Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Tragjedi e një familje shqiptare në Jülich të Gjermanisë

    Tragjedi e një familje shqiptare në Jülich të Gjermanisë

    8 nëntor 2003 / Agim GASHI
    Bilanci i viktimave të rënjës së zjarrit në mëngjezin e së enjëtes është tejet tragjik. Popullata shqiptare, por edhe ajo gjermane është tejet e tronditur dhe e shokuar nga lajmi se në atë mengjez të kobshëm, humbën jetën familja pesantarëshe Bunjaku nga Shkabaj i Drenasit.Kjo familje, si shumë të tjera kishin ardhur në Gjermani para pesä vitesh..
    Këtu u lindin tre fëmijët e dashur të Daut dhe Nergjivane Bunjakut ; Donjeta (5),Briloni (3) dhe Altini (2).Jetonin në qendren e qytetit të Jülichit, të lumtur e me gazin e parreshtur të fëmijëve.Dauti punonte pa ndal, njeri i qetë e i matur, por edhe i dashur për të gjithë.
    I gëzohej pa masë lumturisë familjare dhe gazit të fëmijëve, pa menduar se në mengjezin e hershëm të 6 Nëntorit do tu vie fundi i të gjithave, i jetës së tij dhe i jetës së familjes së tij që i dashti me përkushtim. Kjo dramë familjare trondit të gjithë bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Gjermani e gjetiu, ndërsa në klubin „Bashkimi Kombëtar“ në Jülich dhe në shtëpitë e shqiptarëve ka rënë zia dhe heshtja.
    Pranë shtëpisë ku banonte familja e ndjerë Bunjaku njerëz të të gjitha racave e konfesioneve me lule e qirinjë ua bëjnë nderimet e fundit. Buqeta lulesh, e qirinjë të ndezur për shpirtërat e pa fajshëm që gjetën vdekjen larg, larg vendlindjes së tyre, që aherë kur muarën rrugën e kurbetit ajo tokë shqiptare digjej flakë.
    Ndërsa pranë luleve e qirinjëve qndrojnë disa dhjetra kukulla e lodra të tjera fëmijësh, që shpirtërat e vegjël të Donjetës, Brilonit dhe Altinit të kenë me çka të merren derisa të kenë fluturuar në qiellin e bukur të mëmës Kosovë. Dhe shpitërat e Donjetës, Brilonit e Altinit bashkë me trupat e tyre të pajetë, do të qëndrojnë deri në të merkuren e ardhëshme në token dhe qiellin ku lindën dhe vdiqën pa e shijuar jetën.
    Pra atë ditë të 12 Nëntorit në ora 18-të, nga morgu i qytetit, në rrugën Haubourdin familja Bunjaku niset për në tokën ku ka vend për varre. Ajo ditë do të jetë e rëndë për mijëra bashkëatdhetarë tanë, por edhe vendas, ku në shenjë nderimi për këtë familje të pa fajshme që gjetën vdekjen nga ata të cilët nuk e donë as zotin e as nderin, do tu bëhet një përcjellje dinjitoze.


    Vallë, sa kufoma kemi derguar deri sot në atë tokë të bekuar?... Nuk dihet! Edhe sa do të dërgojmë gjithashtu nuk dihet. Ah, kurbeti i zi...! Ofshamë që nuk kapërdihet.



    Me hidherim te thelle percjellim ngushellimet tona me te thella familjes Bunjaku dhe te afermeve te tyre nga fshati Shkabaj te Gollogocit.

    Shpirti tj'u prehet ne paqe!


    Me respekt Alba !
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 08-11-2003 më 13:35
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    dipl-ing
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105

    Numri i kontos per ndihma

    Familja do te varroset ne memedhe dhe personat qe duan te japin nje ndihme modeste per te afermit e familjes Bunjaku, mund te bejne "Überweisung" ne llogarine e meposhtme:
    Konto nr. 356956
    BLZ: 39550110

    Kennwort: Sonderkonto "Grünnstrasse"

    Nje ndihme sado e vogel, sikur edhe 10 euro do te ndihmonte ne percjelljen e kufomave ne atdhe. Shpresoj ne solidaritetin e minoritetit shqiptar ne Gjermani.

    Me respekt
    Studentja
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  3. #3
    keepin it real Maska e krize04
    Anëtarësuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    81
    ...............sdi ca te them pervecse me vjen jashte zakonisht keq.............
    never give up your dreams, cos 1 day you will find out that it's all you have got left.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Une studente, neser do shkoj dhe do ti bej Überweisung 50 euro
    ne numrin e kontos qe shenove me lart.Ju ftoj te gjithve te merrni pjese nga ana financiare ne qofte se keni mundesi ,per kete familje pa fat,qe ti percillen eshtrat ne Kosove .


    Ah, kurbeti i zi...! Ofshamë që nuk kapërdihet

    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    °»¤«°mì§§¯Ðee°»¤«° Maska e ^BabY__GirL^
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    babys heart :)
    Postime
    325
    me vjen shume keq qe degjoj kete lajme,fatkeqesi per popullin shqiptar ne Itali(besoj se e keni degjuar) edhe tani prape ne gjermani...let them be in peace
    The Heart Has Reasons That Reason Cannot Know

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Fatkeqesi c`do njeri ka te miren edhe te keqen!!

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ne nje trgjedi te tille fjalet jane te teperta.
    Ngushellime.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •