E FALEN ANGLEZET, KUSHTON 120 000 DOLLARE




--------------------------------------------------------------------------------

Ferdinand Dervishi

Drogė apo miell? Tė dyja nė formė pluhuri, por shumė larg njėra-tjetrės, kur bėhet fjalė pėr akuza qė mund tė konvertohen nė dhjetėra vite burg. Tė paktėn me rastin e tė mėrkurės, kur gjatė pėrplasjes sė njė makine u identifikuan nė brendėsi tė saj rreth 10 kilogramė pluhur tė ngjashėm me drogėn, policinė e ka gjetur belaja. Prej 48 orėsh ende nuk kanė mundur tė gjejnė nėse bėhet fjalė pėr drogė apo pėr miell. Ndėrsa shoferi i makinės, i afėrm i njė oficeri tė lartė tė Gardės, mbikėqyret nga policė roje nė Spitalin Ushtarak, askush nuk di tė thotė nėse ėshtė i fajshėm apo i pafajshėm. Dhe gjithēka e tillė ndodh sepse nė Laboratorin Kriminalistik prej gjashtė muajsh ėshtė prishur pajisja e testit tė drogave. Njė precedent i habitshėm, por edhe i rrezikshėm nė vendin ku prania e trafikut tė drogave tė forta ka ndikuar nė kushtėzimet e faktorit ndėrkombėtar pėr integrimin nė Bashkimin Europian.

Precedenti i pajisjes sė prishur
Burime tė policisė pohojnė se pajisja moderne e testimit tė drogave ėshtė prishur para 6 muajėsh si rezultat i njė defekti elektrik. Ndėrsa zgjidhja ka qenė e thjeshtė. Testet e drogave u janė kėrkuar t'i bėjnė mjekėt ligjorė tė spitalit civil. Mė tej njerėzit tė cilėt nuk punojnė me tė njėjtėn pėrgjegjėsi ndaj detyrės sikurse ushtarakėt, detyrohen tė bėjnė me metoda tė kohės sė qepės duke pėrdorur epruveta, testet e drogave. Dhe nuk ėshtė ēudi, qė droga tė diagnostikohet miell dhe anasjelltas. Por deri kėtu askush nuk ka vėrejtur ndonjė ēudi dhe gjithēka shkon fjollė, sikur prej 6 muajsh trafikantėt e narkotikėve tė kenė bėrė pakt me policinė qė derisa tė rregullohet pajisja, nuk do tė merren mė me punė tė pista.

Pėrgjegjėsia pėr prishjen
Sipas burimeve tė Gazetės, pajisja e prishur i ėshtė falur Ministrisė sė Rendit nga policia angleze dhe kushton rreth 120 mijė dollarė. Gjatė kohės qė ishte nė punė, pajisja, pas njė ore nga aplikimi, pėrcaktonte me saktėsi llojin e substancės, madje edhe pėrqindjet e pėrbėrėsve tė saj. Por njė ditė tė bukur pajisja ishte prishur dhe krerėt e Laboratorit Kriminalistik e kishin justifikuar dėmin me luhatjen e tensionit. Njė justifikim i "ngrėnė" nga tė gjithė, pasi askush nuk ėshtė bėrė merak pėr pasojat. Por duke logjikuar qė Ministria e Rendit nuk e ka tė thjeshtė tė riblejė njė pajisje tė re prej 120 mijė dollarėsh, dikush duhet tė kujdesėt qė tė riparohet dėmtimi i tė vjetrės. Madje njė justifikim mund tė kishte qenė tė paktėn gjetja e fajtorit. Pasi nė tė kundėrt, ka shumė tė ngjarė qė nė mjekėsinė ligjore pėrherė e mė tepėr nė vend tė drogės tė gjendet miell, apo derivate tė tij.


Flet vėllai i Ēelės: Heroina e kapur ėshtė thjesht miell

TIRANE - "Jemi tė goditur shumė nga ana morale". Kjo ka qenė shprehja e parė e vėllait tė Albert Ēelės, i cili u dyshua si transportues i gjashtė kilogramėve drogė me mjetin e tij. Riza Ēela ka sqaruar pėr Gazetėn se implikimi i vėllait tė tij ka qenė thjesht njė keqkuptim, ose njė nxitim qoftė i policisė apo i mediave pėr tė dhėnė lajmin e bujshėm pėr kapjen e gjashtė kilogramėve drogė. "Lėnda e dyshuar si drogė ėshtė thjesht miell pėr gatim qė na kishte ardhur nga njė fshatar nga Lushnja. Kjo punė pėr mua ėshtė e sqaruar, por ajo qė na lėndoi mė shumė ėshtė goditja morale qė na ėshtė shkaktuar jo vetėm vėllait tim e familjes sonė, por edhe kunatit tė tij oficer nė Gardėn e Republikės", thotė ai. ga.ja


gazeta Shqiptare