Paketa Fiskale, ja sektoret qe perjashtohen nga TVSH
Ndryshimet ne paketen fiskale te vitit 2004 synojne edhe perjashtimin e disa aktiviteteve nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH), por ndryshimet radikale e kerkuara nga komuniteti i biznesit dhe qe kryesisht kishin te benin me diferencimin e TVSH nga 20 ne 12 per qind per mallrat e konsumit nuk jane marre parasysh. Ministria e Finances ka vendosur qe gjate vitit 2004 te perjashtoje nga TVSH qeradhenien e ndertesave prone publike, pasi shperndarja dhe derdhja ne buxhet e ketyre te ardhurave rregullohet me ligj te vecante. Po keshtu nga ndryshimet e bera ne ligjin per lojrat e fatit, kazinote dhe hipodromet lindin detyrime per perjashtim nga TVSH te subjekteve te licensuara sipas ketij ligji. Po keshtu ne mbeshtjetje te politikave fiskale dhe uljes se varferise eshte bere perjashtimi nga TVSH i sherbimeve arsimore parauniversitare dhe universitare. Momentalisht per keto lloj sherbimesh nuk llogaritet dhe paguhet TVSH kur jepen nga institucione publike, ndersa llogaritet dhe paguhet TVSH kur keto lloj sherbimesh furnizohen nga institucione arsimore private. Duke qene se TVSH eshte tatim mbi konsumin, presupozohet se ajo rendon ne shpenzimet e studenteve dhe nxenesve qe ndjekin keto shkolla. Paketa fiskale 2004 ka parashikuar te perjashtoje nga vlera e tatueshme e mallrave te importuara edhe shpenzimet e ngarkim-shkarkimit, cdoganimit, parkimit, spedicionimit etj. Keto lloj shpenzimesh duke perfshire edhe vleren e tatueshme te mallrave te importuara rrisin artificialisht detyrimet e TVSH ne momentin e importimit. Gjate diskutimeve te paketes fiskale te ketij viti, komuniteti i biznesit kishte kerkuar nje ridimencionim krejt te ri te Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Kerkesa qe ka te beje me diferencimin e TVSH se ka pothuajse rreth tre vite qe eshte parashtruar per ndryshime nga komuniteti i biznesit para autoriteteve te financave. Kryesisht per uljen e ketij tatimi per mallrat e konsumit masiv ne 12 per qind nga 20 per qind jane aktualisht. Komuniteti i biznesit e ka argumentuar kete kerkese me uljen e evazionit fiskal, i cili reduktohet duke deklaruar faturat e verteta.
TVSH, ja linjat qe perfitojne
1 - Perjashtim i qeradhenies se prones publike nga TVSH
2- Ndryshimet ne ligjin e ri te lojrave te fatit perjashtojne TVSH ne subjektet qe licensohen sipas rregullave te reja.
3- Hiqet TVSH-ja per sherbimet arsimore parauniversitare dhe universitare.
4- Perjashtohen nga vlera e tatueshme e mallrave te importuara, shpenzimet e ngarkim-shkarkimit, cdoganimit, parkimit dhe spedicionit
.............
.............
Dy fjale....
Per mendimin tim taksa mbi vleren e shtuar TVSH per konsumin e pergjithshem duhen te ulet deri ne kuoten qe kane kerkuar biznesmanet shqiptar. Kjo takse bie drejtperdrejt mbi konsumatorin. Pasi kjo takse eshte brenda cmimit. Pra nqs dikush nga ne shkon per te blere nje kile djath kackavall dhe paguan 7000 leke kjo do te thote qe ne i paguajme shtetit rreth 1200 leke. ndersa shitesit 5800. Pra 5800 eshte cmimi real i djathit.
Une mendoj se konsumatori shqiptar eshte ende i pafuqishem te perballoje keto lloj taksash prandaj duhet lehtesuar.
Nuk e kuptoj Cfare programi po ndjek PSja program social apo .......?
Krijoni Kontakt