Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qosja trembet

    Korrieri shkruan:

    ---------------

    Qosja: Te largohen Nano dhe Berisha !

    Akademiku i njohur kosovar shprehet se Fatos Nano dhe Sali Berisha jane fajtoret kryesore per gjendjen revolucionare, ne te cilen ndodhet Shqiperia: "Do ta quaja fat, sikur ata ta cmonin te arsyeshme qe te largohen dhe te menjanohen"

    Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, u beri thirrje dy lidereve te partive kryesore, Fatos Nanos dhe Sali Berishes, te menjanohen nga skena politike. Ne nje interviste per Tv "Klan", Qosja u shpreh se dy partite kryesore, PS dhe PD, jane dy partite me te rendesishme, qe mund te supozohet me te drejte se kane dhene kontributin me te madh ne ndryshimet dhe zhvillimet qe ndodhin ne Shqiperi. Por njekohesisht, sipas akademikut, duhet te thuhet se keto dy parti ne nje menyre ose ne nje tjeter e mbajne peng Shqiperine. "Keto dy parti e mbajne Shqiperine, me konfliktin qe ato kane, konflikt i vazhdueshem prej themelimit te tyre, ne nje gjendje revolucionare", tha akademiku i njohur kosovar. Sipas tij, kjo tingellon vrazhde, sepse gjendjet revolucionare nuk jane te deshiruara. "Ato bejne pengesa te medha, sidomos ne kontekstet historike, sic eshte ky i sotmi", vleresoi akademiku. Per Qosen, "dy fajtoret kryesore per kete jane prijesit e ketyre dy partive, Sali Berisha dhe Fatos Nano, te cilet prodhojne konfklikt. "Do ta quaja fat per Shqiperine, - u shpreh Rexhep Qosja, - sikur ata ta cmonin te arsyeshme qe te largohen dhe te menjanohen. Te thone: ishim boll 10 vjet, 12 vjet, hajde ti leme vendin dikujt tjeter, dikujt qe nuk prodhon konflikt".

    Deklaratat e Qoses vijne ndersa klima politike ne Shqiperi vijon te jete e ndezur per shkak te zgjedhjeve te pergjithshme vendore dhe krizes brenda mazhorances.

    A.L


    --------------------------



    Ke quan Qose Konflikt?

    Natyrisht jo Shkaterrimet e Shtetit, Jo vrasjet e nepunesve te Shtetit e Djegiet e Bashkive, jo Korrupsionin e Menxurat e tjera per te cilat kurre nuk u prononcua perkundrazi ish flamutrtar i tyre.

    Pse reagon Qosja kto dite?

    Sepse XHEFRI ka dhene shenja se "do ti gjeje Baronet e Krimit".
    E kjo do te thote se rrezikohen Bazat e Klaneve qe ben revolucionin e Vonuar. E kjo do te thote se hapen dritare ku mund te shikojme Skemen dhe aktoret e nje prapavije kriminale e cila ka rrenje ne Tirane, Vlore e Kosove.
    Mbas Bandes HAKMARRJA qendron Klani i PS qe u dallua ne Revolucionin shkaterrimtar te Vlores.
    Prandaj eshte e natyrshme qe QOSJA ti afrohet mikrofonave e te flase.
    Ai e ndjen rrezikun.
    Ashtu si Miqt e Altin Arapeve vrapuan te krijojne Alibine.. e vrasjes se Shoferit te Sallakut ..ashtu si Melaim Zekat vrapuan te krijojne alibine e Elshaneve qe vrane Ilir Selimat ashtu dhe Qosja shperthen ne KLAN, Tv e Mafies, te alarmoje Mafien se po ju vjen fundi..e duhet te mobilizoheni.

    Trillet e Nanos me ato veprime shpesh here fallco e shpesh here serioze ne Luft Kunder Klaneve te KLOS-Mejdan Gjinushve e zgjuan nga Gjumi Akademikun e Revolucionit te Vonuar qe i kushtoi mbi 5000 te vrare Shqiperise e ai foli..


    Sigurisht nga Tirana i ka ardhur mesazhi..shoku rexhep.. ay Nano po na shet..po na nxjerr bojen e po na erdhi ne fundi..dhe ju atje ne Kosove qe vrisni naten ke ju do b-itha..mund ta pesoni..

    Dhe Qosja foli..

    Si gjithmone ne Krah te se Keqes.

    .........

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2003
    Vendndodhja
    para syve te tu
    Postime
    5
    po mire o brari sipas teje e ka gabim rexhep qosja kur thote se duhet te largohen sali berisha e fatos nano nga skena politike apo jo se spo marr asgje vesh nga ato qe shkruan cfare? kush kerkon kete eshte ne krah te te keqes tani
    ajo qe shkruajta me lart eshte thjesht dicka per te kaluar kohen dhe mund te mos jete e vertetaabsolute ndaj asnjerit sduhet ti ngelet qejfi ose te identifikohet me kete shkrim

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndrrojne padron Enveristet e Diaspores

    Levizja Kosovare Enveriste ose ajo qe quhet LPK e Diaspores si dhe derivatet e saje PDK dhe AAK ne Kosove kane bere ndryshime te duksheme keto ditet e fundit.

    Ne Zyrat e Shtepijat e xhaketat e tyre po largohet foto e Nanos e cila rrinte deri dje krahas me te Enverit..

    Nje Koke tjeter me pak tullace se e Nanos e me flok me te shkurter po zevendeson Shefin e Madh..

    Nuk eshte me idol i Tyre NANO.

    Tash e tutje Enveristet Kosovare i falen Edvin Rames.

    Kush jane faktoret qe kjo Levizje braktis Nanon e njeh per Qen Stani tani Edvin Ramen e Prapavijen e tije Mejdano Gjinushe ?

    Si gjithmone enveristet Kosovare me Kosoven i lidh vec origjina fshatare drenicake e ne fakt baza dhe ideollogjija e tyre dhe programet percaktohen nga PS e Tiranes.

    Meqense ne PS po lind nje levizje Anti Nano e meqense kjo levizje per dite e me shume po gjen terren ne PS e meqense tani balanca anon nga Anti Nanot athere dhe urdheri per Enveristet erdhi qe...braktiseni Nanon..Tani Kemi tjeter Padron.

    Pse po braktiset Nano?

    Mos valle se nuk po zgjidh hallet e fukarenjve qe teorikisht perbejne bazen e se Majtes?

    Mos valle se jan rritur numri i Piresve te Fotoksines?

    Mos valle se me Nanon u rrit Korrupsioni dhe hajdutlliku?

    Mos valle se Nano po na shet te Greku?

    Mos valle se Nano la gruan e moshuar e mori te rene?

    Mos valle se Nano spo u gjen pune te papunve?

    Mos valle se Nano nuk po interesohet per Kosoven?


    Jo..asnje nga keto nuk perben arsye qe nje Enverist Kosovar si dhe Enveristet terbacioto-Tepeleno-Laprakas te zemrohen me Udheheqjen..e Liderin kryesor..

    Pse mos u zemruan Enveristet ne Kohen e Tufezim-Rrogzave?
    Apo mos u zemruan me Tollon-Izolim-Burg-Internimet?

    Jo a derbardhe..

    Kur i fuste Enveri ne Burg inxhinieret e Ndertimit?

    Kur benin muret shtrember?
    Kur pikonin catite e lavamanet?
    Kur shkallet ishin per faqe te zeze e dhomat si Furriqe?

    jo a derbardhe jo..perkundrazi..
    Inxhiniret futeshin ne Burg ne se ndonjehere ata Gomere harronin e i benin apartamentet pak si me te medhaja se Furriku...
    Athre Zeusi i Denonte ashper..
    Hmmm dashkeni te jetojne Sklleverit e mi ne Bollek hapsire..jo more..hmm..

    Edhe me Nanon kjo Po ndodh..

    Enveriste bejne Analiza..

    Nano ...mendojn ata po nuk e thone..akoma nuk e vrau Berishen...hmm maskarai..
    Te keqen e Klos-Mejdan Gjinushit qe e qeruan Azemin..

    Nano ben pakte me Berishen dhe President na ve nje qe nuku eshte i joni tamėm..
    Nano vete dhe i hap luft Bandes Hakmarrja qe i kemi djem Florij...
    ehh ju kujtonet si vinin Bomba ata e ja tunden Saliut Pushtetin..


    Nano nuku ja var Shume Mejdan Gjinushve e Zabit klosave qe jeshen pararoja e Revolucionit te Vonuar..

    Pra Nano eshte Liberal..e neve na duhet nje Lider me i ngjashem me Enverin..

    E ja ku i kemi ata...ne trojken e Edvinit..

    E pse te mos kemi Edvinin Kryetar?

    Pse e kish len Ai Berishen gjall te ish i pari vendit..Ai te ben Gurgulene mo..

    Pra Nano flirtuesi me opoziten e humbi Mbeshtjen e Bolshevikve e ata nashti duan Edin.. e meqense Edi tash eshte Ylli i PS-se athere kuptohet se dhe Enveristet Kosovare do bejne Abort me Nanon e do Shtatzanohen me Enverin Junior..Edvinin e banden e tije...


    very interesante Situata..kto dite..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Very interesante dhe kjo analiza jote z.Brari

    Heret a vona e interesuar deri ne palce per ndonje vazhdim te mundshem te kesaj analize

    Shendet e te mira

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari boll nji enderrr te turbullt e paske pa!!!
    Po kur te duel gjumi brari ku e kishe pas jorganin he burr tregona?
    brari si gjithmon je i mrekullueshem shume pshtjell e asgje nuk thua !!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Qosja eshte padyshim nje nga mendjet me te mencura nder intelektualet shqiptare. Nga me liberalet, te ekuilibruarit dhe modernet.

    Qosja erdhi ne Shqiperi edhe ne 1995 me nje plan per bashkim kombetar, sipas te cilit kerkohej te arrihej nje pakt midis forcave te majta dhe te djathta ne shqiperi per te kaluar historite e hidhura, dhe per nje te ardhme pa referenca ne tensionet e shkuara, shkurt nje pakt paqeje per unisimin kombetar. Qosja ofroi te ishte negociatori kryesor i ketij debati. Por Dr Rrumpalla nuk e priti, dhe u mundua se si e si ta demonizoi edhe ate duke e akuzuar si komunist, bolshevik etj etj.

    Ne vend te tij ai priti Gjon Marka Gjonin qe pas takimit me te, doli ne TVSH dhe duke rrahur gjoksin deklaroi se ishte ai qe i vrau femrat ne Mirdite pasi ato shkelen kanunin.

    Kafshe hesapi, cfare pret. Si njeri edhe tjetri. Edhe arinjte e maleve dine te merren vesh me njeri tjetrin me mire se ne ne kohen e bajraktarit Sale.
    Ja se si iu drejtua dikur Qosja, mamuthit Sale, ne nje nga analizat e tij me te goditura "Autokratet nuk shkjone lehte".



    "Jugosllavia eshte e do te jete e interesuar, nderkaq, qe ne Shqiperi te kete rregjim cfare edhe ishte rregjimi i Sali Berishes: rregjim qe nuk do te pranoje idene e pajtimit kombetar, dhe sdo te beje politike te bashkemarreveshjes kombetare, qe do ta furnizoje me nafte ne kohe te bllokades te cilen e ve bashkesia nderkombetare; qe do te tergoje perfaqsuesin diplomatik te Bogolub Kariqi qe te kerkoje ndihmen e tij financiare kur populli ngrihet kunder rregjimit; qe do ta beje Shqiperine shtet-spektakel muzikor, pa industri e ekonomi; jo te drejtuar prej
    institucioneve politike, po prej kryetarit, qe popullit i drejtohet si
    fanatik partiak, e jo si "baba i kombit"; qe do ta beje Shqiperine nje shtet jo me nje gjuhe te njesuar letrare kombetare, po mundesisht me dy a me shume; qe do ta beje Shqiperine shtet krahinorisht e fetarisht sa me te ndare e sa me te percare; qe do ta beje me ne fund Shqiperine, aq fundbotshem te plagosur e te molisur, saqe per Kosoven nuk do te kerkoje me shume se
    autonomi. Te tjera synime Serbia me Malin e Zi nuk kane, dhe sipas gjasave nuk do te kene..........

    ..............Te gjithe argumentat jane te kota!
    Disa nga zbatuesit e kesaj fushate kunder prijesve te opozites, shkojne aq larg sa ndonjerin prej tyre ta quajn "agjent" te Greqise apo Serbise......

    Nuk eshte te nevojshme te theksohet sa shume e sa fundbotshem,e felliq kjo propagande mjedisin kulturor politik te SHqiperise sot e thellon hendekun e ndasive e percarjeve ne jeten kombetare kjo propagande. Eshte e nevojshme nderkaq te shtrohet pyetja: Kush jane keta ndotes te jetes sone
    politike kombetare? Dhe eshte e nevojshme te shtrohet pyetja: Cilat jane motivet e tyre...? Ne vend te pergjigjes une i lus lexuesit te mendojne vete kush jane keta njerez, dhe le te mendojne vete se cilat jane motivet e tyre te verteta. Dhe le te mendojene vete mos shtabet e ketyre propagandisteve
    jabe futur ne lemshin aq te dendur te korrupsionit ne Shqiperi, qofte permes shitjes se naftes ne Jugsollavi, qofte permes Bankes Dardania, qofte ne menyra te tjera qe do te zbulohen ne rast se dokumentacioni shpeton pa u djegur. Fushata e genjeshtert ne Prishtine kunder opozites ne Shqiperi, ne te
    vertete eshte nje lufte per ruajtjen e interesave te krijuara dhe qe mund te krijohen permes ortakerise me rregjimin pambarimisht te korruptuar dhe te kriminalizuar te Berishes.

    PERGJEGJESIA DHE DOREHEQJET

    Pas shtjellimit te mesiperm shtrohet pyetja:A ndihmohet Shqiperia duke i fajesuar te tjeret per ngritjen e popullit kunder rregjimit- duke u fajesuar Greqia e Serbia, dhe sic del prej disa gazetave tona, edhe SHBA!

    Pa dyshim jo! Duke ja ngarkuar te tjerve fajet, gabimet, deshtimet e veta politiko-ekonimike, rregjimi vertem sa tregon se mentaliteti i trasheguar stalinist eshte mentaliteti mbizotrues. NE jemi te persosur e te gjithe tjeret jane djaj-fajtore qe punojne kunder nesh! Cdo njeri mendjeshedoshe do te beje pyetjen:Po mire ne qofte se "armiqte e jashten" paskan punuar aq
    gjate dhe aq vendosmerisht per ngritjen e popullit kunder rregjimit te shenjte, dmth kunder qendrueshmerise se SHqiperise, qe qenka njesh me rregjimin, ku ishin pushtetmbajtesit shqiptare? Ke ruanin ata? Jane zgjedhur
    per te mbajtur fjalime ne panairet e bukuroshve, apo per te drejuar shtetin? Jo, zoterinj, kriza qe derrmoi Shqiperine, per 3 dite, e e la popullin shqiptar, pa shtet, pa pushtet,pa ushtri, pa polici, pa gjygje, pa siguri, qe e la popullin shqiptar shumekund pa buke, pa uje, pa ngrohje, nuk mund te ishte imponuar nga jashte. Ajo mund te ishte vetem e brendshme. Kete krize e pergatien mendjet e pavizone, per te tashmen e per te ardhmen e Shqiperise, qe 5 vjet i kaluan duke prodhuar urrejtje e percarje kombetare, qe tani, 5vjet me vone, te tjeret perpiqen ti sherojne me politiken e pajtimit.

    Ata harruan qe nuk ka gje qe rrenon me shume nje rregjim, se sa ai veten kur mendon vetem per veten. S'ka njeri qe mendon ndershem e ska njeri qe, vertet e do Shqiperine, qe mund ta gjeje fjalen me te heshtur te arsyetimit a te faljes per ta. Jo. Kurre! Ata, e them me pergjegjsine me te madhe para
    bashkekoheseve dhe para brezave qe do te vijne, u bene varrtaret e shteti shqiptar, te cilin tani duhet te vijne ta ringjallin te tjeret. Ata u bene shkaktaret tragjike qe pas 85 vjetesh te shetit shqiptar, Evropa te krijoje Misionin Keshilledhenes, i cili do ti mesoje shqiptaret se si te krijojne e te mbajne nje shet. Ata me mosdijen e tyre politike bene qe te ringjallet avazi i vjeter i fqinjeve: shqiptaret nuk mund te mbajne shtet. Ate qe i beri
    komunizmi per 50 vjet-thuhet sot ne Shqiperi- keta ja bene per 5 vjet!"

    Kjo eshte nje nga analizat me perfekte qe mund ti behej situates ne shqiperi, dhe sigurisht qe e nxjerr Qosjen nje intelektual te afte per te menduar si burre shteti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 11-11-2003 mė 14:11

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Si gjithmone, sa here qe Ramiz Alia dhe trashegimia e tij (PS) jane ne krize, ai sjell ne Tirane mjekroshin nga Prishtina per te "ndermjetesuar" dhe "edukuar" faktorin politik shqiptar. Ashtu si ne 1991 kur Qosja erdhi ne Tirane me ftese se Ramiz Alise, edhe tani ai vjen ne Tirane po me ftese se Ramiz Alise. Ne 1991 iu premtua nga Ramiz Alia posti i presidentit te Shqiperise dhe me ore te tera TVSH do te trasmetonte ligjeratat e Qoses. Kurse sot ne 2003 ai vjen me deshire ne Tirane per te takuar nje mik te vjeter qe eshte duke lene amanetet e tij te fundit dhe perseri televizionet dhe gazetat e klanit te ish-presidentit i hapin ekrant dhe faqet e tyre per fytyren e erret te Qoses.

    Rrexhep Qosja ben mire tu kthehet studimeve albanologjike dhe letrave shqip, pasi ai nuk mori as 1% te mbeshtetjes se popullit te Kosoves, e jo me atij te Shqiperise. Deshtaket e politikes bejne mire te mbyllin gojen e te ulin koken, pasi fatmiresisht askush nuk i merr seriozisht ligjeratat e Qoses. Ndryshe nga Qosja, si Nano edhe Berisha votohen disa dhjetra fish me shume se Qosja nga populli i tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk kisha ndermend te shkruaja por kur lexova disa shkrime te disa qenieve me lesh qe akuzojne te tjeret per kafshe dhe injorante por qe jane vete po aq kafshe e injorante nuk munda te rri pa i thene edhe une nja dy fjale. Po si ore nuk i vjen turp Rexhepit te vije ne Tirane e te na jape mend se cfare duhet te bejne shqiptaret. E degjuam nje here Rexhepin nje here andej nga viti 97 dhe e pame se sa per hajer na doli. Dhe ca leshatore na i japin te drejte. Zot na i ruaj mend e kokes.........
    TUNG

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hajdeni voglushet e baces shane edhe pak ma te madhin intelektual te botes shqiptare se ju ini te "barabart" me Akademik R. Q.dhe kini te drejt ta shani sepse keshtu u ka mesuar nena parti qe ai qe nuk mendon si ju apo ai qe din me shume se ju eshte armik i juaji.
    Ani shtriheni kinse jeni demokrat o per Zotin ma demokra jan ata te kubes kores apo te kines se ju disa qe praqiteni demokrat e te djatht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 12-11-2003 mė 01:29
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Postuar mė parė nga Albo
    Si gjithmone, sa here qe Ramiz Alia dhe trashegimia e tij (PS) jane ne krize, ai sjell ne Tirane mjekroshin nga Prishtina per te "ndermjetesuar" dhe "edukuar" faktorin politik shqiptar. Ashtu si ne 1991 kur Qosja erdhi ne Tirane me ftese se Ramiz Alise, edhe tani ai vjen ne Tirane po me ftese se Ramiz Alise. Ne 1991 iu premtua nga Ramiz Alia posti i presidentit te Shqiperise dhe me ore te tera TVSH do te trasmetonte ligjeratat e Qoses. Kurse sot ne 2003 ai vjen me deshire ne Tirane per te takuar nje mik te vjeter qe eshte duke lene amanetet e tij te fundit dhe perseri televizionet dhe gazetat e klanit te ish-presidentit i hapin ekrant dhe faqet e tyre per fytyren e erret te Qoses.

    Rrexhep Qosja ben mire tu kthehet studimeve albanologjike dhe letrave shqip, pasi ai nuk mori as 1% te mbeshtetjes se popullit te Kosoves, e jo me atij te Shqiperise. Deshtaket e politikes bejne mire te mbyllin gojen e te ulin koken, pasi fatmiresisht askush nuk i merr seriozisht ligjeratat e Qoses. Ndryshe nga Qosja, si Nano edhe Berisha votohen disa dhjetra fish me shume se Qosja nga populli i tyre.
    ______________________________________________

    Opinione dhe thashetheme tė tilla nuk i ndihmojnė informimit real tė lexuesve tė Forumit Shqiptar. Tė painformuarit mund tė ngatėrrohen nga shtrenbėrime kaq naive tė Albos dhe Brarit rreth vizitės sė fundit nė Tiranė tė Rexhep Qosjes.

    Rexhep Qosja nuk ishte nė Tiranė me ftesė as tė R. Alisė e as tė "trashegimtarėve" tė tij, por ishte i ftuar nga Shtėpia Botuese "Toena" nė promovimin e romanit tė tij tė fundit " Njė dashuri dhe shtatė faje". Ishte njėri nga 200 shkrimtarėt e ftuar nė Panairin e VI-tė tė librit "Tirana 2003". Nė kėtė Panair, pėrpos pendave tė njohura si Kadare, Agolli, Arapi ishin tė ftuar edhe krijuesit nga Kosova: Qosja, Din Mehmeti, Ali Podrimja etj.

    E shoh se sindromi anarkist tek shqiptarėt nė stilin "bane zot llugė" ka zė rrėnjė nė Forum. Ky sindrom nuk ka lindur kėtu, por ėshtė reflektuar nga realiteti ynė shumė medioker. Eshtė pasqyrė e vobektėsisė intelektuale dhe prirjes pėr thashetheme.

    Nuk ėshtė Rexhep Qosja ai i cili u lutet gazetarėve pėr njė intervistė. Janė kėta tė fundit, pra gazetarėt qė e cysin ate tė prononcohet edhe pėr probleme letrare dhe pėr "tema tė nxehta" politike.

    Ėshtė budallėllėk tė kėrkosh nga njė intelektual i rangut tė Qosjes qė ta mbyll gojėn. Merreni me mend prononcimet "e nxehta" tė Gunter Grassit nė Gjermani. Kurrnjėherė nuk ua ka bėrė tė bardhė politikanve gjerman, as Brantit, as Kolnit e as asnjėrit. Kurrnjėherė nuk iu kanė kundervuar atij. Kurrnjėherė nuk ia kanė treguar pėrrallėn " e mbyllje gojės", sepse e dinė se ai ėshtė institucion nė vete.

    Ndersa tek ne ndryshe, krejt ndryshe. Po nuk u bė Qosja nė anėn e Kryetarit tė partisė sė tyre, i kėrkohet ta mbyll gojėn. E nga kush se?!! Nga ca tė mjerė qė sa kanė dalė nga bankat e shkollės janė dashuruar nė vetvetėn.

    Njerėzit e mėdhenj nuk mbajnė anėn e klaneve dhe politikajve e as kryetarėve kur populli ėshtė nė vobektėsi. Ndėrsa kur populli reagon ata nuk fajėsojnė popullin e shretė, por natyrisht rreshtohen pėrkrah tij. Se politikanėt shkojnė e vinė, ndėrsa populli mbetėt.

    Kam vėrė re se nga ata qė pėrgojojnė figura tė njohura kombėtare, herė-herė, shumė shpesh, i njejti apo tė njejtit bėjnė edhe ndasira krahinore. Shajnė Drenicėn, shajnė Labėrinė, shajnė Terbacin etj., edhe pse dihet se pėrcarje tė tilla nuk janė konform rregullave tė Forumit.

    Kam vė re se , po shave njė politikan (kryetar partie) pėrjashtohesh nga Forumi, dihet cilin. Ndėrsa po shave njė politikan (kryetar) tė njė partie tjetėr nuk merr as vėrejtje sa pėr t'iu bė me dije rregullorja. Po nejse, murit nuk i bihet me kokė. Ne bėjmė ligje sa pėr sehir se ne jemi vet ligji e mbi ligjin.

    Kaq pėr sot!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  3. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •