Vizioni politik i Hasan Prishtinės nuk u vra asnjėherė
Ibrahim Gashi
Sikurse veprimtaria e shquar politike-atdhetare e Hasan Prishtinės, qė i la gjurmėt e saja nė historinė e shtetkrijimit shqiptar, po aq edhe vrasja e tij, pėrkatėsisht motivet e vėrteta tė kėsaj vrasjeje e konfirmuan pėrkushtimin deri nė vdekje tė kėtij dinjitari tė ēėshtjes kombėtare pėr ēlirimin dhe pėr bashkimin e kombit.
Figura e kėtij eruditi politik, nga ajo qė ėshtė shkruar deri mė sot, nuk ėshtė ndriēuar nė gjithė dimensionin e saj. Asnjėherė, madje as sot, nuk ka njė perceptim gjithėshqiptar pėr Hasan Prishtinėn si ideolog kryesor i krijimit tė Shqipėrisė si shtet tė shqiptarėve nė tėrėsinė e shtrirjes sė tyre etnike.
Nė vijim tė kėtij shkrimi po sjellim disa momente kyēe nga vizioni politik dhe veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinės, pėr tė kuptuar ekzistimin e njė programi pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, prapa tė cilit qėndronte ky erudit i politikės kombėtare.
Nė kohėn kur po dukej nė horizont krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar, kur Perandoria Osmane kishte hyrė nė krizėn e saj mė tė thellė institucionale, nė prag dhe gjatė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare tė vitit 1912, Hasan Prishtina e kishte tė qartėsuar projeksionin e tij tė kėrkesave qė do t’ia parashtronte palės osmane.
Me t’u kthyer nga Stambolli ai u ndal nė Shkup (prill 1912), ku vuri kontakt me konsullin britanik atje dhe nė takimin e parė qė pati me tė deklaroi: “Na shqiptarėt, pėr me i dhanė fund mizoris tyrke nė Shqypni si dhe pengimeve qė po na behen nė ēėshtje t’afabetit e kultures s’onė kombėtare, kemi zgjedhė si tė vetmin mjet shpetimi me ba njė levizjet’armatosun kundra sundimit tyrk”.
Pas disa ditėsh, konsulli e njoftoi Hasan Prishtinėn se Anglia “nuk ka interes nder ēashtjet Ballkanike” dhe se “nuk ėshtė as kundra as pro njė kryengritje tė shqiptarėvet”.
Pėr tė njėjtin takim flet edhe vicekonsulli britanik nė Shkup, Pekami, i cili e priti Hasan Prishtinėn nė njė vizitė nė fund tė prillit 1912. Sipas tij, lideri i Kryengritjes Shqiptare e kishte njoftuar atė se “Kryengritja e Pėrgjithshme nė Shqipėri ishte e pashmangshme. Shqiptarėt po kėrkojnė anulimin e zgjedhjeve nė gjithė Turqinė dhe nė qoftė se dėshtojnė nė kėtė ata do tė kėrkojnė autonomi tė plotė pėr Shqipėrinė”.
“Kur i shtrova pyetjen pėr formėn e kėsaj ‘autonomie tė plotė’ ai u pėrgjigj se aspiron krijimin e njė republike shqiptare, lidhjet e sė cilės do tė jenė vetėm nominale mė Portėn”.
Nė kėtė pjesė tė veprimtarisė sė tij H. Prishtina spikat me guximin dhe me vizionin e tij pėr shkėputje nga ēdo lidhje me Portėn. Ai ishte i bindur se njė kryengritje shqiptare do t’i arrinte dy efekte njėkohėsisht: e para, do ta detyronte qeverinė nė Stamboll qė t’i pėrmbushte premtimet e xhonturqve pėr reforma dhe pėr liri mė tė madhe pėr shqiptarėt dhe nga ana tjetėr do t’i ndėrgjegjėsonte shtetet ballkanike qė nė planet e tyre tė mos i anashkalonin shqiptarėt. Andaj, pa u hamendur, nga maji 1912 H. Prishtina u vu nė ballė tė lėvizjes sė armatosur shqiptare.
Nė kulmin e suksesit tė Kryengritjes sė drejtuar nga ai, Perandoria Osmane u detyrua tė hyjė nė bisedime me kryengritėsit. Mė 1 korrik mėsohet se Porta i filloi bisedimet me delegacionin shqiptar tė prirė nga Hasan Prishtina. Bisedimet ishin tė vėshtira. Hasan Prishtina arriti qė nga pozicioni i fituesit tė shtrojė kėrkesa me frymė tė qartė pavarėsiste, qė ishin nė pėrputhje me lartėsinė e fitoreve nė fushėbetejė. Ato pėrmblidheshin, siē do tė shprehej vetė Hasan Prishtina:
a) Tė njihen zyrtarisht kufijt e Shqipnis;
b) Autoritetet civile dhe ushtarake tė kenė komsin shqyptare;
c) Ushtrija shqiptare tė sherbej nė Shqypni e tė jet komanda prej oficerve shqyptar;
ē) Veprimet zyrtare nė Shqipni tė behėn nė gjuhė shqipe.
Ibrahim Pasha kėto kėrkesa i gjykoi si shumė tė rėnda. Sipas tij, kėto pėrbėnin hapin e parė drejt shkėputjes nga Perandoria Osmane.
Epilogu i ēėshtjes shqiptare nė konstelacionin e rrethanave tė viteve 1912-1913 ėshtė i njohur. Shqiptarėt e realizuan vetėm njė pjesė tė aspiratės sė tyre shtetformuese. Nė rrethana shumė tė pafavorshme qė u krijuan pėr shqiptarėt e mbetur jashtė shtetit autonom shqiptar, Hasan Prishtina ėshtė nga ata patriotė qė nuk u demoralizuan, por arritėn tė ruajnė kurajėn dhe tė mobilizojnė gjithė energjitė kombėtare pėr tė rinisur pėrpjekjet pėr ēlirim dhe pėr bashkim kombėtar.
Njė analizė e vėmendshme e fakteve historike qė tashmė njihen flet pėr angazhimin e paepur atdhetar tė Hasan Prishtinės. Ai mori pėrsipėr gjithė pėrgjegjėsitė qė i caktoheshin, duke shpėrfaqur gjithė lidershipin e tij pėr tė mirėn e atdheut (ministėr nė Qeverinė e Durrėsit, themelues i Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, mė 1918, pjesėmarrės nė Konferencėn e Paqes sė Parisit, kontribuues i madh i Kongresit tė Durrėsit, pjesėmarrės i Luftės sė Vlorės, deputet i rrethit tė Dibrės dhe pėr disa ditė (7-10 dhjetor 1921) kryeministėr i Shqipėrisė).
Gjatė kėsaj karriere shumė aktive politike ai ishte nė shėrbim tė unitetit tė kombit dhe forcimit tė shtetit shqiptar. Arriti tė shmangė pėrkohėsisht konfrontimin me fraksionin zogist, madje duke dhėnė dorėheqje nga pozita mė e lartė drejtuese (kryeministėr) e shtetit tė ri. E bėri kėtė pa dyshim qė tė eliminojė ēfarėdo ndarjeje ndėrmjet shqiptarėve dhe kosovarėve. E lėshoi edhe postin e deputetit i bindur nė fitoren e forcave mė demokratike, tė cilat i mbėshteti pėr tė mirėn e shqiptarėve dhe jo nga dėshira pėr pushtet.
Rikthimi i Ahmet Zogut nė pushtet qe momenti kur pėr herė tė fundit Hasan Prishtina u pėrshėndet me Mėmėdheun dhe e filloi jetėn nė ekzil.
Siē mund tė mėsojmė nga shumė burime tė kohės, kjo ėshtė pjesa mė e vėshtirė dhe mė dėshpėruese e jetės sė patriotit Hasan Prishtina. Kosova dhe trojet e tjera etnike jashtė shtetit shqiptar po i nėnshtroheshin njė terrori tė egėr serb, pėrmes njė politike denacionalizuese tė kolonizimit dhe tė shpėrnguljes. Edhe zhvillimet nė shtetin shqiptar nuk i pėrmbushnin pritjet e pjesės sė okupuar tė kombit. Zhgėnjimi sa vinte e thellohej. Pafuqia ekonomike dhe ushtarake e Shqipėrisė mbretėrore po determinonte edhe pafuqinė e saj politike pėr tė ngritur pėr zgjidhje ēėshtjen e shqiptarėve nėn okupim.
Edhe nė rrethana tė tilla tė disfavorshme, Hasan Prishtina nuk po e pushonte veprimtarinė e tij atdhetare. Ai po lėvizte nga njė kryeqendėr e Evropės nė tjetrėn, duke u munduar t’i mbante tė forta lidhjet midis disidencės shqiptare. Sipas pikėpamjes sė tij, jo vetėm territori shqiptar i okupuar, por edhe vetė shteti shqiptar ndodhej nė kėrcėnim permanent nga lakmia e shteteve fqinje, por edhe nga politika disfatiste dhe nėnshtruese e Zogut.
Detajet e vrasjes sė Hasan Prishtinės plot tetėdhjetė vjet mė parė nė Selanik, sado qė bėhen publike pėrmes njė shkrimi tė gazetės ditore “Nova Makedonija”, megjithatė nuk hedhin dritė tė mjaftueshme mbi motivet e vrasjes. Deklarata e atentatorit Ibrahim Ēelo dhėnė autoriteteve tė hetuesisė nuk tingėllon shumė bindėse. E para, Hasan Prishtina tashmė nuk paraqiste rrezik pėr sigurinė fizike tė mbretit Zog, ndaj edhe justifikimi se ai u vra sepse po pėrgatiste vrasjen e mbretit Zog tingėllon mė shumė si justifikim i autorit tė vrasjes pėr tė ndikuar nė zbutjen e shkallės sė dėnimit tė tij.
E dyta, Hasan Prishtina me veprimtarinė e tij atdhetare kishte prekur shumė interesa dhe rrjedhimisht kishte krijuar shumė kundėrshtarė. Kundėrshtarėt e tij ndodheshin pėrveē nė Tiranė, edhe nė Beograd, nė Athinė, nė Cetinė, mbase edhe nė Romė. Edhe vendi prej nga erdhi vrasėsi lėnė tė hapur dilemėn se cila nga qendrat e pėrmendura mund tė ketė qenė rekrutuesi i tij dhe porositėsi i vrasjes.
Nė fund, porosia mė e rėndėsishme qė del nga angazhimi i paepur njerėzor i patriotit Hasan Prishtina, nga sakrifikimi i familjes dhe i pasurisė, si dhe nga vrasja e tij pėr tė mirėn e pėrgjithshme tė vendit dhe tė kombit tė vet, mbetet impresionuese, inspiruese dhe e pavdekshme. Ai u vra fizikisht, por vizioni i tij politik nuk u vra asnjėherė.
(Autori ėshtė rektor i Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina”)
Krijoni Kontakt