Close
Faqja 16 prej 22 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 218
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Te dashur, edhe une po i them dy fjale per te lavdishmin Hasan Prishtina.
    Aq larte e cmoj kete njeri deri sa ne mendjen time kur e vlersoj diken, e vlersoj se sa % eshte Hasan Prishtine. Kete njesi matese e kam nxjerr tash se voni duke i pare lideret tone ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Male te zi e Presheve... !!!
    Duke e pare qe te gjithe ju sa fjale te mira keni dhene per kete vigan, une nuk po shtoj asgje me shume por eshte krenaria e secilit shqiptari kudo ne bote.

    Po ashtu lutem qe te zbardhet menyra e vdekjes se tij, duke besuar qe Mbreti Zog nuk ka pas te beje asgje ne kete. Por eshte ajo greqia dhe serbia qe i bene kete.
    Kete e kan deshmuar edhe shume historian. Pershendetje !

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    KTHEHET JUGOSLLAVI NE SHQIPERI SI HERO TRADHTARI I NDYRE AMET ZOGOLLI

    Figura mė e neveritshme e Historisė Shqiptare, pas Esad Pashė Toptanit , pa dyshim qė ėshtė cubi Ahmet Zogu. Ahmet Zogu porasi daja e tij, Esadi njifte tradhtinė, dyfytyresin, vrasjet prapa shpines... Ai Ahmet Zogu jo qė vrau Bajram Currin dhe Luigj Gurakuqin por edhe njeriun qė shpėtoi Shqiperinė, pikėrisht nga daja i Ahmet Zogut - Avni Rrustemin. Por frikėn mė tė madhe ia kishte Hasan prishtinės dhe edhe kėtė e ndoqi dera sa se vrau... Por njė gjė dua tė ju kujtojė..

    Pas vdekjes sė Azem Galicės, Shota Galica i more femijėt bonjakė tė shokėve tė Azemit dhe vajti nė Shqiperin e Ahmet Zogut. Por meqė Ahmet Zogu ishte mik i pėrjetshėm i serbėve dhe Pashqit kishte dhėnė urdhėr, qė ajo tė ndiqej dhe kurrė njė ndihmė tė mos i jipet. E, eedhe kur u sėmuar Shota rėndė nuk e lanė tė shtrihet nė Spitalin e Shkodrės...

    Ajo shiti kalin e Azemit pėr tė mundur me i ushqyer femijet bonjakė tė Drenicės... Ajo vdiq por nuk u la tė varroset ashti siē e meritonte nusja e maleve... Tek pas Luftės sė Dytė Botėrore u nderuan figurat siē ishin ; Bajram Curri ( qyteti i Tropojes), Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi e sidomos bija e Drenices - Shota Galica... Nė Fushė Krujė ku e ka varrin asaj nga Pushteti Popullor iu rregullua varri dhe ju ngrit Lapidari...

    Pėr pjellen kopile dhe bastarde me emrin Ahmet Zogu, njeriun qė jetonte nga ato qė grabitke nga tė gjitha shtresat shqiptare dhe pagat qė mirrte nga Pashiqi. Njeriu qė me ndihmen e mercenarėve Serb( ushtarė dhe rusė ) u kthye nė Pushtet. Njeriu, qė kur ndodhi Lėvizja e Fan Nolit, fill pas varimit tė Avniut nė Vlorė, iku pėr nė Serbi.. Shtrohet pyetja: pse mu nė Serbi kur dihet qė aso Kohe Lėvizja Kaēake nė Kosovė ishte mirė e organizuar kėshtu qė; si mund tė shpjegohet qė, pikerisht njeriu qė qeversite vendin Shqiperin, e qė do tė duhej tė ndihmonte Lėvizjen e Komitetit tė Kosovės, - kishte zgjedhur si vend strehim mu Serbinė dhe Pashiqin... Kam njė pėrshtypje se ky edhe mund tė jetė nip serbi ngaqė Esad Pashė Toptani se ka pas per kurrgjo t'u jep motrat tė tjerėve pėr me arrit qėllimet e veta. Kėshtu qė nė njė formė mund tė thuhet qė edhe nuk dihet se Ahmet Zogu kėnd e kishte baba; me njė fjalė mund ta pėrshkruajmė si bastard!...

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Emri:  486902_330901326998601_283317267_n.jpg

Shikime: 1969

Madhėsia:  68.1 KBNa ishte seē na ishte, njė Zogth me bishte.....
    Ky ėshtė bilanci i pushtetit tė Ahmet Bej Zogoll pordhės.

    Mbytja e ekonomisė fshatare
    Zhvatje e burimeve natyrore nga shoqėritė e huaja kapitaliste
    Luftė dhe presion i vazhdueshėm kundėr kapitalit dhe borgjezisė vendase
    Paaftėsi pėr tė kryer reforma nė bujqėsi pėr shkak tė sistemit tė prapambetur feudal
    Prona ēifligare. Ēifligu i Divjakės dhe Karavastasė (ēiflig shtetėror) dhuruar Ahmet Zogut.

    Grabitje tė pronės shtetėrore.
    Importe tė mėdha tė drithėrave dhe tė produkteve ushqimore.
    Eksport tė lėndės sė parė, jo pėr tepricė prodhimi por pėr fitime personale nė dėm tė popullatės vendase.
    Eksport i drithėrave tė vendit dhe import i drithėrave nga jashtė.
    Krijimi Bankės sė Shtetit e dhėnė me koncesion kapitalit Italian.
    Politika tė pafundme antipopullore.
    Favorizim i kapitalit tė huaj (kryesisht atij Italian) nė dėm tė kapitalit vendas.
    Zhytje e shtetit Shqiptar nė borxhe me Italinė Fashiste.
    Kriza ekonomike tė njėpasnjėshme.
    Paaftėsi pėr tė menaxhuar fatkeqėsitė natyrore siē qe thatėsira e vitit 1931.
    Buxhete parazitare.
    Administratė e fryrė jo efikase.
    Sistem anarkik taksash.
    Zhvlerėsim i frikshėm i monedhės vendase.
    Ekspansion i kapitalit Italian dhe nėnshtrim i plotė i Zogut ndaj Italisė.
    Zi buke.
    Pėrhapje e papunėsisė.
    Revolta, greva dhe protesta tė shumta.
    Pengesa tė vazhdueshme nė zgjerimin dhe rritjen e institucioneve tė arsimit nga qeveria e Zogut.

    Hedhja poshtė e revolucionit demokratik me ndihmėn e Feudalėve dhe ushtrisė serbe (armiqve tanė tė betuar).
    I vetėshpallur Mbret nė mėnyrė tė paligjshme.
    55 tentativa pėr vrasje nda personit tė tij. Mbret qė vinte vėrdallė me pistoletė se kishte frikė.
    Disa dhjetėra atdhetarė e intelektualė tė burgosur ose tė eliminuar.
    2% tė buxhetit tė shtetit e pėrdorte pėr shpenzimet e veta personale.
    Arka e shtetit e vjedhur.
    Dhuruar Plava, Gucia dhe Shėn Naumi mbretėrisė Jugosllave si shenjė mirėnjohjeje qė e sollėn nė pushtet. Shitje e atdheut me para nė dorė.
    Braktisje e atdheut nė rast lufte (tradhtia mė e lartė).
    Krejt i shpėrfillur nga qeveria Angleze pėr tė qenė element domethėnės nė ngjarjet e luftės sė dytė botėrore.
    I biri Leka – njė puē shteti i mbetur nė tentativė e pastaj i dėbuar.

    Asnjė kėnetė e tharė, asnjė tokė e re buke e hapur.
    Pak ose aspak zhvillim nė transport.
    Pak ose aspak zhvillim nė shfrytėzimin e mineraleve.
    Pak ose aspak zhvillim nė elektrifikim
    Pak ose aspak zhvillim nė shėndetėsi
    Pak ose aspak zhvillim nė blegtori e bujqėsi.
    Pak ose aspak zhvillim nė arsim.
    Pak ose aspak zhvillim nė shkencė dhe kulturė (as qė bėhej fjalės)
    Kushtet e jetesės sė fshatarėsisė nuk u pėrmirėsuan asnjėherė.
    E shumė, e shumė tė tjera.


    Cila ishte gjendja e tė ashtuquajturit shtet i pėrparuar nė kohėn e Zogut????
    Shteti i zogut nuk zotėronte as 20% tė territorit shqiptar pasi shumica e krahinave ose ishin pronė e ēifligarėve ose ishin pronė e bajraktarėve, tė cilėt as nuk donin me ia dit pėr shtet. Ja disa tė dhėna:

    E gjithė toka nė qarkun e Elbasanit ishte e ndarė mes 8 vetėve:
    Shefqet Vėrlaci 6000 ha
    Ibrahim Pasha 4000 ha
    Dervish Bej Biēaku 1000 ha
    Fuad Nuredini 1000 ha
    Ibrahim Hastopalli 1000 ha
    Ahmet Hastopalli 1000 ha

    E gjithė toka nė qarku e Beratit ishte e ndarė mes 5 vetave:
    Hysen bej Vrioni 7500 ha
    Kreman Bej Vrioni e vėllezėr 5000 ha
    Qemal bej Vrioni e vėllezėr 5000 ha
    Sami bej Vrioni 5000 ha
    Iljaz Bej Vrioni 3500 ha
    Tė gjithė bashkė 26.000 ha

    Tė tjerė ēifligarė tė mėdhenj qė zotėronin krahina tė tėra ishin Toptanasit - Tiranė-Durrės, Jukajt e Bushatajt - Shkodėr, Qytezajt e Panaritėt – Korēė, Vlorajt – Vlorė, etj.

    Aman, mos na tregoni pėrralla pėr Zogun, tė paktėn jo nėpėr forume, se kėtu ka dhe njerėz tė lexuar.
    __________________
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Hasan Prishtina, simbol i arsimit kombėtar

    Shkruan: Mr. sc. Naim MUSLIU

    Situata e pėrgjithshme nėpėr tė cilėn kaloi Perandoria Osmane gjatė kohės sė sundimit tė sulltan Abdyl Hamitit II, nuk ndryshoi as me ardhjen nė pushtet tė Turqve tė Rinj mė 1908. Pasojat ishin ndjerė edhe nė zhvillimin e gjithėmbarshėm tė shqiptarėve, pėrfshirė fushėn e arsimit nė gjuhėn amtare, qė konsiderohej ndėr faktorėt kryesor nė rritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve. Ishte absurd fakti se regjimi hamitjan e xhonturk lejonte tė hapeshin shkolla private nė Shqipėri, tė cilat ishin kryesisht nė gjuhė tė huaja, varėsisht nga vendi qė financoheshin. Megjithėse situata politike ishte e nderė dhe ishte dalė nė shesh politika demagogjike e regjimit xhonturk, ēarqet atdhetare shqiptare filluan realizimin e platformės kombėtare. Si hap i parė i Lėvizjes Kombėtare ishte hapja e klubeve dhe shkollave nė gjuhėn shqipe.

    Arsimi kombėtar

    Nė zhvillimin e arsimit kombėtar, kontribut tė madh kishte dhėnė atdhetari Hasan Prishtina (1873-1933) si para dhe pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pėrpjekjet e tij pėr pėrhapjen e mėsimit shqip gjatė viteve 1908-1912, sa ishte deputet nė parlamentin osman, nuk u ndalėn edhe karshi sunduesve serbė, austro-hungarezė, bullgarė. Pėr pėrmbushjen e kėsaj detyre kombėtare, ai kėrkonte tė botoheshin libra nė gjuhėn shqipe, pėrdorimin e alfabetit latin dhe hapjen e shkollave fillore, tė mesme e tė larta nė gjuhėn amtare.

    Pas rishpalljes sė Kushtetutės nė korrik tė vitit 1908, klubet kombėtare tė formuara nga atdhetarė shqiptarė ishin organizuar me qėllim qė tė realizonin tė drejtat kombėtare si nė aspektin politiko-ushtarak por edhe atė kulturo-arsimor. Ndėr klubet e para qė u formuan pėr kėtė qėllim ishte Klubi “Bashkimi” i Manastirit (31 korrik 1908), kurse me kėrkesėn e Hasan Prishtinės dhe atdhetarėve tjerė nė muajin gusht ishte hapur edhe Klubi Shqiptar i Shkupit, i cili merrej pėrveē ēėshtjeve politike edhe me hapjen e shkollave shqipe nė Vilajetin e Kosovės.

    Synimi i kėtyre pėrpjekjeve kishte tė bėnte me hapjen e shkollave shqipe tė pavarura nga ēdo ndikim fetar. Pėrpos qė pati takime me drejtues tė tjerė tė Lėvizjes Kombėtare, nė vjeshtė tė vitit 1908, Hasan Prishtina u takua me krerėt e Lėvizjes Kombėtare tė kazasė sė Gjilanit me ē’rast u mor vendim qė nė kazanė e Gjilanit tė hapen tri shkolla nė gjuhėn shqipe: njėra prej tyre tė hapej nė Pozheran, kurse dy tė tjera nė Gjilan.

    Ai i kishte dėrguar 21 tė rinj nė Normale dhe ishte zotuar se do t’i dėrgonte edhe shumė tė tjerė me shpenzime tė veta. Nė mesin e kėtyre nxėnėsve qė i financoi ishin edhe 5 gjilanas. Sipas gazetės “Liria” tė Selanikut, ata ishin: Shyqyri Malushi, Qamil Zeneli, Nevzad Sherifi, Sait Ademi dhe Beqir Sadiku.

    Konferenca e klubit “Dituria” e Selanikut

    Nė konferencėn e mbajtur nga klubi “Dituria” e Selanikut, ai thoshte se edhe pse kundėrshtimet pėr shkronjat e shenjta janė tė rrepta, dituria dhe e drejta do ta mundin poshtėrimin dhe paditurinė. Ai deklaronte se sa tė jetė gjallė do tė pėrpiqet pėr diturinė, pėr atdheun dhe pėr pėrparimin e vendit. Kurse nė njė mbledhje tė mbajtur nė Klubin Qendror nė Stamboll prej shumė ēėshtjeve qė u diskutuan, Hasan Prishtina paraqiti edhe ēėshtjen e shkollės shqipe. Ai ftonte gjithė shqiptarėt qė me tė ardhurat e tyre tė ndihmojnė nė pėrhapjen diturisė nė Shqipėri, meqenėse qeveria osmane nuk ishte nė gjendje tė pėrgjigjet pėr kėto nevoja dhe pėr kėtė qėllim u zotua tė jepte 5% tė tė ardhurave tė tij vjetore pėr shkollėn shqipe.

    Nga mesi i shkurtit tė vitit 1910, nė Normale tė Elbasanit dėrgoi 16 nxėnės nga Vilajeti i Kosovės. Mė vonė nė Elbasan shkoi nj grup prej 19 nxėnėsish nga Gjakova, Prishtina, Vuēitėrna, Mitrovica, Peja, Struga etj. Me kėtė rast, gazeta “Bashkimi i Kombit” nė Manastir, mė 25 shkurt 1910 citonte fjalėt e drejtorit tė shkollės Luigj Gurakuqi, i cili ndėr tjerash thoshte: “...Rroftė atdhetari i shkėlqyer Hasan Prishtina! Rroftė pėrjetė ky atdhetar i lartė, ky engjėll i Shqipnis sė mjerė”. Kurse, gazeta “Dielli”, mė 11 mars 1910 shkruante se me iniciativėn e Hasan Prishtinės e Nexhip Dragės nė Elbasan u dėrguan edhe 15 djem nga Shkupi. Mė pas, nė njė telegram tjetėr tė botuar nė kėtė gazetė tė datės 17 mars 1910, Hasan Prishtina theksonte se para pak dite dėrguam nė Elbasan 10 ēuna kurse, kėto ditė do i dėrgojmė edhe 11 tė tjerė. Po ashtu, nė maj tė vitit 1910, nga Shkupi, Gjakova, Peja, Vuēitėrna e Gjilani, nė Elbasan arritėn edhe 38 nxėnės tė cilėt do tė bėheshin mėsues tė ardhshėm tė shkollave shqipe nė Vilajetin e Kosovės. Hasan Prishtina ishte angazhuar edhe pėr cilėsinė e mėsimdhėnies. Pėr kėtė qėllim nė njėrėn nga seancat e parlamentit osman mė 11 qershor 1910, polemizoi me Ministrin e Arsimit tė Perandorisė Osmane, i cili i thoshte se nė 200 shkolla qė do tė hapen sipas Ministrit nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Manastirit tė dėrgoheshin njerėz tė zot pėr mėsues.

    Ai vazhdoi edhe mė tej pėrpjekjet pėr zhvillimin e arsimit shqip. Kėshtu, nė seancėn parlamentare tė 2 majit 1911, Hasan Prishtina kėrkoi qė nė Vilajetin e Kosovės tė hapej njė shkollė e mesme bujqėsore, sepse aty ishin kushtet e pėrshtatshme pėr zhvillimin e bujqėsisė sidomos tė industrisė sė duhanit e pambukut.

    Reagimi i ashpėr kundėr mbylljes sė Normales sė Elbasanit

    Hasan Prishtina reagoi ashpėr kundėr mbylljes sė Normales sė Elbasanit nga autoritetet osmane.

    Edhe nė flakėn e kryengritjes sė vitit 1912 e mbrojti shkollėn shqipe nėpėrmjet 14 kėrkesave qė ndryshe njihen edhe si “14 pikat e Hasan Prishtinės”, brenda tė cilave i kushtoi rėndėsi tė madhe ēėshtjes sė arsimit dhe hapjes sė shkollave nė gjuhėn shqipe, duke e ndarė arsimin laik nga ai fetar (pika 5, 6, 7 dhe 8) tė dalė nga Kuvendi i Ferizaj (gusht 1912).

    Nė artikullin me titull “Shqipėria e Re” tė botuar nė gazetėn “Liria e Shqipėrisė” nė Sofje, mė 22 tetor tė vitit 1912, vlerėsohej lart veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinės nė luftėn e vazhdueshme pėr liri dhe tė drejta kombėtare tė shqiptarėve duke i dhėnė atij epitetin e “njė nga mė tė mėdhenj atdhetar...”.

    Edhe pas largimit tė sundimit osman nga Shqipėria, Hasan Prishtina nuk u ndal asnjėherė nė pėrhapjen e mėsimit shqip nė tokat shqiptare. Nė vitin 1915, me iniciativėn e tij hapet njė shkollė nė gjuhėn shqipe nė Vuēitėrnė. Pastaj, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nė pjesėn e territorit qė ishte nėn ndikim tė Austro-Hungarisė, hapja e shkollės nė gjuhėn shqipe nuk pengohej. Nė kėtė kohė nė Gjakovė hapet Kursi Pedagogjik pėr rikualifikimin e mėsuesve tė shkollės osmane qė tė jepnin mėsim nė shkollėn shqipe. Vetėm nė vitin e parė u rikualifikaun rreth 40 mėsues pėr shkollėn shqipe. Njėkohėsisht filloi mbajtja e kurseve tė natės pėr zhdukjen e analfabetizmit. Hasan Prishtina kishte pranuar se nėn sundimin e Vjenės shqiptarėt patėn pėrparime nė shumė fusha, por edhe nė atė arsimore, ku gjatė viteve 1916-1918 u hapėn qindra shkolla nė viset shqiptare.

    Ai punoi pėr hapjen e shkollės shqipe edhe nė zonėn e pushtimit bullgar. Nė fund tė vitit 1917, kishte aktivizuar Lėvizjen Kombėtare Shqiptare pėr mbrojtje nga pushtuesi bullgar dhe hapjen e mėsimit shqip nė ato vise.

    Hasan Prishtina mbante kontakte me atdhetarėt shqiptarė anekėnd botės dhe ju ndihmonte studentėve shqiptarė. Kėshtu nė njė letėrkėmbim me Sotir Kolenė qė jetonte nė Zvicėr, i shkruante pėr ndihmėn qė u kishte dhėnė disa studentėve shqiptarė qė i kishte takuar nė Vjenė, tė cilėt kishin mbetur pa tė holla, me ē’rast ua kishte hequr atyre tė gjitha shpenzimet e studimeve.

    Angazhimi pėr hapjen e shkollave shqipe

    Angazhimi i Hasan Prishtinės pėr hapjen e shkollave shqipe vazhdoi edhe mė tej. Kėshtu, mė 1 qershor 1921 nga ministri i Arsimit tė Shqipėrisė, kėrkoi qė tė hapen shkolla shqipe nė tėrė vendin e sidomos nė Malėsi ngase andej nuk kishte asnjė shkollė. Ai kėrkonte nga qeveria shqiptare qė sa mė parė tė hapet sė paku njė shkollė nė Lurė, nė tė cilėn do tė mėsojnė sė paku 100 djem shqiptarė.

    Edhe gjatė sundimit tė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene, Hasan Prishtina kishte reaguar pėr ndalimin e shkollės shqipe nga pushtuesit sllavė. Kėshtu, mė 15 mars 1927, i kishte dėrguar Lidhjes sė Kombeve njė promemorie tė hollėsishėm mbi gjendjen nė Kosovė duke pėrfshirė edhe arsimin. Hasan Prishtina nė kėtė dokument trajtoi gjerė arsimin e shqiptarėve nėn sundimin Mbretėrisė sė SKS, ku ndėr tė tjera theksoi: “Prova mė e qartė pėr keqtrajtimin e pakicave shqiptare nė Mbretėrinė e SKS-sė, ėshtė fakti se nė atė njė milion shqiptarė janė tė gjithė pa shkolla shqipe. Mė shumė se ēfarėdo tjetėr kjo ankesė tregon se qeveria e mbretėrisė sė SKS-sė ka pėr qėllim tė shkatėrrojė popullin shqiptar nė kufijtė e shtetit tė vet”.

    Krejt nė fund, kontributi i Hasan Prishtinės pėr zhvillimin e arsimit kombėtar dhe hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe me program kombėtar, reflektoi nė rezultate tė dėshmuara e tė suksesshme, tė cilat ndihmuan nė ngritjen e vetėdijes dhe atdhedashurisė sė shqiptarėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dar_di : 01-02-2013 mė 16:58
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Target RTK: Hasan Prishtina

    16.07.2013

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #156
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Citim Postuar mė parė nga Tahir_Veliu Lexo Postimin
    Pėrshendetje tė gjithė forumistave,

    mbasi qė nuk kam marrė pjesė qė disa kohė nė Forumin Shqiptar, dėshiroj qė ti pėrshendes tė gjithė dashamirėt.

    Brarit: ta quash Azem Galicen hajn ėshtė turp, por mė kėtė rast ti ke treguar karakterin tėnd tė ulėt, qė shumica e forumistave tani veq e kan kuptuar.

    Azem Galica, Hasani Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi dhe shumė e shumė atdhetar tė tjerė tė asaj kohe, janė figura qė ne tė gjithė duhet tė mesojmė prej tyre.

    Dodoni, me Brarin nuk mund tė bisedosh, sepse fjalėn "bisedė" ai nuk e kupton!

    Ēdo tė mirė Dodoni dhe patjetėr qė do tė bėhet SHQIPĖRIA (Shqipėria Etnike)!
    Ο Tahir , lere brarin mos u mer me tė atij i ėshtė ngjitur GJILPĖRKA E GRAMAFONIT dhe spo e shqit dot, brari pėrveē SALKĖS dhe gjithė atyre qė do SALKA do , kusuri janė tė gjithė tradhėtarė

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    shoku kermill..

    nuk merrr veh ti nga qy muhabet..
    mos hyr si cjapi ne barnatore.. ose farmaci..

    tahir..

    nuk e vlereson brari azem galicen..
    e ka vleresue drenica..
    rapsodi drenicak ka kenduar kangen per azem galicen..
    dhe e ka kendue ne at koh.. kur nuk bahej historia me porosi te komitetit qendror apo krahinor..

    rapsodi ka kendue..

    o azem azem galica..
    ta pa sherrin tan drenica..

    ..

    cka don me than sherr ne kte rast..

    don me than se prej lojnave te azemit e te atyne mbas azemit.. krahina ka pesue masakra..
    masakra ne burra e gra e femij etj etj..

    lojna te tilla i pa kosova e drenica edhe tash se voni..
    kur disa azema shpallshin ucekena pi hamburgi apo mynshena ..
    pi rogneri a zyrih sheratone-ri..
    e ushtri arkana fmive e grave te kosoves ja kajti ato nana..

    ne pallavren e kti historianit.. ma nalt flitet se sa shum u mundue hasani me hap shkolla shkipe..

    mirpo shkollat shkipe i ka mbeshtet austrohungaria..sic ka mbeshtet pamvaresimin e shqipnis..
    e ish pikerisht azema me nxitje te hasanit qe ja ktheu pushken austrise e ja ndihmoj hymjen serbise..

    e dalim pastaj ne rastin e vjenes..kur mbreti zog ka shkue vizit ne vjene.. e hasani pi italie ku ish strehue me rrog te musolinit.. shkon ne vjenen mike te shqiptareve e i paguan dy hajvana shqiptar qe me e vra ahmet zogun qe ish ne vizit protokollare..
    e aty mbetet i plagosun mbreti e vdes nga plumbat e pabesa oficeri shqiptar llesh topallaj..
    e hasani iken si dhelpen e zhduket..
    e pra i pabesi kish qen gjithmon i pabes e ngatrrestar..
    sikurse azemi nji cub e magar e kusar..

    cka eshte e dukshme..
    se naltesimin e azemit e hasan prishtines e kan ba historianet enverista me porosi te komitet qendrorit te ppsh e se fundi ne kosov historianet enverista qe sherbejn pran shtabit vrases..

    sic duket gjejn pika te perbashketa..

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    101 vjet nga Ēlirimi i Shkupit

    Shkup, 11 gusht - Historianėt shqiptarė tė udhėhequr nga Skėnder Hasani, kanė uruar shqiptarėt me rastin e 101-vjetorit tė Ēlirimit tė Shkupit nga kryengritėsit si Bajram Curri, Isa Boletini, Ali Shefqet Shkupi, Mehmet pashė Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani, etj.

    Nė njė kumtesė tė shpėrndarė pėr mediat, Shoqata e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni (SHHSHM) pėrkujton ngjarjen mė madhore tė kombit, tė shėnuar mė 12 gusht tė vitit 1912, qė i parapriu shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane.

    “Shoqata e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni i uron tė gjithė shqiptarėt pėr kėtė ngjarje tė madhe historike, duke i pėrkujtuar se ideja e kryengritėsve shqiptarė tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, ishte qė Pavarėsia e Shqipėrisė tė shpallet pikėrisht nė Shkup, por ky plan u sabotua”, thuhet nė kumtesėn e SHHSHM.

    Shoqata informon gjithashtu se do tė organizojė mė 13 gusht nė Selanik, manifestimin pėr pėrkujtimin e 80-vjetorit tė vrasjes sė Hasan Prishtinės, ku do tė marrin pjesė drejtuesit e Institutit tė Trashėgimisė Shpirtėrore dhe Kulturore tė Shqiptarėve tė Maqedonisė, tė Universitetit tė Kosovės “Hasan Prishtina”, tė USHT-sė, si dhe nipi i Hasan Prishtinės, Mehmet Prishtina.

    http://www.zhurnal.mk/content/?id=13...2#.Ugdoi6wmjxV
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Hasan Prishtina, figurė madhore e historisė shqiptare

    Edhe pak ditė dhe mbushen plot 80 vjet nga vrasja e Hasan Prishtinės nga ana e Ibrahim Ēelos nė Selanik tė Greqisė. Ndėrsa, mė 27 shtator mbushen 140 vjet nga lindja e kėtij heroi tė popullit shqiptar. Institucionet tona shtetėrore kulturore janė duke pėrgatitur aktivitete pėr t’i kujtuar kėta dy pėrvjetorė. Ndėrsa, historianėt ēmojnė lart figurėn e Hasan Prishtinės, duke konsideruar se ai ishte dhe mbetet figura kyēe e luftės ēlirimtare tė shqiptarėve nė pjesėn e parė tė shekullit XX, duke thėnė se historiografia shqiptare edhe pse e ka trajtuar gjerėsisht dhe e ka vlerėsuar kontributin e tij, ka ende ēfarė tė thotė pėr kėtė patriot tė madh.


    Vizitė nė shtypin nė Selanik

    Emri i tij tashmė mbahet nga shumė institucione arsimore publike nė Kosovė, ndėrsa tani, edhe Universiteti Publik i Prishtinės e mban emrin e tij, andaj edhe zyrtarė tė kėtij universiteti kanė bėrė gati aktivitete pėr shėnimin e 80-vjetorit tė vrasje sė Prishtinės dhe 140 vjetorin e lindjes. Zyrtarė tė Rektoratit tė Prishtinės kanė thėnė pėr “Kosova Sot” se zyrtarėt e lartė tė kėtij institucioni arsimor do ta vizitojnė shtėpinė e Prishtinės nė Selanik, ndėrsa aktivitete kanė pėrgatitur edhe pėr ditėlindjen e tij. Kjo ėshtė konfirmuar edhe nga Ardian Kastrati, zėdhėnėsi i rektorit Ibrahim Gashi. “Rektori do ta vizitojė shtėpinė e Hasan Prishtinės sė bashku me Dekanin e Fakultetit Filozofik javėn tjetėr nė Selanik, kur edhe shėnohet simbolikisht 80-vjetori i vrasjes se tij. Kurse, pėr ditėlindjen e tij do ta kemi njė aktivitet pėr tė cilin mediet do tė informohen me kohė”, ka thėnė Kastrati nė njė prononcim pėr “Kosova Sot”. Nė anėn tjetėr, nė njė prononcim pėr “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami ka thėnė se Hasan Prishtina ėshtė njė ndėr figurat mė madhėshtore shqiptare gjatė tėrė historisė sonė mijėravjeēare. Sipas tij, Prishtina ėshtė figura kyēe poetike e ushtarake shqiptare nė pjesėn I tė shekullit XX dhe kėtė e vėrteton fakti se qė nga braktisja nė mėnyrė demonstrative e Parlamentit osman dhe mbajtjen e Takimit tė Taksimit, Prishtina nė asnjė moment nuk do tė zmbrapsej dhe deri nė frymėn e fundit do tė punojė pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Shtetit Shqiptar dhe luftėn pėr bashkimin e trojeve tė shkėputura nga shteti amė. “Edhe Pavarėsia e Shqipėrisė mė 1912 ėshtė produkt kryekėput i luftės sė Hasan Prishtinės, sepse ai ishte organizatori kryesor i kryengritjes mė tė fuqishme tė shqiptarėve nė shekullin XX kundėr osmanlinjve. Mė vonė, Prishtina do tė bėhet njė ndėr udhėheqėsit kryesorė kundėr okupimit tė Serbisė, e cila e burgosi nė nėntor tė 1912-ės dhe e mbajti nė prill tė 1913-ės nė Beograd”, ka thėnė ai, duke shtuar se Hasan Prishtina do tė shquhet gjithmonė pėr shkollėn shqipe, pėr emancipimin kombėtar, pėr atė kulturor dhe tolerancėn kombėtare. Ndėrsa ishte mik dhe bashkėpunėtor i partitive mė tė mėdha dhe tė njohura qė ka nxjerrė kombi shqiptar nga Jugu nė Veri.

    Themelues i shkollave shqipe

    Bajrami ka thėnė se edhe pse Prishtina nuk ishte mė 1918 nė Kuvendin themelues tė Komitetit Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kosovės, ai prej 1915-ės e deri mė 1918 u shqua pėr themelimin e shkollave shqipe nė Vushtrri, nė Mitrovicė, nė Pejė, nė Gjakovė e vende tė tjera. “Prishtina shquhet edhe pėr luftėn e tij se Shqipėria duhet tė frymojė si Njė dhe se Evropa padrejtėsisht i ndahu trojet shqiptare. Mė 1921 ai themeloi edhe njė kabinet qeveritar, por pėr shkak tė intervenimit tė jashtėm dhe divergjencave tė brendshme, pas 4 ditėve dha dorėheqje dhe nga ajo kohė e derisa u vra mė 1933, mbeti nė opozitė”, ka pohuar historiani Bajrami. Bajrami ka thėnė se pėr Prishtinėn ėshtė shkruar shumė dhe historiografia shqipe ka bėrė shumė pėr tė, por ende ka hapėsira pėr tė. “Pėr Prishtinėn, nė saje e rrethana qė i kemi pasur, edhe Tirana edhe Prishtina kanė bėrė mjaft. Nė Tiranė, mė 1964, u botua libri “Hasan Prishtina” i Ajet Haxhiut, libėr i cili na shėrbeu neve studentėve dhe studiuesve tė saj nė Kosovė pėr tė mėsuar pėr Hasan Prishtinėn”, ka pohuar ai, duke shtuar se pėr figurėn e tij kanė shkruar historianėt mė nė zė shqiptarė.



    Hasan Prishtina, diplomat

    Ndėrsa, nė njė prononcim pėr “Kosova Sot”, historiani Nuridin Ahmeti ka thėnė se historiografia shqiptare ende ka punė nė zbardhjen e fakteve pėr jetėn dhe veprėn e personalitetit tė Hasan Prishtinės. Sipas tij, vetėm po ta shikoni njė numėr tė posaēėm qė njėra nga revistat qė del nė Maqedoni me emrin “SHENJA”, qė i ėshtė kushtuar Hasan Prishtinės, do ta shikoni se sa fakte tė reja ka mbi jetėn dhe veprėn e kėtij personaliteti. “Deri mė sot, ėshtė folur pėr anėn nacionaliste tė tij, por jo edhe atė diplomatike, qė Prishtina i shpėrfaq, nė raport me fqinjėt tanė serbė dhe grekė nė dy editoriale tė botuara nė gazetėn “Dajti” tė Tiranės, nė vitin 1924, me titull “Sjelljet e Serbisė kundrejt Shqipnis” dhe “Sjelljet e Greqisė kundrejt Shqipnis”, ka thėnė historiani Nuridin Ahmeti, hulumtues shkencor nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Ndėrsa Fitim Rifati, hulumtues i pavarur shkencor nė Institutin e Historisė, aktualisht edhe kryetar i Lidhjes sė Historianėve tė Kosovės “Ali Hadri”, dega nė Gjilan, ka thėnė pėr “Kosova Sot” se Hasan Prishtina mbetet njė ndėr figurat mė madhore nė historinė e popullit shqiptar tė shekullit XX. Sipas tij, Shumdimensionaliteti i tij nė ēėshtjen kombėtare shqiptare ka reflektuar pozitivisht nė ngritjen dhe avancimin e aspiratave kombėtare. “Kundėr Perandorisė Osmane dhe regjimit xhonturk, ai veproi si njė ndėr deputetėt mė tė zėshėm shqiptarė nė Parlamentin osman, ku denonconte hapur padrejtėsitė dhe reaksionin xhonturk ndaj shqiptarėve”, ka thėnė Rifati, duke shtuar se Prishtina nuk u pajtua me vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr (1913), njėsoj sikur qė nuk u pajtua as me vendimet e Konferencės sė Paqes nė Paris (1919).

    I. Vatovci -

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Citim Postuar mė parė nga Dar_di Lexo Postimin
    101 vjet nga Ēlirimi i Shkupit

    Shkup, 11 gusht - Historianėt shqiptarė tė udhėhequr nga Skėnder Hasani, kanė uruar shqiptarėt me rastin e 101-vjetorit tė Ēlirimit tė Shkupit nga kryengritėsit si Bajram Curri, Isa Boletini, Ali Shefqet Shkupi, Mehmet pashė Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani, etj.

    Nė njė kumtesė tė shpėrndarė pėr mediat, Shoqata e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni (SHHSHM) pėrkujton ngjarjen mė madhore tė kombit, tė shėnuar mė 12 gusht tė vitit 1912, qė i parapriu shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane.

    “Shoqata e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni i uron tė gjithė shqiptarėt pėr kėtė ngjarje tė madhe historike, duke i pėrkujtuar se ideja e kryengritėsve shqiptarė tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, ishte qė Pavarėsia e Shqipėrisė tė shpallet pikėrisht nė Shkup, por ky plan u sabotua”, thuhet nė kumtesėn e SHHSHM.

    Shoqata informon gjithashtu se do tė organizojė mė 13 gusht nė Selanik, manifestimin pėr pėrkujtimin e 80-vjetorit tė vrasjes sė Hasan Prishtinės, ku do tė marrin pjesė drejtuesit e Institutit tė Trashėgimisė Shpirtėrore dhe Kulturore tė Shqiptarėve tė Maqedonisė, tė Universitetit tė Kosovės “Hasan Prishtina”, tė USHT-sė, si dhe nipi i Hasan Prishtinės, Mehmet Prishtina.

    http://www.zhurnal.mk/content/?id=13...2#.Ugdoi6wmjxV

    ----


    dardush.. mir qe e solle kte lajm..

    thellohu pak ne kte lajm..

    ndaj kujt e clirojne shkupin keta?
    kujt ja dorzojne?

    mos u pergjigj shpejt por lexo me shume per kte ngjarje e meso se cfar ish shkupi ne kte kohe e cfar ndodhi me vone..

    ..

Faqja 16 prej 22 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Mr. Hamdi Tahir Thaēi (1933-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2010, 18:20
  3. Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 05:17
  4. Adem Jashari dhe Hasan Prishtina sė shpejti nė Vushtrri
    Nga Vicianum nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:53
  5. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •