Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    "I detyroja të hanin për Ramazan"

    Flet ish-kryetari i grupit të kontrollit për agjirimin.



    Dikur në Tiranë kryesoja grupin e kontrollit kundër agjërimit, ndërsa tani jam penduar dhe zbatoj me përpikmëri të gjitha rregullat e agjërimit me rastin e muajit të madhnueshëm të Ramazanit". Kështu u shpreh dje ish mësuesi i Gjeografisë në shkollën "7 Marsi", Musa Aliaj, i cili është me origjinë nga Korça, por ka punuar në Tiranë, ku aktualisht sapo ka dalë në pension. "Koha që jetuam ishte e vështirë, por besimtarët e vërtetë e mundën diktaturën duke ushqyer vazhdimisht besim të patundur në rrugën e Zotit", shton ai.

    Përse nuk e ndizni cigaren?
    Tani do të agjëroj duke filluar nga dita e sotme. Për këtë gjë do t'i zbatoj pikë për pikë udhëzimet që jepen për muajin e Ramazanit. Gjatë jetës sonë kemi gabuar shumë dhe tani duhet t'i shlyejmë gabimet nëpërmjet pendimit dhe zbatimit të rregullave.

    Përse keni gabuar?
    Sepse unë dikur në vitin 1971 kam qenë në krye të grupit të kontrollit, që ndalonte agjërimet dhe nuk lejonte zbatimin e rregullave për muajin e Ramazanit. Por më vonë hoqa dorë dhe u riktheva në udhën e mbarë të Zotit.

    Nga sa veta përbëhej grupi i kontrollit?
    Grupi ynë përbëhej nga 12 veta, por duhet thënë se grupe të tilla kishte në të gjitha lagjet e Tiranës. Ne përgjigjeshim për zonën poshtë stacionit të trenit ku ndodhej Politeknikumi.

    Cila ishte detyra e grupit?
    Ne kishim detyrë të përgjonim dhe të detyronim agjëruesit që të hanin bukë. Për këtë gjë shkonim shtëpi më shtëpi, (sidomos te shtëpitë e besimtarëve myslimanë), duke bërë propogandë. I mbushnim mendjen agjëruesve që të hanin bukë dhe sapo arrinim qëllimin merrnim në telefon Komitetin e Partisë duke i thënë: "Alo, fitore Dullë Rama hëngri dy pjata me pilaf", ose "Shaqir Mane hëngri tre topa me hallvë". Kryesisht puna jonë përqëndrohej te njerëzit që njiheshin si besimtarë të deklaruar.

    A kishte nga ata që nuk pranonin të hanin?
    Po, kishte besimtarë të vendosur që as hanin dhe as pinin. Për këta raportonim në Komitetin e Partisë me një ndjenjë faji. Psh, në një shtëpi ku Ramiz Dervishi nuk hante, ne ngritëm telefonin dhe raportuam: Alo, Ramizi ka 48 orë që nuk pranon të hajë fasule me qepë, as tavë kosi me oriz, si të veprojmë". Nga ana tjetër na urdhëronin: Qëndrojini mbi kokë gjersa të hajë dhe në fund detyrojeni me zor të fusë kokën në kusi, sepse kjo është luftë që nuk bëhet me pistoleta, por me pirunj".

    Si vepronit më tej?
    Më shumë bashkëpunonim me gratë e tyre që të bënin gjëra të mira, psh, pulë me patate, ose gjel deti të pjekur. Por kishte raste kur as kjo gjë nuk pinte ujë. Atëherë Komiteti i Partisë na detyronte të rrinim dezhurn te porta e këtyre besimtarëve gjersa të hanin, në mënyrë që raportimi të ishte optimist. Unë isha mësues, por më kishin vënë në krye të grupit vetëm nga shkaku se kisha një telefon në shtëpi me të cilin mund të flisnim kollaj me Komitetin e Partisë.

    Çfarë bënit kur ngarkoheshit me punë gjatë natës?
    Trokisnim prapë shtëpi më shtëpi dhe pyesnim më të rinjtë e familjes: a hëndri gjë babai. Po të thoshte "po", gëzoheshim pa masë dhe dërgonim menjëherë raportimin, ndërsa po të thoshte "jo", i udhëzonim të vazhdonin punën bindëse. Psh, i thoshim ndonjë pjesëtari të familjes: Vepro si të duash por vetëm ta dish se deri në orën 6.00 të mëngjesit ai duhet të hajë patjetër të paktën një pjatë me kos. Por ata pjesëtarë të grupit të kontrollit që punonin gjatë turnit të tretë kishin edhe një porosi të veçantë. Sapo të gjenin rastin ata duhet të bindnin agjëruesit në mënyrë që të bënin seks, duke i detyruar njerëzit të prishnin diçka nga rregullat e agjërimit. Por kjo porosi jepej me kujdes dhe fshehurazi.

    Po tani si e përjeton muajin e Ramazanit?
    Tani agjëroj vetë me një besim të madh në rrugën e ndritur. Kërkoj falje për papjekurinë e dikurshme, por të gjithë e dinë se kështu ishte koha.


    Si i përjetuan shqiptarët festat fetare nga viti '67 deri më '89

    Me prishjen e kishave dhe xhamive në vitin 1967, Shqipëria e shpalli veten si vendi i vetëm ateist në botë, duke filluar kështu epoka e zymtë e luftës së sistemit komunist kundër fesë. Sipas propogandës që pasoi për më se tre dekada, në se për shqiptarët kishte një perendi në këtë jetë, ai ishte udhëheqësi i madh i partisë. Qysh nga kjo periudhë, të gjitha festat fetare u shpallën të ndaluara, ndërkohë që në zonat kryesore të Shqipërisë u krijuan grupe kontrolli që funksiononin me qëllim që të sabotoheshin këto festa. Por, ndërsa me festat e tjera fetare e kishte më të lehtë, dukej se me evenimentin e muajit të Ramazanit regjimi komunist hasi shumë vështirësi. Kjo, sepse ndërsa për festat e tjera kërkohej ndonjë përgatitje, përkundrazi, muaji i Ramazanit kishte të bënte me vetë njeriun, me regjimin e tij të përditshëm dhe dietën ushqimore. Dhe megjithëse regjimi u përpoq për 32 vjet rresht që të largojë besimin e njeriut te feja, përsëri nuk mundi ta realizojë dot këtë gjë. Dhe kështu nga presioni i opinionit shoqëror më 1989, presidenti i athershëm Ramiz Alia u detyrua të dorëzojë armët dhe të lejojë njërën nga të drejtat themelore të njeriut siç është besimi fetar. Qysh atëherë në Shqipëri njerëzit kanë shfaqur përgjegjësi dhe respekt të theksuar për të gjitha festat fetare.


    "Partia i detyronte njerëzit të bënin seks gjatë agjërimit"

    Në mënyrë absurde sistemi komunist u shkonte njerëzve deri te krevati bashkëshortor duke detyruar çiftet të bënin aktin seksual". Kështu tregon Musai një kënd tjetër të panjohur prej prapaskenës së asaj kohe. Dhe duke qenë se shumë besimtarë respektonin muajin e Ramazanit duke ndaluar edhe pijen edhe duhanin edhe puthjet, apo marrëdhëniet seksuale, Musai tregon se atëherë partia ngarkonte gratë e besimtarëve t'i joshnin me çdo kusht në krevat burrat e tyre, vetëm e vetëm që të prishej agjërimi. "Njëherë i thamë një gruaje se do ta përgjonim natën te dritarja për të parë si do e zbatonte ajo porosinë e partisë dhe Komitetit Qendror. Dhe vërtet shkuam atje. Por duket se gruaja ishte besimtare sepse kur mbaroi punë bërtiti fort: "Rroftë Komiteti Qendror që na i zhveshi burrat me zor", perfundon ai.

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ca na i sillni keta plehra ne keto forume? Dergojini andej nga "Ideali i Partise" se atje e kane vendin.
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Jo, keto nuk jane plehera, por jane fakte mbi represionin qe eshte ushtruar ndaj besimtareve, ne kete rast ndaj besimtareve muslimane. Jane fjale te njeriut i cili eshte marre me zbatimin e ketij diskriminimi dhe tragjikomedie te papare ndonjehere. Mohimi i te drejtes se praktikimit te religjionit eshte krim. Gezohem kur njerezit i hapin syte e mendjen dhe pendohen.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Me fal,por per mua kjo ka qene dicka jashtezakonisht e keqe!!

  5. #5
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Kur thashe se jane plehra, e kisha fjalen per kalecin e PPSh, jo per faktet qe paraqiti.
    Pse o cuna megjithemend e keni ju qe e besoni se qenka penduar ai? Kujt kujton ai se i shet dengla per papjekuri te dikurshem? Tani sapo ka dale ne pension zoteria. Dmth para 30 vjetesh ka qene 35 vjec!!!! 35 vjec nuk quhet dikush i papjekur kur spiunon fqinjet. Te tille njerez duhet ti kishin thene keto fjale 12 vjet me pare ne 1991, jo tani si kofini pas te vjelit...Dhe per mendimin tim personal, personat si ky kafsha qe i detyronte te benin njerezit seks me zor, te hanin kur nuk donin, duhet te ishin ne brg, jo te na ligjeronin neper gazeta per bemat e moshes se papjekurise ( 35 vjec huh?) ..Po tani qe ka dal ne pension thua te jete pjekur?
    Djale serioz, nuk e kisha me ty vella.Nothing personal with you!
    "Who is John Galt?"

  6. #6
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Toro me nder me thende, shqipetareve nuk u ka henger kurrizi per fene dhe mire ja kane bere qe kane bere seks.
    Perse?
    Epo shoku Enver Hoxha qe ishte musliman vete sebashku me parine e tije i theu rregullat e Kuranit.
    Edhe sot shqipetaret katolike, orthodokse, muslimane konsumojne gjithefarelloj ushqimesh,mishrash dhe pijne e bejne seks dhe nuk i ka gjetur ndonje e keqe.
    Amani o te keqen lerini ata qe renkojne se partia i ka detyruar te bejne seks me zor.
    Po mire o derebardhe, fshatari me nder me thende, lopen, delen, dhine e tij dhunonte seksualisht se nuk kishte grua.
    Po partia i beri njerez keta dhe ankohen xhanem.
    Ja sot pershembull, nuk duhet te hane, te pine, te bejne dashuricka e te agjerojne sa te munden.
    Perse?
    Se keshtu shkruhet ne liber.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    Djal Shkodran Maska e Andisi
    Anëtarësuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    New Jersey
    Postime
    39
    Mor ti lisi , ai shoku enver i joti , vetem emrin e kishte musliman sepse ai u perpiq me te gjitha menyrat dhe format qe ta zhdukte fene dhe te ndertonte njeriun e ri socialist frutet e te cilit po ja shohim tashi ku ka ra Shqipnia ! Tipa si ai pisi i intervsites ka pase sa te dush , pasi jo se kane qene te papjekur , por se kane qene njerez me moral te ulet , servila , kodosha te sekretarve te partise etj etj ....Njoh un njerin ne lagjen time qe ne kohen e enverit , denoncoi vllaun e vet se e kishte ba djalin synet ! Tashi qe ai sistem eshte zhduk , te gjithe keto kodosha mundohen tia lejn fajin sistemit sikur keto te ishin robote te komanduar prej lart ! Vec njerez te ulet si puna e atij "te penduarit" kane qene ato qe nuk u punonte mendja gje tjeter vec si ti benin keq atij tjetrit...thjesht per servilizem ndaj partise duke u zhveshur nga te gjitha vlerat morale...!
    Pastaj , mos i quaj te gjithe shqiptaret e pa fe zotria jote pasi ai qe e ka pase ne gjak e ka mbajt gjithmone sado qe jane mundu keto plehrat e komunistave qe ti poshteronin ! Dikur gjyshi im punonte duke kositur gjithe diten nen pishen e diellit dhe ramazanin e mbante pa e prishur kurre ! E kishte ne gjak dhe nuk munden keto shk*rdhatat komunista me ja hek pavaresisht se gjakun ja kane pire gjithe jeten te shkretit vetem per kete gje !
    Mire e tha Toroja , se tashi e gjeti ai maskarai te pendohej dhe te piqej? Kur ishte 35 vjec nuk kishte mend ne koke?Keto jane llumi i shqiptarve qe ne cdo menyre mundoheshin te benin sa me shume njerez si vehten e tyre ! Zoti i ndeshkofte per poshtersite qe kane bere!
    Boys Don't Cry...!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Kur është muhabeti te feja !

    Para ca vitesh ,një Shkodrane e konfesionit Katolik e intërnuar në Savër të Lushnjës më tregonte për një rast interesant ( po mbase edhe koinçidenc ) .

    Një gërua plakë e konfesionit Musliman paska mabjtur ( hagjeruar ) Ramazanin ,por normalisht edhe duke punuar gjithë ditën në fushë të të koperativës .
    Paskan qenur duke prashitur diçka ,kohë e nxehtë ,dhe ja ai idioti ( përgjegjësi ) i tyre ,një bir k-urve e paska marë vesh se kjo plaka agjëron dhe paska tentuar me zor që tia prish Ramazanin .

    Plaka e shkretë lute e fale këtë qenin e dullës që mos tenton më për tia prish Ramazanin .
    Por qeni qen ,e ka deytruar plakën me e prishë .
    Dhe plaka e prishën Ramazanin por njëkohësish e paska mallkuar atë qenin e dullës me fjalët :-

    ''Ti që më detyrove të prish Ramazanin në këtë pik zhegu duke prashitur , zhegu të vraftë nëse ka Zot në të cilin besoj.''

    Nesrit përsëri të internuarit në prashitje ,si zakonisht .
    Dhe ky idioti ,shkon që ta ngucën atë plakën përsëri për punë Ramazani .
    Do ti që ,sa i qenka afruar plakës ,qeni paska pikur prej në këmbë pa pikë fryme i vdekur në tokë ,djalë i ri i moshës diku 30 vjeçare .


    Djema që ka një zot as që diskutohet .

    Po ua tregoj një rast që më ngjau para 5 ditësh .
    Shkova për punë pune në një shtet tjetër dhe më ra që të vozisi diku mbi 9 orë pa ndalë me prejashtim kur e mbushnja veturën me gas.

    U lodha së vozituri dhe vendosa të fkej ca ,në Reast Area që janë pranë magjistraleve .

    Pasi lava/freskova në banjo këmbët e ftyrën ,shkoj dhe ia fusi gjumit në veturë për pesë palë qejfe diku nga ora 1:00 e mëngjesit ( pas mesnate ).
    Isha duke flejtur në pozicion që edhe shkenca e preferon ,pra shtryrë përmbys në krah të djathtë , krahun e majtë afër kokës, kambë e majtë të mbledhur pak përpara e krahun e djath'të krejt lirshëm në anë të djathë.
    Isha vetë fare në veturë , diert dhe dritaret mbyllë .
    Kur ja ndëgjoj një shushurimë të qeskave të njallonit midis ulëseve të para të veturës ( sikur dikush kontrollonte mrenda në ta ) që kisha blerë ushqim të lehtë e pije freskuese në udhëtim e sipër .
    Tentoj të çoj kokën të shohi se çka bëhet ,nuk mundesha kursesi.
    Tentoj të çohem ,nuk mundesha asfçarë ,as edhe duart e këmbët nuk mund ti lëvizsha.
    Ndërsha zhurmën e qeskave të najllonit e ndëgjosha fare kjartë , mundohesha gjëja të shohi diçka nga refletimi i dritare të maqinës ,nuk mundesha se nuk e kisha këndin e vëzhgimit.
    Pra isha i zgjuar fare ,në vetëdije të plotë ,por nuk mund të lëvizja kurqysh.
    Dhe pasi vërtet nuk dij lutje në përveç disa fjalëve aty këtu ,i Lutem Zotit Shqip me këto fjalë :-
    ''O Zoti jem , jam i vetëdishëm dhe po ndëgjoj që dikush po më kontrollon qeskat e ushqimit .
    Përse më dënon në këtë mënyrë që të mos mundem të shohi se kush po mi kontrollon. ''
    Në moment automatikisht trupi mu çlirua , çohem dhe vëzhgoj tek qeskat nuk shohi gjë ,provoj dritaret e veturës ishin të mbyllura ,provoj diert gjithashtu .
    Shohi jasht kishte plot vetura e kamionë të tjerë të parkuar që pushonin .
    Dali jasht ,shkoj i laj sytë në çesme ,e ndezi një cigare dhe kthej përsëri në veturë dhe ia fusi gjumit si qingj deri sa lindi dielli dhe vazhdova rrugën.

    Nuk e kuptova se çka qe e përse qe kjo ndodhi .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 02-11-2003 më 09:56

  9. #9
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    Po ku vozite o Drini per 9 ore ne Adriatik?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Osiruz
    Anëtarësuar
    12-04-2003
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    18
    #

Tema të Ngjashme

  1. "I mean to be vague"
    Nga Cruel në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2004, 19:33
  2. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31
  3. Përemri "i vet"
    Nga Nemo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 11:15
  4. Shtypi i vetquajtur "i pavarur" shqiptar...
    Nga Vinny_T në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 06:12
  5. "I ashtu quajturi Lorenci"
    Nga Lorenci në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 00:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •