Gazeta 55


*******


Kush gėnjen akoma me "Benė e Brate"...?

Brataj, ėshtė njė fshat i bukur nga mė tė mėdhenjtė nė trevėn e Labėrisė. Ndodhet nė luginėn e Shushicės, apo nė Luginėn e Lumit tė Vlorės. Mė poshtė nė drejtim veror, Lugina e Shushicės zgjerohet dhe formon njė hapėsirė mė tė gjėrė midis Malit tė Bratajt dhe maleve tė Tartarit. Brenda Luginės Shushicės ndodhet fshati dhe fusha e Bratajt.

"Na erdhi njė Enver i ri"

Bratioti kurrė nuk e ka qetėsuar shpirtin e cingrisur. Sigurimi i Shtetit pėrgatiste palėt kundėr njėri tjetrit, me fjalė nė vesh dhe dhelpėrinė e pėrēarjes pėr tė shkruar letra anonime kundra njėri tjetrit. Eci poshtėrsia e imponuar si "vijė e masave" duke i hedhur njerėzit tė ēirreshin njėri me tjetrin si maēokė marsi. Disa pėr tė marrė hak nė emėr tė partisė shtet "prisnin dhe bishtin e mushkave pėr hakmarrje". U varfėrua bratioti deri nė kufirin mė ekstrem tė mbijetesės, duke kėnduar kėngėn e dhallės, nėn hijen e gorricės. Kopje e socializmit tė parė L.Nac. Shkatėrrimtare ishte dhe revolucioni i 1997. Pati armė tė shumta nė duart e neokomunistėve, parallive tė firmave piramidale tė vėna me vjedhjen e djersės tė rinisė bratiote, horra e morra tė rrėmujės, rrėmetit, vrasės ustallarė qė qėlluan demokratėt nė mish me kallashnikov. Sot retė e zeza kanė zbritur nga malet e djallit dhe janė instaluar nė administratėn e komunės, strukturat e fshatit duke mbajtur nė dorė portretin e Enverit dhe nė sfond buzėqesh kufoma e Dushan Mugoshės, ndėrsa nė Vlorė Niko Veizėt e CO, presin e pėrcjellin delegacione nga Greqia, Sėrbia e Mali i Zi, apo Theodhori Shija hesht pėr ngjarjen e Himarės, e Spiro Milo te rinjė nė kėtė fushatė pas zgjedhore tė turpshme dhe antikombėtare. Retė e bardha me nuanca blu, me dritėn e bardhė tė Diellit, kanė mbuluar Bratin por e keqja e 1997... sundon pėrsėri se votat u vuadhėn. Qindra ha tokė nuk punohen, pyjet e kullotat po shkatėrrohen, prona s'i kthehet tė zot, sikur tė ishte mall pa zot. Brati ėshtė komuna qė ka tre deputetė, njė lloj fidanishte si "Dushku qė prodhon deputetė".Kandidati socialist qė fitoi zgjedhjet lokale ka mendėsinė e deputetėve Malaj, Brokaj dhe freshistit Ardian Myslymi. Eshte militant socialist i 1997 nuk ka luftuar mbjelljen e lėndėve narkotike ėshtė "fitues" qė ka luftuar Opozitėn dhe PD. Sėpata pa bisht e Pozitės edhe pse pylli i dha bisht, i preu gjithė drurėt. Prapė Opozita ėshtė humane mgjithė betimet e stėrbetimet e sėpatės.

Bratajt demokracia,demokratėt e kanė parė me sytė e dritės qė s'i spektėr zbėrthen ngjyra tė tjera tė shpirtit material qė ka ky vend nga mė tė bukurit, por qė s'duan t'ia nxjerrin nė pah. Me relievin, gjeografinė, ujėrat, majat e maleve me borė historinė e vjetėr dhe tė re ka potenciale turistike qė njihen. Ato janė bukuri, prehje qė duhet provuar qė tė kėnaqesh.Tė mahnitur nga kėto thesare udhėtojmė me makinėn e Drejtorit tė Institutit tė Monumenteve, Ing. Pėllumb Ymeri, pėrgjegjėsin e Qendrės Arkeologjike tė Bratajt -Smokthinės. Haki Ahmetaj dhe Vilson Musarajin. Jemi mė poshtė ku bashkohen degėt e Shushicės, lumi i Kucit dhe Lumi i Smokthinės, tek Ura e njohur e Bratajt. Aty formojnė lidhjen edhe fshatrat qė pėrbėjnė kėtė pellg.Eshte pra errėsirė e vjeshtės II.Dielli i pas shiut, pasi u mėrzit nė faqen lindore tė maleve tė Bratit, kaptoi pėr nga Perėndimi dhe u krodh nė det, duke humbur ndriēimin e njė lėmshi tė zjarrtė qė kish gjatė mbrėmjeve tė verės sė nxehtė. Edhe bratiotėt e duan "perėndimin nga lind Dielli". E duan pa qeverisjen socialiste qė i ka lėnė pa ujė, drita nga Hidrocentrali i Smokthinės dhe me rrugė tė shkatėrruara, shkolla tė pa mirėmbajtura ku japin mėsim ushtarė tė PS pa arsim pėrkatės. Edhe pse rruga e fshatit ėshtė shtruar tre herė prapė janė nė ndjekje penale hajdutėt e tenderave tė rrugėve. Aktualisht Komuna, Kryetari i Komunės s'kanė marrėdhėnie me komunitetin, nuk ndihmojnė mbarėshtrimin e turave tė blegtorisė, pėr tė marrė rendimente tė larta nė qumėsht e mish dhe pėr tė rritur numrin e krerėve. Ashtu si nė legjislaturėn e kaluar edhe tani, Kryetari i Komunės nuk do tė jetė i zoti tė thithė financime tė huaja, vetėfinancime nga fondet shtetėrore do tė vjedhė taksat e komunitetit dhe komuna nuk do tė gėzojė tė mira materiale dhe pasuri.

Besnik Velaj


------------------------------------------

Varri i dėshmorit Ahmet Lepenica lė pa mandat Kryekomunarin

Ngjarje e rėndė, e rrallė, e dhimbshme, sikur nuk jemi nė demokraci por nė diktaturė. Dėshmorėve nacionalistė u kanė prishur shtėpinė e pėrjetshme, u kanė prishur altarin ku populli i Lepenicės e gjithė Labėrisė ēonte njė tufė me lule pėr t'u ēmallur me veprėn e tyre, me aktin e tyre madhor me luftėn qė bėnė ata. Mė tė dhimbshme nga personat do ta ketė pasur, autori Enver Memisha ( Lepenica) qė atyre varreve, asaj toke u ka vėnė veshin, u ka dėgjuar rrahjen e zemrės tyre pėr luftėrat qė bėnė pėr patriotizmin qė treguan dhe aktin mė tė madh qė lartėsuan vehten e atdheun, ranė dėshmorė me armė nė dorė siē bien trimat, sic bien heronjtė. Pėr Ahmet Lepenicėn, komandant i Luftės sė 1920, Hysni lepenicėn, Enver Lepenica ka shkruar shkrime tė shumta, ka bėrė edhe njė libėr tė spikatur, voluminoz sic ishin voluminoze edhe veprat e tyre nė shėrbim tė atdheut, Sidomos nė librin pėr heroin e Luftės sė Dytė Botėrore, komandantin e cetave nacionaliste tė BK Enver Memishės duhet ti ketė luajtur zemra nga vendi dhe t'i kenė dalė djersė tė ftohta, duhet tė jetė sėmurur, sepse Hysni lepenica ėshtė personazhi i tij ėshtė fshatari i tij, ėshtė gjaku i tij, ėshtė i gjallė nė atė libėr dhe nė netėt e kėsaj vjeshte duhet tė jetė ngjallur si hero i gjallė, pėr tė biseduar me autorin qė e bėri tė njohur pas 60 vjetėsh nė tė gjithė Shqipėrinė dhe Diasporė. Pendim duhet tė kenė ndier dhe Halim Arshia ish- Kryetari i komunės, vėllai i tij Ēerciz Arshiaj, nipi i tyre Erion Arshiaj dhe shoku i tyre Miri Selimaj. Pėr kėtė akt tė pamenduar, populli votues nuk i dha votėn kandidatit pėr kryetar komune Halim Arshiajt nė emėr tė Partisė Socialiste. Pse tė dhunohen varret, pse tė thyhet mermeri i varreve tė dėshmorėve, Ahmet Lepenica dhe nipėrve tė tij Artur dhe Cano Canaj?

Ja ē'thotė nipi i Ahmet Lepenicės, Osmėni:- Mbeta pa fjalė, pasi njė njė gjė tė tillė nuk e kisha dėgjuar ndonjėherė. Kur pashė varret tė dhunuara mė ranė djersė tė ftohta! Tė gjithė jemi tė vdekshėm dhe nuk ka pėrse ish -kryekomunari tė pengonte njė vendim tė KKRT , Ministrisė sė Kulturės pėr vendosjen e bustit tė Ahmet Lepenicės, nė qendėr tė fshatit tė Lepenicės? Ish kryekomunari duhet tė ishte nė harmoni me qėndrimin e tė zotit tė truallit, Lirim Hitaj i cili ėshtė dakord pėr vendosjen e monumentit. Banorėt e zonės dhe gjithė komunės janė tė indinjuar edhe nga mos pėrgjigja e Presidentit Moisiu, deputetit tė zonės Zabit Brokaj, Grekut Fatos Nano dhe PS e Vlorės. Eshte rasti tė theksojmė edhe pėr qėndrimin pajtues tė shefit tė rendit, Ardian Veliu me veprėn ēnjerėzore tė pėrdhosjes dhe shkatėrrimit tė varreve tė dėshmorėve Ahmetdhe Hysni Lepenica, tė nipėrve tė tij Artur dhe Cano Canaj tė dhunimit tė varreve duke marrė pllakat, fotot e tė ndjerėve tė cilat janė flakur larg?! A e ndihmon stabilizimin e rendit apo nxit vetėgjygjėsinė, hakmarrjen, destabilizimin shoku Ardian Veliu, oficer i lartė i ish- Ministrit Luan Rama? Mandati i ngritjes nė detyrė apo shkatėrrimit nga ajo detyrė nuk ėshtė si mandati i Kryekomunarit me vota nga popullit, por me njė urdhėr dite tė komunikuar me shkrim, telefon apo celular?

Besnik Velaj


----------------------------