Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga Skerdi Sika
    Alba, flm për ribotimin. Paske harruar të përmendësh se ku e gjete artikullin, pra te www.pasqyra.com
    Faleminderit Alba dhe ti Skerdi,për rikujtimin e atyre ditëve.
    Unë i përjetova në Greqi,dhe nuk mbeti shqiptar pa u acaruar.
    Ata NDYRËSIRA,jo vetëm që kundërshtonin ngritjen e flamurit grek,nga një shqiptar,por nxirrnin në ekranet e TV,anëtarë akrodeksi(të ekstremit të djathtë),të cilët të shkumëzuar,villnin gjithë urrejtjen ndaj nesh.
    Kjo kishte një arsye të thjeshtë.
    DISKRETITOHESHIN FËMIJËT GREKË,si të PAZOTË në krahasim jo vetëm me ne shqiptarët ,por në përgjithësi me emigrantët nga Europa Lindore.
    Por,flamurin e ngritën shqiptarë të tjerë në dy ishuj,një vajzë e jona nuk pranoi ta ngrinte në Dhrosia(verilindje të Athinës),dhe e ngriti një bullgare.
    Nuk mbaj mend saktësisht se ku u ngritën,por mbaj mend se ishin 9 shqiptarë ,në të gjithë Greqinë.
    Vlen të përmendet,ndërhyrja e ish ministrit të jashtëm grek Teodor Pangalo,i cili e shprehu hapur,kundërshtimin e tij,për padrejtësinë që i behej djaloshit shqiptar,dhe krahasoi atë me MARKO BOÇARIN,i cili megjithëse nuk dinte asnjë fjalë pothuaj greqisht,mbante flamurin grek në betejat me turqit.
    Teodor Pangalos,është nipi i presidentit të parë grek,dhe janë ARVANITAS.
    Ai gjithnjë në çdo rast sado të vogël që ti jepet mundësia,shprehet pro nesh.
    Nuk e di se çfarë bëhet tani!
    A e ndryshuan ligjin për ngritjen e flamurit grekët ,apo egziston akoma??
    Edhe një herë ju falenderoj të dyve.

  2. #12
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga DetiJone
    Sondazhi me 20 vende evropiane: “Grekët, populli më ksenofob”
    Hey Deti!!
    Ksenofobia,është fjalë e njëjtë që përdoret nga të gjithë popujt pothuaj,sepse lindi në Greqi(të cilët gjithnjë kishin frikë nga të huajt),dhe e huazuan të tjerët ,për të treguar fenomenin,të cilin nuk e arsyetonin dot,sepse nuk ishin ksenofobë.
    Fjala ksenofobi,do të thotë KSENO(huaj) FOVIA(frikë) pra frikë nga të huajt.
    Grekët janë populli më frikacak në ballkan,por dhe më hileqari dhe prapashpinësi.
    Greku nuk bëhet mik kurrë.
    Fati i keq,që i kemi komshinj.

  3. #13
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga Tahir_Veliu
    .

    A do të jemi në gjendje ti mbrojm interesat tona kombëtare?
    Patjetër i dashur.
    Grekët dridhen para nesh.
    Kush ka jetuar aty e di.

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Me vjen keq se si ne kete teme jane shtremberuar shume gjera, akoma dhe nga anetare qe kam respekt.

    Une jam Shqiptar qe banoje ne Greqi, i shof gjerat me afer.

    Fillimisht i them Albes se ajo foto qe ka vene atje simbolizon gje tjeter nga ajo qe do te vesh ne dukje, simbolizon "nazizmin e SHBAs" (flamuri amerikan me shenjen e Hitlerit) e jo racizmin grek.
    Une jam Musliman, akoma edhe kur kam pas humbur besimin tim nuk e fsheja kurre fene time, dhe per kete nuk me ke thene njeri gje deri me sot. Ne Greqi ka xhami, po deshe t'a dergoje ne foto se une shkoje shpesh, gati cdo te Premte. Une dola i pari i Universitetit dhe nuk ma dha njeri bursen, ky nuk eshte racizem eshte teme e shtetit grek i cili mire ben qe dallon qytetaret e vet. Por une dhe Odiseja qe kur kemi ardhur ne Greqi nuk kemi blere asnje liber shkollor se i kemi falas, shifeni dhe kete ane te mire.

    Odiseja mua si Shqiptar me ka turperuar, duke bere cmos te ngreje flamurin e nje shteti qe deri dje na pushtonte tokat! Eshte sikur beshtyn historine e kombit dhe flamurit tone, nuk e ka fajin ai por familja e tij nuk i ka dhene edukimin kombetar te duhur.

    A jane raciste Greket???
    Ne Shqiptaret jemi me raciste se Greket. Vetem nje sy te hedhesh ketu ne Forum do e kuptosh.

    Ku ndodhet problemi i Greqise??
    Qe te gjesh problemet e Greqise duhet qe te njohesh historine e popullit te saj. Historia e Greqise eshte shume e lashte si dhe shume e larmishme dhe e ngatruar. Kur u krijua shteti grek permbante shume minoritete si: Arvanitas (Shqiptare), Serbe, Bullgare, Rumune, Turq, Hebrej, Cingane etj. Keto minoritete shume here nuk ishin te gatshme te pranojne qeverisjen greke dhe keshtu qeveria greke qe ne vitin 1831(kur u krijua) u mundua me shume menyra qe ti asimiloje keto minoritete (mire bene Greket, ne cfare beme?) duke futur akoma edhe ligje te dyshimta ne Kushtetuten e tyre si psh. njihte Vllehet e gjithe botes se minoritet grek, qe mos te kishte probleme me Rumanine (Vllehet flasin rumanisht). Me vendet fqinje (Bullgari, Turqi, Shqiperi) Greqija kishte bere luftra gje qe e bente te mbyllur perballe ketyre vendeve. Keto fenomene bashke me ndjenjen e lashtesise se Grekeve te ushqyera nga politika centralizuese beri qe ne Greqi te ritet shume atdhedashuria, e cila con shume here ne nacionalizem. Gjithashtu Greket kishin bere nje lufte civile (Komuniste-Demokrate) e cila i kishte ndare ne mes dhe i kishte dhene mundesine fuqive perendimore (Angli-Amerike) te hyne ne gjerat e brendeshme te shtetit dhe ta ndajne popullin ne te Majte dhe te Djathte. Amerikanet i akuzojne dhe per Qipron. Dua te them qe keto ishin dhe shkaqet qe kthyen Greket kundra SHBAs, Anglise dhe i shtyn qe te besojne qe te keqijat i vijne shpesh nga te huajt. Nga ana tjeter Kisha Ortodokse Greke luan rol te madh ne Greqi, kjo ndodh edhe per shkaqe historike, dhe pak a shume e ka bere Greqine si me te mbyllur perballe ideve te reja. Keshtu te huajt ketu gjeten nje klime te cuditcme, te cilen ne Shqiptaret nuk e kishim perjetuar ne vendin tone dhe nuk e konceptojme dot. Sidoqofte disa qarqe nacionaliste greke kan bere shume Greke per vete duke reklamuar krimet e Shqiptareve te cilat sido qe ta bejme jane bere ne mase te madhe, megjithese statistikat e fundit tregojne se kriminaliteti shqiptar eshte ulur shume. Sidoqofte qeveria greke po mundohet kete dhjetevjecarin fundit te jete me e hapur kundrejte te huajve.
    falemiNDERit

  5. #15
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    shenim: Kushtetuta greke e ndalon ngritjen e flamurit grek ne parakalime nga nje i huaj. Ky eshte edhe shkaku qe nuk i'u lejua Odisese ta ngrije.
    Para disa ditesh doli ligj qe te gjithe nxenesit e huaj do pajisen me leje qendrimi edhe nese kane ardhur ne Greqi ne menyre ilegale (ky ligj per mua eshte teper perparimtar).
    Nuk ka shtet ne BE qe mos kete grupe racistash, vetem se ne vendet e tjera te BE racizmi eshte me i theksuar ne baze te ngjyres ose te fese, kurse ne Greqi si dhe ne te gjithe Ballkanin racizmi eshte me i theksuar ndaj popujve fqinje: Turq, Shqiptare, Maqedonas e Bullgare (shkaqet jane me shume historike).

  6. #16
    Microfone Snipers Maska e mc-igli
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    larisa (greece)
    Postime
    65
    Citim Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
    Patjetër i dashur.
    Grekët dridhen para nesh.
    Kush ka jetuar aty e di.

    dridhen sepse ne i kemi vjedhur e i kemi vrare per 15 euro...
    ne jemi kafshe e jo njerez ..prandaj kane frike ata .. se po te jete per lufte me ushtri brenda 24 oresh (dhe shume po them) na kane pushtuar .. ne jemi frikacake dhe njerez qe i duam te keqen njeri tjetrit ( e jo grekeve)


    me falni per shqetesimin por disa gjera duhen thene DREJT e pa hile..

    kaq

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •