Nje diplomat perendimor e konsideron marreveshjen e dy neteve me pare mes Brukselit dhe Tiranes, per nenshkrimin e dokumentit te kthimit te emigranteve ilegale, nje "arritje te madhe per Bashkimit Europian ne zonen e Mesdheut"
BRUKSEL - Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian pershendeten dje marreveshjen me Shqiperine per pranimin, nga ana e kesaj te fundit, te kthimit te imigranteve ilegale, duke e konsideruar si nje arritje, pikerisht ne kohen kur blloku perendimor po kerkon nje veprim te tille edhe me vende te tjera, njoftuan diplomate te ndryshem.
Shqiperia, qe ka kufij tokesore me Greqine, anetaren e Bashkimit Evropian, eshte nje nga shtetet ballkanike nepermjet te cilit kalojne mijera imigrante ilegale nga Lindja dhe Jugu per ne Perendim te Evropes, ne kerkim te nje jete me te mire. "Marreveshja u nenshkrua parmbreme vone dhe i'u paraqit dje ministrave", deklaroi nje diplomat perendimor. "Kjo eshte nje arritje e madhe per Bashkimin Evropian ne zone e Mesdheut", shtoi ai.
Blloku perendimor eshte nen presion te madh persa i perket ceshtjes se imigracionit ilegal, vecanerisht nga Italia, qe perballet me vale refugjatesh, te cilet rrezikojne shpeshhere edhe jeten per te mberritur ne brigjet e saj. Bashkimi Evropian ka arritur marreveshje te tilla me Sri Lanken, Hong Kongun dhe Makaon.
Aktualisht, ai eshte ne bisedime edhe me Marokun, Pakistanin, Rusine, Ukrainen, Algjerine, Kinen dhe Turqine. Diplomatet thone se zyrtari kryesor per imigracionin ne Bashkimin Evropian, ka kritikuar ashper Ankarane per mospergjigjen ndaj kerkeses se bllokut per kete ceshtje.
Krijoni Kontakt