parėve tė Hasanit, e ku do tė ngrihet kulla.

    Hakani, i ndodhur nė mesin e njerėzve tė trungut tė familjes sė tij, ka siguruar se nė kėtė kullė, e cila do tė jetė njė shtėpi muze, do tė vendosė gjithė arsenalin e dokumenteve dhe eskponateve tė shumta pėr trungun, veprat jetėsore dhe mirėnjohjet qė ka marrė Hasan Prishtina me dekada, e qė i ka ruajtur me shumė xhelozi. “Me padurim e kam pritur kėtė ditė tė madhe. Tani, kėtu ku ėshtė trungu i Hasan Prishtinės dhe i familjes sonė po ndėrtohet kulla, shenjė dhe simbol i familjes sė njė njeriu qė e ka njohur e gjithė bota dhe i cili ka shkrirė gjithė pasurinė e vet pėr kombin”, tha Hakani, tejet i emocionuar. Ai shtoi se ka njė mori dokumentesh tė ndryshme tė kohės, tė cilat, nėse kjo kullė do tė ishte shtėpi-muze do tė vendoste aty.

    Hakani falėnderoi gjithė njerėzit e Polacit qė kanė vendosur tė ndihmojnė pėr ndėrtimin e kullės, e posaēėrisht ata tė Veliqėve, tė cilėt vazhdojnė edhe me idenė pėr ngritjen e njė lapidari tė Hasan Prishtinės nė Polac. Ai gjithashtu falėnderoi edhe Komunėn e Vushtrrisė, ku ėshtė lindur, ėshtė rritur dhe ku ėshtė arsimuar Hasani, pėr vendimin qė ka marrė pėr t’i bartur mbetjet mortore tė Hasan Prishtinės nga varrezat e Kukėsit dhe rivarrimin e tyre nė Vushtrri, si dhe pėr vendimin pėr ngritjen e njė shtatoreje Hasan Prishtinės nė qendėr tė Vushtrrisė.

    Ismet Veliqi, profesor, njė prej organizatorėve pėr ngritje tė kullės sė Hasan Prishtinės nė truallin e babait dhe gjyshit tė tij, pėrmjedis lagjes ‘Veliqi’, tha se gurėt pėr kullė janė siguruar nė Verbofc dhe ata janė marrė tė gatshėm, tė gdhendur, pasi qė kanė qenė gurė tė njė kulle qė ka qenė nė atė fshat.

    “Gjithēka ėshtė gati, tani e kemi nisur me kėtė pllakėn pėrkujtimore, saktėsisht nė truallin ku kanė jetuar gjyshi dhe babai i Hasanit, kemi siguruar edhe gurėt pėr ndėrtimin e kullės dhe nėse gjithēka shkon siē e kemi menduar kulla duhet tė pėrfundojė deri nė korrik, kur ėshtė pėrvjetori i Hasanit, por gjithēka varet edhe nga mjetet financiare, banorėt kanė mbledhur njė shumė tė parave, edhe diaspora ka mbledhur mjete pėr kėtė qellim, ndėrsa do tė kėrkojmė qė tė na ndihmojė edhe Komuna e Skėnderajt”, thotė Ismeti.

    Sipas tij, truallin ku do tė ndėrtohen kulla, mbi 6 ari, e kanė falur djemtė e Isuf Veliqit, tė cilėt janė mė tė afėrmit me gjak me familjen e Hasan Prishtinės. “Janė djemtė e Isufit, i cili ėshtė vrarė nė luftė, tė cilėt e kanė falur truallin, pikėrisht aty ku ka qenė lama e Alisė dhe e Ahmetit. Ata e kanė familjen e Hasan Prishtinės mė tė afėrm me gjak”, thotė ai.

    Ata qė morėn pjesė nė manifestimin e ngritjes sė pllakės pėrkujtimore, kanė shkuar dhe kanė vizituar varrin e Ali Berishės-Veliqit, gjyshit tė Hasan Prishtinės, nė varrezat e Veliqėve nė Polac. Ismet Veliqi tha se edhe varrin e Ali Berishės e kanė rregulluar vetė banorėt e lagjes. “Kemi rregulluar varrin e gjyshit tė Hasanit, qė ndodhet nė varret tona, ai kishte qenė i rrethuar me gurė tė ngulitur thellė, por edhe ne jemi pėrkujdesur qė gurėt t’i vendosim duke ia pėrshtatur kohės. Tani pėr tani, gjithēka ėshtė duke shkuar ashtu edhe siē ėshtė planifikuar”, tha mes tjerash Ismet Veliqi, profesor.

    Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Presidenti Nishani vlerėson atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratėn e Flamurit Kombėtar”

    2 maj 2014

    Presidenti i Republikės, Bujar Nishani nderoi sot atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratėn e Flamurit Kombėtar”. Kreu i Shtetit shqiptar i dorėzoi Nėnkryetarit tė Komunės sė Prishtinės, zotit Dardan Sejdiu dekoratėn e lartė me motivacionin: “Pėrjetėsisht, njė nga simbolet mė tė ndritura tė historisė politike tė kombit shqiptar: rilindas, patriot, politikan elitar me cilėsi tė larta organizuese dhe frymėzuese. Ky bir i shquar i Kosovės, sė bashku me Ismail Qemalin u bėnė dy kontribuesit mė tė shquar tė tė gjitha trojeve etnike tė popullit shqiptar, tė cilėt me veprimtarinė e tyre politike dhe diplomatike bėnė tė mundur Shpalljen e Pavarėsisė sonė Kombėtare mė 28 Nėntor 1912”.

    Nė fjalimin e tij gjatė ceremonisė solemne tė zhvilluar nė Pallatin e Brigadave, Presidenti Nishani u shpreh: “Jemi mbledhur sot nė njė ceremoni, ndoshta nga mė prekėset nė karrierėn time, pėr tė nderuar me dekoratėn mė tė lartė qė jep Republika e Shqipėrisė, njė prej bijve mė tė lavdishėm tė kombit shqiptar, Hasan Prishtinėn. Njė nderim ndoshta i vonuar, pėr njė nga kalorėsit mė tė mėdhenj tė historisė politike dhe kombėtare tė Shqipėrisė tė sė paku dy shekujve tė fundit tė saj.

    Hasan Prishtina lindi nė Kosovė, por nuk i pėrket vetėm botės sė saj. Vepra mė e mrekullueshme qė ai kreu, pėrgatitja sė bashku me Ismail Qemalin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe kryengritja madhėshtore qė parapriu Pavarėsinė, ka mė se njė shekull qė u pėrket tė gjithė shqiptarėve kudo ku jetojnė. Emri i tij ėshtė kthyer nė njė simbol kombėtar tė dashurisė pėr liri. Ndaj, ėshtė nė nderin dhe krenarinė time si President i Republikės sė Shqipėrisė qė ta ngre nė piedestalin mė tė lartė tė nderimit shtetėror, duke i dhėnė pas vdekjes dekoratėn mė tė lartė tė shtetit, ‘Dekoratėn e Flamurit Kombėtar’.

    Duke medituar mbi vendin qė ai zė nė historinė e Shqipėrisė, natyrshėm tė vijnė nė mendje dy vargje qė i janė kushtuar nderimit tė njė shkrimtari tė madh francez me famė botėrore (Molierit): ‘Lavdia e tij s’ka nevojė pėr asgjė / E jona ka nevojė pėr tė’. Po megjithatė, kjo nuk mjafton pėr njeriun qė na ka mbledhur kėtu. Hasan Prishtina pėr arsye ideologjike shtetėrore u tentua tė lihej nė harresė, u denigrua duke u lėnė nė heshtje dhe aq mė keq, ndonjėherė dhe u luftua. Ndaj dhe vlerėsimi i sotėm bėn pjesė nė atė nderim tė vonuar qė Shqipėria po vazhdon t’i bėjė birit tė vet, i cili sė bashku me Ismail Qemalin, ishin arkitektėt e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė u projektua qė nė mbledhjen e Taksimit nė Stamboll e qė fill mė pas, vazhdoi me kryengritjen mė tė madhe anti-osmane nė gusht tė vitit 1912, duke mediatizuar kėshtu pėr herė tė parė ēėshtjen shqiptare kudo nė Evropė.

    Pak kush e di se nė Shqipėri Hasan Prishtina ka qenė edhe ministėr nė qeverinė e parė tė Ismail Qemalit, por gjithashtu ka bėrė pjesė edhe nė atė tė Princ Vidit. Shumė pak veta janė nė dijeni edhe sot, se ai ka qenė pėr pak ditė Kryeministėr i shtetit tė cunguar shqiptar, e se ka qenė edhe deputet nė Parlamentin e Shqipėrisė. Nė piedestalin ku po e vėmė sot, po e risjellim nė panteonin prej nga e pėrzunė.

    Personaliteti kombėtar pėr tė cilėn jemi mbledhur sot pati njė jetė tragjike. Dita pėr tė cilėn ai sakrifikoi deri edhe pasurinė kolosale, e gjeti tė burgosur politik nė burgjet e Serbisė. Edhe jeta e tij e mėpasme ėshtė kalvar i njė legjende tė botės shqiptare. Prej 28 nėntorit 1912 dhe deri sa e vranė mė 14 gusht 1933, e gjithė karriera e tij ėshtė e pėrshkuar nga njė simfoni heroizmi qė iu pėrkushtua dy dashurive tė pandara: Shqipėrisė dhe Kosovės. Nė rendin ndėrkombėtar me aq shumė ndryshime tė viteve 1912-1933 ai u turr pėrpara pėr tė gjetur qoftė edhe njė xixėllonjė tė vetme shprese nė fundin e tunelit tė gjatė tė mbushur me errėsirė, qė pėrhapnin vendimet e disa konferencave ndėrkombėtare tė cilat merreshin nė dėm tė kombit shqiptar.

    Por gjithsesi dashuritė e mėdha nuk vdesin kurrė nė kujtesėn njerėzore. Njė ditė tė bukur ato ripėrtėrihen e shfaqen edhe mė tė bukura nė ndėrgjegjen njerėzore. Nė fundin e shekullit qė shkoi e gjithė bota u bė dėshmitare mediatike e rishfaqjes sė njė miti nė drejtėsinė e Ēlirimit tė Kosovės. Sė bashku me luftėtarėt e UĒK-sė dhe forcat shumėkombėshe tė NATO-s, mė 12 Qershor 1999, ditėn kur ato hynė nė mėnyrė triumfuese nė Prishtinė, unė besoj pėr njė ēast, me pasionin e njė besimtari, se ka parakaluar dhe njė shpirt. Ka qenė shpirti i Hasan Prishtinės, engjėllit tė lirisė sė Kosovės, i cili atė ditė pranvere fluturonte si ai poleni me tė cilin po ngjyrosej pranvera e vetė kombit shqiptar.

    Nė kėto 15 vite tė ēlirimit tė Kosovės ne kemi pėrjetuar shumė ngjarje tė mėdha. Republika e Kosovės ėshtė shteti mė i ri i kontinentit evropian, tė cilit i pėrkasim tė gjithė ne, shqiptarėt. Bashkė me stabilizimin juridik, ekonomik dhe human tė nėnshtetasve tė saj, dalėngadalė banorėt e kėtij vendi nė rimėkėmbje e sipėr filluan tė nderojnė e tė kthehen tek etėrit e tyre themelues me dashuri dhe respekt, duke i nderuar sė bashku me ata qė ranė nė luftėn e fundit pėr ēlirimin e saj.

    Kjo mbrėmje besoj se do jetė e veēantė pėr tė gjithė ne shqiptarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės, sepse po kontribuojmė pėr t’i rikthyer respektin dhe mirėnjohjen e merituar Hasan Prishtinės. Por ėshtė njė pėrkim jo i rastit, qė sot nderimi me dekoratėn mė tė lartė pėr tė shkon paralelisht me proceset e integrimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė Bashkimin Europian. Nė ėndrrat mė tė largėta pėr tė ardhmen e shqiptarėve, patrioti Hasan Prishtina do tė kish aspiruar njė jetė tė ngjashme me evropianėt e tjerė. Vetė ai ishte personifikimi i intelektualit evropian qė udhėhiqej nga iluminizmi.

    Hasan Prishtina tashmė fle i qetė nė parajsėn e ėndėrruar, sepse Shqipėria dhe Kosova janė mė tė lira se kurrė ndonjėherė dhe bashkė me to edhe ai. Nderim!”

    Tė pranishmit e shumtė nga tė gjitha trevat shqiptare tė rajonit u pėrshėndetėn edhe nga Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi i cili mes tė tjerash theksoi: “Hasan Prishtina ishte biri besnik i Kosovės kryengritėse ndėr shekuj, por ai nuk i pėrket vetėm Vushtrrisė qė e rriti, Prishtinės qė e pėrfaqėsonte dhe Kosovės martire, por gjithė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, sepse veprimtaria e tij reflekton interesat e pėrgjithshme kombėtare dhe jo lokale e parciale. Dekorimi i Hasan Prishtinės nga Presidenti Nishani pėrbėn njė akt vlerėsimi, mirėnjohjeje dhe respekti tė thellė pėr kėtė burrė tė madh tė kombit dhe figurė tė shquar historike e simbol tė vlerave tė larta kombėtare”.

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesė nė ceremoninė e dekorimit tė patriotit Hasan Prishtina

    E Premte, 02.05.2014

    Me ftesė tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit tė Republikės Kosovės, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesė nė ceremoninė e dekorimit tė patriotit dhe rilindasit Hasan Prishtina, qė u zhvillua sot nė Tiranė.

    Kryetari i Kuvendit tė Kosovės nė kėtė ceremoni mbajti njė fjalė rasti:

    "I nderuar president i Republikės sė Shqipėrisė, zoti Bujar Nishani

    Tė nderuar tė pranishėm

    Zonja dhe zotėrinj

    Ėshtė kėnaqėsi tė jesh pjesėmarrės i kėsaj ceremonie tė nderimit dhe respektit qė po i bėn presidenti i Shqipėrisė njėrit nga baballarėt e kombit tonė dhe njėrit nga themeluesit e shtetit shqiptar, luftėtarit tė shquar tė lirisė, pavarėsisė dhe demokratizimit tė Shqipėrisė, pėrfaqėsuesit brilant tė popullit tė Kosovės nė Parlamentin e Perandorisė Osmane, veprimtarit tė pandalur tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, intelektualit kryengritės gjatė gjithė jetės sė tij, politikanit dhe burrit tė shtetit, personalitetit historik dhe simbolit tė bashkimit e pėrparimit, Hasan Prishtinės sė madh e tė paharrueshėm.

    Hasan Prishtina pėrbėn figurėn emblematike tė Lėvizjes Kombėtare shqiptare, nė pėrpjekjet e ēlirimit dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, konsolidimit tė shtetit tė ri shqiptar dhe demokratizimit e modernizimit tė tij, nė themelimin e Komitetit Mbrojta Kombėtare e Kosovės, i cili udhėhoqi kryengritjet shqiptare dhe mbajti tė ndezur zjarrin e rezistencės kundėr pushtimit dhe robėrisė sllave nė tokat e aneksuara shqiptare, nė Kongresin e mirėnjohur kombėtar tė Lushnjės etj.

    Hasan Prishtina, u bė pėr sė gjalli, por edhe pas vrasjes sė tij, flamur i rezistencės shqiptare kundėr pushtimit e robėrisė, u bė frymėzues i pashtershėm i brezave tė shumtė tė veprimtarėve dhe luftėtarėve tė lirisė, deri nė epokėn e lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė Adem Jasharit, komandantit legjendar tė saj.

    Hasan Prishtina, me mendjen e ndritur e shpirtin e pastėr, me virtytet e larta, me moralin, guximin dhe qėndresėn e pashembullt, ėshtė pėrfaqėsues i vlerave historike tė kombit tonė. Mendja e tij iluministe nuk mund tė pajtohej me obskurantizmin feudal mesjetar, prandaj shkriu gjithė jetėn dhe pasurinė qė kishte nė shėrbim tė lirisė, arsimimit dhe emancipimit tė popullit tė vet. Shėmbėlltyra e Hasan Prishtinės ėshtė aq domethėnėse pėr brezin e sotėm tė klasės politike shqiptare nė gjithė gjeografinė tonė kombėtare. Ai pėrbuzi rehatinė dhe pasurinė personale e familjare, jetėn luksoze, pėr tė qenė nė shėrbim tė atdheut me tė gjitha kapacitetet qė kishte.
    Hasan Prishtina ishte i ndėrgjegjshėm qė pas pėrmbysjes sė Revolucionit demokratik tė qershorit tė vitit 1924, pas vrasjes sė pabesė tė tribunėve popullorė, Bajram Curri e Luigj Gurakuqi, dora kriminale e forcave tradhtare tė kombit do tė ngrihej edhe kundėr tij, por ai nuk pushoi sė vepruari e sė luftuari deri nė rėnien e tij nė altarin e atdheut mė 1933, pas atentatit kriminal nė Selanik.

    Kanė kaluar mbi tetėdhjetė vjet nga Vrasja e Hasan Prishtinės, por shembulli i tij jetėsor, idealet qė pėrfaqėsonte pėr lirinė, pavarėsinė dhe bashkimin kombėtar, pėr demokracinė dhe pėrparimin e vendit, mbeten aktuale dhe porosi historike edhe pėr brezat e sotėm e tė nesėrm tė shqiptarėve.

    Hasan Prishtina ishte biri besnik i Kosovės kryengritėse ndėr shekuj, por ai nuk i pėrket vetėm Vushtrrisė qė e rriti, Prishtinės qė e pėrfaqėsonte dhe Kosovės martire, por gjithė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, sepse veprimtaria e tij reflekton interesat e pėrgjithshme kombėtare dhe jo lokale e parciale.

    Dekorimi i Hasan Prishtinės nga Presidenti pėrbėn njė akt vlerėsimi, mirėnjohjeje dhe respekti tė thellė pėr kėtė burrė tė madh tė kombit dhe figurė tė shquar historike e simbol tė vlerave tona tė larta kombėtare.

    Faleminderit".
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    HASAN PRISHTINA NUK KA TRASHĖGIMTARĖ TĖ DREJTĖPĖRDREJTĖ

    NUK DO TĖ PUSHOJ DUKE PROMOVUAR FIGURĖN E HASAN PRISHTINĖS

    Pėrgjigjje disa dashakeqinjve qė po i pengon kontributi im pėr rivlerėsimin e Hasan Prishtinės

    Nga Mehmet Prishtina


    Kohėt e fundit, sidomos pas intervistės sime nė Zėrin e Amerikės, bėrė para disa ditėsh, disa persona, pa asnjė kontribut nė asnjė fushė tė zhvillimit shoqėror dhe patriotik, kanė lėshtuar nė shtyp, nėpėr rrugė e lokale disa sulme dezinformuese dhe fyese nė drejtim timin, lidhur me kontributin dhe iniciativat e mia personale qė po jap nė rivlerėsimin dhe lartėsimin e figurės sė tė madhit Hasan Prishtuna.
    Sipas logjikės sharlataneske tė kėtyre intividėve ziliqarė e lakmiqarė e me njė mentalitet provincial, pa asnjė profil tė spikatur, unė duke qenė se nuk bėj pjesė nė njerėzit mė tė ngushtė tė kėtij tribuni politik dhe patriotik, por nė njė shkallė mė tutje, duhet tė jem i privuar tė mos merrem me tė, sepse sipas arsyetimit tė nėnkuptuar tė kėtyre njerėzve provincial, ekziston njė “ligj’ i panjohur nga askush nė legjislacionin e Kosovės, sepse nė ēdo simbol tė historisė duhen tė merren vetėm rrethi i afėrt i familjarėve dhe askush tjetėr.
    Mirėpo, duke e ditur botėrisht se Hasani s’ka trashėgimtar tė drejtpėrdrejt, madje as fėmijė vėllai apo motre, atėherė, sipas kėsaj llogjike i bie qė duhet tė heshtin edhe ata njerėz tė farefisit nė Prishtinė, tė cilėt kanė dėshirė apo kanė nė ndėrgjegjen e tyre vetėdijen njerėzore dhe kombėtare pėr tė ndihmuar nė popullarizimin e kėtij rilindasi tė madh shqiptar, i cili nė shumė momente tė historisė ka qėnė i privuar nga konjiktura tė ndryshme.
    Njė ndėr tė rrallėt kėtu jam edhe unė, autori i kėsaj replike kėtu, qė, mė shumė me denigruesit e personalitetit tim, me kėtė pėrgjigje kam pėr synim, qė pavarėsisht modestisė (sepse modestia e tepruar, sidomos nė rastet kur edhe tė fyejnė ėshtė edhe budallallėk), ta njoftoi opinionin kosovar me gjithēka qė kam bėrė pėr Hasan Prishtinėn. Ėshtė fakt, se pas vitit 1999, qeveria e Kosovės kishte probleme tė ngutshme, pėr tė zgjidhur dhe mundėsit e nderimit dhe rivlerėsimit tė fugurave tė tilla tė historisė ishin kuptueshėm tė kufizuara. Por, edhe mė vonė, sidomos pas vitit 2008, kur u shpall pavarėsia e Kosovės, buxheti ynė qendror dhe lokal mbetet realisht shumė i varfėr dhe pa shumė mundėsira subvencionimi nė fushėn e kulturės, dhe nuk tė jep shumė shanse pėr tė ndėrtuar projekte simbolike pėr historinė tonė. Nė kėto kushte, duke ndjerė edhe familjarisht se ēfarė do tė thotė tė luftosh pėr liri, prej disa vitesh nė emėr tė misionit tim tė brendėshm shpirtėror i jam pėrkushtuar ”rilindjes” madhėshtore tė Hasan Prishtinės, me qėllim, qė ai tė zėrė atė vend, qė realisht duhej tė kishte nė ndėrgjegjen e tė gjithė shqiptarėve, ashtu siē e ka patur realisht nė hoistorinė e Shqipėrisė sė shek tė XX-tė, kur sė bashku me Ismail Qemalin, pėrbėnė atė dyshe tė pavdekshme, qė sė bashku me diplomacinė austriake ishin themeluesit e Pavarsisė sonė Kombėtare.
    Ishte krejt e trishtuar, qė vetėm para 5 vjetėsh, emri i Hasan Prishtinės po i kthehej brezit tė ri tė banorėve tė dy shteteve, Shqipėrisė dhe Kosovės, pikėrisht atėherė kur nis edhe aksioni im, i sponsorizuar prej meje, pėr tė risjellė nė qėndėr tė vėmendjes njė Yll tė ndritur tė kombit shqiptar.
    Isha edhe unė mes shumė tė tjereve, qė sensibilizova qeverinė dhe botėn intelektuale, duke ndihmuar, qė Universiteti i kryeqytetit mė tė ri tė Europės, tė quhet “Hasan Prishtina”. Isha unė dhe vetėm unė qė akordova nga vetja njė shumė tė lartė financiare pėr xhepin e njė individi, qoftė ky dhe njė biznesmen, pėr ngritjen e shtatores sė tij tek oborri universitetit me emrin e tij. Isha unė dhe djemtė e mi studentė nė Gjermani, qė kaluam shtatoren e Hasan Prishtinės nga kufiri dhe e ēuam nė Shkup, mes shumė peripecish me rastin e 100- vjetorit tė Pavarsisė sonė Kombėtare, duke rrezikuar edhe jetėn. Isha unė dhe vetėm unė, qė dhurova po tė njėjtat mjete financiare qė monumenti i tij, ku sė bashku me Skėnderbeun tonė tė lavdishėm tė qėndrojnė krenarė nė sheshin mė tė madh tė kryeqytetit tė gjithė shqiptarėve nė Tiranė. Isha unė dhe vetėm unė qė bėra tė njėjtėn gjė me njė pėrmendore tjetėr tė re tė tij nė “kryeqytetin e tretė tė vjetėr” tė shqiptarėvė, Shkupin, tė cilin mė 1912 e ēiroi Hasani.
    Sot vetėm Skėnderbeu dhe Hasani kanė nga njė monoment nė tre kryeqytete shqiptarėsh nė Tiranė, nė Prishtinė dhe nė Shkup, ku edhe kam kontribut modest. Isha unė sė bashku me dy–tre miq tė tjerė qė arrita tė bindja disa burra me integritet tė njohur intelektual, qė tė bėnim njė Simpozium shkencor tepėr dinjitoz nė Shkup mė 13-14.10.2012 pėr Hasan Prishinėn. Isha unė dhe vetėm unė, qė kam botuar rreth 10 libra studimorė mbi tė. Isha unė dhe vetėm unė, qė kam pėrkujtuar vrasjen e Hasan Prishtinės nė Selanik pas 80- vjetorit tė vrasjes nga dora e tradhetarit Ibrahim Qelo. Isha unė ai qė mė 12 Gusht 2012, nė 100- vjetorin e ēlirimit tė Shkupit nga mbi 30000 luftėtarė tė prirė nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi dhe Bajram Curri, pėrkujtuam kėtė ditė historike me njė marshim madhėshtor nė Shkup me mbi mbi 200 burra e familjarė atdhetarėsh.
    Do jem unė dhe vetėm unė qė do botoj gjithė veprėn e Hasan Prishtinės, njė biografi tė gjallė dhe dinjitoze pėr tė dhe pothuaj tė gjitha fjalimet e tij. Do jem unė dhe vetėm unė, qė do realizoj disa projekte tė rėndėsishme, duke harxhuar nga xhepi im nė nderim tė kėtij personaliteti tė madh, sepse unė kam njė raport shpirtėror me tė tė trasmentuar nga prindėrit e mi atdhedashės dhe jetoj me tė pavarėsisht nga streset dhe tensioni i jetės sė pėrditshme, qė ka secili.
    Po ju more zotėrinj ēfarė jeni duke bėrė? Mė ndiqni mua, duke e “pėrkthyer” dhe shndėrruar nė armiqėsi aktivitetin tim idealist dhe patriotik?
    Babai im dėshmor mė ka mėsuar se me respektin ndaj tė parėve nuk duhet tė mburremi. Por i detyruar nga provokime tė tilla, kur kushdo qė tė ishte do priste falėnderime, unė e flaka njėherė tė vetme modestinė pėr t’u treguar bashkėkombasve tė mi, se, edhe nė mos qėnsha bir fizik i atij Burri (sepse, siē u tha edhe mė lart, ai pati fatin e keq tė mos linte trashėgimtarė), por pėr tė u bėnė me dije gjithė shqiptarėt, se jam pėrvec njė pjestar i trungut tė tij familjar dhe njė bir shpirtėror dhe super i denjė i Hasan Prishtinės, tė cilin e kam nderuar dhe e dua mė shumė se tė gjithė paraardhėsit e tjerė tė mi. Ata tė gjithė nė heshtje e ruajtėn kujtimin e tij, duke na mbrujtur me dashurinė, kurse unė dhashė dhe do vazhdoj tė jap njė kontribut edhe tej mundėsive tė mia, qė, sė bashku me instucionet e tjera shtetėrore shqiptare, tė bėhet plotėsisht e mundur qė nė kėtė shekull tė ri tė shqiptarėve tė ndrij edhe Ylli i Hasan Prishtinės, Kalorėsit tė Paepur tė Pavarsisė Kombėtare, qė ishte ėndrra e tij sublime.
    Askush si ai nuk ka luftuar pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė, prandaj ėshtė mbytur nė detin e dashurisė pėr tė. Do vdes i lumtur nėse atje nė botėn e pėrtejme do mė jepte dorėn e, qoftė edhe njėherė, dhe do mė thotė ”Faleminderit biri im, pėr gjthė ato qė ke bėrė pėr mua”. Ata qė mė goditėn pabesisht, kur unė me dashuri po kontriboj nė ēdo drejtim pėr tė ngritur nė formė rivlerėsimi emrin e tij duket se nuk i dėshirojnė pėrpjekjet e mia. E megjithatė, e ardhmja do t’i vlerėsoj me objektivitet pėrpjekjet e sinqerta tė misionit tim, kurse jam i bindur se do t’i zhyt nė errėsirėn e anonimatit “trimėritė “ e pritave mediatike.
    Kėsaj here kaq. Dhe, jo pėr ata qė kakarisin marrėzira, sepse nuk meritojnė tė merrem me ta, por pėr hir tė njė informimi tė saktė tė masės sė gjerė.

    Dielli
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Gjenealogjia e trungut tė Hasan Prishtinės!

    Hasan Prishtina nuk kishte fėmijė, ndėr mė tė afėrmit e tij ka qenė Elma, vajza e tė vėllait Ymerit

    “Mue n'idenė teme patriotike s'ka mujtė, as nuk do tė mujė me m’shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me m'shtrue vetėm vdekja!”

    Shkruan: Riza GREIĒEVCI

    Ja, vėrteta e trungut gjenealogjik tė Hasan Prishtinės!

    Hakan Ismet Berisha, nga Mitrovica, ėshtė familjari mė i afėrt i Hasan Prishtinės. Hakani shpjegon pėr familjen e tij, se ajo kishte jetuar nė Vushtrri, dhe prej kohėsh ishte shpėrngulur nė Mitrovicė. Nė Vushtrri kjo familje jetoi deri nė vitin 1933/34. Atėherė kėtė shtėpi me mė shumė se 30 ari truall, e kishin marrė serbėt dhe e kishin shfrytėzuar pėr punė tė Gjyqit Komunal. Zejnullah begu dhe Hasan bej Prishtina kanė qenė djemtė e dy vėllezėrve. Zejnullahu ka qenė i Abdullahut, kurse Hasani i Ahmetit, e Abdullahu dhe Ahmeti kanė qenė tė Aliut. Zejnullah begu kishte vetėm njė motėr, e cila ishte e martuar nė Turqi, kurse Hasani e kishte vetėm njė vėlla, Ymerin. Zejnullah begu, gjyshi i Hakanit, kishte katėr djem, Qemajlin, Ismetin, Abdullahun dhe Besimin, si dhe dy vajza: Shukrijen dhe Naziren. Hasan Prishtina nuk kishte fėmijė, ndėr mė tė afėrmit e tij ka qenė, Elma, vajza e tė vėllait, Ymerit. Hakani i ka dy djem, Afrimin dhe Agronin dhe njė motėr e cila jeton nė Prishtinė, e cila ka njė djalė dhe njė vajzė, qė tė gjithė me pasardhės.

    Hakan Berisha: Veliqėt e Palacit janė mė tė afėrmit e Hasan Prishtinės!

    Hakani shpjegon se si para disa muajsh kishte qenė i ftuar nė Lagjen Veliqi, nė Palac tė Skėnderajt, kishte qėndruar nė truallin e tė parėve tė tij, aty ku i pari i tyre Abdullah Veliqi e ka varrin. Hakani aty pas kaq viteve ishte njohur me djalin e Rexhep Veliqit, me Zeqirin, babanė e tė cilit gjithmonė e kishte respektuar pėr kushėri tė vetin, si dhe ishte takuar e ēmallur edhe me shumė tė afėrm e kushėrinj, qė konsiderohen dhe nė realitet janė tė afėrm tė Hasan Prishtinės. Hakani sot ka njė fotografi ku janė Zejnullah begu dhe Rexhep Veliqi, por ka edhe fotografi familjare e dokumente arkivale qė vėrtetojnė se Hasan Prishtina dhe Zejnullah begu trungun familjar e kanė nga Lagjja Veliqi tė Palacit.

    Mehmet Prishtina s’ka lidhje me trungun e familjes sė Hasan Prishtinės!

    Kur kam dėgjuar se ka dalė njė njeri me mbiemrin (Mehmet) Prishtina dhe i njėjti njeri sot dezinformon se ai kinse qenkėsh stėrnip i Hasan Prishtinės, unė, Hakani, i kam i telefonuar stėrnipit tė Isa Boletinit, Gazmendit, me tė cilin bashkė kemi shkuar nė Shkup, dhe me dha dėshmi e fakte se, unė, Hakan Berisha, isha dhe jam pjesė mė e afėrt e Trungut tė Hasan Prishtinės! Kjo ėshtė e vėrteta qė s’e luan as topi! Pėr prejardhjen dhe pėr gjenealogjinė e Hasan Prishtinės, historiani Prof. Dr. Muhamet Pirraku kishte filluar tė interesohej nga fundi i viteve tė 60-a tė shekullit tė 20-tė, nė tė gjitha arkivat shtetėrore tė Jugosllavisė, tė Vjenės, tė Tiranės e tė Shkodrės. Ai ka shėnuar Kujtesėn historike nė Drenicė e nė tė gjitha viset e Kosovės, nė Shkup, Tiranė e nė Shkodėr. Dhe, si nė burime, ashtu edhe nė kujtesėn historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vėllazėria stėrgjyshore VELIQI tė Palacit tė Drenicės. Nėna e Hasan Prishtinės, gruaja e Ahmet Haxhi Ali Veliqit-Berishės ishte Vushtrriase, Nexhibe Haxhi Sallahu (sipas Z. Fahri Buēinca ėshtė quajtur edhe Salih).Realisht, Haxhi Ali Veliqi, e dimė nga burimet arkivale se i ka pasur tre djem qė kanė pasur trashėgimtarė. Tė bijtė e Haxhi Ali Veliqit, kishin miqėsi e krushqi me: Mulla Haxhi Zekėn (Pejė), me Ali pashė Dragėn (Mitrovicė) me Zija pashė Gjinollin (Prishtinė) me Sylejman pashė Berishėn-Prishtinėn, me tė bijtė e Emin Agės.

    Unė, Hakan Berisha: Betohem nė flamurin e kombit, e them tė vėrtetėn

    Ky far Mehmeti Prishtina, mund t'i ndėrrojė njė mijė mbiemra, por njė gjė duhet ta ketė tė qartė Ai, dhe krejt shqiptaria, se ky njeri mashtrues, lakmues i pasurisė sė patundshme tė Hasan Prishtinės, rrenacak dhe pa ndėrgjegje prej njeriu, nuk ka lidhje, as me trungun familjar, e as me gjakun, as me gjenealogjinė familjare tė Hasan Prishtinės! Ai nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė pasardhės i Hasan Prishtinės, sepse Hasani nuk ka pasur, as motėr, as s'ka lėnė pasardhės tė vetin. Ngritjen e pėrmendores se Hasan Prishtinės, pastaj Mirėnjohje pėr kontributin e patriotit e luftėtarit pėr bashkimin e trojeve etnike, ėshtė dashur ta bėjė shteti i Shqipėrisė apo shteti i Kosovės, sepse Hasan Prishtina ka dhėnė mė shumė se ēdokush pėr liri, pėr atdhe, pėr arsim, pėr Bashkim…prandaj nderimet, Mirėnjohjet, apo pėrmendoret, e tė tjera, u takojnė ti bėjnė dy shtetet: Shqipėria dhe Kosova, dhe jo tė pėrqafohen, tė puthen, me ta falėnderojnė atė njeri mashtrues, rrenacak, lakmitar mbi pasurinė dhe krejt ēka la pas vdekjes i Madhi Hasan Prishtina. Jam i befasuar,shton Hakan Berisha, loza e Hasan Prishtinės, me faktin se si ka mundur tė ndodhė qė pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė Kosovė tė dekorohet me dekorata e mirėnjohje si mė i afėrmi i Hasan bej Prishtinės, kurse nė Shqipėri e nė Maqedoni tė dekorohet njeriu tjetėr, qė sipas Hakan Berishės nuk ka lidhje farefisnore me familjen e Hasan Prishtinės.

    Hakan Berisha - loza mė e afėrt e trungut tė Hasan Prishtinės!

    Hakani nė fund na i tregoi tė gjitha dekoratat dhe mirėnjohjet qė ndėr vite i ka ruajtur si trofe tė vlefshme nė shenjė nderi e respekti pėr Hasan Prishtinėn. Prandaj duhet tė shkruhet e tė thuhet, tė reagohet e tė punohet drejt e mirė, t'u thuhet ndal punėve jo tė mira, sidomos keqinterpretimit (shtrembėrimit) tė fakteve historike pėr njerėzit e mėdhenj. Hakan Berisha, mban Mirėnjohjen qė e ka pranuar nė emėr tė familjes sė Hasan Prishtinės. Epo, qe, pra, unė, Hakan Berisha, si loza mė e afėrt e trungut tė Hasan Prishtinės, asgjė mė shumė nuk kėrkoj, pos tė mos i besohet, tė mos pėrfillet, tė mos ndihmohet dhe pėrkėdhelet njeriu, i cili Hasan Prishtinėn, ama, nuk e ka, as fis, as farefis. Unė nuk kam asgjė kundėr Mehmetit, as kundėr askujt qė kontribuon pėr shtatoret dhe veprėn e Hasan Prishtinės, por mos tė ėndėrrojė kush qė do tė mund ta blejė Hakanin me pare e ta shtrembėrojė historinė e njė njeriu aq tė madh, siē ishte Hasan Prishtina...Na nuk mund tė durojmė mė, jemi shumė tė zhgėnjyer me kėto veprime skandaloze...”

    Vėllezėr, kujdes! Mos besoni kėtij mashtruesi, rrenacaku, profiteri, sepse, sipas tė gjitha burimeve tona, ky mashtrues me mbiemėr tė rremė tė trungut tė Hasan Prishtinės, gjithsesi ėshtė me dijeni dhe me pėrkrahje tė armiqve tė tė gjitha fytyrave kombėtare qė u vranė nga dora tradhtare e armiqve tė Shqipėrisė, tė Kosovės, tė shqiptarisė. Pėrmendoret, Mirėnjohjet, pėr patriotin, arsimdashėsin, luftėtarin me pushkė nė dorė, Hasan Prishtina, tė ishin bėrė dhe tė bėhen nga shteti shqiptar i Shqipėrisė, dhe nga shteti i Kosovės, pse?

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Atentat nė Selanik

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #217
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    “Atentatori qėlloi mbi Hasan Prishtinėn, pasi nuk i dha 6000 dhrami qė ia kishte premtuar pėr vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur nė Selanik

    Publikohet historia e panjohur tė ndodhur plot 87 vjet mė parė, mė 14 gusht tė vitit 1933, kur teksa ishte duke shėtitur nė njė prej rrugėve kryesore tė Selanikut, nė rrethana jo shumė tė njohura, mbeti i vrarė nė njė atentat, Hasan Prishtina, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministėr i Shqipėrisė, i cili ishte si refugjat politik nė Greqi.

    Emri:  n1iW1j7J.jpg

Shikime: 726

Madhėsia:  83.8 KB

    Sipas shtypit grek qė i referohej organeve kompetente tė policisė vendase, personi qė qėlloi me pesė plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Ēelo dhe ishte mik i ngushtė i viktimės!  Dėshmitė e rralla tė studiuesit, publicistit dhe historianit tė njohur, Gani Demiri (Ratkoceri), mbi pėrpjekjen e njė grupi intelektualėsh me origjinė nga Kosova, tė cilėt nė vitin 1960-tė, arritėn tė bindin autoritetet pėrkatėse tė Tiranės zyrtare rreth figurės sė Hasan Prishtinės dhe t’a kthenin atė nga “tradhėtar dhe armik tė popullit shqiptar” siē konsiderohej ai nė tekstet shkollore dhe librat e Historisė sė Shqipėrisė, sė asaj kohe, nė njė “patriot tė madh tė ēėshtjes shqiptare”!
    Plot 87 vjet mė parė, mė 15 gusht tė vitit 1933, pothuaj tė gjitha gazetat qė botoheshin nė Shqipėri si dhe ato tė diasporės sė saj, publikuan lajmin e bujshėm tė vrasjes me atentat nė qytetin e Selanikut nė Greqi, tė ish-kryeministrit tė Shqipėrisė, Hasan Prishtinės. Sipas shtypit shqiptar tė asaj kohe, i cili pėr atė ngjarje mė sė shumti i referohej gazetave greke, atentatori qė kishte qėlluar me pesė plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, qė asokohe qėndronte si emigrant antizogist nė Greqi dhe disa shtete tė tjera tė Evropės, ishte po njė shqiptar, madje mik i nguhstė i viktimės dhe quhej Ibrahim Ēelo.
    Nė faqet e gazetave tė shumta tė atyre ditėve qė komentuan gjerėsisht atė ngjarje, bėhej me dije se personi nė fjalė, i cili ishte me origjinė nga shqiptarėt qė banonin nė Resnjė tė Jugosllavisė, kishte qėlluar mbi ish-kryeministrin shqiptar, teksa ishin duke shėtitur bashkė, krah pėr krah nė njė prej rrugėve kryesore tė qytetit tė Selanikut. Po si qėndronte e vėrteta rreth atij atentati dhe cilat ishin arsyet kryesore qė e shtynė shqiptarin Ibrahim Ēelo pėr tė qėlluar mbi politikanin e njohur, i cili pėrveē postit tė kryeministrit tė Shqipėrisė, qė e kishte mbajtur vetėm pėr pesė ditė nė dhjetorin e vitit 1921, kishte qene i zgjedhur si deputet nė disa legjislatura ne parlamentin e Turqisė dhe atė tė Shqipėrisė?
    Lidhur me kėto, po japim vetėm disa prej komenteve qė u bėnė nė atė kohė nga shtypi shqiptar dhe ai grek, njė pėrmblėdhje tė shkurtėr tė jetės dhe veprimtarisė politike e atdhetare tė Hasan Prishtinė (sipas Fjalorit Enciklopedik, botim i Akademisė sė Shkencave, Tiranė 1988), dhe dėshminė ekskluzive tė studiuesit, publicistit e shkrimtarit tė njohur, Gani Ratkoceri (“Mėsues i Popullit”), i cili nė vitet ’60-tė, sė bashku edhe me disa intelektualė tė tjerė me origjinė nga Kosova, ndėrhyre tek autoritetet pėrkatėse shqiptare tė asaj kohe nė Tiranė duke bėrė tė mundur rehabilitimin e Hasan Prishtinės dhe nga “tradhėtar” qė etiketohej ai nė tekstin e Historisė sė Shqipėrisė sė asaj kohe, e kthyen nė “patiot tė madh”!

    Lajmet dhe komentet e gazetave greke dhe shqiptare, pėr vrasjen e Hasan Prishtinės nė Selanik

    Gazeta ‘Vatra’: Hasan Prishtina u vra dje mbrėma me pesė pushkė nė rrugėt e Selanikut. – Vrasėsi u arrestua nga autoritetet. – Ē’thonė gazetat greke pėr shkakun e vrasjes.
    Me anė tė radios u lajmėrua se dje mbrėma nė rrugėn kryesore tė Selanikut, Hysen Tolja Ibrahimi nga Resna, shtiu pesė herė me revolver kundėr Hasan Prishtinės, tė cilin e la vdekur. Vrasėsi u zu me njėherė dhe u vu nėn hetime, pėr tė mėsuar shkakun. Autoritetet vazhdojnė hetimet mbi shkakun e vrasjes. Disa gazeta thonė se vrasja ėshtė bėrė pėr arsye personale, njė pjesė tjetėr e gazetave tue marrė parasysh se vrasi disa ditė mė parė kishte ardhur prej vendit tė tij, supozojnė se ai gjishte tė huaj nė kėtė vrasje.

    Hollėsirat e vrasjes sė Selanikut  nė botimet e gazetave greke

    Qysh ndodhi vrasja e Hasan Prishtinės?

    I vrari i pat propozuar guximtarit atentat kundėr Mbretit Zog. Shkruan gazeta “Fos”, ndėrsa “Informationi” thot se e kanė shtyrė tė arratisurt.
    Selanik 16 Gusht – Aty nga ora 2 mbasdreke tė sė Hėnės, dje domethėnė, Hasan Prishtina dhe Ibrahim Ēelo (dhe jo Hysen Tolja Ibrahimi), kalonin rrugėn “Cimiski”, tue kuvenduar me zė tė lartė nė gjuhėn shqipe. Kur arritėn nė kryqėzimin e rrugės “Vogaciku”, Ibrahimi nxorri me shpejtėsi revolverin sistem “Smith” dhe shkrepi dy herė kundėr Hasanit, tue e shtrirė kėtė pa frymė nė tokė. Me gjith kėtė, guximtari u ul mbi trupin e shtrirė dhe zbrazi mbi kryet e tė plagosurit edhe tre pushkat tė tjera tė revolverit pėr tė pėrfunduar krejtėsisht qėllimin. Mbas kėtyre, guximtari vrapoj pėr t’u larguar nga rruga “Vagaciku”, aty nga Mitropolia, nga shkaku qė tė shpėtonte prej popullit i cili u grumbullua shpejt. Turma filloj tė gėrthiste dhe t’a ndiqte, dhe kjo sqenė duket se turbulloj Ibrahimin i cili, i shushatur u rrėzua mbi vitrinėn e njė dyqani atje afėr dhe tė cilėn e theu, por shpejt fitoi fuqinė dhe vrapoj nga rruga e Mitropolisė. Por populli e ndiqte nga pas dhe ky ahere u fut nė shtėpinė e doktor Dukidhit, ku pastaj e zuri njė polic. Ky e vuri nė njė motoēikletė dhe e shpuri nė qėndrėn e policisė, ndėrsa Hasan Prishtina, sillej nė spitalin bashkiak, ku doktorėt vėrtetuan vdekjen. Vrasėsi i ish-kryeministrit Shqiptar, quhet Ibrahim Hysen Ēelo, edhe ėshtė nė moshėn 37 vjetėsh. Ėshtė prej Resnjė tė Shqipėrisė (gazeta greke “Fos” qė shkruan kėtė, gabohet pasi Resnja ėshtė nė Sėrbi), nėnshtetas shqiptar, mjaft intelektual, flet frėngjisht dhe italisht pa gabim dhe turqisht nė gjuhėn amtare. I sjellshėm nė mėnyrat, i veshur bukur, bėn pėrshtypjen se ėshtė njė njeri qė nuk ėsht lindur pėr vrasės. Nė Greqi erdhi prej Nicės tė Francės mė 9 Maj 1933 edhe pse nuk u paraqit tė rregullohet sipas ligjit pėr tė huajt, u dėnua me njė gjobė prej 230 dhrami. I vrami Prishtina Hasan Ahmet, edhe ky shqiptar, i ardhur dikur si nėnshetas austriak, ka qenė Ministėr i Punėve tė Brendėshme dhe i Punėve Botore nė Shqipėri dhe pėr njė kohė tė gjatė kryeministėr i Shqipėrisė nė regjimin e Fan Nolit. U tha konkretisht prej qarqeve shqiptare tė kėtushme, se ky qe nėnkryetar i fanolistėve dhe pėrfaqėsonte nė Ballkan, Turqi dhe Evropėn e mesme Fan Nolin, i cli ndodhet nė Rusi tue drejtuar propagandėn kundėr Mbretit Zog. Vrasja e Hasan Prishtinės, ėshtė njė mister i math pėr arsyen pse autoritetet mbajnė njė fshehtėsi tė madhe. Por megjith kėtė, prej lajmeve qė kemi mbledhun, kuptohet se gjatė shumė ditėve, shikoheshin qė tė dy bashkė e sidomos nė hotelin “Astorja”  ku banonte i vrami. Bashkėfjalimet e tyne dukeshin miqėsore edhe pėr tė njohurit e tyne pėrshpėritesh si “diēka pėrgatitnin”, e cila plasi nė vrasjen e djeshme. Nga sa kemi mundur tė informohemi prej burimeve tė ndryshme qė mundin t’a dijnė mė mirė se si qėndrojnė punėt, Hasan Prishtina qe njė tip i njeriut tė ēqetėsuar, qė mundohesh me ēdo sakrificė t’organiozojė organizata komplotiste, gjė qė i ka kushtuar kurdoherė ekspulsive (ekstradime), shėnimi ynė), nga gjithė shtetet e Ballkanit ku banonte.

    Hasan Prishtina nė Nicė tė Francės

    Hasan Prishtina vajti nė Nicė tė Francės edhe atje u njoft me Ibrahim Ēelon qė ish instaluar aty prej 26 vjetėsh dhe qėndroj atje gati 20 muaj, duke ikur prapė nė Turqi. Nga Turqia u ekspulsua dhe u instalua nė Sofje, nga ku i shkrojti Shelos njė letėr, tue e ftuar atė tė zbresė dhe tė takohen nė Selanik kur do tė vinte edhe ky. Nė letrėn politikani shqiptar nuk pėrmėndėte shkakun pse e thėrriti, por i theksonte se kish pėr t’i ngarkuar njė punė qė do tė merrte 5000 dhrami nė muaj. Kėshtu pra Sheloja mbasi dėrgoj tė shoqen dhe kalamanit e tij nė Spanjė, nga ku ėshtė e shoqja e tij, mbėrriti nė Greqi ku u prezantua ne i vėllaj viktimės, pronuar nė rrugėn “Tsimiski”, Z. Omer Fejzi. I tregoj letrėn e kėtij, por ky i’u pėrgjigj, se i vėllai nuk ka ardhur ende nga Vjena edhe se nuk dispononte as njė peshės pėr politikė pse nuk pėrziesh nė tė.


    Prishtina i propozon Ibrahim Ēelos tė vrasė Zogun

    Para njė muaji, Sheloja marsi shikonte se kish mbetur pa tė holla, u nis pėr nė Vjenė pėr tė takuar Hasanin, por pėr fat tė keq, kur ay nisesh pėr nė Vjenė, ky i fundit kthehesh pėr nė Selanik. U kthye kėtu para 14 ditėve dhe e takoj duke dashur tė mėsoj se ē’punė do t’ė bėnte qė tė merrte 5000 dhrami nė muaj. Prishtina pa shumė dredhina, i tha se ishte koha tė vritet N. M. Tij, Mbret i Shqipėris Ahmet Zogu dhe disa nga Ministrat e tij dhe kjo do tė bėhesh shkak qė tė ngrihesh statut pėr shėrbimin qė do t’i sillte vendit. Sheloja u trondit nga ky propozim dhe i tha, se duhet tė mendohet. Por i kėrkoj t’i nepet ndonjė punė tjetėr, nga ku tė fitonte tė 5000 dhramitė nė muaj. Qysh atė ditė, gjatė kėtyre 14 ditėve takohesh ditė pėr ditė me Prishtinėn dhe dje i tha qartas, se nuk mundje tė bėjė njė punė tė tillė, se me njė anė tė mėndohet pėr familjen e tij dhe nga ana tjatėr nuk mund t’i bėj varrin Shqipėrisė. Por i kėrkoj qė tė mos shkelė zotnimin e tij, qė t’i gjejė njė punė qė tė marrė shumėn e premtueshme. –Unė nuk tė solla tė tė jap para pėr sytė e bukur t’ujėt. Ja se tė veē nė Bullgari, ku tė marėsh dhjetė komitaxhi tė vrasėsh Zogun, ja po tė ikėsh s’ė kėndejmi. Mbas kėsaj pėrgjigjie, atentatori nxorri revolverin dhe i’a zbrazi kundėr nėnkryetarit tė partisė fanoliste. Qarqet e Konsulatės Shqiptare kur u pyetėn dje prej redaktorit tė “Fosit”, thanė se e dijnin prej kohe ardhjen e Prishtinės kėtu, por nuk kish asnjė lajm pėr vrasjen e tij. Zoti Konsull as nuk do t’i shkojė nėpėrmėnd se shkaqet e kėsaj vrasje janė politike. Gjithesi ēfaqi tmerrin e tij pėr kėtė krim.


    Gazeta “Information” shkruan se e ka shtyrė Moska

    Nga ana tjatėr, fletorja nė gjuhėn frėngjishte “Information”, tue u marrė me shkaqet qė munt tė kenė shtyrė guximtarin tė futet nė kėtė vrasje, shkruan se simbas informatave tė saj, Ibrahimi do tė jetė shtyrė nga tė arratisurit politikė shqiptarė. Gazeta nė fjalė, zhustifikon kėtė version nė kėtė mėnyrė: Tė arratisurit politikė shqiptarė janė ndarė nė dy grupe. Njėrin e kryesonte Hasan Prishtina dhe tendencat e kėtij grupi kanė qenė konservative, ndėrsa grupi tjetrė lidhet drejt pėr drejt me Moskėn. Tani vazhdon fletorja greke, ka shumė tė ngjarė qė Ibrahimi tė jete shtyrė nga grupi qė lidhet me Moskėn pėr tė ēkatėrruar grupin konservativ.

    Jehona e shtypit tė Selanikut pėr vrasjen e t’arratisurit politik

    Nė Selanik, pesė plumba revolveri tė zbrazura njėri pas tjetrit nga njė dorė shqiptari me nėnshtetėsi tė huaj, ēkėputėn, tragjikisht, pėrin e jetės tė njė ish-Kryeministri Shqiptar, tė arratisur pėr arsye politike. Gazetat greke tė atij qyteti, shkakun e asaj ngjarje tė shėmtuar, e mpėshtetin nė dy arsye. E Para: se Hasan Prishtina – viktima, nuk e mbajti premtimin qė i kish dhėnė me letėr Ibrahim Ēelos, – guximtarit, – pėr t’i gjetur nė Greqi njė punė tė ndershme, ndėrsa me gojė i shpjegoj se ato tė holla, 5000 dhrami nė muaj, – do t’i paguheshin vetėm kur tė vriste Mbretin e Shqiptarėve, por Ibrahim Ēelua, i zėmėruar me lodrėn qė i luajti, i mėrzitur nga mungesa e tė hollave nga shkaku i Hasanit qė e solli nė Selanik, dhe i inatosur pėr propozimin e dedestuar qė i bėri, nxori nė njė minutė dėshpėrimi revolverin dhe e shtriu nė tokė tė vrarė.
    E dyta: se shqiptarėt e arratisur janė ndarė nė dy grupe, njėrin tė kryesuar prej Hasan Prishtinės, me tendenca konservative dhe tė dytin tė dirizhuar prej njėrzėve me tendenca bolshevike, tė lidhur drejt pėr drejt me Moskėn, dhe nga kjo antagonismė parimesh, Ibrahimi ėshtė vėnė nga grupi i dytė pėr tė ēdukur personin e Hasan Prishtinės qė do tė sillte ēkatėrrimin e partisė konservative nė dobinė e sė parės. Ngjarja u zhvillua nė njė qytet tė njė shteti tė huaj dhe tye qene gjithashtu se kaq guximtari sa dhe viktima kanė jetuar pėrsėriu nė vendet e huaja, ėshtė shumė zor, ose mė mirė e pamundur qė tė jemi nė pozitė tė formojmė, qoftė dhe njė supozim, mbi shkaqet e vėrteta qė pėrfunduan nė tragjedinė e Selanikut. Jemi pra tė shtėrnguar, qė pėr tė komentuar vrasjen e shėmtuar tė sė hėnės, tė bazohemi nė botimet e gazetave greke. Megjith kėtė, ėshtė mirė tė shėnohet, kėshtu midis parėthėnėsit, se opinioni i gazetave tė Selanikut, nuk duhet tė hidhet dhe kaq mbrapa krahėve. Fletoret e republikės greke nė ēėshtjen konkrete, duhen tė jenė tė paanshme, se ngjarja ka rrjedhur midis dy personave qė s’kanė tė bėjnė me ēėshtjet e brėndėshme tė Greqisė. Por sidoqoftė puna, dy gjėra mund tė nxjerrim nga vrasja e Selanikut, dhe meqė tė dyja janė nga ato ēėshtje qė provokojnė pėrbuzjen e ēdo shqiptari qė i dhėmbet atdheu dhe qė dėshiron tė mbajė nalt prestigjin dhe nderin shqiptar. Shqiptari me kėto parime, i dėnon kryekėput atentatet, kushdo qoftė ay qė shkrep pushkėn dhe kushdo qoftė ay qė pranon plumbat nė trupė. Gjith ashtu, ay shqiptar me ato parime, dėnon pėrsėri kryekėput ēdo person qė mejton tė ngrejė dorė kundėr Mbretit tė Shqiptarėve. Fati i atdheut t’onė lidhet ngushtė, shumė ngushtė, me personin e Zog-ut dhe kush ėshtė kundėr kėtij, duhet tė dijė se ėshtė kundėr atdheut. Bisedim mbi kėto dy pika nuk hyjnė. Dhe ja pse, populli shqiptar dėgjoj me pėrbuzje atentatin e shėmtuar tė Selanikut dhe dėnon me koshiencėn e tij me tradhti tė naltė, ēdo shqiptar qė mejton tė prekė Udhėheqėsin e sotėm tė Shqipėrisė.


    Hasan Prishtina, sipas Fjalorit Enciklopedik, i hartuar nga Akademia e Shkencave

    (1873-1933). Patriot e demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė dhe pavarėsinė e Atdheut, pėr demokratizimin e jetės sė vėndit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi nė Vuēiternė nė njė familje patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me Ismail Qemalin ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė Shqipėri ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1912, u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės (shih) u zgjodh antar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919, komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi. Mori pjesė aktive nė organizimin e Kongresit tė Lushnjes nė vitin 1920 (shih) dhe nė prill tė vitit 1921, u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921, kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit dhe organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922. Gjatė viteve 1922-1923 u shqua si kundėrshtar i vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si luftėtar pėr mbrojtjen e “Zonės neutrale” tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe i ēetave kryengritėse nė Kosovė kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesė aktive nė pėrgatitjen e Revolucionit demokratiko-borgjez tė Qershorit tė vitit 1924 (shih) dhe luftoi pėr vėnien nė jetė tė programit tė qeverisė demokratike tė dalė nga ky revolucion. Nė shtator tė vitit 1924, nė krye tė njė delegacioni nė emėr tė komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”, shkoi nė Lidhjen e Kombėve nė Gjenevė ku protestoi kundėr barbarizmave mbi popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste serbe nė Kosovė. Pas dėshtimit tė revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė Atdheut. Gjatė tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933) qėndroi nė krahun mė tė pėrparuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E vazhdoi luftėn kundėr regjimeve diktatoriale e monarko-fashiste, kundėr tiranisė zogiste nė Shqipėri dhe zgjedhės serbo-madhe nė Kosovė. Nėn drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės” i cili veproi jashtė vendit krahas Komitetit tė Ēlirimit Nacional (shih). Hasan Prishtina, luftėn nacionale nė Kosovė u pėrpoq ta bashkrendojė me luftėn e popujve tė shtypur ballkanikė. Disa herė u bė nismėtarė i bashkėėpunimit me pėrfaqėsuesit dhe organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė Bosnjės, tė Kroacisė e tė tjerė qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve shoviniste tė huaja. Hasan Prishtina kėrkonte respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė gjė qė do tė arriej sipas tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonizmit ndaj tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė dhe bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje: xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė, Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herė qeveria e Ahmet Zogut. Mė 14 gusht 1933 u vra me atentat nga agjentėt e Ahmet Zogut nė bashkėpunim me qeverinė jugosllave. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg artikujsh si dhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912-ės qė kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri. (A. Ha.) (Marrė nga Fjalori Enciklopedik i Shqipėrisė, botim i Akademisė sė Shkencave, Tiranė 1988)

    Deri nė vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte tradhtar Hasan Prishtinėn!

    Si rrallė ndonjė figurė tjetėr e politikės dhe historisė sė Shqipėrisė. qė aktivitetin dhe veprimtarinė e tyre e patėn gjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, Hasan Prishtinėn, e ndoqi i njėjti “fat” si nė gjallje, ashtu dhe pas vdekjes sė tij. Kjo ka tė bėjė me faktin se ashtu si gjatė gjithė veprimtarisė sė tij politike, ku pati njė sėrė oshilacionesh, me mjaft ngritje dhe ulje (nga deputet i parlamentit turk dhe atij shqiptar, nė kryeministėr i Shqipėrisė dhe mė pas emigrant politik nė disa shtete tė Evropės), edhe pas vdekjes, pėr njė pjesė tė shqiptarėve, ai mbetej njė “patriot dhe atdhetar i madh i ēėshtjes kombėtare”, kurse pėr njė pjesė tjetėr tė shqiptarėve, ai s’ishte gjė tjetėr veēse njė “renegat dhe tradhtar i atdheut”! Madje edhe historiografia dhe propaganda e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, deri nė fillimin e viteve ’60-tė, Hasan Prishtinėn e konsideronte njė “reaksionar dhe tradhtar tė adheut”, gjė e cila ishte e shkruar mjaft qartė nė tė gjitha tekstet shkollore dhe ato tė institucioneve shkencore dhe akademike tė shtetit shqiptar tė asaj kohe. Edhe pse nė historiografinė dhe librat e ndryshėm tė botuara deri nė atė kohė nė Shqipėri, vrasja e Hasan Prishtinės nė Selanik nė vitin 1933, ishte e kurdisur nga Mbreti Zog, propaganda zyrtare e asaj kohe, vazhdonte ta etiketonte atė si tradhtar tė atdheut. Sipas dėshmive ekskluzive tė studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit tė njohur Gani Demiri (Ratkoceri), me origjinė nga Kosova (ish- burgosur politik para viteve ’90-tė dhe Mėsues i Popullit), rehabilitimi i Hasan Prishtinės, u bė i mundur vetėn nė fillimin e viteve ’60-tė, kur njė grup studiuesish, historianėsh e publicistėsh kosovarė qė kishin ardhur si emigrant nė Shqipėri, si: Ajet Haxhia, Gani Demiri etj., i bėnė kėrkesa tė shumta Komitetit Qėndror tė PPSH-sė, duke i kėrkuar rishikimin e figurės sė Hasan Prishtinės. Mbas njė sėrė takimesh e konsultash me studiues dhe profesorė tė historisė, ata patėn njė takimi edhe me ish-ministrin e Arsimit tė asaj periudhe, Manush Myftiun, tė cilit i parashtruan shqetėsimin e tyre pėr figurėn e Hasan Prishtinės. Pas atij takimi, ēėshtja filloi tė merrte rrugė dhe figura e Hasan Prishtinės u mor nė shqyrtim nga Instituti i Historisė. Sipas Gani Ratkocerit, ai personalisht, ishte ndėr tė parėt qė e ngriti problemin e figurės sė Hasan Prishtinės, gjatė njė bisede tė lirė qė kishte pasur me profesorin e tij, Aleks Buden, tė cilit i tha: “Profesor, ne nė Kosovė e kemi njohur pėr patriot Hasan Prishtinėn”. Sipas Gani Ratkocerit, pas njė sėrė debatesh dhe mbledhjesh, diku atu nga viti 1961-1962, mė nė fund u vendos qė Hasan Prishtina, tė shpallej patriot i atdheut dhe si i tillė tė trajtohej edhe nė librat dhe historiografinė zyrtare tė regjimit komunist tė asaj kohe. Pas rehabilitimit tė figurės sė tij, regjimi komunist i Tiranės, bėri tė mundur edhe sjelljen e eshtrave tė tij nė Shqipėri nė vitin 1977.

    Memorie.al

  8. #218
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Tė vėrtetat e Hasan Prishtinės! Mbiemrin e hershėm e kishte Berisha, nuk la pasardhės. U martua me…

    Emri:  WhatsApp-Image-2020-10-18-at-21.02.23-2.jpg

Shikime: 443

Madhėsia:  41.3 KB

    Nė rurbikėn “Autokton” tė gazetares Anila Ahmataj, u trajtua vepra dhe figura e Hasan Prishtinės. Jeta dhe veprimtaria e tij janė dhe do tė mbeten emblemė e ēdo brezi

    Rrjedhur nga njė familje e madhe dhe mjaftė e nderuar spahinjsh vendas, Hasan Prishtina lindi nė Vushtrri mė vitin 1873. Gjyshi i tij Haxhi Aliu nga Polanca e Drenicės kishte tre djem! Njė ndėr ta ishte dhe Ahmeti i cili lindi Hasanin. Babai i Hasan Prishtinės nė ortakėri me Ismail Pashė Saraēin grumbulloi pasuri tė madhe.

    Por Hasani i kreu studimet e para nė vendlindje, mė tej vazhdoi gjimnazin frėng tė Selanikut e mė pas nė Stamboll u diplomua pėr drejtėsi. Nga aty ai u angazhua dhe u lidh ngushtė me nacionalistėt shqiptar dhe mė pas bashkohet me xhonturqit pėr besimin qė kish nė vetvete se fitorja do tė bėnte qė kombi shqiptar tė merrte autonominė brenda Perandorisė Osmane . Hasan Prishtina pas mbarimit tė shkollės punoi nė Shkup. Njė ndėr udhėheqėsit e mėdhenj tė disa kryengritjeve gjatė periudhės parlamentare Osmane, nga ku me kryengritjen e vitit 1912 fitoi autonominė e Vilajetit Shqiptar. Ai mori pjesė nė Kuvendin e Ferizajt ku paria shqiptare u mblodhė pėr tė pėrkrahur rikthimin e kushtetutės dhe ishte pikėnisja e Revolucionit Xhonturk.



    Mė 1908 u zgjodh deputet i Sanxhakut tė Prishtinės,
    Nė nėntor tė vitit 1909 u bė antar i kryesisė sė partisė liberale tė drejtuar nga Ismail Qemal Bej Vlora, ishte njė ndėr organizatorėt e kryengritjes sė vitit 1910, sė bashku me Isa Boletinin, Nexhip bej Dragėn, Mehmet Pashe Derallėn, Rexhep Mitrovicėn, Bedri Pejanin, Sali Gjukėn dhe Idriz Seferin. Nė fund tė vitit 1911 u bashkua partisė “Liri dhe Marrėveshje”parti e cila ishte pėr Otomanizmin, decentralizim tė qeverisjes si dhe pėr tė drejtat e minoriteteve. Mė vitin 1912 Pas njė takimi
    mes tij dhe Ismail Qemalit, mė 12 janar u mblodhėn nė shtėpinė e Syrja bej Vlorės nė lagjen “Taksim” deputetėt e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashė Vrioni, deputeti i Gjirokastrės Myfid bej Libohova, deputeti i Durrėsit Esad pashė Toptani dhe i Prishtinės, Hasan Beu. Deputetėt shqiptarė pasi kuvenduan mbi masat qė kėrkonin nevoja e rrethanave lidhėn besėn, duke u betuar mbi Kuran pėr sakrificat e mėtejshme qė do tė ndėrmerreshin nė dobi tė kombit e atdheut tė tyre.

    Ky ėshtė Hasan Prishtina gjatė viteve. Vepra dhe historiku i tij janė emblemė e kulturės, guximit dhe fisnikėrisė qė ai dispononte dhe pėrcillte ndaj kujdo. Tė interesuar pėr vendin ku ai lindi dhe kaloi njė fėmijėri e cila edhe ka mbetur edhe nuk ka mbetur nė memorien e atyre qė sot janė pasardhės tė njė brezi qė ka jetuar sėbashku me fizikun dhe veprėn e Hasan Prishtinės. I rėndėsishėm ėshtė fakti se tė gjithė kujtojnė me bindje tė plotė se Hasan Prishtina ka ardhur rrethė 8-muajsh, shumė i vogėl nga fshati i Polacit, nė qytetin e Vushtrrisė, ai lindi nė vitin 1873 nė Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicės, Polaci . Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha, por me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci.

    Por nga ana tjetėr Hasan Prishtina ishte njė njeri i cili shkriu ēdo pasuri pėr popullin edhe mė gjerė. Ai u martua me Ikballe Prishtina, e cila rridhte nga njė familje shumė e pasur me origjinė ēerkeze. Jeta dhe bashkėjetesa e tyre ishte njė model, pasi kishin njė dashuri tė pa pėrshkrueshme ndaj njėri tjetrit. Ikballe kujdesej shumė pėr Hasanin dhe gjithmonė ishte pranė tij nė tė gjitha momentet e jetės deri sa ajo jetoi me tė, thuhet nga ata qė e njohin mirė historinė se Ikballe ndėrroi jetė nė vitin 1931 nė Nica tė Francės, pasi kishte prerė gishtin me thikė gjatė gatimit tė njė gjeli dhe nga infeksioni humbi jetėn. Hasani u pikėllua aq shumė saqė nga dhimbja i shkruan njė miku tė tij austriak dhe i rrėfen humbjen e madhe.
    Por ky ēift i mrekullueshėm nuk pati pasardhės biologjik, nė jetėn e tyre nuk erdhi nė jetė asnjė fėmije, por shpirti dhe dashuria pėr njrėzit e bėnte tė dallueshme figurėn dhe veprat e Hasan Prishtinės, sipas studimeve gjeonologjike ai birėsoi Sadakaten, vajzėn nga Shkodra si dhe Musli Ajet Dervinėn nga fshati Taraxh i komunės sė Vushtrrisė.
    Hasan Prishtina kishte tre mbiemra, i pari ishte Hasan Berisha nga mbiemri i hershėm, Hasan Prishtina u quajt nė vitin 1908 pėr tė pėrfaqėsuar vendin, e ndėrsa Hasan Polaci, prej origjinės sė fshatit Polac.

    (BalkanWeb)

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Mr. Hamdi Tahir Thaēi (1933-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2010, 18:20
  3. Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 05:17
  4. Adem Jashari dhe Hasan Prishtina sė shpejti nė Vushtrri
    Nga Vicianum nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:53
  5. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •