Sa bukur te flasesh me ty!
Sikur ngjyej penelin ne jete dhe marr pak energji lumturie, per te vazhduar te jetoj dhe pak... derisa... kushedi, te te rastis prape.
Gjume te embel d***** ime (<-- fjale e ndaluar)
Sa bukur te flasesh me ty!
Sikur ngjyej penelin ne jete dhe marr pak energji lumturie, per te vazhduar te jetoj dhe pak... derisa... kushedi, te te rastis prape.
Gjume te embel d***** ime (<-- fjale e ndaluar)
...te henen qe shkoi plot 2 vjet,
me nje engjell te pashe ne preher e sa here te kujtoj ti me feksesh nder endrra, me nxjerr malle,
pa gishterinj me kėna, pa ngjyrat mavi te inxheksioneve, pa pllakeza gjaku mbi qefin... ishe ndryshe, ashtu sic isha mesuar te te shihja une...
me thinja hallesh mbi krye, me rrudha dhimbjesh mbi balle,
me duart qe derdhnin mijera ledhatime mbi floket tane,
me zemren ku flinin sa e sa dashuri...
(pak koh', vec pak koh' e mbi puthjen tende do nanuris si ateher')
eshte ftohte jashte krevatit, dhoma eshte rremuje, mbi dritare kondesohet shkelqimi gri i qiellit, e une duhet te vras nja kater ore te tera pasi sapo kam pare "la vita e bella" e sapo kam degjuar "what a wonderful world". asgje s'kam veshur, vec nje kuverte po hedh kraheve, dridhem.
sa here vdes shpirti gjate jetes se njeriut? e mos me thoni se s'vdes, mos me thoni se fle. vdes pa renkime, pa ulurima, e as kemben nuk e tund per here te fundit. po edhe gjume nuk eshte, eshte vdekje, pasi shpejt do filloj te vije ere. per fat te keq edhe ritet nuk jane te njejta per cdo vdekje e ne fund ngelet vec besimi se i ke dhene ritin e duhur, vec shpresa se mbi varr do celin lule e ne vend te kuterbimit te kalbesires, do te kundermoje arome shishesh te kristalta.
per pak do bjeri nata, ndoshta do bjere edhe shi mbi dritare. une do mbyll deren nga pas e do t'a le dhomen rremuje. me nje shirit te zi ne krah do dal te degjoj orkestren gjigande e monotone te jetes, me veshet pipe se mos kap ndonje tingull te ri, se mos ngjall pak shpirtin.
gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
e merkure
asgje e vecante... perseri u helmova zgavrave makabre te vetes, perseri desh te helmova me shprishjen e te vertetave... e perseri perfundova ne buzet e tua. mmm... e mjalte kjo shije ce vrau helmin (shpirt, ndoshta s'duhet te jesh kaq doreleshuar gjithmone)
I'm afraid I haven't gone crazy...
pas kaq kohesh, kthehem tek ti: qe gjithmone je me mua, qe te bart si eshtrat e vjeteruara dhe fytyren e parruar. nuk e di ne do me braktisesh ndonjehere, une tani per tani, s'e kam ndermend te le ty. zatėn kam lene shume gjera ne jeten time, dhe nuk me mungon edhe nje mungese tjeter. eshte paksa e vecante ti drejtohesh nje letre, apo nje grumbulli letrash sidoqofte, jo e vecante se eshte gje e madhe, po sepse nje njeri duhet te arrije nje pike intimiteti edhe me letrat, e jo vetem me veten e tij.
nuk di c'te them, e ka thene ne vend timin remarque, asgje e re nga fronti i perendimit. mund te kete te beje me kohen me shi, ose shiun ne kohe, njera duhet te jete, nuk e di, e une ndiej se do vdes gjithnje ne nje dite me shi. preferoj te jete shi veré. sinqerisht.
keto eshtra jane lodhur, nga barra e botes, te cilen pa ndonje arsye apo nevoje, e bartin ne supe. e ndiej kerrcimen e tyre ne kete nate kur serish jam kthyer tek ti, ne nje nentor te vone, te nje viti krejt pa rendesi. ka kohe qe s'jemi pare mer, me paske munguar.
mungesen e mungeses, apropo, kuptimin e kuptimit, nuk jam duke e kerkuar nga ti, i dashuri grumbull me letra. ke edhe nje emer, e di. te quajne, ditar. ke te besh me ditet, perderisa ke nje emer te tille, dhe normal qe, pret te te vizitoj perdite. e une qe te vizitoj ndonjehere ne tri jave, apo edhe kater jave, s'jam me shume se nje muaj-tar, dicka e pare por e paprekur.
me lejo te te perkdhel edhe njehere, me penden time te vjeter qe me duket se me bjen fat sa here e mbaj ne xhepin e brendshem te palltos, e qe kurre, nuk e perdor per punen e saj. me lejo te te derdh pak ngjyre mbi ty, ngjyren zgjidhe vete, dhe te te tregoj se si shkojne punet andej nga fronti i perendimit. neper male ka luftime, buka na eshte reduktuar ne 2 here ne dite, dhe shiu po be kerdine. e ndiej se eshte vere o ditari im, dhe shi po bie, keshtuqe, bej gati daullet, dhe thirr njehere ne kete te ēarėn tragjike, qiell..
* * *
Eshte vjeshte e dashur
Duhet te kene rene gorricat mbi barin e zverdhur nga te ftohtet.
Mbreme po binte shi, blic i rrufeve saldonte, pas xhamave te zij te atij lokali ,asfaltin e lagur me naten.
Muzika mbushte hapesire e tymte me tingujt qe me shponin tamburen e veshit, jam hutuar edhe mbreme.
Them edhe mbreme se nuk ishte hera e pare qe hutohem, hutimi im e vesh fytyren time me portretin e nje te cmenduri te heshtur.
Ajo me ishte varur mbi supe, nje vajze cfardo zemer, me pyeste e me pyste...c'eshte keshtu me ty...fol..cfare ka qe nuk shkon..fol...
I thashe se si ndjeja zemren tende te rrihte kur strukeshe ne kraherorin tim...
Ti i kishe frike vetetimat.
Veteton akoma atje???
muzg i heshtur
Netor 20.... me shume a me pak....
Eshte me shume se dije, me pak se sot...
Ne shpatullat e mia te lodhura, prej kohesh mbarte nje kalendar datash, se fundmi i ndjeje te braktisura ne copa rrugesh te paprekura nga rrebeshi i sapo rene..
Me frig ky hendek midis tyre dhe mua dhe serisht zgjas krahet e mi te mpire per ti prekur ..
e pamundur me ngerdheshen fytyres ...
...e pamundur, me presin gishtat si te ishte i vetmi shpetim i tyre prej meje dhe harrojne se mi kane lidhur mendimet me kane grisur lekuren time me thonje e tyre te stergjate...
Nje engjell me zgjoi nga mankthi i perhershem...
Zgjimi im, i vertete ne qofte, persa kohe do te zgjase...???
I vizatoj keto shkronja ....
Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...
20 nentor
me mire te dish apo te mos dish?
me mire te pyesesh apo te mosh pyesesh?
me mire te flasesh apo te heshtesh?
hmmm.
Veshtruesja pergjigjet i ke brenda teje..
te dish,te mos pyesesh dhe te flasesh...gjithmone
E merkure 20 nentor
Shi,shi,shi,mjegull,mjegull dhe akoma shi.
Ndoshta dielli po kerkon te emigroje? e ēuditshme....
Ajo telefonata ose me mire sms me ne fund arriti.
Doja te dilnim sonte..apo ke program tjeter?..
Si te duash ti zemra..deshira jote per mua eshte urdher..
Behet pak qesharak njeriu kur eshte i dashuruar.
Po ska rendesi...
kush jeton midis flakeve te pasionit nuk ka nevoje per shpjegime..eshte i falur
Quod timor cladis.
Sed intuitum amet elit vitae est
Mbreme ne Prizren ishte mysafire SHKA "Jehona e Shkodres" Per dy ore ky organizem kulturor mendoi te tallet me prizrenasit duke u servuar kenge greke, me masken "kenge valle dhe humor shkodran". Ē'ndjenje e keqe u ngjall ne prizrenasit mbreme.
!...
Krijoni Kontakt