Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Kush nga keta mendoni juve se i ka bere mire shtetit shqiptar?!

    Nje historik i shkurter i institucionit te Presidentit te Republikes


    Qė nga krijimi i shtetit shqiptar mė 28 nėntor 1912, Shqipėria ka provuar disa modele qeverisjeje, pėrfshirė protektoratin ndėrkombėtar, monarkinė, regjimin e partisė – shtet si dhe republikėn parlamentare. Gjatė kėsaj periudhe funksioni i Presidentit tė Republikės dhe i Kryetarit tė Shtetit ėshtė ushtruar nė forma tė ndryshme.



    Mė 1912 u krijua qeveria e parė me Ismail Qemalin nė krye, e cila kishte edhe kompetencat e Kryetarit tė Shtetit. Mė 6 shkurt 1914 Konferenca e Ambasadorėve emėroi Princin Wilhelm Wied si Kryetar tė Shtetit shqiptar. Nė periudhėn shtator 1914 – janar 1920 Shqipėria u bė shesh lufte duke ndėrruar disa qeveri, ku detyra e Kryetarit tė Shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca tė ndryshme. Mė 8 janar 1920 Kongresi i Lushnjės, zgjodhi Kėshillin e Lartė prej 4 vetash, i cili do tė kryente funksionet e Kryetarit tė Shtetit duke rikthyer parlamentarizmin Nė vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisė, duke ushtruar edhe funksionet e Kryetarit tė Shtetit. Pas ndryshimeve tė shpeshta nė qeverisje, mė 31 janar 1925 Asambleja Kombėtare miratoi formėn republikane tė regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President tė Republikės. Mė 1 shtator 1928 Shqipėria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipėtarėve. Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia nė prill 1939 dhe bashkimit tė dy vendeve, Viktor Emanueli III u bė Mbret i Shqipėrisė. Vitet 1943-‘44 nėn pushtimin gjerman rikthejnė qeverisjet – regjenca.



    Pėrfundimi i luftės sė Dytė Botėrore dhe ēlirimi i Shqipėrisė mė 1944 u shoqėrua me zgjedhjet e para parlamentare tė dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit tė Kryetarit tė Shtetit nė organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Nė periudhėn 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatė tė cilės Shqipėria pėrjetoi diktaturėn komuniste, funksionet e Kryetarit tė Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nėntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nėntor 1982 – 22 shkurt 1991). Mė 22 shkurt 1991 u krijua Kėshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri mė 30 prill 1991.



    Mė 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit tė parė tė Republikės parlamentare nga ana e njė parlamenti shumėpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit tė Republikės. Qė nga kjo datė dhe deri mė sot Presidentėt dhe periudhat e drejtimit tė tyre janė si mė poshtė:



    30 prill 1991:

    Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Ramiz Alia



    9 prill 1992:

    Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Sali Berisha



    3 mars 1997:

    Parlamenti rizgjedh President tė Republikės, zotin Sali Berisha



    24 korrik 1997

    Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Rexhep Meidani



    24 korrik 2002

    Parlamenti zgjedh President tė Republikės, zotin Alfred Moisiu.

  2. #2
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    Me mire ka bo Xhep Mejdoni. Me keq ka qene ai plera Sala.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

    Hmm

    Ismail Qemali sigurisht beri te mire, pra ja nisi punes per nje shtet shqiptar.

    Ahmet Zogu: Shqiperia u be shtet vetem atehere kur ne krye te tij erdhi Ahmet Zogu. Pas pavarsise se saj, Shqiperia ishte shtet ne kuptimin a plote te fjales vetem gjate kohes se mbretit Ahmet Zogu.

    Asnje prej lidereve te nga regjimi komunist.

    Sali Berisha: Me se pakti e perhapi nje demokraci, edhe pse kishe shume anomali.

    Asnje prej lidereve socialist.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    E kush tjeter me shume se Enver Hoxha.

    I MADHI, Masteri absolut i Shqiptareve, THE DON OF ALL DONS.

  5. #5
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    E me lashator po ai ishte i mire per vete te vet, kurse neve na e futi koken ke s-uma.

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •