Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Greqia, faqja e zezë e Evropës

    --------------------------------------------------------------------------------


    Shkruan: Skerdi SIKA

    Imagjinoni këtë: në kremtimin e 28 Nëntorit në një gjimnaz të Gjirokastrës, maturanti më shembullor pengohet forcërisht prej nxënësve e prindërve shqiptarë që t’i prijë parakalimit tradicional me flamur në dorë. Arsyeja, nxënësi është me kombësi greke.

    Pasojat mund t’i merrni me mend. Protesta të serta greke, deportim i mijëra shqiptarëve nga Greqia, kritika prej Këshillit të Evropës dhe prej Unjësimit Evropian, qortime prej Uashingtonit, besa edhe trysni diplomatike e ekonomike …

    E pra pikërisht kjo ka ndodhur këtyre ditëve. Veçse me dallimin që maturanti ishte shqiptar, dita e kremtës ishte 25 Tetori, e flamuri që po celebrohej ishte ai i Greqisë. E pasojat ishin ca më ndryshe; më saktë, pasoja s’pati fare!

    Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek – jo shqiptar, po grek! – nga shokët e tij dhe prindërit e tyre në një gjimnaz të Greqisë. Shkaku thjesht që Cenaj, banues i rregullt në Greqi me vite të tëra, nuk ishte grek.

    Rasti ka bërë bujë në mediat greke, ku ka shkrehur debat mes rrymës nacionaliste e intelektualëve të numëruar modernistë. Por fyerja e Cenajt është tejkaluar në heshtje prej shtetit shqiptar, sikur 18 vjeçari të mos ishte shtetas i Shqipërisë por i Mozambikut. Ajo është tejkaluar në heshtje treguese edhe prej partnerëve ndërkombëtarë të Greqisë: thuase Greqia është në Afrikë, e jo pjesëmarrëse fuqiplotë në institucionet qendrore politike të Evropës.

    Për Tiranën zyrtare, heshtja është turp. Cenimi i shtetasit Odise Cenaj vje kur ambasadori grek në Shqipëri para jo më shumë se një gjysmë viti premtonte ”zgjidhje juridike” për problemin e çamëve, duke paralajmëruar ”një erë të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve. E pa i mbaruar ende fjalët si duhet ambasadori, ndodhën vrasje shqiptarësh prej kufitarëve grekë; përdhosja greke në Himarën shqiptare; e tani së fundi, flakaresha e rastit Cenaj. Ndërsa autoritetet greke jo që s’i ndëshkojnë, por as që i ndjekin ekstremistët antishqiptarë!

    Dora në zemër, heshtja e Tiranës është turp i pritur. Qeveria shqiptare sot, ashtu si pararendëset e saj që prej vitit 1991, rri unjur urtësisht në gju të Athinës. Financat bankare, ndihmesat ekonomike nga Unjësimi Evropian dhe mbështetja politike nga Uashingtoni, të gjitha këto aterrojnë në Tiranë përmes Athinës. Ky është ai guri i mullirit në qafën e Tiranës, të cilin s’ka mundur a s’ka guxuar ta flak asnjë qeveri shqiptare prej Berishës e këtej – e aq më pak një filogrek i hapët si kryeministri aktual Fatos Nano.

    Surpriza e mnershme është heshtja e institucioneve evropiane para përndjekjeve të pafshehura greke kundër shqiptarëve. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Këshilli i Evropës dhe Unjësimi Evropian, tri institucionet kyçe evropiane që p.sh. e ngrisin zërin përditë për mbrojtjen e 40 mijë romëve të Kosovës, lozin tre majmunat që mbyllin sytë, veshët e gojën para nëpërkëmbjes brutale – sipas OJQ-së greke ”Greek Helsinki Monitor” – të mëse 300 mijë emigrantëve nga Shqipëria, e të më se 200 000 shqiptarëve vendas në Greqi (le t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë, shqiptarë, e jo me termin e urryer ”arvanitë”).

    Jo që këto institucione nuk e dijnë se sa është ora në Athinë. Greqia është i vetmi anëtar në Unjësimin Evropian që pohon zyrtarisht se është 98 përqind homogjen. Në kundërshti flagrante me tërë nenet e tërë ligjeve ndërkombëtare, Athina zyrtare edhe sot e kësaj dite e mohon zyrtarisht ekzistencën e të gjitha minoriteteve gjuhësore e fetare në Greqi.

    Sipas autoriteteve greke, shqiptarët ortodoksë vendas janë grekë që flasin në dialekt; kurse turqit vendas janë grekë turqishtfolës! Madje autoritetet greke u kanë ndaluar (!) pesë herë me radhë punën ekspertëve evropianë, të cilët kanë kërkuar zyrtarisht që ta bëjnë hartimin e minoriteteve gjuhësore e fetare në Greqi.

    Tevona, në prag të olimpiadës që do të mbahet në Greqi, shovenizmi po merr përmasa bezdisëse edhe për qeverinë greke. Me një kryeneçësi tejet folëse, autoritetet e Athinës po refuzojnë që ta lejojnë ndërtimin e një xhamie në kryeqytet, ndonëse në këto gara pritet të vijnë mijëra atletë nga bota islamike.

    Në Greqi nuk është ndërtuar asnjë xhami që prej pavarësisë më 1829. Xhamitë që kanë ekzistuar më herët janë shkatërruar, janë kthyer në muze, ose janë çshenjtëruar e përdoren si lokale komunale. Në plot vende ato janë kthyer demonstrativisht në tharqe derrash, për ta çshenjtëruar rrënjësisht faltoren e për t’u dërguar sinjal të fortë minoritarëve vendas.

    Të kuptohemi: qeveria greke s’mërzitet pse 100 mijë myslimanë në Athinë janë komuniteti i vetëm fetar i këtij numri në një metropolë evropiane që s’e ka një qoshe të veten për t’iu falur Zotit. Puna është se një refuzim i mëtejshëm mund të kthehe në skandal, duke nxjerrur në pah shovenizmin që mbretëron në shoqërinë greke.

    Kurse e vërteta, të cilën qeveria greke e di fort mirë, është se shovenizmi i institucionalizuar grek s’do të mund ta mbijetonte kurrë një ballafaqim frontal me standardet evropiane. Greqisë i noton kungulli mbi ujë vetëm pse askush deri tani s’ia ka prishur tymin e duhanit. Ajo surfon mbi imazhin e vet simpatik, me histori antike, ujdhesa idilike dhe pleq mikpritës që hanë ullinj. E për sa kohë që ky imazh mbetet i pakundërshtuar në opinionet evropiane, asnjë nga burrështetasit evropiane s’ka pse të çajë dru me grekët ngatërrestarë; aq më pak për hir të shqiptarëve, për të cilët s’mërzitet as shteti i tyre amë!

    Mirëpo qeveria greke e di fort mirë se ç’do ta gjente sikur ky imazh të zëvendësohej me një tjetër, atë të abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut. Në klimën liberale të Evropës, që madje ka zënë ta vështrojë veten si antipod qytetërues edhe kundrejt Amerikës, Athina do të zihej ngusht si në tehra gërshërësh. Tjerëve mbase mund t’u duket ironi, por për grekët, që kanë bërë çmos për ta ndërtuar një opsion antiamerikan në Evropë, aveniri i rënies në grackën e vet s’është aspak argëtues!

    Por qeveria greke mund ta vëjë kësulën mbi një sy e ta pijë ujzën (ouzon) me nge, për sa i përket Shqipërisë. Duket qartë që në Tiranë, nëpërkëmbja e shtetasve në Greqi vështrohet si dukuri normale e cila s’ka pse të diskutohet. Dhe kjo mund të kuptohet. Fundja, a s’i nëpërkëmbin të drejtat e shtetasve njësoj, madje nganjëherë ca më keq, bashibozukët shqiptarë? Ç’paska këtu për t’u qarë!?

    Asgjë, pos fatit të gjysmë milioni shpirtash shqiptarë në Greqi. Dhe natyrisht dinjitetit kombëtar të të gjithë shqiptarëve gjithandej; por atë e kemi qarë me mindil qysh moti në Tiranë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Alba, flm për ribotimin. Paske harruar të përmendësh se ku e gjete artikullin, pra te www.pasqyra.com

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    O flm Skerdi se paskem harru,me e shkrujt burimin e mesazhit.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Greqi patjetër që është vendi më racist në Evropë por BE-ja nuk po reagon ndaj këtij racizmi, prandaj une them që ne shqiptarët të mendojm mirë para se të hyjm në BE.

    A do të jemi në gjendje ti mbrojm interesat tona kombëtare?
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    ATHINE (17 Tetor) - Rreth 1.200 demonstrues mbrëmë në Athinë kërkuan që anëtarëve të arrestuar të organizatës terroriste "17 Nëntori" t'u jepet statusi i të burgosurve politikë. "Është e qartë se bëhet fjalë për vepër politike", deklaroi njëri nga organizatorët e demonstruesve, profesori universitar Evgenios Angelopulis, i cili është dëshmitar në procesin kundër liderit të arrestuar të "17 Nëntorit", Aleksandros Jotopulos. Procesi gjyqësor kundër "17 Nëntorit" filloi më 3 mars. Ky grupacion vepron rreth 30 vite dhe është përgjegjës për vrasjen e 23 afaristëve dhe diplomatëve amerikanë, britanikë, turq dhe grekë, si dhe për sulmet e shumta me bomba dhe plaçkitjen e bankave, të postave dhe të supermarketeve.

    www.BalkanWeb.com

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Sondazhi me 20 vende evropiane: “Grekët, populli më ksenofob”

    Radio BBC World Service dhe gazeta angleze “The Guardian” botuan dy ditë më parë (11.11.2003) pjesë të Sondazhit Social Europian financuar nga Komisioni Europian për të matur qëndrime sociale në 20 vende europiane. Sipas organizatorëve, sondazhi paraqiti prova mbi të cilat grekërit rezultojnë populli më ksenofob në Europë. Më shumë se 79% e të anketuarve grekë besonin se janë emigrantët ata që shkaktojnë papunësinë dhe se ata duhen përzënë nga vendi. Emigrantët përbëjnë 10% të popullsisë greke prej 11 milionë banorësh, nga të cilët shumica janë shqiptarë.

    Sipas sondazhit, në arsim, të paktën 25% të nxënësve në Greqi besohet të jenë fëmijë të emigrantëve, nga të cilët asnjëri nuk lejohet të mbajë pozita nderi, siç dëshmoi dhe rasti i studentëve të shkëlqyer shqiptarë të cilët përjashtohen me anë të procesioneve fyese dhe shpesh edhe kërcënimeve të mbajnë flamurin gjatë festës kombëtare të Greqisë. Në shëndetësi, incidentet janë tepër të turpshme teksa spitalet greke rregullisht refuzojnë të kujdesen për emigrantët, kurse media, politikanët dhe drejtuesit e kishës rregullisht përfshihen në nxitje raciste. Reklamat për shtëpi me qira në Athinë shpesh citojnë "jo për emigrantët". Gjykatat greke në mënyrë të vazhdueshme refuzojnë të hetojnë padi për diskriminim të emigrantëve.

    Në një raport të tijin Monitori grek i Helsinkit përmend krahas Sondazhit Social Europian, edhe “presionin e ushtruar nga lëvizja “Mjaft” nga Tirana, si një nga arsyet pse qeveria greke vendosi të ndërmarrë hapin e nisjes së procedurave për të kaluar në Parlament një projektligj antidiskriminues, i cili do të dënojë deri në një vit burg fajtorët e akteve raciste në këtë vend. Aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë iniciuar gjatë këtij muaji një valë protestash në adresën e Ministrisë së Jashtme greke kundër vrasjeve dhe keqtrajtimeve të shqiptarëve”. Lëvizja ishte para disa ditësh në krye të hartimit të një peticioni i cili u mbështet nga mbi 10000 nënshkrues si dhe organizuese e demonstrimit paqësor "Mjaft dhunës në kufirin me BE-në" nxitur nga vrasja e qytetarit shqiptar Vullnet Bytyçi në kufirin grek. Kreu i kësaj lëvizjeje Erion Veliaj pohon “strategjinë për të detyruar autoritetet greke të marrin masa pro emigrantëve, nëpërmjet demaskimit në arenën ndërkombëtare në prag të Lojërave Olimpike 2004 në Athinë”.

    13/11/2003
    Ndryshuar për herë të fundit nga DetiJone : 13-11-2003 më 17:42

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BERATASE
    Anëtarësuar
    19-12-2003
    Vendndodhja
    e di vete se ku jame
    Postime
    78
    Te them te drejten kame degjuar per kete histori
    Situata te tilla priteshin nga Greket sepse jane nje popull qe jane vleresuar per mbartjen e(Injorancis)
    ajo qe ndoshi me studentin shqiptar ishe nje gjest banal dhe i gjithe faji bie mbi Qeverin Greke dhe pse dicka e tille pritej
    Mohimi i realitetit dihet nga ata qe s'dine se cdo te thote te Pranosh ate qe me te vertet ekziston
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    La leggenda del fiume Osum


    Le due vette dei monti Tomorri e Shpirag erano fratelli rivali innamorati della stessa fanciulla. La passione risultò fatale a entrambi: si affrontarono in duello e caddero in campo. Le lacrime della ragazza diedero origine alle acque del fiume le cui rive sono collegate da un caratteristico ponte.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    cohu o gjerman , ku je o gjerman

    cti besh kur skena qeveri te hajrit. Pa neve merrshin fund. Shtet qe nuk lind dot, esht minus gjithmone.
    Ketu ne NEw York po lejne name. I kan rrasur ne burg shume drejtusa te firmave te medha ndertime, sepse akuzohen qe leket i cojn neper ishuj ne greqi qe te ndertojne kazinora etj.
    Me ate qe i kan bere keta amerikes do ta pesojn shume keq. PO ce do qe qe klintoni atehere, pa te ishte ky kapsolli i kishte zhduk fare vallaj sic po ja ben frances. Nje tjeter shtet qe meriton nje artikull te tille jo per trajtimin se sa per politiken e qelbur qe ka ndjekur gjithmone ndaj nesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2004
    Vendndodhja
    Mamurras
    Postime
    5
    Kam qene refugjat ne Greqi per 3 vjet e gjysem ene nuk me shkun punet mire fare.
    Greket jane m*t fare , i rrifshin shqiptaret ene i fusini burg kot.
    E maj men une qe futen shokun tim ne burg se nuk zbatoi rregullat e qarkullimit rrugor.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    esht si metode ajo me tregu supremacine...
    metode mesjetare
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •