Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shqiptarët paguajnë 1000 euro për një pasaport serbe

    (c) Blic, Beograd

    Mallërat më të kërkuar serbe në Kosovë janë: çertifikatat e lindjes, vërtetimet për shtetësinë, letërnjoftimet dhe pasaportat. Përkundër potencimit të vazhdueshëm të liderëve shqiptarë se me federatën serbomalazeze s’i lidh gjë, shumë njerëz të rëndomtë presin para dyerve të zyrave të policisë (MUP-it) nëpër Kosovë dhe Serbinë qendrore me qëllim që të marrin dokumente serbe, sepse ato, siç thotë shefi i MUP-it në Graçanicë, Sinisha Popoviç, janë të vetmet dokumente që i njeh Evropa.

    Sipas të dhënave zyrtare, tri vitet e fundit, që nga ardhja e misionit të Kombeve të Bashkuara, policia serbe u ka dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera rreth 200'000 pasaporta dhe 350'000 letërnjoftime.

    Që nga mesi i vitit 1999 deri më 2001, në MUP-in e Serbisë (Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë), në ndërtesën e komitetit për Kosovë e Metohi, në Prishtinë, shqiptarëve u janë dhënë 80'000 pasaporta dhe rreth 100 mijë letërnjoftime. Kjo ka qenë periudha kur shqiptarëve, sipas udhëzimeve të MUP-it, për të marrë një pasaport ka mjaftuar ta kenë një dokument çfarëdoqoftë me fotografi! Eshtë e pabesueshme, thotë Popoviç se një numër i madh shqiptarësh janë "bërë" nënshtetas të Serbisë dhe Jugosllavisë në bazë të librezave të shëndetësisë apo librezave të nxënësve edhe pse janë dokumente që mund të falsifikohen fare lehtë. Letërnjoftimet dhe pasaportat janë dhënë kryesisht në afat prej 2 deri në 5 vite, dhe tash MUP ka probleme të mëdha me nënshtetësitë e "njohura", të cilat shqiptarët po përpiqen t'i dëshmojnë me ndihmën e pasaportave dhe letërnjoftimeve që janë dhënë në atë periudhë.

    - Kërkesat për marrjen e pasaportave verifikohen përmes sistemit që funksionon në Nishka Banja. Kur të bëhet verifikimi, shtypet letërnjoftimi ose pasaporti. Verifikimi nuk mvaret nga policia, por nga librat e amzës, thotë Popoviçi dhe shton se "regjistrat e të lindurve, të nënshtetësisë dhe të tjera të shumicës së komunave të Kosovës janë marrë më 1999 dhe janë sjell në Serbi."

    "Nuk janë marrë e ruajtur, pra nuk janë marrë librat e regjistrimit e të amzës nga komunat e Pejës, Klinës, Skënderajt, Gllogocit, Suharekës, Malishevës, Gjakovës dhe Deçanit, kështu MUP-i dhe shërbimet civile të Serbisë nuk i kanë të dhënat e atyre komunave. Ndërsa MUP-i nuk mund të kontrollojë regjistrimin e mëvonshëm që bëhet nëpër ofiçari në bazë të shkresave të verifikuara dhe kartonave të letërnjoftimit, të mbetur në komunat e 'Kosmetit' , ose deklaratat e dy dëshmitarëve se personi i panjohur ka lindur në 'Kosovë e Metohi'. Këtë verifikim e bëjnë shqiptarët, prandaj nuk të rrallë edhe keqpërdorimet e ofiçarëve. Konkretisht ofiçari i ngarkuar për Podujevën ia ka dhënë çertifikatën nga regjistri i të lindurve dhe vërtetimin nga regjistri i nënshtetësisë njëfarë Jetmir Rrahmanit, gjoja i lindur në Podujevë, edhe pse personi nuk është i evidentuar si qytetar i Serbisë. Raste të tilla ka shumë sidomos nga 'Metohia' (Dukagjini, shën i red.). Në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Graçanicë, Fushë-Kosovë, në fshatrat Gushtericë dhe Lepinë të Lypjanit brenda ditës paraqiten rreth 400 kërkesa për dokumente të ndryshme. Pesë herë më shumë kërkesa bëhen në zyrat që janë shpërngulur nga Peja në Kragujevc, nga Prizreni në Krushec, nga Gjilani në Bujanoc, nga Ferizaji në Leskoc! Vitin e fundit janë refuzuar ose janë kthyer prapa për verifikim të mëtejmë shumë dhjetramijëra kërkesa të shqiptarëve që janë përpjekur të marrin pasaporta të rinj (të kaltër) jugosllav edhe pse nuk kanë lindur në 'Kosovë e Metohi' dhe as që janë me origjinë nga kjo krahinë, thotë Popoviç.

    Faktin se mallërat më të kërkuara në Kosovë janë letërnjoftimet dhe pasaportat serbë e vërteton fakti se dhjetëra shqiptarë, nëpunës të ish-sigurimit të shtetit, kanë hapur agjenci për ndërmjetësim dhe marrjen e dokumentacionit nëpër komunat e Kosovës. Njëfarë Bajram Gllavniku e ka hapur agjencinë në stacionin e autobusëve në Podujevë, ndërkaq është sekret publik se nuk ka avokat serb në Prishtinë i cili nuk ndërmjetëson nxjerrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave për shqiptarët. I lidhur me ofiçarët e Kosovës qendrore, që tash funksionojnë në Serbi, Bajram Gllavniku për çdo ditë në pikëkalimin administrativ në Merdar ose në motelin 'Rado' te Kurshumlia dorëzon listën me emrat e shqiptarëve të cilët kanë nevojë për çertifikata ose vërtetime për nënshtetësinë.

    Një ditë apo dy më vonë, ofiçari J.Z. ia dorëzon Gllavnikut personalisht çertifikatat e mbushura e të vulosura dhe merr për këtë kompensimin, thotë D. Miçalloviç, polic i punktit në Merdar.

    Problemi qëndron se shërbimi i ofiçarisë në Graçanicë përmes të cilit jipen çertifikatat e lindjes, të cilat aktualisht te ndërmjetësuesit kushtojnë prej 100 deri në 150 euro për copë, funksionon në zyrat e Kombeve të Bashkuara dhe ndaj punës së tij, siç thotë Popoviçi, MUP nuk ka kontroll. Para një muaji shërbimet e ofiçarisë nga 'Kosova e Metohia' të vendosura në Serbi, janë vënë nën mbikëqyrje të sekretariateve të komunave ku janë vendosur, prandaj falsifikimi i vulës dhe nënshkrimit të çertifikatave mund të bëhet fare leht. Veç kësaj kurorëzimet ose regjistrimi në librat e amzës bëhet në mungesë dhe përmes përfaqësuesit. Ky shërbim kushton prej 1000 deri në 1500 euro dhe realizohet përmes avokatëve serbë, në emër të të cilëve arrijnë autorizimet e vërtetuara në konsullatat serbomalazeze në shtetet përendimore.

    Sipas Popoviçit keqpërdorimet më të mëdha lidhur me dhënien e nënshtetësisë serbe shqiptarëve të cilat gjoja janë me origjinë nga 'Kosmeti', bëhen në rrethet e Pejës, Prizrenit dhe Gjilanit, sepse deri te dokumentet personale dhe të udhëtimit vihet përmes ndërmjetësuesit.

    Për çdo ditë shumë minibus me ndërmjetësues nga Prizreni, Peja, Ferizaji ose Shtimja kalojnë nëpër Merdar dhe shkojnë në Krushec, Leskoc ose Kragujevc. Ndërmjetësuesit e kryejn punën në kafenen "Gexha" te Krusheci, ku bëhen transaksionet. Letërnjoftimi ose pasaporti i kushton ndërmjetësuesit nga 200 deri në 400 euro, ndërsa pala paguan prej 600 deri në 1000 euro, që, sipas punktit të policisë në Merdar, dëshmon për veprimtari të madhe dobiprurëse të shqiptarëve dhe serbëve, dhe për të cilën është e njoftuar udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Pasqyra
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Flm. Alba për postimin e artikullit!

    Kryesorja të na rrojë presidenti Rugova dhe Qeveria e të tri partive.

    Zoti Rugova, presidenti ynë i dashur ka vendosë të na bëjë të njohur dhe të pavarur me pekmezin e njohur të Kosovës. E pasi që të na njeh bota si një komb i ri në ballkan, nëpërmjet pekmezit pra, dhe marketingut të qenve të Sharrit, atëherë do t'i vijë radha edhe dokumentacionit.
    Ai (Ata)dinë se cfarë duhet të këtë prioritet për t'u bërë të pakacavjerrur!

    Kosovarët janë mësuar të paguajnë. Do paguajmë edhe më tutje. Kryesorja kemi president dhe qeveri.

    Derisa presidenti dhe qeveria hesht për këtë cështje, duhet të heshtim edhe ne. E populli i devotshem do troket dyerve të MUP-it me nga 1000 Euro për ta fituar një pasaportë të unionit Serbi & Mali i Zi.

    Rroftë Presidenti!
    Rroftë Qeveria e Dardanisë!
    Vec "cështje ditesh" kanë mbetë se po bashkohemi me nënën Shqipëri!

    qashtu.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 06-11-2003 më 16:14

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po po kryesorja Presidenti..lol.
    Na ka ra Shi n'kallamoq ton.. E Bajrami me Jakupin cka u ban..
    A vec celsa kashte si Selim Myrtja kan?

    Duhet rregullu jeta ne Kosov ..pra tu gjendet Buk, Banes e Pun cdo Shqiptari e te ulet tendenca per IKJE jashte..

    Megjithate nuk di ku eshte mundesia ose ku shkon forca e kopetenca e Nepunsve tane e ku e mbeturinave te administrates Serbe..
    Mire eshte qe Asnji Shqiptar i Kosoves te mos i perulet "letrave Serbe"..
    Athere cka u pa gjith ajo sakrific..

    Ti Lum Lumi ishe ne Kosov e cka than shoket e tu mbi kto probleme.. Nuk besoj se Rugova e don kte situate..por nuk dim sa i ka ai mundesite.
    Po zotni Demaci qe ka fuqi shum ma te madhe se Rugova sepse ka RTK nen urdhna cka po thot...?

    Rugova nuk mundet ti hyj ne kopetenca Rexhepit..ne se kjo pun esht pun rexhepi..as Unmikut ne se esht Pun Unmiku..As Ananit ne se esht pun Anani..
    Pse ben sikur je nga Tepelena dhe punt e Kosoves i ke me te ndigjume..
    Shum mir i din Rambujet e tana rregullat qe ja kan vendos Te Medhejte Kosoves..

    I ka Rugova ne dor me i dhan Pasosh Kosovareve e nuk po ju a jep por po i pin ato Paret e Pasoshit e po han ne vend te djathit te Sharrit..Pse Lum europiani i shiqon kto pun kaq ngusht.

    Lum Kosova do republik per krejt Kosoven.
    Ju e keni fitu Republiken tuaj ashtu te vogel..ni Ville ..ni biznes..ni Kombi me shku ne Sarand e ni Pasosh te europes..e Rugova po kerkon nji REPUBLIK ma te madhe ku krejt Populli te jet brenda..

    qashtu..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

    Qashtu vllazni

    Po si m'duket mua, krejt i kan fajt ngapak, por edhe ma shume ata qe shkojn te dert e serbve. Po cka me bo, kosova duhet me u be shtet se pari, me u pranu prej bashkesise nderkombetare dhe mandej, Rugova apo, Rexhepi, apo Demaci me mujt me e maru nje pasosh per kosovaret. Po lene pasoshin per nja dy vjet dhe trusu dhe mundohu per nje shtet, dhe deri ateher mund me i perla qent e sharrit dhe me hanger pak djath prej majes se lubotenit. Po ndoshta edhe une jam injorant per kete pune si ato te Tepelenes. Me falni.

  5. #5
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Janë shumë shkaqe për të cilat "cjapi shkon te kasapi".

    - Krimi i organizuar.
    - Propaganda e "agjensive" (ndërmjetsuesve),
    - Shpresa (e të pashpresëve) për një jetë më të mirë diku në perëndim,
    - Interesi i Serbisë që të dëshmojë se "ja këta janë shtetas të Serbisë dhe e duan ate",
    - Interesi i tregtarëve kosovarë dhe të tjerëve që të mund të udhëtojnë më leht për në Serbi (e deri vonë edhe për IRJ të Maqedonisë),
    - Inferioriteti dhe mosefikasiteti i administratës lokale (baskë me atë ndërkombtare) për të pajisur qytetarët me dokumente të nevojshme.

    Nga këndvështrimi im kështu duken këto gjëra... nuk ma merr mendja që Rugova a Rexhepi të jenë drejtpërdrejt ose tërthorazi fajtorë për këtë dukuri të mjerë dhe keqardhëse.
    të gjitha me masë!

  6. #6
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Janë shumë shkaqe për të cilat "cjapi shkon te kasapi".

    - Krimi i organizuar.
    - Propaganda e "agjensive" (ndërmjetsuesve),
    - Shpresa (e të pashpresëve) për një jetë më të mirë diku në perëndim,
    - Interesi i Serbisë që të dëshmojë se "ja këta janë shtetas të Serbisë dhe e duan ate",
    - Interesi i tregtarëve kosovarë dhe të tjerëve që të mund të udhëtojnë më leht për në Serbi (e deri vonë edhe për IRJ të Maqedonisë),
    - Inferioriteti dhe mosefikasiteti i administratës lokale (baskë me atë ndërkombtare) për të pajisur qytetarët me dokumente të nevojshme.

    Nga këndvështrimi im kështu duken këto gjëra... nuk ma merr mendja që Rugova a Rexhepi të jenë drejtpërdrejt ose tërthorazi fajtorë për këtë dukuri të mjerë dhe keqardhëse.
    të gjitha me masë!

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •