Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Xheni shqiptarja qe u trafikua per prostitucion kur ishte 15 vjece

    SI NA SHOHIN TE HUAJT

    SEKRETI I XHENIT


    "The Guardian"
    Sophie Arie

    Me dėshirėn pėr t'iu larguar njė jete tė dhunshme nė familjen e saj nė Shqipėri, Xheni, vetėm 15 vjeē, pėrfundoi e trafikuar nė Angli. Por sapo arriti atje, u rrah, u torturua dhe u detyrua tė prostituonte dhe kjo ishte vetėm nisja e njė jete tė mundimshme pėr tė. Historia e saj, e njohur pėr policinė shqiptare, ėshtė publikuar dje nga e pėrditshmja britanike "The Guardian". "Gazeta shqiptare" boton sot reportazhin e gazetares Sophie Arie, qė sjell historinė e jetės sė vajzės shqiptare.


    Xheni ėshtė njė vajzė 20-vjeēare simpatike, me sy tė qeshur, xhinse tė ngushta dhe njė pirsing nė kėrthizė, qė e vė nė dukje ashtu si padashur. Asaj i pėlqen tė rrijė pab-eve deri natėn vonė. Por kohėt e fundit nuk e ka bėrė shpesh kėtė. Gjithė kėtė kohė ėshtė mbyllur nė shtėpi nė qytetin e saj gjithė pluhur, tė cilin njė varg malesh tė ashpėr e ndajnė nga deti dhe qytetet e tjera tė vendit. Ndėrsa drita e pakėt shkon e vjen nė dhomėn e ndjenjes sė familjes sė saj, ajo ndez cigaret njėra pas tjetrės dhe nis tė flasė me njė anglishte me theks tė rėndė, para fytyrės sė hequr tė s'ėmės. "Nuk mund tė dal. Jo, nė asnjė mėnyrė!", mė thotė, ndėrsa motrat e saj mė servirin njė gotė raki. "Shikimet e njerėzve mė ndjekin gjithandej. Ata mund tė thonė se kam qenė jashtė. Ata e dinė se ēfarė kam bėrė atje".

    Qė kur e sollėn nė Shqipėri, nga Anglia, nė fillim tė kėtij viti, pa asnjė dokument me vete, Xheni, kėshtu dėshiron ajo ta thėrrasin, ende nuk ka arritur t'ua thotė prindėrve tė saj se atje ishte e detyruar tė prostituonte. "Ata do tė vdisnin nga turpi, do mė nxirrnin jashtė", mė thotė, pasi ėshtė e sigurt se nėna dhe motrat e saj, qė janė ulur aty afėr nesh rreth tavolinės sė bukės, nuk kuptojnė asnjė fjalė nga ato qė ajo thotė.

    Ata preferojnė tė mendojnė ende se ajo ishte shumė me fat, pasi kishte siguruar njė punė si kamariere, nga e cila paguhej 30 paundė nė ditė nė njė kafene londineze, njė punė qė ajo vėrtet e ka bėrė pasi arriti t'u shpėtojė tutorėve tė saj. Familja e saj ėshtė krenare pėr tė. Shohin tek ajo atė farė suksesi qė nuk e kishin parė te ndonjė pjesėtar tjetėr i familjes.

    Por Xheni ėshtė vetėm njė nga qindra vajzat e traumatizuara shqiptare, qė janė kthyer nė vendin e tyre pa shpresė dhe pa progres ekonomik, pasi janė trafikuar dhe janė detyruar tė prostituojnė nga qindra trafikantė nė qytetet e Europės perėndimore. Mė pas, duart e saj nisin tė dridhen dhe sytė pėrloten, ndėrsa mė tregon larg syve tė familjes, me njė gotė verė tė kuqe nė dorė, se ēfarė i ka ndodhur vėrtet.

    Nė moshėn 15-vjeēare, Xheni, njė nga shtatė vajzat babai i tė cilave ishte vrarė nė njė zėnkė pėr ēėshtje prone, ishte transferuar sė bashku me t'ėmėn nė shtėpinė e motrės sė madhe. Por burri i motrės, nė gjendje tė vėshtirė financiare, kishte nisur ta rrihte vajzėn. Fqinjėt ia shihnin shenjat e rrahjes dhe shpesh ato ishin aq tė rėnda sa ajo s'mund tė shkonte nė shkollė.

    Njė ditė, njė fqinj i saj erdhi ta shpėtonte, duke thėnė se kishte rėnė nė dashuri me tė dhe donte ta ndihmonte. Ai pagoi njė taksi me tė cilėn kaluan kufirin grek dhe i premtoi asaj se do tė gjenin punė dhe do tė jetonin mirė nė Greqi.

    "Ai mė tha se do tė martoheshim. Por kur shkuam nė Greqi, nuk ma pėrsėriti kėtė", thotė vajza. "Morėm dokumente identifikimi dhe u nisėm pėr nė Itali. Ai paguante pėr gjithēka. Unė kisha rėnė nė dashuri". Nė Itali, "i dashuri", emrin e tė cilit ajo nuk pranon ta tregojė, pasi ka frikė, e ēoi nė njė apartament me disa djem tė tjerė nė Torino. Ata nisėn ta rrihnin adoleshenten derisa ajo pranoi tė dilte nė rrugė. Xheni qėndronte e mbylur nė apartament, ku s'mund tė pėrdorte telefonin dhe ata e kėrcėnonin se do ta vrisnin nėse ajo nuk do t'i dorėzonte tė gjitha paratė. "U thosha se doja tė kthehesha te nėna ime, por ata mė nxirrnin nė rrugė. Kisha frikė, nuk doja tė jetoja mė. Doja vetėm tė vdisja", tregon vajza. Por biznesi nisi tė binte dhe tutorėt po u frikėsoheshin kontrolleve tė policisė, ndaj shkuam nė Angli. Njė ditė "i dashuri" i kishte thėnė: "Kėtu ėshtė mė e lehtė, ka sauna dhe ambiente masazhi dhe klientėt kanė mė shumė para".

    Mė pas ata e rrasėn Xhenin nė njė makinė qė i ēoi nė njė tjetėr "apartament-burg" nė Bruksel. Atje, "i dashuri" e rrahu aq shumė saqė policia i dėgjoi britmat e vajzės dhe e arrestoi tutorin. Xheni u strehua dhe u trajtua si azilkėrkuese, por nuk deshi tė kthehej nė shtėpinė e saj, pasi kishte frikė se familja nuk do ta pranonte. Ajo u nis pėr nė Angli, e fshehur nė njė kamion, sė bashku me 15 vetė tė tjerė. Ajo u arrestua nga policia sapo zbriti nga anija qė i ēoi nė Angli. Aty u strehua dhe siguroi statusin e azilantes. Nisi punė nė njė kafene, por djemtė shqiptarė vazhdonin t'i bėnin presion pėr t'iu kthyer punės sė mėparshme. "Ata mė ēuan nė njė shtėpi tė vjetėr nė Paddington. Aty erdhėn edhe dy vajza tė tjera. Visheshim me bluza tė gjata tė bardha, pak-a-shumė si uniformė infermieresh".


    Pėr tre muaj Xheni punoi nė atė shtėpi tė vjetėr publike nė Paddington, e detyruar tė bėnte 16 orė seks nė ditė. Klientėt paguanin 30-50 paundė pėr gjysmė ore. Tė gjithė pėrdornin prezervativė, thotė ajo, e bindur se kėshtu do t'u shpėtonte sėmundjeve. "Njė ditė pata 26 klientė. Do tė doja qė ndonjėherė tė bėja dashuri me dikė qė dua vėrtet, por kam frikė se nuk do ta bėj kurrė kėtė, kur mendoj pėr gjithė ata burra", thotė Xheni.
    Pas pune, tutorėt e pėrdhunonin tė gjithė me radhė, e shtrinin pėrtokė dhe thithnin kokainė mbi barkun e saj. Kur njė nga vajzat e bordellos i refuzoi njė ditė klientėt, tutorėt i thyen gishtat e dorės dhe i qethėn kokėn pėr ndėshkim.
    "Nuk duhet tė flisnim me askėnd. Nuk kisha ku tė shkoja. Nuk njihja njeri. S'i besoja dot askujt", thotė Xheni.

    Xheni u ndalua disa herė, ndėrsa e rrihnin nė rrugė, por pėr tė mbrojtur tutorėt qė e kishin kėrcėnuar me vdekje nuk tregonte se e kishin detyruar tė prostituonte. Ajo u shpėtoi atyre, kur policia bėri njė kontroll nė shtėpinė publike dhe pėr pak kohė humbi nė masėn e madhe tė tė papunėve tė kryeqytetit anglez. Ajo u riatdhesua njė vit mė pas. Sapo mbėrriti nė Shqipėri, ia tregoi tė gjithė kėtė policisė sė qytetit ku jeton. Ajo nuk e di se ku ėshtė e ēfarė bėn "i dashuri" i saj, por jeton me frikėn se ai mund ta gjejė njė ditė. Me sa di ajo, tutorėt e saj nė Londėr vazhdojnė tė trafikojnė vajza tė tjera.

    "Ndihem fajtore. Kur isha 15 vjeē nuk mendova mė gjatė. Kisha nevojė qė dikush tė kujdesej pėr mua. Duhej tė kisha qėndruar kėtu e tė duroja kunatin qė mė rrihte. Nuk e dija se gjėrat mund tė shkonin edhe mė keq". Xheni ėshtė njė rast i zakonshėm i klasės mė tė varfėr shqiptare, tė vajzave tė paarsimuara shqiptare, qė bėhen objekt i trafikantėve e qė furnizojnė kėshtu industrinė e seksit nė Europė. Tė ardhurat nga skllavet e seksit janė mė tė mėdha dhe rreziqet mė tė pakta se ato tė trafikut tė drogės apo armėve. Sipas Departamentit Amerikan tė Shtetit, 700000 persona trafikohen apo shfrytėzohen ēdo vit nė botė. Dhe ndėrsa Italia ka mbyllur dyert pėr gomonet dhe skafet shqiptare, trafikantėt nga Shqipėria synojnė tashmė veriun e Europės, Anglinė dhe vendet skandinave.

    "Rruga pėr nė Itali ėshtė mbyllur. Qindra trafikantė shqiptarė i janė drejtuar tani Anglisė, Holandės, Suedisė dhe Norvegjisė", thotė Avni Jasharllari qė drejton Qendrėn Shqiptare tė Antitrafikut. Sipas tij, 330 kriminelė shqiptarė zhvillojnė aktivitetin e tyre ne Angli.
    Bashkėpunimi mes policisė shqiptare dhe angleze ka nisur, por jo ēdo gjė ėshtė e lehtė. "Trafikantėt shqiptarė po dominojnė zonėn europiane tė trafikimit tė qenieve njerėzore", sipas Organizatės Botėrore pėr Migracionin (IOM), pasi ata veprojnė nė grupe tė vogla me lidhje familjare dhe pėrdorin presione emocionale pėr tė mos lejuar vajzat tė ikin". Vajzat e trafikuara, kryesisht nga Europa Lindore, Afrika dhe Azia, tashmė gjenden nga Napoli deri nė Notingam dhe 65 pėr qind e vajzave tė trafikuara nga Shqipėria janė nėn moshėn 18 vjeē. Ministria e Brendshme britanike numėroi 1420 raste nė vitin 1998, por ekspertėt e kėsaj fushe thonė se kjo ėshtė vetėm "maja e ajsbergut", pasi biznesi po zhvillohet dhe shumė vajza nuk deklarojnė asgjė pėr kėtė, nga frika.

    Shumė vende europiane as nuk kanė legjislacion pėr kėtė formė moderne skllavėrie. Nė Britani, njė projektligj pėr krime seksuale i ėshtė paraqitur parlamentit dhe duhet tė miratohet para fundit tė vitit, gjė qė do tė thotė se trafikantėt do tė pėrballen me dėnim deri nė 14 vjet burgim pėr trafikim tė qenieve njerėzore.
    Ndėrkohė, Shqipėria vazhdon tė pėrballet me fluksin e madh tė vajzave qė riatdhesohen pasi kanė prostituuar nė trotuaret e Europės. Ato kthehen nė vendin e tyre kur ka vende boshe nė avione, por kur arrijnė nė Shqipėri nuk i pret askush. Prostitucioni ėstė krimi mė i rėndė pėr njė grua nė kėtė vend musliman me sipėrfaqe sa tė Uellsit. 3.1 milionė banorėt e kėtij vendi duket se e njohin tė gjithė njėri-tjetrin dhe nė zonat rurale, qė jetojnė me rregullat e lashta sociale, cėnimi i nderit tė familjes paguhet me gjak.

    Kthimi i njė prostitute nė jetėn normale ėshtė thuajse i pamundur. Nė veri tė vendit ka disa agjenci ndihme qė i mėsojnė nėnat si tė mbrojnė vajzat e tyre nga trafikmi, ndėrsa tė tjera agjenci ofrojnė strehė pėr vajzat e gratė e trafikuara. Shumė prej tyre zhvendosen nė qytete tė tjera, disa ikin nė vende tė tjera dhe tė tjera bien sėrish nė duart e trafikantėve. "Opinioni publik ėshtė gjėja mė e keqe pėr kėto vajza", thotė Krenar Kasi, drejtuesi i njė skuadre antitrafik nė Berat, qė ka numėruar nė 18 muajt e fundit 200 raste tė vajzave qė kthehen nga tregu i seksit nė Europė. Policia ka arritur tė rrisė numrin e vajzave shqiptare qė tregojnė emrat e trafikantėve tė tyre, duke mbrojtur identitetin e vajzave dhe duke ia dorėzuar ato IOM-it apo shėrbimeve tė tjera tė ndihmės. Rojet e policisė ruajnė strehėzat ku qėndrojnė kėto vajza dhe ku sillen shpesh vėrdallė edhe trafikantėt qė tentojnė tė bėjnė presione ndaj tyre. "Njė vajzė denoncoi tutorėt e saj dhe na u desh ta shoqėronim nė qytete tė ndryshme me bodigardė nė njė makinė me xhama tė errėta", thotė Spartak Guma, kreu i njėsisė antitrafik nė Tiranė. "Kur ajo u kthye nė qytetin e saj, nė Fier, te dera e shtėpisė ishte shkruar me gėrma tė mėdha 'Prostitutė'". Ndėrsa trafikimi ėshtė njė plagė shoqėrore edhe nė Moldavi, Rumani dhe Bullgari, nė Shqipėri situata ėshtė edhe mė e rėndė. Pas gjysmė shekulli izolim stalinist, kriminelėt janė shtuar mjaft dhe policia nuk ka aspak kontroll nė kėtė pikė. Pothuajse gjysma e vajzave tė trafikuara nė rajon janė shqiptare, sipas njė raporti tė publikuar nė Korrik nga IOM dhe ICMC. Qė prej janarit tė vitit 2000, numėrohen 2241 raste trafikimi, por ekspertėt thonė se shifra e vėrtetė ėshtė shumė mė e lartė se ajo zyrtare.

    Xheni ėshtė rritur para kohe tani, pasi ėshtė mėsuar tė merret me tė gjithė llojet e burrave, por ende ka mbetur ajo vajza pa fėmijėri, qė ėndėrron prapė tė bėhet modele apo aktore telenovelash, kur tė kthehet nė Angli. "Anglia ėshtė shtėpia ime tani", thotė ajo, ndėrsa i kalon ditėt duke pritur pėr njė vizė nė dyert e konsullatės angleze nė Tiranė. "Sapo u ktheva kėtu e kuptova qė u mėrzita. Mė mungon Anglia. Mezi mė zė gjumi natėn, e kur mė zė, nis tė ėndėrroj pėr gjellė mė tė mira", thotė ajo.
    Pėrktheu: Elira Ēanga

  2. #2
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Ne raste te tilla nuk cfare te thuash , vetem psheretin thelle.
    Eshte me te vertete per te ardhur keq, kur mendon qe ka njerez qe kenaqen duke i bere keq tjetrit.
    Dhe kur mendon se sa vajza te tjera kane te njejtin fat...
    Zoti ju dhente force dhe i ndihmofte ....
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    13
    Sapo e lexova kete artikullin ne anglisht. Eshte me te vertete tragjike dhe per te qare. Por le te mos harrojme se ky nuk eshte nje rast i izoluar i Shqiperise.
    Perdhunosje a masakra te njeriut behen kudo, akoma edhe ne vende ku nuk i pret te te ndodhin. Sepse disa njerez per nje arsye ose nje tjeter nuk kane ndryshim nga kafshet dhe veprojne vetem me instikte barbare.
    Gjithsesi uroj qe nje dite te lexoj nje artikull ku te degjoj qe disa trafikant jane kapur dhe dhene nje denim te denje per ato qe bejne. Ne ka drejtesi ne kete bote, do te vij edhe ajo dite.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    ca pislliku si nuk i lsho toka ata qe bojne ashtu.
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  5. #5
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    Hehe e paska morr molli xhenin per gjell anglie. A se provoj anglin i her ajo?

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    O Ceceno ironija jote berballe fatekeqesise se kesaj vajze nuk eshte gje tjeter pervec nje cinikerije te cilen nuk duhet ta shprehesh kur te tjeret kalojne fatekeqesi te tilla.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 08:46
  2. Shqiptarja zhvesh priftin italian
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 10:14
  3. Shqiptarja lindi pesėnjak
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 08:02
  4. Boks: Shqiptarja Bellovoda, nėnkampione e Mongolisė
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 19:16
  5. Laureta Meci, shqiptarja qė po jeton ėndrrėn amerikane
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2006, 08:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •