Tre pyetje kam per muslimanet shqiptare. Jam i paqarte ndaj po ju drejtohem juve.
1. une jam mysliman me mbiemer, jo me zgjedhjen time. prandaj kam hequr dore nga kjo fe. a quhet kjo apostasi? nese po, a meritoj une denim si jobesimtar?nese po cfare denimi, vdekjen, ose dicka tjeter?
2. kam degjuar qe muslimanet si martojne femrat e tyre me njerez te besimeve te tjera. a do ja jepnit juve motren nje shqiptari ortodoks ose katolik? apo do ja jenit vetem nje muslimani shqiptar? nese eshte kjo e fundit a nuk sjell kjo homogjenizim dhe percarje te kombit? a do ja jepnit motren me kollaj nje shqiptari jomusliman, apo nje arabi musliman?
3. kam lexuar qe ne islam nuk ka komb, por vetem uma islame. a doni me shume islamin apo shqiperine? kjo pyetje eshte pak e vagullt pasi mund ti keni te dyja afinitetet ndaj po pyes: per ju ka me shume vlera juaj si besimtar musliman, apo etniciteti si shqiptar? i bindeni me shume tradites dhe kushtetutes shqiptare apo rregullave fetare muslimane? ne jeten tuaj do te perpiqeshit me shume per afirmimin dhe zhvillimin e kombit dhe shtetit shqiptar, apo do donit me shume te shihnit krijimin e nje kalifati boteror islamik pjese e te cilit jeni dhe ju? nese po, do merrnit pjese ne kalifat si shqiptare apo si muslimane pa komb?
shpresoj te pergjigjeni ne menyre sa me haptazi qe edhe une te krijoj nje ide me te kompletuar per fene dhe muslimanizmin shqiptar.
Krijoni Kontakt