Politika pa te cilin shqipetaret nuk mund te jetojne.

Pra ca ditesh telefonoj ca te aferme te mi dhe cuditerisht pa ka kaluar as nje minute bisede me ta,xhaxhai me kalone biseden nga ajo familjare ne ate politike.
Doja ta nderprisja pasi une i telefonova ata per vete faktin se kisha kohe pa biseduar me ta(nja gjashte muaj)por u mendova dhe per te mos u prishur qejfin i lashe te flisnin ate qe deshironin.
Xhaxhai
He mo cbehet andej, keni zgjedhje ju atje dhe kush fiton?

Une
Po ja ketu behen zgjedhje, ka dhe debate por nuk behen si ato ne Shqiperi.

Xhaxhai
Uaaa, habitet xhaxhai, po ju qenkeni mbrapa botes dhe nuk jetoni me kohen, vazhdon ai.

Une
Eee keshtu duket, por ne ketu nuk merremi me politike pasi populli ka halle te tjera ketu, do te haje, te studioje, te punoje dhe ka kaq shume halle saqe kohe per te lexuar gazeten nuk u delen, u pergjigja une.

Xhaxhai
Po mire more more biri i xhaxhait, ke keni kryeminister ju?


Une
Po ja kemi njerin qe edhe keta shtetasit e tyre kur e shohin ne televizor, habiten dhe pyesin njeri tjetrin se kush eshte ai qe mban fjalimin ne rast festash, pergjigjem une.

Xhaxhai
He he e shikon ti nip qe une kisha te drejte se ju andej jeni mbrapa botes.

Une
Po ore xhaxha mire thua, ja ashtu eshte, ju pergjigja une.

Xhaxhai
Po kryetar te partise ne pushtet ke keni ju?

Une
Po ja kemi njerin qe eshte kryeminister dhe deri me sot nuk e kam pare te dale ne televizor e te qaje hallet e partise.

Xhaxhai
E more nipo, neqoftese u merzite e leme po deshe

Une
Jo mo cne,xhaxha, une perqejf ju more .

Gezohet xhaxhai dhe sikur ta dija vazhdon perseri.

Xhaxhai
Po mire biri i xhaxhait, ke keni kryetar te opozites atje ?

Une
Ahh te lutem xhaxha tani, keto pyetje ruaji kur te kthehem ne Shqiperi, pergjigjem une

Xhaxhai
Po ti more djale ke harruar fare qe me ke xhaxha dhe tani me flet me mendjemadhesi pasi je jashte Shqiperise.
Ju jeni bere si mos me keq. Keshtu qenkeni ju me te vertete neper dynja?
Ahh me ke prishur qejfin dhe sa te jem gjalle, do te mbaj meri.

Une
O xhaxha, te lutem me degjo e mos merr nga kodrat.

Xhaxhai vazhdonte ne te ate te veten.

Une
Xhaxha ee xhaxhaaa, me degjon, po ndalo te shkreten se foluri dhe rregullojme gjithshka.

Dikur xhaxhai me degjoi kete fjale dhe ndalon.

Xhaxhai
Po ti nuk turp fare, nuk me respekton, po mire, mire vazhdo se po te degjoj.

Une
Xhaxha, une e kisha pa te keq, po politika me shume me eshte besdisur mua qe jam larg Shqiperise se juva.

Xhaxhai
Po kush foli per politike more djale?
Ne po bisedonim ne telefon dhe po qanim hallet dhe tani me thua qe po te beja politike.

Une
Xhaxha si e kalove mbremjen sonte?

Xhaxhai
Cte duhet ty se cbera une.

Une
E xhaxha, mos ma thyej zemren te lutem se nuk ju mora ne telefon te shahemi por te ju pyes se si jeni se me ka marre malli per ju.

Xhaxhai
Ik ore pirdhu se kalama ke ngelur.
Te kam rritur e bere kaq dhe tani me hiqesh si perendi.
Hajde cfare ke te thuash ma thuaj tani se me duhet te fle.

Une
Xhaxha, punon neser ti?

Xhaxhai
Po te punoja do me dergoje ndonjerin me ndonje hekurishte(helikopter) te me ndķhmonte?

Une
Xhaxha me duhet te iki te punoj, (e genjeva une).

Xhaxhai
Pune te mbare dhe here tjeter kur te flasesh me mua, duhet te matesh mire se cthua, degjon ti.

Une
Patjeter more xhaxha, edhe sonte u mendova shume por pashe se nuk kisha menduar mire.

Une
Naten e mire
Xhaxhai
Naten e mire dhe sillu mire se keshtu si e ke nisur, gje ne vije nuk ke.

Une
Patjeter xhaxha, do ti mbaj vath ne vesh verejtjet e tua.
Naten e mire.


Ja kete bisede bera me xhaxhain tim dhe me besoni, sikur ta kisha zgjatur edhe pakez, xhaxhai do me mbante meri per shume kohe.