Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 127
  1. #101
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    2 Dhjetor

    Fry moj ere, fry! Fry dhe me vete me mbeshtille dhe mua. Lart me ngri si nje flet peme ...lart lart deri ne qiellin e kalter...dhe pastaj....pastaj, me ngadal me lesho mbi ujin e paster, mbi ujin e qet, mbi ujin e kendshem. Aty dua te qendroi dhe te degjoj bilbilin duke kenduar ne maj te pemes nga e cila vjen fleta qe lundron mbi ate uje. Nje melodi qe tingullon brenda zemres ne mes te asaj qetesis se paster...vetem ate dua te degjoj

  2. #102
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    3 dhjetor...
    Qe dy ore po e vras mendjen. Kjo date me thote dicka. Ne kete date, ketu e shume vite me pare, do te kete ndodhur dicka e rendesishme. Kjo date me eshte ngulitur ne koke...Vazhdoj te kembenguli per t'a zbuluar!
    Sa do te deshiroja qe ky lajm te ngjaj ne mengjesin e sotem plot diell
    Deri te Molla e Kuqe!

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-11-2003
    Vendndodhja
    roma
    Postime
    13
    Shume te faleminderit "Io e Te". Eshte e vertete qe shume njerez i kana kaluar gjera te tilla, por kur te vjen momenti yt e kupton ē'd.m.th. Tregojne nje histori per Nastradinin. Kishte thyer kemben i shkreti dhe nje shok e pyet: Te erdhen njerez te te shohin Nastradin? Po, thote i shkreti, te gjithe ata qe kane thyer kemben!
    Ajo dite ishte tmerresisht e trishtueshme, sot nuk ndjehem aq keq. Te falenderoj edhe nje here per durimin dhe fjalet e ngrohta.
    Te uroj edhe une gjithe te mirat. Do Zoti te provosh sa me pak nga vuajtjet e kesaj bote.
    Anonima52

  4. #104
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    Te tretat (3) e DHJETORIT ......

    Aurole kristali i krisur .....
    Thermija qe pershkojne brendesi te ecura kembadoras...
    Ne te gjithe kete vijezim te gjate limitesh, pararendjesh, cikerrima historish nje tjeter shfaqje prej Sokrati luhet ne zgavren e padukshme te mendimit oshilues te dites se sotme.....
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  5. #105
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    3 Dhjetor

    Mu kujtua nje bised e vjeter sot ... mu kujtua Shqiperia. Nje ambient i vogel me nje ego te madhe. Cudi sa e vogel me eshte dukur Shqiperia kur e kam pare per here te fundit!

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    3 Dhjetor

    Do te doja te flija me pak, dhe te enderroja me shume, sepse per ēdo minute qe mbyll syte, humbas gjashtedhjete sekonda drite.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Miqet e mije!
    Ne festat tona te medha isha ne Dheun tim te ndaluar me vite, isha tek sheshi i ngritjes se Flamurit tone Kombetare, per te paren here ne jeten time, u mallengjeva, u mbusha me lote dhe u zhgenjeva, per fat te keq. sa me gezim e pritja kete moment, sa shpesh e kam enderruar, sa here kam qare qe nuk mund te jem ne kete dite te madhe aty ku do te duhej te jete cdo shqiptare.
    Perse u zhgenjeva do te me pyesnit: Ishim ne dy grupe Kosovaresh dhe ca pleq e femije ne sheshin a Vlores me 28. Nentor. 2003 ne 91 vjetorin e ngritjes se Flamurit dhe pavaresimin e Shqiperise. Ishin dhe poltikanet Shqiptare per te ngritur Falmurin dhe per te ikur sikur te lagur nga shiu qe binte ate dite, edhe ai sikur vajtonte Shqiperine dhe sikur qante per nenqmimin e vepres madhore te Plakut te Vlores. Femijet Vlonjat na ndicnin me petarde sikur ishim ne armiqet e Vlores???!!!
    Asnje Flamur kombetare ne dyqanet Vlonjate, vetem ne shesh ca nga ta si dekorim i zymte, asnje fjale pershendetjeje nga politikanet, asnje nderim dhe respekt tek varrezat, asnje fjale e vetme!!!??
    Nxenesit e mi te mbledhur prane meje me veshtronin me shprese se une do te iu tregoja se cfare po ndodhe, e une as edhe vet nuk e kuptoja dot!?
    Ne Durres sikur nuk kishte feste, ne Kruje poashtu, ne Tirane as muzeu Kombetare nuk punonte per vizitoret ne diten me te rendesishme te kombit!!??Ne sheshin kryesore te Tiranes Italianet kishin sjellur lozonjaren dhe me muzike italiane dhe thirrje po ne kete gjuhe ftonin te interesuarit te shfrytezonin sherbimet e tyre!!! As edhe nje fjale shqip nuk e degjuam?????
    O zot me ndje! Sa gabova qe isha dhe nuk e ruaja ne mendje ate ndjenjen qe e kisha me pare, perse valle jemi te tille, perse valle nuk e cmojme vetveten, perse, perse, perse.... Ah sikur Spasse i madh te ishte galle dhe te rishkruante romanin e tije te njohur!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 03-12-2003 mė 19:55
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  8. #108
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Nuk doja te ndegjoj me per ty, e me keqja ishte se SONTE te pash prap ty... Me detirove te hy ne sinjalin e radios dhe perseri te ndegjoj emrin tende duke ardhur neper valet e Radios se qytetit. C'me shtyri te vi te shoh syt e ty qe nuk shohin syt e mi ?...

  9. #109
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    3/ 12/ 2003

    ecja i vetem ne nje park
    perballe meje ecte nje i verber me shkop ne njeren dore e me doren tjeter prekte murin per tu orientuar.
    u ndala,mbylla dy syte e qendrova nje qast ne erresire...
    falenderova zotin qe krijoj driten edhe syte per ta pare ate...
    mendova me vete,
    a ka njerez ne kete bote ,qe i kane syte pore nuke duan ta shohin driten...

  10. #110
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Kohe e gezueshme, eksituese, e rrembyer...
    ... midis gjithe obligimeve qe kam per te kryer, perpiqem te gjej nje moment t'i marr ere trendafilit.

    Dhe kur te shkoj ne shtepi ndoshta trendafilat do t'i gjej te mbululara nga bora, ose sythat e mbetur te vjeshtes pa petale, te ngrire e te plasaritur nga acari... por midis gjithe shalleve, kapuceve, xhupave do te skuqin faqkat dhe do te shndrrisin syte e femijeve qe lozin ne rrugen time, ne rruget e qytetit tim.

    Kangjellat e zeza perdredhese qe rrethojne shtepite ne nje menyre elegante, per Krishtlindje e Vit te Ri i imagjinoj veshur me pellushin tradicional te bardhe. E ku kuptohet ajo kohe e vitit pa pellushin e bardhe ne qytetin tim?

    Avujt e gezuar qe dalin nga frymemarrja e njerezve dhe bryma e ftohte, me behet se do te shkruajne urimet e motmotit neper ato bulevarde te cilat i kam matur dhe i njoh pellembe mbi pellembe. Akujt e vegjel qe varen si stalaktika minore nga shatervanet, me kujtojne skulptoret dhe duart e atyre burrave qe gurin dhe hekurin e kthyen ne feshferime trendafilash, qe ne niperit e tyre sot te identifikohen e te krehohen me artin modest qe ne nje menyre apo tjeter dekoron cdo oborr shtepie.

    Me prit vendi im i dashur se po vij.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. Ditari i ndjenjave
    Nga Hyllien nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 388
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 23:57
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •