Furgonėt mbajnė peng qarkullimin e kryeqytetit"
TIRANE
Eshtė problemi qė debatohet prej tre muajsh nė zyrat e tyre. Ende nuk kanė gjetur zgjidhjen e duhur. Kanė bėrė njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė ndryshėm si nga Ministria e Transportit, ashtu dhe nga bashkia e prefektura dhe ende pa ndryshime. Ded Bajraktari, president i Sindikatės sė Pavarur tė Transportit, tregon pėr Gazetėn tė gjitha problemet qė kanė tė bėjnė me taksitė, vendqėndrimet e tyre si dhe problemet qė vijnė duke u shtuar nė trafikun kryeqytetas.
Ēfarė do bėhet me furgonėt taksi?
Kohėt e fundit duket se ėshtė qetėsuar paksa trafiku, edhe pse nė Tiranė rreth 70 pėr qind e furgonėve qė bėjnė linjat urbane dhe ndėrurbane janė tė palicensuar. Lehtėsimi i trafikut ėshtė pėrfituar falė punės bindėse tė punonjėsve tė qarkullimit rrugor. Moslicensimi i tyre nga ana e pėrfaqėsuesve tė komunave dhe tė bashkive ka ndikuar negativisht nė trafikun e metropolit. Mikrobusėt piratė qė hyjnė e dalin nė kryeqytet janė tė shumta dhe nuk janė mbrojtur ndonjėherė nga sindikata. Ata qė mbrohen nga sindikata janė njė pjesė e vogėl e drejtuesve tė furgonėve qė tashmė janė taksapagues dhe nuk punojnė. Shumica e kėtyre tė fundit janė ndaluar disa herė nga pėrfaqėsuesit e bashkisė, edhe pse ata tashmė janė kthyer nė taksi.
Sa pėr qind e furgonėve njihen nga ju si tė rregullt?
Ne si sindikatė mbėshtesim atė pjesė tė vogėl tė drejtuesve tė mikrobusėve, tė cilėt kapin 30 pėr qind tė tė gjitha makinave qė para pak muajve bėnin linjėn e Unazės dhe tani janė kthyer nė taksi. Problemi i konkurrencės sė pandershme mes taksive tė licensuara dhe atyre tė palicensuara ka muaj qė ėshtė bėrė objekt diskutimesh nėpėr zyrat e Sindikatės sė Transportit. Pėr kėtė ne kemi vėnė nė dispozicion ekspertė tė veēantė pėr tė parė mė nga afėr problemin e automjeteve taksi.
Po vendparkimet kanė probleme?
Nuk ka ditė qė nė zyrat e sindikatės tė mos ketė ankesa pėr rėndimin e trafikut nga makinat e parkuara vend e pa vend. Stacionet janė problem qė ende nuk kanė gjetur zgjidhje tė plotė pėr automjetet qė stacionohen brenda ditės nė kryeqytet. Pėrveē furgonėve tė komunave dhe tė bashkive tė vogla, metropolit i shtohen pėr ēdo ditė qindra automjete tė tjera. Ato kanė leje tė punojnė vetėm brenda pėr brenda komunės, territorit ku ata banojnė dhe nuk u takon tė kėrkojnė parkime tė veēanta nė Tiranė.
Krijoni Kontakt