Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet nė Bllog
    22

    BE: Ritmi i ngadalte i reformave, rrezikon integrimin

    Ritėm i ngadaltė i reformave nė Shqipėri

    Ekspertė tė BE-sė paralajmėruan se ritmi i ngadaltė i reformave nė Shqipėri rrezikon negociatat pėr marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit.

    BE ka paralajmėruar Shqipėrinė pėr ritėm tė ngadaltė tė reformave

    Ky paralajmerim u bė nė pėrfundim tė bisedimeve tri ditore mes tė dėrguarve tė BE-sė dhe autoriteteve shqiptare, tė cilave iu kėrkua tė ndėrmarrin veprime tė menjėhershme pėr tė ndrequr tė metat e konstatuara.

    Negociatat e Shqipėrisė me BE-nė janė hapur nė janar tė ketij viti, por ēėshtjet e brendshme politike, thotė korrespondenti i BBC-sė nė Tiranė, duket se e kanė ulur vėmendjen e autoriteteve shqiptare ndaj rekomandimeve tė BE-sė.

    Shqetėsimi u shpreh qartė nė njoftimin pėr shtyp tė delegacionit tė komisionit evropian nė Tiranė, nė pėrfundim tė raundit tė tretė tė negociatave pėr marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit, tė cilat u mbajtėn nė qytetin e Durrėsit.

    Kryenegociatori i BE-sė, Reinhard Priebe, u shpreh se ritmi i reformave nė kėtė vend ėshtė tejet i ngadaltė dhe se qeveria duhet tė marrė nė konsideratė pėrshpejtimin e procesit tė reformave.

    Nė njoftimin pėr shtyp tė palės evropiane thuhet se ritmi i ngadaltė i reformave rrezikon negociatat pėr marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe se BE i kėrkon autoriteteve shqiptare qė tė ndėrmarrin veprime tė menjėhershme pėr tė ndrequr tė metat e identifikuara nga raporti i procesit tė Stabilizim-Asociimit.

    Po aty thuhet se fishat qė pėrbėjnė njė shqetėsim tė veēantė mbeten lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, funksionimi i institucioneve demokratike, zbatimi i ligjit dhe stabiliteti nė administratė, sidomos nė fushėn e doganave.

    Bashkėbiseduesja kryesore e palės shqiptare, zėvendėskryeministrja Ermelinda Meksi, tha se Shqipėria i mirėpret sugjerimet e pėrmendura:

    "Ne mirėpresim tė gjitha vėrejtjet dhe sugjerimet qė na bėhen pikėrisht pėr tė pėrmirėsuar ato kapacitete qė do tė mundėsojnė implementimin e angazhimeve nė kuadrin e kėsaj marrėveshje,"tha zonja Meksi.

    Pėr negociatorėt e BE-sė rruga e vetme e pėr ta sjellė Shqipėrinė mė afėr standardeve dhe integrimit evropian ėshtė ajo se procesi i reformave duhet tė drejtohet nga njė vullnet dhe vendosmėri politike e qartė, deklaroi pėrfaqėsuesi i BE-dė, Reinhard Priebe.

    Negociatat e Shqipėrisė me BE janė hapur nė fillim tė vitit dhe asnjėherė nuk ėshtė thėnė apo bėrė e qartė se sa do tė zgjasin ato pėr tė mbėrritur te nėnshkrimi i marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit.

    Vėzhguesit vėnė re se autoritetet shqiptare kanė shpenzuar shumė kohė dhe energji me problemet e brendshme politike, ku vend tė veēantė kanė zėnė grindjet dhe lufta brenda PS nė pushtet.

    Madje ky pėrfundim ėshtė shprehur edhe tė premten nga pala evropiane, e pakėnaqur me mosplotėsimin e rekomandimeve tė pėrsėritura pėr muaj me radhė drejtuar qeverisė shqiptare.

    "Procesi i reformave duhet tė drejtohet nga njė vullnet dhe vendosmėri politike e qartė pėr ta sjellė Shqipėrinė mė afėr standardeve dhe integrimit evropian," tha pėrfaqėsuesi i BE-dė, Reinhard Priebe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    E si te shpejtohet procesi reformave kur Sala rri meno gjith diten si ti fusi qeveris shkopinj nen rrota dhe kur shprehja me e pelqyer e PD eshte 'te sheshi, te sheshi'....

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Pas perfundimit te raundit te trete te bisedimeve mes Tiranes dhe Brukselit, Bashkimi Evropian kritikon ashper qeverine shqiptare per ritmin e ngadalte te reformave dhe fokusimin ne ceshtjet teresisht te brendshme politike. Pikat problematike: Lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, funksionimi i institucioneve demokratike, zbatimi i duhur i legjislacionit dhe stabiliteti ne administrate, vecanerisht ne dogana

    Valbona Mehmeti

    Bashkimi Evropian paralajmeroi Shqiperine se ritmi i ngadalte i reformave rrezikon negociatat per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne mbyllje te raundit te trete te negociatave mes Tiranes dhe Brukselit, BE ka lene menjane diplomacine per te shprehur pakenaqesine per ecurine e Shqiperise. "BE shpreh shqetesimin e saj ne rritje per ritmin e ngadalte te reformave ne Shqiperi. Ajo paralajmeron se ky ritem i ngadalte i reformave rrezikon negociatat per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe iu kerkon autoriteteve shqiptare te ndermarrin veprime te menjehershme per te ndrequr te metat e identifikuara nga raporti i Procesit te Stabilizim-Asociimit dhe mbledhjet e Task Forces Konsultative", thuhet ne vleresimet e delegacionit te Komisionit Evropian per Ballkanin Perendimor, te kryesuar nga Reinhard Priebe. Deklarata e leshuar dje, pas mbylljes se Raundit te trete te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, vazhdon duke theksuar se fushat qe perbejne nje shqetesim te vecante mbeten lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, funksionimi i institucioneve demokratike, zbatimi i duhur i legjislacionit dhe stabiliteti ne administrate, vecanerisht ne fushen e doganave. Ne te njejten kohe, zyrtaret e mberritur nga Brukseli dhe qe per tre dite biseduan me palen shqiptare te udhehequr nga zv/kryeministrja Meksi, u shprehen se "fokusimi ne ceshtjet teresisht te brendshme politike duket se ka terhequr edhe nje here vemendjen dhe energjite nga ndjekja e rekomandimeve te bera per kaq muaj me radhe nga ana e BE-se". Gjithashtu, Bashkimi Evropian vleresoi se "pa vemendje te plote ne reforma, nuk do te jete e mundshme te perballohen ne menyre te suksesshme sfidat e rendesishme te se ardhmes".

    Nderkohe, deklarata zyrtare e Ermelinda Meksit, zv/kryeministre dhe ministre e Shtetit per Integrimin, duke njohur sadopak ritmin e ulet te reformave, krahasuar me ate qe pritej nga BE-ja, theksonte se "po punohet kunder boshlleqeve institucionale, ligjore proceduriale per te cilat qeveria shqiptare angazhohet se do te kete permiresime".

    Marreveshjet e negociuara

    Me date 5 nentor, ne Tirane, Shqiperia dhe BE-ja arriten te binin dakort mbi "marreveshjen e ripranimit". Ne baze te kesaj marreveshje, vendi yne eshte i detyruar te pranoje shtetasit tane qe qendrojne ne vendet e BE-se pa dokumenta te rregullta. Kjo marreveshje pritet te firmoset ne Bruksel gjate muajit te ardhshem. Nderkohe, me date 6 nentor, ne Durres u diskutua mbi "liberalizimin e tregut tone per prodhimet evropiane te bujqesise dhe peshkimit". Kjo marreveshje nuk u perfundua plotesisht, pasi, ne kuadrin e liberalizimit te tregut, pala shqiptare kishte shprehur kundershtime per uljen e tarifave te importit per mallrat bujqesore. Sipas Meksit, me uljen e tarifave "demtohet ndjeshem buxheti i shtetit". Nderkohe, Priebe deklaroi se "negociatat per kete fushe do te vazhdojne ne takimet e ardhshme". Por, u ra dakort qe importet e hekurit dhe celikut te liberalizohen. Shqiperia dhe BE diskutuan edhe per 1 % te takses mbi importin, gje qe ishte ngritur si ceshtje nga BE edhe ne takimet e meeparshme. Qeveria shqiptare ka rene dakort per heqjen e kesaj takse qe kishte si synim financimin e ndertimit te rruges Durres-Kukes.

    Ne kete menyre, pa progresin e pritshem, eshte mbyllur Raundi i 3-te i negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me BE-ne. Te nisur ne janar 2003, negociatat mes Shqiperise dhe BE tashme ndoshta ndodhen ne piken me delikate te tyre, ndersa Tirana duket me e shqetesuar per problemet e brendshme politike se sa per kryerjen e reformave te kerkuara.

    Pikat e kritikuara

    Lufta ndaj krimit te organizuara

    Lufta ndaj korrupsionit

    Funksionimi i institucioneve demokratike

    Zbatimi i duhur i legjislacionit

    Stabiliteti ne administrate

    Stabiliteti ne dogana

    Fokusimi ne politiken e brendshme

    Moszbatimi i rekomandimeve

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ritmi i ngadalte i reformave ne Shqiperi rrezikon negociatat per Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit, eshte shprehur nje dite me pare ne perfundim te raundit te trete te negociatave, kryekomisioneri europian, Rienhard Priebe. Fushat qe perbejne nje shqetesim te vecante mbeten lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, funksionimi i institucioneve demokratike, zbatimi i duhur i legjislacionit dhe stabiliteti ne administrate, vecanarisht ne fushen e doganave. Ata gjithashtu jane shprehur se, fokusimi ne ceshtjet tereisht te brendshme, duket se ka terhequr edhe njehere vemendjen dhe energjite nga ndjekja e rekomandimeve te bera muaj me rradhe nga BE.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet nė Bllog
    22
    Komisioni Evropian: Paralajmėrim pėr qeverinė shqiptare

    Erisa Zykaj
    korrespondente nga Brukseli

    S'ka datė pėr vazhdimin e negociatave

    Ecuria e dobėt e qeverisė shqiptare nė proēesin e asocimit dhe stabilizimit ka rritur pakėnaqėsinė e Komisionit Evropian nė atė masė, saqė pėrfundimi i takimit nė Tiranė ėshtė pėrcjellur si njė skenar i pezullimit tė negociatave. "Nė radhė tė parė dua tė sqaroj, se ne nuk i kemi ndėrprerė negociatat me Shqipėrinė. Por, qėndrimi ynė i kėsaj radhe flet hapur pėr njė papajtueshmėri tė dukshme tonėn kundrejt zhvillimit tė reformave nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye ne kemi vendosur tė japim njė paralajmėrim pėr qeverinė shqiptare" ka deklaruar Emma Udwin pėr gazetėn "TEMA", e cila ka funksionin e zėdhėnėses sė komisarit pėr marrėdhėniet me jashtė Chris Patten. Ajo ka sqaruar, se paralajmėrimi ka tė bėjė me faktin, se nuk ėshtė e mundur tė ecet mė pėrpara nė kėtė mėnyrė dhe se qeveria shqiptare duhet medoemos tė marrė situatėn nė dorė.

    Pyetjes sė gazetės "TEMA", se ē'masa mund tė merren nga Komisioni Evropian, nėse qeveria shqiptare nuk bėn kthesėn qė pritet, Emma Udwin i ėshtė pėrgjigjur: "Nuk ėshtė e mundur qė qeveria shqiptare tė mos pėrpiqet, pasi e vetmja qė do tė humbė nė kėtė rast do tė jetė Shqipėria, do tė jetė populli shqiptar. Kėshtu qė ėshtė nė interesin tuaj, qė tė ndryshoni ritmin e reformave qė kėrkohen e kryesisht ato qė kanė tė bėjnė me luftėn ndaj krimit tė organizuar, korrupsionit, me pėrmirėsimin e sistemit gjyqėsor, tė administratės shqiptare, apo me doganat". Nėpėrmjet kėtij prononcimi, zėdhėnėsja e komisarit Patten ka kėrkuar qė tė sqarojė, se edhe pse nuk do tė ketė ndėrprerje tė negociatave, ritmi aktual me tė cilin zhvillohen ato, mund tė ēojė nė bisedime tė pafundme tė padobishme, duke mos arritur asnjėherė nė njė rezultat konkret. Ėshtė pikėrisht kjo arsye qė ka shkaktuar edhe nervozizmin e negociuesve tė Komisionit Evropian, tė cilėt me qėndrimin e tyre bėjnė tė nėnkuptohet, se zvarritja qė shfaqet ėshtė kohė e humbur. "E kam pėrsėritur disa herė, qė nuk ėshtė fare e mjaftueshme qė nė pėrfundim tė negociatave tė kemi rėnė dakord vetėm mbi tekstin e marrėveshjes sė asocimit dhe stabilizimit, nėse qeveria shqiptare nuk ėshtė nė gjendje tė tregojė, se ajo mund ta zbatojė kėtė tekst. Pra nuk ka kuptim tė kesh nė dorė njė dokument, po nuk dite ta pėrdorėsh kėtė dokument" ka thėnė Emma Udwin.

    Por, ndonėse pėrfaqėsuesit e Komisionit nuk e pranojnė zyrtarisht edhe aktin e pezullimit, ata vazhdojnė tė mos japin njė datė pėr raundin e ardhshėm tė negociatave. "Ne nuk kemi datė" ka thėnė nė mėnyrė tė prerė dhe konēize Emma Udwin, e cila ėshtė konsultuar mė parė me delegacionin qė ka qenė nė Tiranė. Ajo nuk ka pranuar tė komentojė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kėtė fakt, duke bėrė tė kuptohet se ėshtė njė formė e hapur presioni i Bashkimit Evropian kundrejt palės shqiptare.

    Pėr mė tepėr, nga eksperienca e mėparshme e metodės sė punės sė delegacionit tė Komisionit Evropian qė negocion me Shqipėrinė, ėshtė komunikuar vazhdimisht pa hezitim data e takimeve qė vijojnė. E pyetur nga gazeta "TEMA", se nėse do tė ketė njė takim tė mundshėm para fundit tė vitit, duke patur parasysh se kanė mbetur vetėm njė muaj e gjysėm kohė, zėdhėnėsja Emma Udwin ka dhėnė tė njėjtėn pėrgjigjje: "Ne nuk kemi datė". Vetėm njė reagim i shpejtė konkret i qeverisė shqiptare rreth pakėnaqėsive tė shprehura nga negociatorėt e Komisionit Evropian, do tė mund tė ndryshonin situatėn.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet nė Bllog
    22
    Ekskluzive pėr "TemA", ambasadori i Komisionit Europian nė Tiranė, zoti Lutz Saltzmann

    Qeveri-KQZ, krizat mė tė rėnda

    "Mė shqetėsuese kanė qenė listat e votuesve; ne u kemi thėnė autoriteteve shqiptare tė kenė kujdes dhe ato nuk e pėrmbushėn kėtė detyrim. Shumė probleme janė krijuar nė dy nga qytetet mė tė mėdha tė vendit, nė Tiranė dhe nė Durrės, madje edhe sot e kėsaj dite KQZ nuk ka njė rezultat pėr zgjedhjet nė Tiranė. Situata paszgjedhore kur kalojnė ditė tė tėra dhe nuk jepen rezultate, janė shumė tė rėnda... Ne mendojmė se pėrgjegjėsit e kėtyre parregullsive me listat zgjedhore, me anėtarė tė papėrgjegjshėm nė qendrat e votimit, duhet tė ndėshkohen ligjėrisht"...

    Ambasadori i misionit tė Komisionit Europian nė Tiranė, nė njė intervistė ekskluzive pėr "TemA" ka ripėrsėritur shqetėsimet qė ka KE dhe faktori ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė dhe polikanėt shqiptarė. Ambasadori ka shprehur shqetėsim qė reformat kanė mbetur nė vend. Zgjatja e krizės qeveritare do tė sjellė vonesa nė integrimet euro-atlantike tė Shqipėrisė.

    Zoti ambasador, ndryshe nga ē'pritej prej shqiptarėve, raundi i tretė i negociatave mes KE-sė dhe Shqipėrisė ka risjellė zhgėnjim. Madje, siē nuk ka ndodhur me asnjė shtet tė ngjashėm me Shqipėrinė, ėshtė vėnė nė dyshim edhe njė afat i pėrafėrt. Si i shpjegoni kėto vonesa shqiptare?

    Sipas mendimit tim disa raportime dhe analiza tė shtypit kanė qenė mė tepėr negative nga ato se ēfarė u arrit vėrtet nė raundin e tretė tė negociatave mes Shqipėrisė dhe Komisionit Europian. Kryetari i delegacionit Europian zoti Priebe e bėri fare tė qartė se nuk kishte arsye qė tė shtyheshin negociatat. Ėshtė e vėrtetė qė ka pasur kritika tė rrepta, veēanėrisht pėr kryerjen e reformave, apo pėr mbetjen e tyre pėrgjysmė, ka patur kritika pėr mosfunksionimin sa duhet tė organeve tė drejtėsisė, pėr pafuqinė e prokurorisė, pėr luftėn politike jokonstruktive, por nuk janė mohuar edhe progreset e shėnuara nė disa drejtime.

    Ēfarė natyre kishin kėto negociata dhe ēfarė vlerėsoni si tė suksesshme?

    Dua tė ripohoj se kėto negociata ishin tė nivelit politik, pra tė rangut zyrtar ēka duket edhe nga niveli i pėrfaqėsimit mes strukturave mė tė larta shqiptare dhe zyrtarėve tė lartė tė KE, tė pėrfaqėsura nga zoti Priebe. Siē mund ta dini, ka edhe negociata teknike qė kanė njė nivel mė tė ulėt pėrfaqėsimi nga tė dyja palėt. Nė kuadrin e negociatave pėr marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit ne vlerėsojmė nėnshkrimin e marrėveshjes sė ripranimit (qė kemi pasur rezistencė nė vende tė tjera), atė tė bujqėsisė dhe peshkimit, tė marrėveshjeve me OBT-nė, pėr kuotat mbi industrinė e hekurit dhe ēelikut. Nė kėtė pjesė tė negociatave, ne veēojmė dhe pėrshėndesim nėnshkrimin e marrėveshjes sė ripranimit; pėr kėtė ne do tė ftojmė zonjėn Meksi nė Bruksel. Marrėveshja ėshtė pėrshėndetur nga zyrtarėt mė tė lartė tė Komisionit Europian. Hapa pėrpara kemi bėrė edhe pėr tregtinė, pėr bujqėsinė dhe produktet e peshkimit. Kemi rėnė gjithashtu dakord pėr njė numėr nenesh ku nga pala shqiptare u premtua se do tė zbatoheshin angazhimet e marra. Problemi i vetėm dhe ku ne shprehėm shqetėsim ka qenė taksa mbi importet qė do tė shėrbejė pėr financimin e rrugės Durrės-Kukės si dhe pėr birrėn e importuar. Nė tė dy rastet qeveria shqiptare kishte vepruar nė mėnyrė tė njėanshme dhe duke thyer rregullat me Bashkimin Europian. Jemi informuar zyrtarisht prej qeverisė shqiptare se taksa pėr rrugėn ėshtė hequr, ndėrsa po bėhen pėrpjekje pėr tė zgjidhur edhe taksėn ndaj birrės sė importuar.

    Detyra mė specifike janė natyrisht pėr qeverinė shqiptare; ku i shikoni defektet mė tė mėdha te qeveria aktuale?

    Kritikat tona edhe gjatė raundit tė tretė tė negociatatve janė qenė dhe janė nė fushėn e reformave, nė ndėrprerjen e tyre dhe sidomos nė zbatimin e detyrimeve qė ka pala shqiptare me tė gjitha institucionet e saj. Ne shohim pengesa nė disa fusha. Ne vlerėsojmė punėn e zonjės Meksi dhe tė stafit tė saj, por nuk janė ata qė vendosin, janė politikanėt shqiptarė qė duhet tė ndihen mė tė pėrgjegjshėm. Ne vlerėsojmė punėn e disa stafeve teknike, disa ligje qė kanė kaluar nė Kuvend qė pėrafrojnė legjislacionin shqiptar me atė europian, uljen e trafikimit tė qenieve njerėzore, Kodin elektoral, ligjin pėr kthimin e pronave, ligjin pėr privatizimet. Por kritikat tona janė pėr anėn zbatuese tė ligjeve, pėr shkallėn e pakėt mosndėshkuese dhe pėr akumulimin e disa problemeve qė ende nuk marrin zgjidhje. KE ėshtė i shqetėsuar pėr gjendjen e brendshme nė Shqipėri dhe u kėrkojnė politikanėve qė tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi. Janė kapur shumė raste tė abuzimit apo tė thyerjes sė ligjit dhe ndodh qė ato nuk ēohen nė prokurori. Prokuroria, nga ana e vet, disa raste i ēon nė gjykatė dhe disa nuk i ēon. Gjykata, gjithashtu disa raste i ndėshkon, disa i lė tė lirė. Mbajtja gjallė e kėtij rrethi nuk mund tė tolerohet.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Megjithėse kanė pasur njė shije tė hidhur negociatat pėr raundin e tretė, dy titullarė qeverie, Meksi dhe Klosi, janė justifikuar me koston qė duhet tė paguajnė shqiptarėt dhe jo me pėrgjegjėsitė e tyre; konsiderata juaj?

    Nuk jam fort nė dijeni se pėr ēfarė kostoje njerėzore ka folur zonja Ermelinda Meksi dhe zoti Klosi, por duhet pranuar se shqiptarėt do tė paguajnė njė lloj kostoje, sepse do tė kalojnė nga njė treg i mbyllur nė njė treg tė hapur, do tė jenė nė konkurrencė tė lirė. Prodhimet shqiptare tashmė do tė kenė tė tjera tregje, tė cilat kanė vėshtirėsitė e veta, por kanė edhe pėrparėsi. Marrėveshja e ripranimit krijon njė lloj kosto pėr Shqipėrinė, por ne po ndihmojmė dhe do tė ndihmojmė qė tė zbutet kjo kosto. Edhe pėr tregun e hapur do tė kėrkohet qė tė ngrihen standardet, qė prodhimet tė jenė sa mė konkurruese me parametrat qė kanė prodhimet e huaja.

    A ka diferenca apo moskuptime mes aspektit politik dhe aspekteve tė tjera pėr marrėveshjen e Asociim-Stabilizmit?

    Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit qė KE ka nėnshkruar me vende tė tjera dhe qė po e kryen edhe me Shqipėrinė, i ka tė gėrshetuara aspektet politike me ato ekonomike. S'mund tė ketė progres nė fushėn ekonomike dhe nė aspekte tė tjera, pa pasur njė vullnet politik dhe pa u ndier disponibiliteti i kastės politike. Prandaj ne kėrkojmė qė klasa politike, politikanėt shqiptarė, institucionet e tij, tė marrin pėrgjegjėsitė respektive. Kriza aktuale politike ende nuk krijon ndonjė problem nė raportet e Komisionit Europian me Shqipėrinė, kjo ndodh edhe te ne, sepse dihet qė nė njė kohė tė shkurtėr do tė zgjidhet kjo krizė. Pra, nėse zgjatet kriza e qeverisė, kjo do tė krijojė vėshtirėsi pėr palėn shqiptare dhe pėr vetė shqiptarėt. Nė kėtė mėnyrė reformat do tė mbeten pėrgjysmė dhe pushtetet do tė jenė tė pafuqishėm nė kryerjen e detyrave tė tyre.

    Njė marrėveshje e Tiranės me Uashingtonin duket se ka sjellė probleme, herė tė dukshme dhe herė mė pak tė tilla, mes Shqipėrisė dhe KE-sė; opinioni juaj?

    Nė momentin qė u nėnshkrua marrėveshja mes Shqipėrisė dhe Uashingtonit, nė lidhje me gjykatėn e Hagės, pati njė problem nė raportet e Tiranės me Brukselin dhe ne e shprehėm atėherė shqetėsimin tonė. Tashmė nuk pėrbėn mė asnjė problem. Edhe europianėt, edhe amerikanėt janė nė tė njėjtat pozicione pėr integrimet e Shqipėrisė, pėr plotėsimin e detyrimeve nė kuadrin e marrėveshjes sė Asociim-Stabilizimit, pėr t'u pėrfshirė nė familjen europiane dhe nė NATO. Brukseli dhe Uashingtoni janė nė koordinim dhe bashkėpunim tė vazhdueshėm qė Shqipėria tė njohė progrese tė mėtejshme.

    Klasa politike sapo ka dalė nga njė test zgjedhjesh tė pushtetit vendor qė, megjithė pėrmirėsimet, kanė risjellė sėrish shqetėsime. Cili ėshtė vlerėsimi i KE-sė pėr to?

    Zgjedhjet administrative tė 12 tetorit 2003 kanė pasur anė pozitive, por edhe shumė parregullsi. Atmosfera e qetė parazgjedhore, roli i paanshėm i policisė nė ditėn e zgjedhjeve, Kodi i ri Elektoral, fushata e partive politike - ishin disa nga anėt pozitive tė kėtij procesi. Por ka patur edhe probleme. Mė shqetėsuese kanė qenė listat e votuesve; ne u kemi thėnė autoriteteve shqiptare tė kenė kujdes dhe ato nuk e pėrmbushėn kėtė detyrim. Shumė probleme janė krijuar nė dy nga qytetet mė tė mėdha tė vendit, nė Tiranė dhe nė Durrės, madje edhe sot e kėsaj dite KQZ nuk ka njė rezultat pėr zgjedhjet nė Tiranė. Situata paszgjedhore kur kalojnė ditė tė tėra dhe nuk jepen rezultate, janė shumė tė rėnda. Ne mendojmė se KQZ duhet tė ndjejė mė shumė pėrgjegjėsi dhe tė veprojė mė shpejt. Ne mendojmė se pėrgjegjėsit e kėtyre parregullsive me listat zgjedhore, me anėtarė tė papėrgjegjshėm nė qendrat e votimit, duhet tė ndėshkohen ligjėrisht.

    Pėrherė e mė tepėr janė shtuar zėrat pėr zgjedhje tė parakohshme parlamentare; opinioni juaj?

    Unė mendoj se pėrpara zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare ka ende shumė pėr tė bėrė, sidomos nė plotėsimin e infrastrukturės zgjedhore. Nuk mund tė shkohet shumė shpejt nė zgjedhje pa patur lista tė rregullta zgjedhore, pa riparuar defektet qė janė parė nė zgjedhjet e mėparshme dhe nė ato tė fundit pėr pushtetin lokal. Zgjedhjet e papėrgatitura mirė dhe tė parakohshme sjellin edhe vonesa nė aspekte tė tjera.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet nė Bllog
    22
    Drejtori i Drejtorisė sė Ballkanit nė Komisionin Evropian, Reinhard Priebe, flet pėr krizėn shqiptare

    Priebe: Kriza qeveritare e patolerueshme

    "Nė Himarė ne kishim vėzhguesin tonė, i cili numėroi 70 vetė gjithėsej qė votuan, ndėrsa rezultati doli 240 vota pėr Partinė Socialiste. Nė njė vend ku ndėrrohen pesė drejtorė doganash brenda vitit, duhen shumė arsye tė forta pėr tė tė bindur se nuk ka probleme," theksoi Priebe

    Drejtori i Drejtorisė sė Ballkanit nė Komisionin Evropian, Reinhard Priebe, u bėri thirrje autoriteteve zyrtare nė Tiranė tė zgjidhin sa mė shpejt krizėn e qeverisė duke plotėsuar dy vendet bosh nė kabinet dhe tė shikojnė seriozisht problemet e krijuara nga zgjedhjet e fundit lokale. Gjatė takimit me njė grup gazetarėsh nga Ballkani, Priebe tha se zgjedhjet lokale nė Shqipėri paraqitėn probleme serioze nė disa aspekte. Sė pari ai theksoi se qeveria kishte kohėn e duhur pėr tė bėrė plotėsimet nė Kodin Zgjedhor, por nuk i bėri ato. Sė dyti, ai theksoi se problemi i listave ishte i rėndė dhe ėshtė njė pėrgjegjėsi e qeverisė. Nė njė vend qė nuk ka njė listė tė saktė tė qytetarėve tė vet, nuk mund tė bėhen zgjedhje," tha Priebe.

    Sė treti, ai ngriti problemin e nivelit profesional tė komisionerėve dhe politizimin e tyre, gjė e cila sipas tij ēoi nė keqadministrim tė procesit. Sė fundi, ai theksoi problemin e manipulimit nė procesin zgjedhor. Nė Himarė tha ai ne kishim vėzhguesin tonė, i cili numėroi 70 vetė gjithėsej qė votuan, ndėrsa rezultati doli 240 vota pėr Partinė Socialiste.

    Duke folur pėr krizėn e qeverisė, Priebe tha se kriza ėshtė bėrė e patolerueshme. Ministrat duhet tė verifikohen nė parlament tha ai. "Ju thoni krizė qeveritare, Berisha thotė krizė kushtetuese, dikush tjetėr thotė krizė normale. Kjo ėshtė krizė, janė vende bosh dhe duhen verifikuar nga parlamenti" tha ai. Mė tej ai theksoi se institucionet nė Shqipėri janė ende tė dobėta dhe nuk kanė shėnuar hapa pėrpara. Nė njė vend ku ndėrrohen pesė drejtorė doganash brenda vitit, duhen shumė arsye tė forta pėr tė tė bindur se nuk ka probleme, pėrfundoi ai duke vizatuar situatėn politike nė Shqipėri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet nė Bllog
    22
    BE: Kritika pėr reformat dhe zgjedhjet nė Shqipėri

    Erisa Zykaj
    korrespondente nga Brukseli

    Vetėm tri ditė para samitit evropian qė mbyll presidencėn italiane, ministrat e jashtėm tė Bashkimit Evropian kanė ftuar ministrat e jashtėm tė Ballkanit pėr tė diskutuar rreth stabilitetit tė rajonit. Nė kėtė takim Shqipėria pėrfaqėsohet me zėvendėsministrin e jashtėm shqiptar, Luan Hajdaraga, ndėrsa Kosovėn e pėrfaqėson kryeministri i saj Bajram Rexhepi. Kėshilli i ministrave tė Bashkimit Evropian ka pėrfshirė nė rendin e tij tė ditės tė sotme diskutimet me ēdo vend tė Ballkanit. Pėr mė tepėr, ministrat do tė pėrqendrohen nė probleme specifike tė secilit vend.

    Kėshtu, pėr Shqipėrinė tema kryesore rreth tė cilės do tė fokusohen bisedimet ka tė bėjė me ritmin e ngadaltė tė reformave tė pėrgjithshme nė kuadrin e negociatave pėr marrėveshjen e asocimit dhe stabilizimit, ashtu si dhe tė problemeve qė janė ndeshur gjatė zhvillimit tė zgjedhjeve lokale tė fundit nė Shqipėri. Kėtė radhė pritet qė ministrat tė shprehin hapur qėndrimin kritik ndaj kėtyre dy ēėshtjeve tė mėsipėrme. Ndėrsa pėr Kosovėn do tė diskutohet mė shumė rreth ritmit tė reformave ekonomike, tė cilat janė aktualisht tė rėndėsishme pėr Bashkimin Evropian, pasi synohet siē ėshtė bėrė e ditur tashmė arritja e standardeve evropiane midis tė tjerash edhe nė fushėn ekonomike.

    Nė takim, do tė marrė pjesė edhe koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard Busek. Ky i fundit ka shprehur sė fundi hapur problemet qė qėndrojnė nė lidhje me vėshtirėsinė e investimeve nė Kosovė, si rrjedhim i pengesave qė nxirren nga qeveria serbe, ashtu si dhe pėrqėndrimit tė tepėrt tė qeverisė sė Kosovės rreth problemit tė statusit. Pritet qė nga mbledhja tė jepet njė mesazh i fortė nė lidhje me prezantimin nga ana e qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK-ut tė projekteve konkrete qė nevojiten nė fushėn ekonomike nė Kosovė. Gjithsesi, koordinatori i Paktit tė Stabilitetit, do tė marrė pjesė nė mbledhje edhe pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian pėr njė bazė tė re ligjore nė lidhje me financimin e projekteve tė Paktit tė Stabilitetit. Ministrat e jashtėm do tė diskutojnė edhe rreth konkluzioneve tė takimit tė ministrave tė brendshėm tė BE me homologėt e Ballkanit qė u zhvilluar nė 28 nėntor. Gazeta "TemA" ju kujton, se ky takim ėshtė pėrqendruar nė rėndėsinė e luftės sė pėrbashkėt ndaj krimit tė organizuar, trafikut tė drogės dhe mbrojtjes sė kufijve. Ministrat e brendshėm janė treguar shumė kėrkues ndaj vendeve tė Ballkanit, duke thėnė se kredibiliteti i angazhimeve tė vendeve tė rajonit do tė duket vetėm nėse vendet e Ballkanit do tė ofrojnė rezultate konkrete nė drejtim tė luftės ndaj krimit tė organizuar. Ministrat janė pėrqendruar tashmė nė faktin se vendet e rajonit duhet tė bashkėpunojnė nė mėnyrė mė konstruktive, duke servirur tė dhėna apo statistika mbi veprimtarinė kriminale tė ēdo vendi. Madje komisari evropian Antonio Vitorino ka thėnė, se legjislacioni i mbrojtjes sė kėtyre tė dhėnave duhet medoemos tė aprovohet nga shtetet. E reja kryesore qė ka sjellė takimi ka tė bėjė me nevojėn e nėnshkrimit tė marrėveshjeve bilaterale midis Europolit dhe vendeve tė Ballkanit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Projekt-drafti i rezolutės sė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave pėr Shqipėrinė

    "Kėshilli i ministrave tė jashtėm tė Bashkimit Evropian rikujton se ekzistenca e njė klime politike konstruktive dhe njė politike tė qėndrueshme pėr reformat, mbeten faktorėt kyē pėr progresin e Shqipėrisė nė procesin e asocimit dhe stabilizimit drejt integrimit nė Bashkimin evropian.

    Ministrat e jashtėm shprehin shqetėsim pėr ritmin e ngadaltė tė reformave. Ata i bėjnė thirrje qeverisė shqiptare qė tė rrisė pėrpjekjet veēanėrisht nė drejtim tė luftės ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, sigurimit tė funksionimit tė duhur tė institucioneve demokratike dhe tė administratės dhe zbatimin e legjislacionit.

    Duke parė zhvillimet e zgjedhjeve lokale nė 12 tetor dhe nė 16 nėntor tė 2003, ministrat e jashtėm kujtojnė se zhvillimi i zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme ėshtė pjesė e procesit qė afron Shqipėrinė me Bashkimin Evropian.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    marre nga Gazeta 55

    Bruksel: Dėshtojnė zgjedhjet dhe reformat

    Kris Paten: Nė Shqipėri kanė ngecur reformat; zgjedhjet, me mangėsi tė konsiderueshme

    Kryekomisioneri pėr politikė tė jashtme i Bashkimit Evropian, Kris Paten, paralajmėroi autoritetet zyrtare nė Tiranė, pėr bllokimin e reformave pėr shkak tė ritmit tė ngadalėsuar, si dhe pėr problemet qė do t'i sjellin Shqipėrise mangėsitė e konsiderueshme nė zgjedhjet e fundit lokale. Nė njė takim me njė grup gazetarėsh tė njohur tė vendeve te Ballkanit Perėndimor, Kris Paten theksoi se qeveria shqiptare i ka harxhuar shumė energji dhe kohė Bashkimit Evropian. Ai theksoi se qeveria dėshtoi para njė viti nė nėnshkrimin e njė marrėveshjeje me BE, nė kushte normale, pėr shkak tė krizės qeveritare. "Ne nėnshkruam me Tiranėn njė marrėveshje me kushte, duke pasur shumė dyshime," tha Paten, duke bashkėbiseduar me gazetarėt shqiptarė. Ne ngritėm njė Task Force, e cila do tė monitoronte zhvillimet dhe reformat, tė cilat ishin tė detyrueshme nė fushėn e luftės kundėr krimit tė organizuar, kundėr trafikut tė qenieve njerėzore, reformės eletorale dhe mbajtjen e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme, si dhe krijimin dhe funksionimin e institucioneve te forta dhe tė qėndrueshme demokratike. Paten tha se kėto zhvillime nuk ecėn nė rrugė e duhur dhe tashmė, qeveria shqiptare ėshtė duke na vonuar pėrsėri.

    I pyetur pėr zgjedhjet e fundit dhe, nėse ato e kaluan provėn, Paten tha se ato kishin probleme tė konsiderueshme. Ai theksoi se qeveria reflektoi pozitivisht pėr parregullsitė e Himarės, por problemi i parregullsive nė zgjedhje, mbetet.

    Paten i bėri kėto komente, gjatė bisedės me njė grup gazetarėsh tė njohur tė Ballkanit nė kuadrin e nje bilanci mbi plotėsimin e detyrimeve tė vėna nga Samiti i Selanikut. Nė paraqitjen e tij, binte nė sy fakti se vetėm Shqipėria ishte vendi me probleme mė tė mėdha dhe qė nuk u pėrmend nė asnjė kontekst pozitiv. .

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  2. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •